Shteti Islam i Shqipërisë, do të jetë si një bombë e kurdisur midis Evropës

24 Shtator 2024, 11:09Blog TEMA
Shteti Islam i Shqipërisë, do të jetë si një bombë

Nga Kimete Berisha

- Kryeministri Edi Rama ka planifikuar ta bëj një Shtet Islam në Shqipëri...

Në daç quaje të bektashinjëve, në daç të suni muslimanëve, njësoj është: Shtet Islam.

- Nuk ditii ta mbrojë idenë e tij, sepse nuk është e tij.

- Prandaj, në OKB tha se hatri Nënës Terezë, i hebrenjëve dhe i tolerancës fetare do ta bëj një shtet të bektashinjëve e jo të myslimanëve suni, sepse ky ka vendosur që bektashët janë tolerantë e ata myslikanët e tjerë s'janë.

- Në fakt, bektashinjtë as s'janë tolerantë as asgjë, sepse nuk ekzistojnë.

Prandaj, kur nuk ekziston, je i urtë.

- As ata myslimanë shqiptarë, as këta, quaji Suni, quaji Shia, nuk janë tolerantë, por s'guxojnë...thjesht s'guxojnë.

- Njëherë kanë guxuar shqiptarët e Shqipërisë dhe me atë rast e kanë vrarë njëri- tjetrin më 1997.

- A po ti sheh ti myslimanët e Albin Kurtit, shaminë nuk ua lejon në shkolla, dhe zëri nuk u dëgjohet, po prap i lëpihen...e lusin, aman, na lejo shaminë...

Ndërsa kryeministri Kurti nuk e ndalon hajninë por e ndalon shaminë, dhe myslimanët shqiptarë prap durojnë, jo që janë të ndershëm, por s'dinë çka duhet të bëj.

- E duan sepse nuk dinë çka është dashuria!

Për shqiptarët myslimanë e kam fjalën: dashuria është diçka si...kur dikush s'të do e ti mundohesh ta bindësh...

Pastaj, kur e bind...ngopesh menjëherë me të...dhe e kërkon një tjetër...

Dhe kështu me radhë dashuri një mbi një...!

- Pra, shqiptarët janë tolerantë, jo që e kanë botëkuptim apo qëllim në jetë, por thjesht sepse janë dembelë, të palexuar s'janë askushi, janë klerikë që hanë, pinë, rrinë, shkruajnë hajmali, fryjnë, mbajnë vajs dhe jetojnë si sulltanë, pa punuar kurrë-kurrgjë....

Plus askush nuk ua kontrollon financat.

- Prandaj, po heshtin.

Të gjjthë imamët.

Janë të preokupuar me tema të modës.

Po flasin se a ka të drejtë burri të mbaj zingjir të artë, a jo...ndërsa asnjëri ende s'ka dhënë asnjë mendim për shtetin e ri bektash.

- Ku ta marrin mendimin që ta shprehin?

Ata nuk po pyesin pse ata po, e ne jo, sepse nuk dinë dhe sepse ende nuk iu kanë treguar homologët arab se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë duhet të thonë këta me këtë rast.

- Shqipëria duket sikur një shtet pa popull, ku s'shikon më kush as nga penxhereja se çfarë po ndodh përtej hundës së vet.

- Benito Mussolini ishte diktator më i tërbuar që vrau qindra mijëra njerëz, e përndoqi hebrenjtë, por e krijoi Vatikanin.

- E romakët u bën kryeqendra e kristianëve në Vatikan, me një marrëveshje me vrasësin masiv Mussolinin...dhe e bën Zot të tyre, Krishtin që vet e vranë.

- Shteti Islam i Shqipërisë, do të jetë si një bombë e kurdisur midis Evropës, anipse shtet falls, do të nxisë armiq të vërtetë.

- Kjo është hakmarrje e tmerrshme Edi Ramës ndaj shqiptarëve!

Pas meje - kiameti.

- Vatikani s'ka burg, që do të thotë as Shteti Islam i Bejtashinjëve s'do të ketë burg!

Rojet e Vatikanit janë zvicranë, dhe nuk bën të jenë femra, duhet të jenë meshkuj, dhe të rinjë, nën 30 vjeç, e në Shtetin Islam të Shqipërisë, besoj që preferohen fëmrat si rojtare...!

-.Kë po e frymëzon Edi Rama?

- Kujt po ia çel udhën?

Serbisë, po kujt!

- Qe sa e sa kohë Serbia planifikon që Srpska Pravoslavna Crkva të bëhet shtet në Kosovë, e Manasiti i Deçanit të shpallet 'Vatikani' i Kosovës.

Tokën e kanë siguruar, ua ka dhënë Gjykata Kushtetuese!

- Por, dilema serbe është se Kisha Ortodokse Serbe duhet ta pranojë Kosovën si shtet për t'u bërë pastaj shtet në shtetin e Kosovës.

- E kështu, shteti i Bektashinjëve bëhet kafehane për delirin e kurrkushave dhe hajnave shqiptarë, ndërsa Kisha Ortodokse mbetet aty përgjithmonë, sepse ekziston.

- Kurrë nuk kam parë e as dëgjuar kriminel dhe armik më të madh të shqiptarëve si kryeministri Rama, i cili pasi u soll si mbinjeriu i Niçes, duke mohuar çdo gjë, pasi që për të 'Zoti ka vdekur', planofikon ta ndërtoj një Shtet Fetar për të pabesët!

- Gjithçka e nisi me humor, gjithçka rrëzoi me humor. 

I lumtë.

- E unë kam kujtuar që jemi perëndimorë!

P.S. Ndjej sikur nuk përkas askund.

Ndjej zbrazëti të pafund.

10 Komente

  1. r
    rrofte komandanti suprem !

    Rama ka arritur ne fundin e tij politik. Duhet nderruar para se te bej ndonje gje me te madhe se keto idete e tij iluministe. Problemi i madh i ketij vendi eshte se ska me politikane me bole por vetem hajdute me kostume Armani

    Përgjigjjuni
    1. k
      kosovari

      Nuk di, apo më mirë nuk jam i sigurt, por më duket sikur kam një ndjesi (dhe jo vetem nga ky shkrim i saj, por edhe të atyre më heret) se, kjo zonja apo zonjusha Kimete, seç ka në ate qe ajo vetë ne fund te shkrimit po e percakton se "ndjen që nuk i perket askundi", duhet të jetë sinonimi i nihilizmit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Kemi 30 vjt qe thexojme se Albanistan eshte nje hale islamikesh vari kkkkkkk,pipell me bisht......te pafe (bastardhe), sunite, shiite, tourkotsamides, kosovare, shpellare etj kesisoi njethundrake arabe. Pipell me bisht.....

        Përgjigjjuni
        1. f
          fat carku

          ky eshte rrotkarizu po me te veten eshte ne rregull karuci dote mbroje liken dhe saliun me pashaporten e bab mondit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            O TULLE ,JU GABONI TI QUANI SERBE TE GJITHE ORTODOKSET,QE NE FAKT JANE ME SHQIPETARE SE SA JU QE PO TREGONI SE NUK E MERITONI EMRIN SHQIPETAR.......ATA (SHUMICA) JANE ORTODOKSE PERPARA MYSLIMANEVE ....POR JANE SHQIPETAR .....DHE NUK E NDERRUAN FENE SIC SHUMICA E SHQIPETARVE,QE TURQIS POR EDHE JU I QUAJTET SERBE,MALAZEZE,GREKE E TE TJERE,POR ATA JANE SHQIPETAR,QE NUK E NDRRUAN FENE....

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              O TULLE ,JU GABONI TI QUANI SERBE TE GJITHE ORTODOKSET,QE NE FAKT JANE ME SHQIPETARE SE SA JU QE PO TREGONI SE NUK E MERITONI EMRIN SHQIPETAR.......ATA (SHUMICA) JANE ORTODOKSE PERPARA MYSLIMANEVE ....POR JANE SHQIPETAR .....DHE NUK E NDERRUAN FENE SIC SHUMICA E SHQIPETARVE,QE TURQIS POR EDHE JU I QUAJTET SERBE,MALAZEZE,GREKE E TE TJERE,POR ATA JANE SHQIPETAR,QE NUK E NDRRUAN FENE....

              Përgjigjjuni
              1. a
                andy

                Idetë mbeten idera përpara se të bëhen projekte e pastaj të konkretizohen në vepra reale.Nuk e shoh me zarar e ligë si siç po bëni ju në shkrimin tuaj këtë ide,panvarësisht se sa do të realizohet ajo. De thjesht për ta mbyllur me juve që shfrheni dhe mallkoni...kur Sali Berisha e bëri shqipërinë anëtare të konferencës islamike ,duke ja lëshuar Shqipërinë në prehër Islamizmit më fanatik emë të ipolitizuar si ideologji terrori dhe urrejtjeje....juve çfarë mallkimi dhe urimi ju erdhi në mendje njëkohësisht?

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Frankfurter Allgemeine Zeitung

                  "Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pašić-it."

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pickaxhiu

                    Kimete Te Dua sepse nuk kam dashuri dhe deshiroj te te bind per te vajtur me vone me nje Kimete tjeter. Bravo Kimete ke laps te forte

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kirurg

                      Krimete, pi uthull se të bën esëll.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje