Nga Ylli Manjani
Rrethi vicioz.
***
D.m.th, përtej "zotësisë" së Ramës dhe "fajit" të Saliut, janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje pak më të thelluara.
1. Pse shqiptari rend gjithmonë tek më i forti, tek më laci, tek ai që të rreh?
2. Pse shqiptarit i del gjithmonë, po gjithmonë "fajtor" ai që flet, ose ai që s’ka gjë në dorë, ose i sëmuri, i dobëti, viktima?
3. Pse shqiptari beson më shumë një polic, ambasador, apo një zyrtar të huaj sesa atë që voton vetë?
4. Pse shqiptari shitet lirë te tregu i votave dhe nuk investon asnjëherë me besim se do ndërtojë diçka në të ardhmen?
5. Pse beson më shumë tek falli dhe jo tek shkenca; tek legjendat dhe jo tek faktet; tek mrekullia dhe jo te mjekësia?
6. Pse për çdo gjë të gabuar që bën vetë fajin e ka gjithmonë dikush tjetër?
7. Pse të gjithë ata që vdesin janë "të mirë", ndërkohë që kur gjallonin urreheshin?
8. Pse ka gjithmonë arsye që të justifikohet bashkjetesa me të të keqen? A mos ndoshta e nuk është dakordësuar shoqëria me ndarjen "e mirë dhe e keqe"?
9. Pse çdo fenomen paqësor social shitet më mirë kur prezantohet si "luftë"? Në fakt fjalori ynë e ka fjalën "luftë" më të përdorshmen, ndërkohë që lufta e vërtetë s’na pëlqen fare..
D.m.th, pse shqiptari i ndarë në tre fé, kur vjen puna tek vendimmarrja politike më shumë sesa zotin, beson "më të zotin"?
Po gjithmonë kështu... Kur mendoj se si shqiptarët hodhën në kosh besimin te zoti për Stalinin, Enverin po e po, nuk ngjan hiç mirë kjo punë...
Jam për analiza të thelluara social-politike të shoqërisë jo thjesht me konkluzione empirike të tipit "kështu e do ky milet".
Cilido që do të merret me politikë dhe me ndërtim institucionesh, duhet të njohë mirë shoqërinë.
Po analiza të thelluara që të na ndihmojnë të njohim veten nuk kemi për fat të keq. Prandaj dhe preferojmë ti biem shkurt, fajin e ka politika dhe, kur e votojmë i bie që votojmë fajin.
E kështu fillon nga fillimi loja vicioze, ku kthehemi gjithmonë tek e njëjta pikë ku e nisëm...
Kjo ështe "analize soc- idjotike" që fyen një popull të tërë dhe ti del më i zgjuari nga të gjithë. Është një mjerim i madh mendor i ca tipave analistë si ty që kërkoni të ngjani origjinalë në budallallëqet që shkruani. Nuk e di nëse e kupton se çfarë thua. A nuk qenë shqiptarët ata që edhe me një grusht njerëzish ju kundërvunë trupave fashiste? A nuk ishin shqiptarë ata që bënë luftra të përgjakshme me perandori të mëdha? A nuk ishin shqiptarë ata që ju kundërvunë totalitarizmit të gjithë pushtetshëm,ë? A nuk ishin shqiptarë ata që dërrmuan shtetin e Berishës më 1997, a nuk janë shqiptarët që nuk bashkohen me një të keqe si Ty, por zgjedhin Europën? Pse po bëhesh një Berishë tjetër po aq antishqiptar? Ty te ndiqen nga PS sepse ishe injorant e dallaverexhi. Kaq. Mbylle qenefin!
Deshiroje qe shqiptaret mos te shiten lire si ty
Anlize shoqerore… pas votimeve?! nejseeee… shkurttt; shqipari eshte me te fortin sepse 1. Eshte i paemanciptar 2. Eshte shpirtlige. Nuk i intereson kurre NJERIU por perfitimi 3. Nje popull qe hedh poshte te shkuaren e tij( cilaaa dooo qoftë) eshte i destinuar mos te kete te Tashme dhe te Ardhme( kujt i perqen e verteta jone ok, kush do te fshihet te vertetes tone shoqerore, te mos marri fare mundin te kundra-komentojë)
Thuaje me shqip qe ta kuptojne: albanistanasit rraca me mut qe mund te egsistoje!
E paska gjetur problemin dhe te keqen ky koqja,i cili ka bredhur hu me hu nga Nano tek Rama,pastaj tek Meta dhe ne fund u hodh tek Salehu,por u prish edhe me te kur e pa qe nuk e begenisi per ndonje vend ne listen e deputeteve ! Sipas ketij legeni qe ben edhe si analist kohet e fundit,duhet nderuar urgjent populli i cili nuk mendon dhe nuk voton si ky koqja !
Akoma nuk e ditka ky që shqiptarët ndahen në dy fe: të krishterë dhe muhamedanê. Dhe secila nga këto 2 fe ka nga 2 degëzime: katolikë dhe ortodoksë, dhe shitë (bektashinjtë me teqe) dhe sunitët me xhami !
Po pse ata qe votuan karaxhcin i quan shqiptare ju. Salikaraxhici eshte lule para tyre