Korridori VIII, Rama dhe grekët!

24 Shtator 2024, 10:32Blog TEMA
Korridori VIII, Rama dhe grekët!

Nga Dritan Hila

Nëse do të zbulosh shkaqet e konflikteve, ndiq paranë. Pushtimi i tokave bëhet për para; luftërat fetare në thelb kanë paranë; konfliktet politike po aty e kanë burimin. E tillë është edhe përplasja greko-shqiptare e cila duket të bëhet për një fshat të quajtur Himarë, por në thelb ka interesat ekonomike dhe konkurrencën mes dy vendeve.

Kur amerikanët mbyllën luftën në Kosovë, presidenti Klinton hodhi idenë e Korridorit të 8-të. Kjo nuk do të ishte thjesht një rrugë, por një arterie që përfshinte autostradë, gazsjellës, linja elektrike. Ky korridor fillonte në Bullgari-Maqedoni-Durrës. Ishte jo vetëm një linjë interurbane, por një investim që mendohej të krijonte punë dhe biznese.

Mirëpo kishte një problem: Linte jashtë Greqinë. Greqia anashkalohej komplet dhe mbeste një aneks i korridoreve dhe bashkë me të edhe Selaniku, të cilit i mbetej Korridori i 10-të. Mirëpo Korridori i 8-të krijon një hub për Italinë, mallrat e së cilës vërshojnë në Ballkan e më tej, duke zhvlerësuar kështu fuqitë ekonomike rajonale si Serbia dhe Greqia.

Ndaj për t’i bërë ballë kësaj, Greqia ndërtoi Odhos Egnatia, një autostradë që ecën paralel me Korridorin e 8-të dhe që përthau buxhetin grek, duke qenë njëkohësisht edhe një nga shkaktaret e krizës së mëvonshme të Greqisë. Ndërkohë bëri përpjekje të bënte daljen e TAP-it në Igumenicë.

Paralelisht vuri në lojë “dashamirësit” e saj në politikën shqiptare, pasi tek ajo maqedonase nuk pinte ujë. Si rezultat, autostrada që duhet të dilte nga Durrësi në Qafe-Thanë, u katandis vetëm në zgjerim të rrugës ekzistuese. Greket ia dolën të thyenin Nanon dhe Berishën, deri në momentin kur Rama, i lirë edhe nga guri Ilir Meta (është ai që vizitoi në burg Fred Belerin) i varur në këmbë në zgjedhjet e 2013-ës, fillon punimet.

Mirëpo grekët rishtas nuk u dorëzuan dhe lëvizën Arben Ahmetajn, një përfitues i bursës greke Kokalis, që në fakt ishte vetëm një kurs për politikanë lindorë që do t’i shërbenin interesave greke; pastaj Himarën dhe gjithë fijet e fshehta që kishin në Tiranë, filluan të lëviznin.

Greqia nuk mund të lejojë që Odhos Egnatia të shndërrohet në autostradë që lidh fshatrat e shpopulluara të veriut të saj dhe as të kthehet Selaniku në një port rajonal. Ndërkohë e ka të qartë që një Serbi që shikon interesin e saj, nuk bën dallim mes portit të Durrësit apo Selanikut, nëse këtë e kanë shqiptarët apo vëllezërit ortodoksë grekë. Rëndësi ka fitimi. Fitim të cilin e siguron më shumë Durrësi.

Ndaj lufta politikë në Tiranë është kaq e ndezur dhe Ramës i duhet të përballojë edhe luftën “antikorrupsion” të Berishës, “pendimin e sinqertë të Ahmetajt”, “luftën për të drejtat e minoritetit të Belerit”. Në fakt shkaku i luftës nuk është asnjë nga këto, por gjendet në pluhurin e ekskavatorëve dhe buldozerëve të Korridorit të 8-të. (Dritare.net)

17 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Baba Rrahimondi: pordhe me rigon, gjithe lufta behet per kolotripida-n time,por une e kom zgjidh "te gjotin" izraelit..... gezuar hashurret!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janulla e Tosit

      Kaq te shqyer e paske kolotripiden sa po bejne sherr gjithe bota per vrimen tende?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Ram Berisha

        Prandaj te dhemb shume prapanica se e paske shume te pluguar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Papuja

          Po çfare pidhin e motres ke me bektashijte se çfare bejne mor moterqire i Janulles që drejtoheni nga ca pedofil manastiresh apo nje shkerthyer nëper kishat greke dhe tani doni ndonje hu dervishi

          Përgjigjjuni
        2. A
          Av d rexhepaj

          Ke plotësisht te drejtë shif kujtimet e Eqrem bej vlores pse nuk u bë hekurudha dhe rruga Stamboll vlore shkak ishte pikërisht Selaniku porti kthehej në port rajonal Vlora e nxirrte nga fokusi ?Selaniku ishte pronë e sulltanit tani eshte investim strategjik i greqis por me fondet e Evropës .amerikanëve ju leverdis korridori 8 pasi vetem fakti qe në.porto Romano porti i that prishtin dhd dy aeroportet vlor kukes janë kundra pesh pas largimit te bazave te natos nga greqia .janë kordon sanitar kunder rusis dhe kines në europ dhe serbia ka interes ekonomik por jo politik ? Qeveria e re e Maqedonisë i ka ndërprerë punimet qe po bëheshin për korridorin e 8 nga krahu maqedon por dhe në krahun tonë nuk ka intensitet shum loje skenë filluar fare edhe fondet qe u çelën nuk i ka përfshirë këto loje sidomos ato nga Librazhdi në bushtric

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi

            Kush te tha ty qe spo punohet ne krahun tone o kopetent ? Une kam gati dy vjet qe punoj aty dhe ska asnje ndryshim intensiteti i punes . Mund te kene pak ne kohe kaluar ca afate por ajo rruge eshte shume e veshtire sidomos nga ana gjeologjike . Bile dhe inxhinieret e vjeter qe kane punuar ne ndertimin e hekurudhes Elbasan Librazhd Prrenjas na thone qe kjo ka qene vepra me e veshtire ne kohen e komunizmit .

            Përgjigjjuni
          2. S
            Soecialisti i transportit

            Bill Klinton ka dhene nje sugjerim per ne shqiptaret;Merruni me koridirin 10,e jo me teten ,qe u sherben Bullgareve per te dale ne Adriatik!

            Përgjigjjuni
            1. .
              .?!

              Seriozisht meresh me kete hilen? Ky eshte si lul basha, genjen edhe per oren.

              Përgjigjjuni
            2. N
              NO PASION

              O TUTKUN ......I THA I NDJERI MAKS VELO HYSNI MILLOSHIT NE NJE EMISION TELEVIZIV....KOMUNISTI HYSNI IU KYC GOJA NGA HABIJA SEPSE NUK E PRISTE NJE FJALE TE TILLE ...NJE FJALE QE EDHE SOT VLEN PER TE GJITHE MENDJESHKURTERIT DHE MEGALLOMANET QE MBIJETESEN POLITIKE E MBESHTESIN MBI PARIMET E KOMUNIZMIT...PER ARMIQTE E BRENDSHEM E TE JASHTEM....PER SERVILIZMIN SI ARME SUKSESI ...OSE POPULLIT HAPI PUNE SE PO E LE TE QETE TE HAP PUNE...DHE PO JA DALIN MBANE...ME NJE POPULL FUKARA E TE DROBITUR NGA VARFERIA...PO E VJEDHIN DITEN ME DIELL DHE NUK KANE FRIKE...E TALLIN CDO DITE E CDO NATE ME IDERA TE CMENDURA.. ME PRIFTERINJE TE ZINJ E BABA MOND TE BARDHE.....E CORIENTOJNE CDO CAST ME EKONOMI IMAGJINARE...I THONE KOKPALARE ME CADER PLAZHI NE DORE...E QUAJNE BUDALLA SE NUK DI TE VJEDHE TENDERA ...PASTAJ E TRUBULLOJNE ME PATRIOTIZMA FALLCO DUKE I THENE TI VLEN SE JE KUQ E ZI....DHE I VENE DISKUN ..MORA FJALE... E FUKARAI PERLOTET SEPSE E KUPTON QE VETEM PER KETE VLEN.... FUTIN SFINAT ,,KIJ KUJDES SE TA KA ME HILE HIMARJOTET....SE JANE ME GREKUN E POSHTER TE CILET NE BASHKEPUNIM ME AHMETAJN E POSHTER KOMPLOTOJNE ...DHE SE BASHKU ME PD..DHE OPOZITEN ...JANE ANTISHQIPTAR....DHE TE GJITHE ME PUSHIME NE MIKONO E SANTORINI I GREKEVE TE POSHTER...

              Përgjigjjuni
              1. O
                Operacioni Zjarri

                Me qe po i lepin bythen Rames kaq fort dua te te them edhe disa gjera. Korridori i 8 nuk i ben shume konkurence Greqise sepse porti i Durresit nuk ka thellesine e duhur per te pritur anijet e medha. Ky korridor u sabotua perseri sepse duhej te fillonte nga Vlora e cila e ka thellesine e duhur per anijet e medha. Po te shikosh edhe kete rruge qe po behet do veresh qe ajo ka shume kthesa cka pamundeson qe ta pershkosh me shpejtesi te larte. Shkurt prape na e futen.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nacionalisti

                  Nuk je shume i sakte... Gjeopolitika e infrastruktures eshte komplekse. Kjo eshte dhe nje arsye, pra Korridori 8, qe po behet porti i ri ne Porto Romano, i cili do plotesoje te gjitha kushtet per ate qe ti thua, te cilat ne sot, me portin e Durresit nuk i plotesojme. Pra ne nje pamje nga lart, rruga automobilistike per Korridorin 8 do doje kohe te mbaroje, sepse eshte bypas i Elbasanit qe tani me duket se eshte ne faze projektimi, dhe diskutohet qe do kete nje kosto te larte, i cili ben te mundur shmangien e Elbasanit dhe lidhjen direkt aty ku po punohet me 4 korsi. Nderkohe shteti shqiptar shume mire po ben qe po ben pjese nga dalja e Elbasanit deri ne kufi me Maqedonine, dhe qe ta dish gjurma e rruges eshte ajo ekzistuese deri ne Prrenjas, pastaj do devijoje majtas dhe do jete trase e re. Eshte perzgjedhur varianti i studimit te fizibilitetit per versionin qe do ndiqet per kete gjurme te re dhe shpresohet qe te filloje punimet ndoshta pas 1 viti, qe do te thote qe do duhen rreth 3 apo 4 vite qe te mbaroje, kjo pjese, nderkohe ne harkun e 4 apo 5 viteve idea eshte qe te jete funksionale, dmth porti i ri te kete marre pamje dhe te jete ne pune ndoshta jo me kapacitet te plote pas 5 vitesh, rruga te jete me 4 korsi deri ne kufi. Ne kete moment Selanikut i bie puna te pakten me 40 % dhe ky eshte biznes shume i madh, pasi duhet te dihet shifra ne vlere monetare e te gjitha mallit qe kalon nga pertej adriatikut drejt lindjes ose dhe e kunderta. Ne nje studim te bere para rreth 10 vitesh me duket se vlera ishte mbi 40 mld euro. Eshte nje lufte shume shume shume e forte, artikullshruesi ka te drejte.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Porti i Durresit sido qe te behet do te ngeli nje port i thelluar, jo natyral sepse siperfaqja e detit eshte e ceket me kilometra te tera. Pikerisht ketu eshte sabotimi i Korridorit 8. Po te behej porti i Vlores port tranziti le pa pune jo vetem Selanikun por edhe Pireun edhe Brindizin. Korridori i 8 shkon ne gjurmet e rruges egzistuese vetem pjeserisht. Nuk shkon deri ne Prrenjas por deri tek ura e Bushtrices dhe aty devijon majtas per tu futur ne Maqedoni me tunel dhe del afer Struges ne fshatin Ladorishte. Eleminohet Qafe Thana sepse lartesia aty eshte shume e madhe. I qendroj mendimit se perseri na e kane futur sepse shpejtesia ne kete rruge eshte e kufizuar per shkak te kthesave te shumta. Ajo duhet tevishte rruga jone me e mire sepse me te behet lidhja me boten.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mandi

                      Porti i Selanikut ka kohe qe eshte kthyer ne Rajonal dhe volumin e punes e ka te paperfillshem .

                      Përgjigjjuni
                2. N
                  Noci

                  Eshte e qartë qe porti i Durrësit ka vlera por me korridorin 8 vlera shtohet ,jo vetem per mallrat nga Italia por nga krejt Mesdheu,merreni me mend po te investohet ne portin e Vlorës ku ekziston mundësia qe edhe Pireut përveç Selanikut te çvleftesohen.Te gjithe e mbajne mend firmen greke Sarandopullos,per punimet e dobeta,rruge dhe ura te ngushta per korridorin 8,qe me pas u zevendesua me Mavrovo maqedone.per portin e Vlorës duhet menduar se ai ka kushte mjaft te mira

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koridori 888

                    Shkrim ekselent ,i thjesht dhe me mençuri.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PROSHI

                      Rruga Ignatia ne Greqi mbeti funksionale vetem p;r emigrantet shqiptare dhe tregetaret e vegjel korcare. Nese kalon Verian dhe i drejtohesh Korricase nuk shikon asnje maune te leviye drejt saj. Pr Greqine ajo rruge ka mbetur e vdekur. Te pakten vjelin para ne diodat e saj qe sa vihne e shtrenjtohen.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                        Per cilin koridor te TETE pellet nudisti Psikopat thonj pa prere? Per Miliardat qe u vodhen per 33 vjetne te ate Hale per koridor nga Tere komanite e huaja per e uabandonua un nga BE e sot e 30 Vjet me NUK trasportohet te pa' le Eksportojet as nje Ton MUT!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje