Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

4 Qershor 2025, 18:31Blog TEMA
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

Nga Çapajev Gjokutaj

Pas muajsh të tërë harrese, Parashqevi Simaku u shfaq sërish javën e kaluar në media dhe në rrjetet sociale. Shkak u bë një intervistë e Fevziut, marrë në Nju Jork. Një nga synimet dukej se ishte sensibilizimi i opinionit për fatin e mëtejshëm të këngëtares. Aktualisht jeton me paret e dhëna nga një biznesmen shqiptaro-amerikan, por koha rrjedh dhe rreziku që këngëtarja të mbetet pa mjete jetese dhe t’i kthehet jetës së endacakes mbi një gur në “Times Square”, po bëhet përditë e më i dukshëm.

Thirrja, qoftë edhe e tërthortë, për bamirësi ose për ndihmë nga shteti është krejt e justifikuar në raste të tilla. Duke pohuar këtë e duke i uruar këngëtares një zgjidhje sa më të mirë, nuk bën të lemë në harresë disa probleme që, megjithëse lidhen me rastin e saj, janë të interesit të përgjithshëm.

Specialistë të IT thonë se, po të ishte shfrytëzuar si duhet interesimi jashtëzakonisht i madh që ngjalli në rrjet dhjetorin e kaluar fakti se ikona e këngës shqiptare bënte jetën e endacakut, mund të ishin bërë disa qindra mijëra euro, të mjaftueshme që këngëtarja të rikthehej një jete normale, mbase edhe produktive. Të mendosh rrugë të tilla pa ia lënë gjithçka shtetit e bamirësisë do të thotë të jetosh me kohën, të jesh modern në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.

Të dhënë pas dalldisë emocionale që ngjalli zbulimi i hidhur i dhjetorit të kaluar, harruam se çaste të tilla janë shumë të favorshme për të diskutuar publikisht probleme të mprehta dhe sidomos për të krijuar opinion të shëndoshë publik rreth tyre. Mund të ishin diskutuar psh., probleme të së drejtës së autorit: nëse këngët e saj do të qarkullonin në një treg të rregulluar dhe nuk do përdoreshin piratçe nga kushdo që mundet, artistja do kishte mjaftueshëm mjete financiare për të përballuar jetesën, kurimin etj.

Nëpërkëmbja e së drejtës së autorit jo vetëm për trashëgiminë, por edhe për krijimtarinë korrente dëshmon se çfarë vendi u lemë vlerave në një kohë që gjysmën e ditës dëgjojmë e lexojmë për krime e kriminelë gjithfarë llojesh. Mund të ishin diskutuar një varg problemesh që lidhen me bamirësinë duke filluar nga fakti që është një ‘bimë’ s’para rritet në anët tona, duke vazhduar me bamirësinë para kamerës, dmth., bamirësi ku bamirësi këlthet “shikoni se ç’po bëj unë”. Dhe kështu, duke nxjerrë veten në plan të parë, s’na lë të mendojmë për fatkeqin a për problemet që lidhen me të e që duan vëmendje e veprim.

Mund të diskutoheshin probleme që kanë të bëjnë me komunitetet e emigrantëve tanë, pse edhe pas kaq dekadash, organizatat e mërgimtarëve shqiptarë janë pothuajse inekzistente e formale dhe hallexhinjtë mes tyre shpesh e kanë më të lehtë që të gjejnë ndihmë tek organizatat greke, hebreje etj., se sa t’u drejtohen bashkëkombësve. Mund të diskutoheshin probleme të shëndetit mendor dhe sidomos të prirjes për t’i fshehur nga publiku, për kthimin e tyre ose në tabu, ose në objektiv stigmatizimi, përbuzjeje e diskriminimi.

Lidhur ngushtë me këtë mund të diskutoheshin ndërhyrjet brutale të medias në jetën private të fatkeqëve që bëhen sensasion pas ndonjë krimi në familje. Të gjitha këto, ose një pjesë e tyre mund të diskutoheshin publikisht dhe, duke shfrytëzuar rastin, meqë vëmendja ishte në kulm, të bëhej diçka minimumi për të krijuar një opinion të shëndoshë, maksimumi për të bërë sado pak për ndryshimin e gjendjes. Nuk e bëmë edhe tani, kur këngëtarja ikonë rishfaqet në jetën publike falë një interviste, shohim se vëmendja për të dhe për fatin e saj nuk është më ajo e dhjetorit të kaluar. Duke lënë të na ikin duarsh raste të tilla, duke i lënë ato të shfrytëzohen vetëm për sensasione e emocione, për lot e qyrra do thoshte i moçmi, e kthejmë ligjërimin publik në një lloj përralle që, në këtë rast do mbante titullin: Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri në harresa….

19 Komente

  1. K
    Kavajoti

    Larg Atdheut, janë me dhjetea dhe qindra artistë, shkrimtarë dhe, personalitete nga më të ndryshëm të kombit tonë. Të gjithë ia kanë dalur vetë, pa asnjë ndihmë nga shteti. Nuk e kuptoj këtë interesim të veçantë për Simakun. Ajo deshi Amerikën dhe, shkoi në Amerikë. Nëse nuk i pëlqen të punojë apo, ka probleme të tjera, është puna e saj. Ajo trajtohet sipas loigjeve amerikane. Le të kthehet në Shqipëri dhe, të sistemohet në një shtëpi të moshuarësh si e madhja Tinka Kurti.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Kavajoti, respekte. Koment me vlera.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali

        Bravo Fjale te mencura

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vagoni

          100% Dakort

          Përgjigjjuni
        2. A
          Agushkari

          ooo qeroz na çave karin, mbylle ate mut haleje

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agushkari

            ooo qeroz na çave karin, mbylle ate mut haleje

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lume

              Bravo Kavajoti, 100% dakort

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Sikur te kete ndonje lajm. Ky nuk perben lajm.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  Cfare lloj gazetari?!?!?! Si nuk ke turp qe ulesh shkruan budallalliqe dhe nuk ke frike se do tallen njerezit me ty! Po kush te ka treguar ty per te drejten e autorit qe ka Simaku kur ajo as nuk ka shkruar as bere asnje kenge o qofte….. Po te pakten merr mundimin dhe lexo o I lodhur qe ajo ka qene gjithe kohen ne social media dhe shume e komentuar, ndofta tipa si puna jote pa FB nuk kane ku ta mesojne se jeni Shkolla Zerit Popullit…. Si nuk ke turp

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Milloshi

                    Shume bukur Capajev si gjithmone , Parashqevia tha Se ishte zgjedhja e saji, tha Se ishte e Martuar, tha Se kishte bere zgjedhjet e saje por Pa treguar shkaqet ,, cfar u tha e Nuk u tha per te por ajo asgje Nuk tha , ajo tha qe Nuk kishte lodh je me familjen per shume vite, tha qe Nuk me pelqen te flas shqip, e ca detyrimi kemi ne shqiptaret per te , zhurme per asgje , thjeshte Bejne sikur ca Po bejne koledet tuaji, I ke thene te gjitha I nderuar Po mediat tona te parendesishmet I bejne te rendesishme zonja ne fjale te kthehet ne shqiperi sepse ajo ka shtepine e saji,

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nik

                      Mirë që kemi Belulin që kujtohet si kofini pas të vjelit.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kavajsi

                        Po nuk e kuptoj përse duhet të paguajmë r Parashqevin? Ka qënë një këngëtare e shquar, po i shquar ishte dhe Tonin Tërshana dhe kishte kënduar shumë më shumë se Parashqevi si dhe ka qënë dikur dhe i persekutuar. Për mendimin tim Tonin Tërshana ka pasur më shumë vlera. Gjithashtu këtu shteti të ndihmoj ata që janë në vështirësi, njerëz që kanë punuar nëpër miniera, që kanë punuar nëpër fabrika, ferma etj etj pra kanë dhënë kontribut në ndërtimin e vendin. Kurse Parashqevi Simaku ka 30 vjet që ka ikur dhe kontributi i saj për vendit është zero, dhe tërë kohën ka qënë për të mos e përmendur që është SHQIPTARE. Prandaj boll, unë e kuptoj Çapajevi do të shkruaj ndonjë artikull, po ja ka futur kot, po kot fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mandi

                          Ky spiuni Fejzo don te behet I famshem me fatkeqsine e Paradhqevise. Ne fakt edhe Parashqevise kur iku ne Amerike I hipen pordhet e mdhaja. Pordhe e madhe gris breket e veta thote populli. Vetem thoshte Jes Jes. Megjithate na vjen keq per te.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mbrapashqevia

                            Une jam i mendimit, qe te mos ta leme ne harrese, ta marrim per darke cdo sejcila familje ne Tirane. A jemi ne rregull keshtu?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kris

                              Parashqevija gezon te gjitha te drejtat e nje qytetari amerikan dhe mund te perfitoje strehim,ndihme sociale dhe trajtim mjeksor pa pagese perderisa eshte e pamundur. Shoqatat shqiptare ne amerike jane shoqata te semura rende nga grip politika dhe kujdesen me perkushtim qe politikanet qe vine nga toka arberore te bejne shoping me leverdi

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                ALB Patriot

                                RESPEKT per PARASHQEVINE! Uroj qe kjo histori TE MOS ngelet thjesht nje "zhurme" mediatike (siç ndodh rendom ne Hqiperi), e nisur nga nje person(e).

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Y. H

                                  Po keta patriotet qe i dhane Sales 6.000.000 $ ku jane mo aman.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nena per femijen

                                    Nuk mund te kthehet sepse ka djalin ne SHBA. Kaq e thjeshte eshte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Captain America

                                      Fantomasi qenka futur ne shoqate. Si shume reklame po i ben LGBTse

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje