Nga Alba Malltezi
Sulmet ndaj ish-ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, nga ana e ish-kryeministrit Berisha dhe të tijëve, ishin ndër akuzat më të rënda që kishim dëgjuar ndonjëherë në 30 vite ndaj një përfaqësuesi diplomatik në Tiranë. Akoma më të rënda dhe tallëse ndoshta sepse ishte grua (diskriminin gjinor), akoma më të rënda dhe tallëse sepse ishte me origjinë aziatike (diskriminim racor), akoma më tallëse sepse ndoshta nuk e shihte të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në politika dhe politikanë denigrues dhe shkatërrues të Shtetit për interesa personale dhe familjare(diskriminim mendimi).
Edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit ua kujtoi disa herë “linçuesve” berishanë se ambasadorja Kim përfaqësonte politikat e SHBA, kjo nuk i ndali ata. Po si mund t’i përgjigjesh dikujt që të shan dhe ofendon dhe që nuk respekton minimumin e dinjitetit njerëzor? Dikujt që Shtetin e koncepton si kuzhinën e klanit personal dhe jo një entitet interesash të përbashkëta, bashkëjetese harmonike e ligjore detyrimesh dhe të drejtash? Ose do të biesh në nivelin e tij, ose do të presësh, do të durosh e do të përgjigjesh me gjuhën e Shtetit ligjor. Po të cilit Shtet Ligjor, kur deri dje ky Shtet ligjor e kishte emrin “gjingjon”, dalë nga kuzhina familjare e klanore?
E dimë mirë se në Shqipëri, nëse të sulmon Edi Rama të gjithë të mbrojnë, nëse të sulmon Pandeli Majko, të gjithë solidarizohen me ty, por nëse të sulmon Sali Berisha me të tijët, përreth krijohet një heshtje varri, askush nuk pipëtin, të gjithë kthejnë kokën nga ana tjetër, të gjithë bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë. Por kjo ndodh në Shqipëri, jo në SHBA!
Dhe SHBA-të u betuan se këtu do të pretendojnë të bëhet shteti ligjor, gjithashtu dhe BE e pretendon nëse ne duam ta shohim veten europianë dhe grimcat e para të shtetit ligjor krijuan SPAK dhe në hapat e para të tij SPAK prodhoi dosjen 500 faqëshe me fakte të veprimtarisë korruptive të familjes Berisha. Disa fakte i dinim mirë, ishin materialisht përpara syve të gjithë shqiptarëve, të tjera veprime na lanë pa fjalë, duke sfiduar edhe fantazinë më të shfrenuar të servilizmit të një Shteti të tërë ndaj një familje të stilit feudal.
Kur DEA amerikane nisi operacionet e saj në Amerikën Latine ndaj narkotrafikantëve më të egër e kishte të qartë se të luftosh ndaj individëve që nuk respektojnë asnjë rregull nuk është e lehtë aspak, por kjo nuk do të thotë se një Shtet, kur dëshiron, të mos e gjejë forcën dhe mundësinë të asgjësojë edhe më të tmerrshmin prej tyre, siç ndodhi e si vazhdon të ndodhë.
Dosja me 500 faqe e SPAK thuhet se është vetëm një grimcë në atë që zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po përgatisin për dëmtuesit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri dhe të mbajtësve peng prej vitesh të dinjitetit të nëpunësve të administratës dhe të shoqërisë shqiptare. Nuk mund të ketë demokraci dhe integrim në familjen europiane, nëse mes nesh pranojmë njerëz dhe veprime antiligj dhe anti shtet. Na e kanë thënë në të gjitha mënyrat Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dosjet janë fillimi i përgjigjes së Shtetit ndaj sfiduesve. (Shqiptarja.com)
Nuk kemi nevoje qe te na e tregojne te huajt se cili eshte Sali Berisha dhe familia e tij biologjike. E kemi perjetuar shkaterrimin barbar qe ai i beri shtetit shqiptar, sa mund te krahasohet me shkaterrime e barbareve qe u dynden nga Stepat e Lindjes. Provat jane aq hapur, sa vetem te verberit dhe shurdherit nuk i dalojne dot. Nuk ka patur deshire dhe vullnet, por Sali Berisha duhet te ishte ne burg direkt pas vitit 1997 dhe te mos kishte dale akoma jashte, se bashku me tere banden e tij biologjike dhe shoqerore.
Nese nuk keni vevoje, atehere perse nuk e keni futur ne burg?
Gjykimin dhe dënimin për 97-ën (dhe për shkatërrimet e krimet që nga '90-ta) e ka dëshiruar mbi 95 për qind e popullsisë që në atë kohë, por së pari politika (duke përfshirë politikanë të brendshëm dhe të huaj) e ka toleruar dhe nuk e ka lejuar. Këtu zë fill kompromentuar jo i një a dy politikanëve, por i POLITIKAVE që prioritet kishin jo ndërtimin e demokracisë së vërtetë, por tjetër gjë... Pastaj nuk e kanë dashur gjithë njerëzit me shpirt të krimbur, që gjetën shesh e bënë përshesh. Nuk jemi ne më të këqinjtë: kudo në botë, po nuk funksionoi shteti, kthehet antishteti, kaosi, dhuna, krimi, zvetënimi... Kujto ç'bënë (dhe janë gati ta bëjnë prapë) mbështetësit e Trampit.
Epo ne nuk dime te bejme shtet , ne dime vec me vjedh . Ishalla po na bejne te huajt shtet.
Shoqja Agime I di mire keto "fakte" se jane artikuj me pagesë tek gazeta e Karllos nga Leçe.. nga sikleti shkruan edhe kjo bythshkarpa se eshte zhytyr deri ne fyt ne mut ..gjobash, inceneratoresh, pronash dhe ...gojoresh