Nga Blendi Kajsiu
Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e Ramës nuk shpjegohet nga humbja e thellë e PD-së, për dy arësye. Së pari, humbja e PD-së nuk shpjegon rritjen e paprecedent elektorale të PS-së, si pasojë e krimit, kapjes së shtetit dhe budallallepsjes së elektoratit shqiptar që voton një qeveri kaq të korruptuar. Së dyti, fakti që partitë e vogla dështuan tregon se Rama është i pathyeshëm në sistemin që ka ngritur.
Asnjëri nga këto argumente nuk qëndron. Fitorja e thellë e Ramës, me 83 vende në Parlament, nuk është rezultat i rritjes elektorale të PS-së por i tkurrjes elektorle të PD-së nën lidershipin e Berishës. PS-ja jo vetëm që nuk është rritur elektoralisht por ka marrë më pak vota në raport me zgjedhjet e vitit 2021 kur fitoi 74 mandate në Parlament. Shiko tabelën 1 më poshtë
Sikurse tregon qartë tabela 1 Partia Socialiste në vitin 2025 ka humbur 35 400 votues brenda vendit krahasuar me vitin 2021. Pra nuk kemi asnjë rritje elektorale të PS-së, përkundrazi kemi reduktim të votës për PS-në e Edi Ramës.
Atëherë si ka mundësi që PS-ja shkoi nga 74 vende në vitin 2021 në 83 në vitin 2025? Si pasojë e dështimit elektoral të dyfishtë të berishizmit. Së pari, nëse vota e PS-së u rrudh me 35 mijë votues vota e koalicionit të PD-së u rrudh me 141 mijë votues, pra gati katërfish. Së dyti, në vitin 2025 në Shqipëri votuan 205 mijë votues më pak se në vitin 2021.
Pra edhe pse PS-ja mori më pak vota në vitin 2025 se në vitin 2021 ajo fitoi më shumë mandate sepse u reduktua vota e opozitës. PS-ja zgjeroi mandatet e saj në Kuvend, nga 74 në vitin 2021 në 83 në vitin 2025 jo sepse rriti numrin e votave por sepse reduktimi i votës opozitare zmadhoi votën socialiste si përqindje. Le ta shpjegojmë këtë dinamikë me një shembull të thjeshtë.
Nëse pozita ka 50 vota dhe opozita 50 vota, përqindja e votave është 50% pozita dhe 50% opozita. Nëse pozita bie në 45 vota dhe opozita në 30 vota, atëherë përqindjet janë 60% pozita dhe dhe 40% opozita. Ama në këtë rast rritja e pozitës nuk është produkt i mrekullisë së saj elektorale, përkundrazi ajo ka humbur 5 vota. Rritja e pozitës nga 50% në 60% është tërësisht produkt i dështimit të opozitës, i rënies së saj nga 50 në 30 vota.
Kjo është ajo që ndodhi në zgjedhjet e fundit. Edi Rama nuk prodhoi ndonjë cudi elektorale në vitin 2025. Përkundrazi, vota që ai mori në zgjedhjet e fundit u rrudh pavarësisht makinerisë elektorale socialiste, krimit, narko-shtetit, gjobave apo përdorimit të administratës publike.
Idea berishiste se Rama bën mrekullira elektorale dhe është i pasfidueshëm është thjesht një përrallë që fsheh realitetin e hidhur se celësi i fitores së thellë elektorale të Ramës nuk qëndron tek budallepsja apo manipulimi i elektoratit shqiptar por tek dështimi elektoral i berishizmit. 83 mandatet e Ramës janë produkt matematik i rrudhjes elektorale të opozitës berishiste.
Rezultati i zgjedhjeve vërteton qartë tezën e stërpërsëritur se Rama fiton si pasojë e mungesës së alternativës opozitare. Zgjedhjet konfirmuan edhe një herë atë që kanë treguar pothuajse të gjitha sondazhet, shqiptarët e refuzojnë Berishën shumë më fort se Ramën. Pikërisht për këtë arësye e gjithë fushata elektorale e Ramës u fokusua tek bufi i kënetës.
Zgjedhjet treguan gjithashtu se një pjesë gjithnjë e më e madhe e votuesve po kërkojnë një alternativë përtej binomit PD-PS. Numri i vogël i mandateve që fituan partitë e vogla fsheh realitetin e një elektorati të konsiderueshëm vota e të cilit penalizohet.
Partitë e vogla morën rreth 190 mijë vota (duke përfshirë edhe partinë e Tom Doshit). Pra rreth 13% e elektoratit votoi jashtë binomit PS-PD. Fatkeqësisht sistemi ynë elektoral penalizon partitë e vogla dhe favorizon dy partitë e mëdha, sepse kështu e ka ndërtuar Rama dhe Berisha. Ndaj nuk është cudi që votuesi heziton të votojë partitë e vogla.
Ama nëse do kishim një sistem proporcional si në Kosovë, vota e PS-së prej 52% do përkthehej në 73 vende në parlament dhe jo në 83. Vota e PD-së prej 34% do përkthehej në rreth 47 deputet dhe jo 50. Ndërkohë vota prej 13% e partive të vogla do përkthehej në afërsisht 18 mandate dhe jo në më pak se 10 me sistemin aktual.
Ndaj dështimi i supozuar i partive të vogla nuk është produkt i budallepsjes së elektoratit nga Rama por i sistemit elektoral që Rama dhe Berisha kanë ndërtuar së bashku për të ruajtur bipolaritetin PS-PD që i riciklon të dy për aq kohë sa janë gjallë.
Është ky sistem elektoral që do vazhdojë ta mbajë PD-në forcë të dytë sepse kjo i duhet jo vetëm Berishës por edhe Ramës. Në fund të fundit mrekullia elektorale e Ramës ka një emër, berishizmi. (Lapsi.al)
Degzat e vogla te shkeputua nga PD jane 140 mije vota , shtoje edhe votave PD del fikse elektorati i PD ne zgjedhjet e kaluara . Nese 30 mije vota qe i kane rene PS shkuan te Qorri do te thote qe PS ka elektoratin e vete. Qe tregone qe nuk ka as vjedhje as blerje por qe Bufit do te qendroje ne krye te PD dhe ngre albi eshte pune e PD. Pse fut Bufi ne list te sigurte kater nga LSI camet dhe Fatmir Gerdecin cunin e Fahriut Kellicin nuk eshte faji i elektoratit e as i Rames
Fiks e ke thene. Kete aritmetike e kupton cdo shqiptar pervec taboreve te gazetareve neper media qe ne vend ta vulosin Berishen si fatkeqesine e te djathtes dhe te gjithe Shqiperise dhe me tej ta bojkotojne totalisht, i shkojne e i bejne fresk mengjes-dreke-darke.
Okay Mathematica eshte shume e sakte po ashtu edhe arsyetimi. Por ka nje aspect qe askush nuk e permend : fuqia per te formuar qeveri te qendrueshme. Me vjen keq por edhe sikur ti kishin fituar ato 18 mandate partite e vogla me ke do e benin qeverine ? . Pertej parlamentit ne nje shtet institucioni me i rendesishem eshte ekzekutivi. Te gjithe dhe sidomos shqiptaret i kane syte tek ekzekutivi dhe jo tek parlamenti qe eshte bere 10 vitet e fundit nje kazan i madh me plehra dhe PD e LSI kane dhene shume kontribut ne kete drejtim. Vetem PS ka treguar deri tani aftesi shtetberje e aftesi per qeverisje megjithe anet negative qe ka.
Nuk ka turp me te madh qe per urrejtjen ndaj Berishes te justifikosh masakren elektorale te Rames. Teza qe PS u tkurr eshte e pavertete - 30 mije vota jane teresisht irrelevante ne 4 vjet ku njerezit vazhdojne te ikin dhe shume emigrante kane zgjedhur mos kthehen por te votojne me poste. Nese llogarisim dhe voten e emigranteve PS eshte rritur me 40 mije vota nga 2021, por analistit Kajsiu kjo shifer i ka shpetuar. Cuditerisht artisti i Rames ne votat e partive te vogla ka futur dhe Tom Doshin kur te gjithe e dine se ato jane vota lekesh. Tani marrim tezen tjeter qe opozitaret ndejten ne shtepi. Kjo eshte e vertete por per aresye te frikes dhe te blerjes jo per mungese te alternatives pasi si asnjehere tjeter ne fleten e votimit te gjitha ata qe nuk e duan Berishen mund te zgjidhnin Shehaj, Lapaj, Bashen, Shehin,po te fus dhe Qorri me gjithe se eshte i majte dhe ne fund te dites nese mbledh votat e partive opozitare te gjitha se bashku ato jane me pak se PS. Gje qe flet qarte se pushteti ka konsoliduar permes parave frikes, bandave dhe administrates voten e tij. Mjaft te shikosh se si Sara Mila nje person qe nuk ka dale 1 here ne media apo Arkend Balla po ashtu thyejne rekorde kombetare te votes personale pasi mbeshteten nga kartelet e droges ne Elbasan dhe Durres. PD ASHM pa asnje pushtet se ate lokal e ka perlare Rama, me dy lideret kryesore njeri 1 vit ne arrest shtepie dhe tjetrin ne burg ja dolen me gjithe luften e pashembullt qe u eshte bere ne keto 4 vjet te tregonin se jane me distance forca kryesore opozitare. Lapaj dhe Shehaj u perdoren per te djegur votat e mbi 110 mije opozitareve pasi te dy bashke ne fund te dites prodhuan mandate sa Tom Doshi. Ky proces tregoi se ne Shqiperi nuk ka zgjedhje por votime. Problemi nuk eshte Berisha por masakra elektorale qe nenkupton patronazhimin nga administrata, blerjen e votes dhe kercenimin per te mos votuar. Urrejtja ndaj Berishes nuk eshte aresye per te bere kurban demokracine. Por pas ketij shkrimi artist kajsiu jam i sigurte qe ti ushqehesh nga ata qe vjedhin parate dhe votat e shqiptareve.
Ok plako,po mire,ti ke prova qe Sara Mile eshte e mbeshtetur nga karteli i droges?? Sepse te del si ajo futja ta fusim e te ndieri Sali per 30 vjet ,e lemeriti shqiptaret,por prodhoi nje brime ne uje. Nuk eshte iç çudi,sa do qe te beje Rama,ne syte e shqiptareve kurre nuk e kalon Balozin e viçidolit. Partite e vogla qe te bindnin Shqiptaret,nuk duhej tu bashkoheshin te njejtes gjuhe retorike si PS-PD,per mendimin tim modest,njerzit nuk pane alternativa te tjera,natyrisht ai elektorat qe eshte i leviseshem,qe nuk voton per tifozllek,dhe eshte gjithnje ne rritje,nuk pane asnje ndryshim midis ,Rames,Saliut,Llapajt,Shehajt,e Qorrit,atehere, nje gje e kishin te sigurte,Berisha: dihet se me ke kemi te bejme,dhe e pame, si doli kete 11 maj.Keta te rinjte?Shqiptaret kane djegur buzet nga qumeshti i vale, e tani i fryjne edhe kosit,duhet te jepnin diçka ndryshe, ishin te pergatitur,nuk binden.Rama: Xhakete e perdorur ndoshta e grisur e ndonje copez e ka lene rruges,por akome me e mira midis te tjerave,dhe akoma vishet. Nuk mjafton te dalish e te thuash,une do luftoj korrupsionin,do rregulloj gjendjen ekonomike e tje,duhet edhe nje organizim me i mire,me njeres qe kane kompetenca,me ke mburreshin Shehaj e te tjere se do drejtonte vendin??
Mendje e ftohte, i paperlyer, analize brilante. KJO ESHTE ARSYEJA E VETME PSE NGA PERMBUSJA E REGJIMIT KU PD ISHTE MBI 60% sot eshte pergjysmuar. Nga Partia e intelektualeve tek ajo e gjytrymave dhe perfituesave. Keq e me keq … Shpresa e vetme eshte ngritja e nje grupi te ri qe te binde vertet njerezit pashprese nga llumo i establishmentit tashme mbi 30 vjeçar
Shume e drejte. Kjo eshte nje analize reale e fakteve dhe qe pranohet nga cdo mendje normale. Te vetmit qe nuk e pranojne jane ata qe nuk arrijne te kuptojne se persa kohe binomi Berisha-Meta jane fytyra e opozites, ajo kurre nuk do tevije ne pushtet. Ky paragraf i meposhtem e jep shkurt radiografine e humbjes se PD-se: "Rezultati i zgjedhjeve vërteton qartë tezën e stërpërsëritur se Rama fiton si pasojë e mungesës së alternativës opozitare." Po ashtu, ate qe nuk duan ta pranojne PD-istet eshte pershkruar shume bukur ne kete artikull kur thote: "Zgjedhjet konfirmuan edhe një herë atë që kanë treguar pothuajse të gjitha sondazhet, shqiptarët e refuzojnë Berishën shumë më fort se Ramën."
O SHQUPISTA, si ai fruti qe haet KarKAJSIU dhe JU te gjithe qe aspironi per me ardh ne pushtet me ENDRRA apo t'jua DHUROJNE nderkombetaret, merruni me anale istet si puna e ketij bythlepiresit me te shemtuar te SALEH GERRDECIT SHPELLAR, apo me ate keshilltarin ne Kosove (se ne Shqiperi e ndriti ne 2005 me Olldashin, NURELLARI), apo me HASIMEN qe tani te tre kane harruar fare se ishin po keta (ne moshe te re) qe ju vune me servilizem ne sherbim MONSTRES SHPELLKARE te S'HALESE, qe beri 96, 97, 98, 2008, 2011. Pra tani keta pseudo ANALBYTHE (shto Shkullakun, Andi Bushatin- jo BEJTEN
Je shume i sakte ne analizen qe ben. uroj qe kete arsyetim ta bejne dhe ato qe qurraviten perhere ne studiot televizive. Ju pershendes per shkrimin
Komunistet u kthyen. Mbesa e kriminelit Manush Myftiu, Zana Myftiu, ben thirrje ne FB ti terheqim zvarre demokratet protestues. Nje karaputane e para kohes se demokracise e martuar ne kohen e komunizmit me nje spiun te UDB te ardhur nga Turqia eshte lumturuar ne fitoren e PS . Mendon baxhella plake qe kur i eci nipit te Spiro Kolekes apo mbeses se Beqir Ballukut, pse edhe ajo si mbesa e Manush Myftiut te mos mos marre ndonje thele.
O Ragam,na ke kenaqur me lojen e bukur ne kihen tone ne futboll.Respekte. Ne kete artikull behet nje analize e sakte nga gazetari me te cilen,duhet me u thellu e vu gishtin kokes te gjithe ne demokratet ndersa ti,e ke basardu komplet kete analize kaq te sakte! E nqs i hyn me analize asaj polit byroje perseri te them bej krahasimin e pasurive te tyre( qe ja falen Partise e Shqiperise)e, te ketyre,kokerrocave te sotem,spo marrim vesh sakane e ku i kane. Edhe njehere faleminderit per emocionet qe na ke dhuruar !
Ky miku me siper harron se kryekomunistin e ka ne krye te PD-se. Eshte qesharake qe keta bertasin per komunistet e vdekur, kur te gjallit i shkojne nga mbrapa me dy gishtat lart, packa se vete nuk kane buke per te ngrene (natyrisht ata qe jane fanatike te PD-se), se te tjeret i shkojne nga mbrapa Salihut me shpresen se do vijne ne pushtet qe te vazhdojne te vjedhin.
JO MER JO, I SHKOJNE NGA PAS NJE KOMUTISTI te vdekur, por te pakallur ne dhe. I shkojne nga pas KUFOMES UNIKALE TE MISHERIMIT TE ATIJ REGJIMI, spiunit, hakmarresit, mosmirnjohesit si dhe KRIMINELIT S' HALE.
Jam dakort me konceptin Ferit, por jo me realitetin. Edi Rama ka te keqiat dhe te mirat e tij, por te lutem me gjej nje te mire nga krimineli Sali Berisha, qe nuk la gje pa shkatëruar ne vitet 90-te, qe dogji e perveloj ne 97 dhe qe vulosi konceptin komunist te "prones se perbashket" me ligjin 7501. Ka deshmimtar qe per kete ligj, që Fatos Nano ishte ne mendimin per 'marrje ne perdorim', Sali krimineli nguli kembe ne 'dhenie ne pronesi te tokes'. Kuptohet qe z.Fatos, si pijanec qe ishte, nuk beri te pamunduren ne mbrojtje te idese se vet. Edi Rama ka qene rebel antikomunist kur Sali komunisti bente vizite ne shtepine e Enver diktatorit. Sali Berisha e shurrosi Tiranen ne menyren me ekstreme, qe te vinte ndote te kaloje nga qendra, Edi Rama e pastroj nga kjoskat dhe kasollet qe prodhonin vetem plehra dhe pisllek. Po eshte e vertete qe kane lejuar ndertime qe e kane shemtuar ate Tirane te bukur dhe per kete jam dakort qe mbajne pergjegjsi para ketij populli. Te pershendes Ferit, se emrin tend e kam te njohur dhe kam respekt.
O Ragam, mos u merr me biografite e njerezve, se eshte turp per nje njeri si ti, (ne qofte se je vertet ai futbollisti i njohur). Po me qe qenke berishst, i lejoj vetes nje keshille: lere menjane xha Saliun, nje ish komunist dogmatik dhe nder te paktit, ne mos i vetmi, anetar i PP-se, qe kane mbetur ende ne politiken shqiptare. Ai eshte shkaktari kryesor i humbjes katastrofike te PD-se tani dhe i disa humbjeve rradhazi me pare. Ai dhe kamikazet qe ka mbledhur rreth vetes si Noka, Paloka, Mziu, Vokshi, Balliu junior, Xhin Xhoni, Belo ezmeri, Bardhi, Gejmarkaj, Nallbati e plot te tjere. Njerez pa intelekt, pa integritet dhe pa asnje vlere njerezore. Por plaku Sali i mban afer se i sherbejne qellimeve te tij per te mbrojtur veten dhe familjen. Po vazhduam me keta, nuk kemi per te pasur edhe per shume kohe nje opozite te forte e konstruktive, qe neser ta beje rotacionin e te vije ne pushtet. Keshtu do te vazhdojme. Analiza e Kajsiut eshte pergjithesisht e sakte
Harrove ligjin e ndyre elektoral : PS me rreth 52 per qind te votave ne shkalle kombetare, perfiton me shume se 3/5-at e vendeve ne Kuvend. Pra, tani ben çfare te doje me te gjitha ligjet, edhe pse pothuajse gjysma e shqiptareve nuk e kane votuar.
Shkurt.Marreveshja u arrit .Rama perandor i pozites ,Berisha sulltan i opozites.Likja e 7x7,qe nuk i doli asnjehere 49 jashte parlamentit!?
Sa u shtua vota e PS nga diaspora o Kajsiu? Po e PD sa? Bejevte plote analizen. Shih se ne total mos eshte shuar vota e PS more djale!
Ferit Ragami.U ka ngel ora ne vitin 1991.Regulloe ose hidhe poshte.Komunizmi ka vdekur ,as si dordolec nuk mund te perdoret me.Komunisti i fundit eshte SALI BERISHA ku ai do ngelet ne krye te PD ku te rinjte te mesojne se si nuk duhet te sillen
Nuk doni ta pranoni qe PS me Ramen ne krye te saj fotoi mandatin e katert.Me gjithe kete lloj argumentimi sipas llogjikes qe po te kishte halla koqe do e quaja xhaje,prape del qe Rama do i fitonte zgjedhjet per heren e katert,por jo me 83 mandate po me 73 dhe perseri do ishte kryeminister dhe mos haroni i fiton zgjedhjet i vetem pa asnje parti tjeter ne krah te tij.Pastaj ky hesapi jot qe i mbledh bashke te gjitha partite e vogla te djathta e te majta,te qendres e ku meret vesh se cfare,cila e eshte e pamundur te ndodhe,vetem per te mare teorikisht 18 deputet nga 7 qe kane mare aktualisht eshte nje ender ne sirtar qe prape do e linte Ramen kryeminister.Pushteti nuk meret me hesape apo nga lloi i kodit zgjedhor,por ne radhe te pare nga fryma qe ngre dhe aftesia per te bere per vete popullin
Si katundar ke folur o Nari. Nuk kam thene qe Rama nuk do te behej kryeminister, sepse 52% i mjaftojne per kete. Por nuk do te kishte ne dore te gjitha ligjet, siç i ka me 83 apo 84 deputete. Prandaj mos komento kur nuk ke aq mend sa duhet per ta bere kete.
Shume mire qe i ka te gjitha ligjet, ndoshta me ne fund do fillojnë te bëjnë ndonje ligj për njerezit pa u futur ne pazar me Saliun, i cili në çdo ndryshim ligjor kerkonte pjesen e vet. Pothuajse në të gjitha bënte pazar për interesat e çunit, jo se i vinte keq për njerezit. Shikoje pozitivisht kete fakt për sa i përket shumices cilesuese!
O te QEROFSHA ty mër HESAPXHI, qenke mendjendritur dhe sumëëë holle pe qyteti... nuk ka nevoje as per men e as kalem qe je i KENETES MADHESHTORE. I beni hesapet 1/2 e votave, renia e votuesve etj etj dhe e keni shume mire: FAJIN E KA RAMA..... RAMMA IK IK IKKKKK. O ju qifsha trute, se keshtu e doni ju trupjerdhurit qe komentoni me deshperim meqenese jua rrasi ne BRIME (jo 1 çik por SHUME, SHUME n'sumët) Ju dhemb, mbajeni mbrenda manopllen, s'kemi ç'tju bejme vazhdoni hani MUT se ate gje e beni shume mire ju te SHQUPIT a ata qe ju jane bashkuar juve ne Aleancen MADHESHTORE te KENETES.
Nje analize e siperfaqeshme.Ato ”rudhjet e autorit, jane kryesisht e emigrimit,Fushata kete rradhe e berishes, ishte dukshem me cilesore se ato te me parshmet dhe asaj vulgare katundare e rames, me ttermet dhe zegjine roskoveci. Ahere si shpjegohet fryrja e rames?Se pari, nga perdorimi i te gjitha mjeteve tundonjese dhe te paligjeshme, nga patronazhistet dhe administrata e stermadhe, nga lart deri poshte, ne pamundesi zbulimi, mbasi ne shumicen e rasteve luanin mbas skenes. Spaku me shpaten ne nje gjysem dore ai me gjysmen rama, doli per te bere spektakel dhe vepra me e madhe e tij , me gjishtin ku tregon rama atij gjate gjithe kohes, eshte kapja e…. Kryetarit te vaut te dejes. Me mje fjale zgjedhjet me keto numra te rames ka qene nje farse e ndyre.
Pre ti qeke gogel kandari po fare! Po shkoi kriminelit sebashku me familjen e ti Adams,qe vodhen gjithe Shqiperin e e poullin ,sec ka bere i di gjithe Shqiperia i madh e i vogel! Nje pyetje vetem :sa nena e sa shtepi u veshen ne zi e ra morta ne shtepi??? Do jesh ndonje hajdut i tij,qe po i vesh lekuren e qingjit kriminelit Salhalese karaxhicit!!!
Je shume gomar o @Kthimi Prapa. . . ! Me keto mend te kalbura ju nuk kini per ta marre veten kuuuurre , deri sa te dale nje brez i ri e te gjykoje si njeri normal . Po me e keqja eshte se po merrni zvarre nje popull te tere qe i shkoni pas nje krimineli me vule ne balle , qe ka gjithe te keqiat qe mund te kete nje bishe e eger !
Këtë e di dhe vetë bufi dhe kur e di bufbdmth se e dinë të gjithë.
Kandidatet e PD ishin gjysma kriminel injorant e gjysma bytheqira .Populli I njeh dhe nuk I votoi .
Kur merresh me statistika zoteri, duhet te jesh skrupuloz. Bie fjala, kur permend se PS ka 34 mije vota me pak, nuk eshte e vertete se brenda vendit kane votuar me pak. Votimi i emigranteve nga vendet ku jetojne shmangu ardhjen e militanteve ne Shqiperi, sic ka ndodhur heret e tjera! Plus largimit te vazhdueshem nga vendi! Ok, mjeshter!
Shume sakte ! Shtriga Berisha ka bllokuar "kroin e fshatit" ,ka bllokuar opoziten duke I bere nje dem te madh vendit.
Shume sakte ! Shtriga Berisha ka bllokuar "kroin e fshatit" ,ka bllokuar opoziten duke I bere nje dem te madh vendit.
Shume sakte ! Shtriga Berisha ka bllokuar "kroin e fshatit" ,ka bllokuar opoziten duke I bere nje dem te madh vendit.
Dhe bec kesaj, ka fitisr lirine, nje turme e sapo dale, nga zooparku, ku mbizoteron fshataresia apo ish skllaveria punonjese, qe nuk njeh vec frike dhe interes, poshte kembeve te sundimtarit .
Ti Kajsiu je shume pusht , ke kaq vjet qe shkruan dhe gjithmone sulmon Ramen , or kar PS nuk ka humbur asnje vote nga 2021 pse nuk i numeron votat e diaspores apo ato nuk quhen , funderine burre
Po mo po rrudhja e opozites. Kush eshte i djathte nuk voton Ramen, ka parti te voglaqe mund te votohen. Mrekullia e Rames e ka emrin hedhje lekesh pa limit. Si ka mundesi qe ministri I brendshem qe eshte askushi ne PS, qe nuk dihet nga vjen na del I dyti ne Tiranë.
Cfar te te themi o Lulu - sh ? Per te kuptuar keto qe thuhen ketu , duhen tru e logjike , te cilat as nuk blihen e as nuk vidhen ! Ne gjendjen qe je ti , s`te mbetet rruge tjeter , vec te derdellitesh budallalleqe , mos te themi qe do lehesh !
O Lulu shif pragun e shpis tate,mos u mer me mhallën.
Kajsiu, një vërejtje miqësore. Mos u bëj si anal ishët e tjerë. Ju shkruani: “ligji elektoral penalizon partitë e vogla dhe favorizon dy partitë e mëdha, sepse kështu e ka ndërtuar Rama dhe Berisha.” E kundërta është e vërtetë. Me këtë ligj partitë e vogla kanë marrë mandate. Nëse do të ishte ligji i mëparshëm, asnjë prej tyre nuk do të merrte mandat. Sepse këto parti duhet të plotësonin kushtin që në rang kombëtar të arrinin kuotën e 4 përqindshit. A nuk ju kujtohet rasti i Shpëtim Idrizit? Vota dëm shkojnë me miliona në Gjermani, ku pragu është akoma më i madh.