Poshtërimi që po i bëhet besimit islam

24 Shtator 2024, 12:27Blog TEMA
Poshtërimi që po i bëhet besimit islam

Nga Namir Lapardhaja

Përveçse antikombëtar, antikushtetues, i pa konsultuar me askënd, ideja e hedhur nga Edi Rama për krijimin e një shteti “Bektashi” për të dhënë një model tjetër të islamit, tolerant, që pi raki dhe që lufton ekstremizmin, është një ide poshtëruese, linçuese, ofenduese, ndaj shqiptarëve të besimit islam, të cilët për vite me radhë kanë qenë pjesë e identitetit kombëtar shqiptar, si faktor të rëndësishëm shtetformues, të tolerancës dhe harmonisë fetare dhe të mbarëvajtjes së jetës normale në këtë vend.

Sigurisht nuk kanë qenë të vetmit, por së bashku me pjesëtarët e besimeve të tjera kanë jetuar me njëri-tjetrin në harmoni dhe në paqe, sipas versetit kuranor: “Ju keni fenë tuaj (që i besoni) dhe ne kemi fenë tonë (që i besojmë).”

Premisa për një shtet që promovon një model të caktuar fetar, nuk është vetëm fondamentalizëm politik me baza të caktuara fetare, por është një dështim zanafillor, duke presupozuar se pjesëtarët e besimit islam të vendit tonë deri më sot kanë qenë intolerant, radikal ekstremist dhe pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Sa herë që politika dëshiron të mbulojë dështimet e saj, si korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me pushtetin, nxiton të fshihet pas paragjykimeve fetare, sikur bota apo Evropa nuk na do se jemi myslimanë.

Ne jemi myslimanë, të krishterë katolikë dhe ortodoksë aq sa jemi dhe aq sa censuset e vazhdueshme tregojnë se jemi, ndërsa pengesat e integrimit nuk vijnë nga fetë që u përkasim, por nga pushtetarët tanë të korruptuar, të cilët, edhe pse e ndryshojnë fenë sipas interesave dhe vakteve të ditës, sërish të korruptuar ngelen në sytë e botës.

Së fundmi, po sjell një fragment nga fjala e të ndjerit Baba Reshat Bardhi, Zoti e pastë mëshiruar për besimin, qëndresën dhe vuajtjen e tij, i cili, vite më parë, kur është hedhur kjo tezë, paska thënë: “Unë kurrë nuk pranoj të bëhem pjesë e një veprmi, që e dëmton sadopak vendin tim. Unë jam bektashi, jam besimtar i fesë islame, por, para së gjithash, jam shqiptar.”

13 Komente

  1. E
    Evropi per kristianet!

    Allah uakbar....

    Përgjigjjuni
    1. x
      xyz

      Shqipëria përbëhet nga dy fe: të krishterët dhe muhamedanêt. Të parêt ndahen në katolikë dhe ortodoksë dhe tê dytët nê sunitë dhe shitë. Por feja e vetme e Shqiptarit ështê Shqiptaria. Ndryshe nuk do të ketê asnjë mikroshtet në Shqipëri. Do të jetë veçse një sipêrfaqe toke e administruar nga i ashtuquajturi Baba Mondi, me një lloj ekstraterritorialiteti si psh ambasadat. Ideja është gjeniale. Krijohet gjasme një minishtet me njê seli ndërkombëtare të bektashinjve në Tiranê, Bota me këtê rast njihet edhe me një lloj islamizmi "cool", ku anêtarët e tij pinë raki, kêndojnê dhe vallëzojnê dhe nuk i mbulojnë gratê me ferexhe. Ky ështê njê islamizêm i paparê dhe "cool" ka shkruar kohê mê parê revista e njohur "Slate". Kjo i vret dhe i têrbon radikalët dhe terroristët synitê nê Shqipêri dhe nê botë. Bektashinjtë sot janê të shpêrndarë në 30 shtete dhe do të kenê "Vatikanin" e tyre nê Tiranê. Bota do ta pêrshêndesê kêtê hap. Edhe myslimanët përfitojnë se mund tê shprehen se jo i gjithê islami ështê terrorist dhe radikal, por ekzistojnë edhe degëzime tolerante. Kaq dhe asgjë më shumê.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Tirana ka tre shekuj qe kur sulltan eshte bere fizikisht zemra e bektashizmit boteror. Ne literaturen boterore thuhet: "Bektashizmi u përhap nga Anadolli përmes osmanëve kryesisht në Ballkan, ku udhëheqësit e tij (të njohur si dedes ose baba) ndihmuan të konvertoheshin në Islam. Urdhri sufi bektashi u bë urdhri zyrtar i korpusit elitar jeniçer pas krijimit të tyre. Urdhri Bektashi mbeti shumë i popullarizuar në mesin e shqiptarëve dhe teqetë bektashiane gjenden në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Republikën e Maqedonisë edhe sot e kësaj dite. Gjatë periudhës osmane teqetë bektashiane u ngritën në Egjipt dhe Irak, por rendi nuk zuri rrënjë në këto vende. Ekziston edhe një teqe bektashiane në Michigan, e themeluar nga Baba Rexhebi, i cili ishte baba bektashi dhe shkrimtar i misticizmit dhe bektashizmit islam."

        Përgjigjjuni
      2. S
        Skraparlliu

        Hani mut hani.mbajani fort edit se ju reshket

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi L

          Duket se pusher Absolut I ER po I vjen fundi nga vet fodulli Edi Rama

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ledina

            The Bektashi Order (Albanian: Urdhri Bektashi) or Bektashism (Turkish: Bektaşîlik) is an Islamic Sufi mystic order originating in the 13th-century Ottoman Empire. It is named after the saint Haji Bektash Veli. The Bektashian community is currently led by Baba Mondi, their eighth Bektashi Dedebaba and headquartered in Tirana, Albania. Collectively, adherents of Bektashism are called Bektashians or simply Bektashis. Pse te mos jemi krenare per kete fakt, kur jemi per katoliken Nene Tereza, e cila nuk ka sherbyer asnje dite ne Shqiperi?!

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              A eshte i afte Rama te poshteroje myslimanet?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Eeeeee sa larg ketyre te " shqetesuarve" eshte Edi Rama. Prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma..!!!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rama Vučić

                  Në fakt poshtërimi po u bëhet shqiptarëve duke kriju në Shqipëri 1 Bektashistan.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Dy banditet i kane bere pazaret!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      BRAVO LAPORDHA

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        babai

                        O ar me syze merr me Saliun po ku eshte poshtrimi mes te krishterve kur një pjesë janë Ortodoks dhe një pjesë Katolik.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bektashi

                          O ar shkruaj ndonje gje per Saliun, bektashit janë mysliman por nuk jan islamist o idiot.Ata nuk kanë Islamin ideator dhe themelues por Haxhi Bektashin, ata nuk kan minare dhe hoxhe por Baba dhe Dede. Ato mor ar janë islamista sa janë katoliket ortodoks ndaj mos hani mut si filozof halesh kur nuk merr vesh nga fete dhe religjionet fetare

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje