Nga Çapajev Gjokutaj
Ka vdekur një e moshuar 111 vjeçare. Lajmin e bënte të ditur një portal kosovar. Në përgjigje renditeshin dy mijë e ca reagime dhe njëmijë e njëqint e kusur komente. Shumica e komenteve thoshin “ngushëllime’, ‘qoftë e xhenetit’, por herë pas here dhe jo rrallë shprehnin admirim për të ikurën në fraza të tipit ‘hall nana loke’, ‘bravo i qoftë’ etj.
Kur pashë shifrat e reagimeve dhe komenteve, thashë me vete se duhet të jetë portal goxha i ndjekur. Pas një vështrimi diagonal e të shpejtë vura re se shumica e postimeve lëkundeshin mes njëqint dhe dyqint reagime dhe shumë më pak komente.
E vështirë të thuash se dymijë e ca reagime për ikjen e të moshuarës janë ngushëllime për të afërmit e saj, kjo mund të ndodhte në një postim të familjarëve, me kusht që këta të ishin nga një familje shumë e njohur. Po s’ka si ndodh në një në një portal që poston gjithfarë gjërash. Pra vështirë të thuash se kemi të bëjmë me ngushëllime mes të njohurish.
Ç’i shtyn qindra e qindra vetë të raegojnë për vdekjen e një të moshuare, për më tepër se plaka e ndjerë kishte jetuar 111 vjet a, thënë ndryshe ‘i kishte bërë ditët e perëndisë’. Ikje të tilla janë pranë natyrores dhe ngjallin dhimbje e trishtim, aq sa ngjallin, vetëm tek rrethi i ngushtë familjar.
Thënë të gjitha këto, del më në pah pyetja: ragime të tilla kaq masive janë për të moshuarën, për të ngushëlluar të afërmit apo për të falenderuar të ndjerën që me vdekjen e saj i shërben jetës?
Si i shërbeka?!, do prishte buzët Lilua, ‘Boll me qiqra në hell, na ler të gëzohemi e të pikëllohemi siç kemi bërë brez pas brezi, pa e vrarë mëndjen për sofizma e intelektualizma’.
Dhe mbase do kishte të drejtë, po prap pyetja do mbetej: kur reagojmë për vdekjen e dikujt e bëjmë vetëm për atë e për të afërmit apo, sado pak e pavetdijshëm, edhe për veten?
Mirepo… Kjo zonja duhet te ket qene e besimit bektashi dhe s’duhet te ikte pa e pare edhe shtetin e vet.
se kush e ka genjyer kete mongolin se di te shkruaj,,, e rri e rri hedh ndonje gje ne karte....
Vallahi je lodh kot or burre se nuk morem vesh çka ke dasht me thane.
Murati rrofsh se thashë se isha i vetmi që nuk kuptova gjë.
E ka bere per klikime ne portal