Ekuacion me shumë të panjohura!

25 Shtator 2024, 09:11Blog Nga Ardi Stefa

Ekuacion me shumë të panjohura!

LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në  vendet e sigurta në listat e deputetëve të PD.

Si pasojë 10 ambiciozë poshtëballkonistë, që humbasin vendin do të mërziten dhe do të largohen...

Nja 3 ose 4 i kërkon edhe Dulja me Belerin.

Largohen edhe 3 ose 4 poshtëballkonistë të tjerë!

Kërkon dhe Duka nja 2 deputetë të sigurtë.

Ikën edhe 2 poshtëballkonistë të tjerë!

2 deputetë i duan edhe republikanët, 2 deputetë i do edhe Balli...

Ikën edhe 4 poshtëballkonistë të tjerë...

Po është edhe komuniteti çam, i cili duhet të përfaqësohet, edhe pse kanë partinë e tyre...

Ikën edhe disa poshtëballkonistë të tjerë...

Po duhet të përfaqësohet edhe komuniteti bektashi...

Ikën edhe disa poshtëballkonistë të tjerë...

Komuniteti LGBTQI+, shyqyr Zotit, është i përfaqësuar...

Ore, sa demokratë të vërtetë do të jenë në listat e PD, përveç këtyre dhe ca pak poshtëballkonistëve?

Sepse ky ekuacion e nxjerr kokoshin më pak se një thelë, sidomos kur rrezikon të kesh rezultatin më të dobët pas 1997- ës...

Ku shkuan Primaret, meritokracia, vlera e votës, demokracia e brendshme dhe dëgjimit i zërit të anëtarëve të PD?

Sepse të shiten përsëri demokratët për LSI-në, është si puna e kurimit të dhëmballës së krimbur me raki Skrapari.

Shpëtimi vjen vetëm nga shkulja, jo rakia, qoftë edhe Skrapari.

Me raki vetëm humbet arsyen e bëhesh qesharak, por nuk ke as shpëtim dhe as ndryshim.

Por këta nuk kanë cipë. Janë bashkë kundër demokratëve, shqiptarëve, Shqipërisë, Drejtësisë e Demokracisë!

Ekuacioni ka shumë të panjohura,  por vetëm një zgjidhje!

p.s 1: E imagjinoni luftën e brendshme nëpër qarqe?...

p.s 2: Çfarë u bë me atë qarkoren e Nokës për rikthimin e drejtuesve të strukturave të Bashës në postet analoge drejtuese të PD- së së Berishës? U kthye ndonjëri, apo askush?

p.s 3: Konfuci thotë: "Po të pështynë pas shpine do të thotë se je përpara tyre!"

7 Komente

  1. N
    Njani Mut dhe tjetri Shurr

    O kot lodheni shkoni bani Shurren se sjeni per ket pun ju dini me vjedh dhe me Mashtru Popullin Ti Nokkkkk as per Qoban nuk ban Kuse Likeeee Florini shife e shktuj Kta dojn pushtet

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde Lesh e Presh

      Ec aty O Likeeee Futu aty O Nokkkkk jepjani Voten Ktyne dy Mostrave O Popull keni me pa shqiprin ner venet ma te mirat ne Evrop ose ma te miren ne grop Vetem per Popullin menojn Kta dy Mostra

      Përgjigjjuni
      1. P
        Posh zoten a njihni kta Mostra

        Shifi qar ftyrash kta kan me na nzjerr ne drit o Popull

        Përgjigjjuni
        1. P
          Posh zoten a njihni kta Mostra

          Shifi qar ftyrash kta kan me na nzjerr ne drit o Popull

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Keta na i la peshqesh reforma zgjedhore e dallkaukut Rilindas

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nari

              BRAVO ! Analize shume e sakte dhe me humor.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Humoristi

                Ky eshte ekuacion me shume te panjohura per filoqylsat qe nuk njohin as arithmetiken

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje