Nga Ilir Yzeiri
Kriminologët, antropologët socialë dhe studiuesit që janë marrë me krimin e organizuar në vendet e pazhvilluara apo edhe në ato rajone ku ky organizim ka pasur dhe ka një peshë të madhe, si në Italinë e Jugut, fjala vjen, kanë vënë re se një nga format mbi të cilat ngrihen këto struktura kriminale është familja. Më tej akoma, kapomafiet shfaqen, po ashtu, si pasardhës të traditës më të mirë kristiane dhe shpallin se kanë kult familjen, nderin dhe besimin. Nga pikëpamja antropologjike, ky imazh vjen nga koha kur shoqëria njerëzore kaloi nga faza e gjuetarëvë shëtitës, në atë të familjes, fisit, klanit dhe etnisë më në fund.
Krimi i organizuar apo mafia që është bërë një sinonim i organizimit kriminal mbi bazë familjen, fisin apo klanin, e shpallin të shenjtë solidaritetin familjar e atë fisnor. Pikërisht këtë tha Sali Berisha në një dalje on-line para gazetarëve. Ai përmendi solidaritetin familjar, sevapin e zekatin për të justifikuar akuzat që i bën SPAK.
Prej kohësh Berisha e ka shitur imazhin e tij si një familjar shembullor dhe familjen e tij si një organizëm të shëndoshë. Për të, siç thotë ai, familja është e shenjtë dhe solidariteti familjar, po ashtu. Në peizazhin politik europian kur flitet për të djathtë e të majtë zakonisht thuhet që e djathta ka të shenjtë atdheun dhe familjen, ndërsa e majta është më liberale dhe aspiron botën pa kufij, pranon dallimet gjinore dhe të ngjyrës së lëkurës dhe ka një qëndrim më liberal për martesën dhe familjen.
Ky dallim bëhet në Europën Perëndimore apo në SHBA dhe është produkt i fazës së re ku ka hyrë përplasja e majtë e djathtë në arealin politik perëndimor. Mirëpo te ne, një vend që vjen nga një traditë e gjatë fisnore e klanore, nga një periudhë po ashtu e gjatë e glorifikimit të familjes socialiste dhe atdheut socialist si qendra e adhurimit politik, rishfaqja apo rimarrja e këtyre topikave sjell një kuptim krejtësisht tjetër. Sot familja e Sali Berishës është akuzuar me fakte për korrupsion dhe vjedhje të padëgjuara më parë.
Sot kjo familje paraqitet e organizuar dhe solidare për të abuzuar me fondet publike dhe me pasurinë e këtij vendi. SPAK ka nxjerrë vetëm 500 faqe me akuza, por në perceptimin publik dhe në realitetin shqiptar ndodhen ende mijëra faqe që e fajësojnë këtë familje për tentativë që të vjedhë dhe të pasurohet duke abuzuar me pasurinë publike. Dosja « Gërdeci » që po hetohet dhe do të sjellë edhe ajo fakte të tjera të abuzimit me pasurinë publike dhe me pasojë vdekjen e 21 personave, nxjerr në reliev edhe njëherë atë që Berisha pa iu dridhur qerpiku e quan solidaritet familjar, sepse, në emër të biznesit vdekjeprurës të të birit, vuri në dispozicion makinën shtetërore për të ndërtuar atë punishten vrastare.
Ajo që të trondit në gjithë këtë histori është vëmendja e vakët dhe nganjëherë solidariteti i një pjesë të gazetarëve apo analistëve që nuk iu bën përshtypje kjo që po ndodh, për shkak se janë të sëmurë nga zilia dhe urrejtja për Ramën. Nuk ka besoj asnjë vend normal në planet që përballë fakteve të tilla si ato që i janë vënë Sali Berishës në tavolinë, përballë kapadaisjes dhe arrogancës që ky i fundit shfaq para të gjithëve duke u mbrojtur si kapomafie që deklaron se për të familja është e shenjtë dhe solidariteti familjar është vlerë që mund të të çojë deri në krim, pra përballë gjithë kësaj katrahure mendore, ka ende nga ata që dalin në mexhlis dhe solidarizohen me të vetëm se ai është kundërshtar i Ramës. Përdorimi i kultit të familjes dhe të atdheut nga mafia ka qenë për shumë kohë një kod që mbulonte krimin me nderin abstrakt të një familjeje ku ligjin e bën dhuna dhe krimi.
Me deklaratën e fundit që bëri, Sali Berisha është i bindur se ashtu si kapomafiet për të nderi dhe solidariteti familjar janë mbi ligjin dhe se, në emër të tyre, ti mund të vjedhësh e të vrasësh por të gjithë duhet ta dinë se këtë e bën nga që je një burrë i ndershëm dhe një kryefamiljar që mendon vetëm për familjen. Në fakt kur mendon se origjina jonë e afërt ka qenë fisi, klani, barbaria dhe lufta për territor e për prona, kur mendon se çfarë marrëzie kolektive na ka pushtuar sot të gjithëve që marrim rrugët nga sytë këmbët për të punuar në shtëpi bari, për të bërë punët më të rrezikshme dhe për t’u renditur disa herë në krye të krimit botëror, e kupton se familja shqiptare ka diçka që nuk shkon, se në atë familje bashkë me qumështin diçka është mëkuar keq.
Jeni shume I sakte ne analizen tuaj z.Yzeiri! Fatkeqesi e madhe per Shqiperine qe familje te tilla kane qeverisur Shqiperine!
Ka edhe pasaktesi, thote 21 te vrare ne Gerdec kur me fakt jane 26. Apo 5 te vrare i duken pak!
La famiglia... è sempre la famiglia!
Bravo zoti Yzeiri. Ke noten 10.
Sekuestro urgjene per familjen hajdutë non grata.
Nuk eshte ndonje "hata". Jane shkalle zhvillimi te nje shoqeri....ne, tani kemi radhen te ngrihemi nga psh fisi, krahina ..deri te vlerat qytetare...ka kohen e vet .
Si gjithmon analist i rrallle i sakt, nje bravo nga te gjith qe vertet te kuptojne
Ky ka drejtu vendin ton brravo e shikoni o popull o sali o hero gjth shqipri ty do Qa ka ba ky per mi than hero se ka vjell ka vra ky Shpirt zi mas njeft nadje
Ambasadori amerikan Donald Lu në dhjetor të vitit 2017 permendi për herë të parë në publik një numër "Ne Shqiperi veprojne 40 familje mafioze, disa prej tyre, tejet të rrezikshme të lidhura me politikën. Ne krye te listes se familjeve mafioze, sipas eksperteve te Sigurise qendron familja e Escobarit te Ballkanit Sali Berisha i lidhur me mafian "Organizatsya" te Rusise, mafiat serbe "Vozdovac", "Surcin" e "Zemun", mafian kineze "Triadidhe" dhe "Cosa Nostra" e Sicilise. Mafia "Berisha" eshte tmerresisht e forte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi dhe Drejtesia e re Demokratike e Shqiperise, me gjithe ndihmen profesionale amerikane nuk do t'ia dale dot ta shkaterroje, sepse e mbron edhe Partia Socialiste ne pushtet.
O sali o shkerdhat nuk e ke jeten e gjat
Kjo familje kermash mos gjetshin derman as ne kete bote as ne tjetren. Cfare I kane bere ketij vendi dhe ketij populli keto mostra eshte pak ti djegesh me napalm qe tu shuhet fara. Zoti eshte I madh e marte hak.
Profesor Yzeiri , analist konkret , i drejtë e pa anësi .
Vetem Amina ka bere tregeti me breke dhe i ka me djerse kurse keta te tjeret su ka thene kush puna e mbare ndonjehere. Prurjet e Vicidolit megjithse erdhen nga malet te pagdhendur ngelen.Te kishte ndonje metode sic bente ai i pari me te pasurit kur iu sekuestronte pasurite dhe i quante kulak kurse ketyre merrjate gjitha e leri me breke se kujdeset Amina dhe quaj kusar.
Po...sakte...kjo familje bastarde Serbomalazeze duhet shall antishqiptare...dhe non grata!
......HAJVANE jane ata qe kane perkrahur kete familje nga viti 1990 e ketej .......... ......BORDELLO GOMERESH jane ata qe vazhdojne te perkrahin kete familje akoma ...!!!
I nderuar Yzeiri ajo familje qe ke nxjerre ne foto eshte familja me kriminale e ketij populli e si rezultat duhet pushkatuar te gjithe bile kryefamiljari edhe te digjet ne furrat e gelqeres . Po kjo familje nuk eshte mjaftuar vetem si familje po eshte me i gjere rrethi i keqberesve ata kane angazhuar ter rrethin e sojit po edhe te shume mbeshtetesve qe duken neper studio kur mbrojne te pambrojtshmen , duken neper protesta qe jane te gatshem ti vene zjarrin vendit per te mbrojtur Salqenin . Nje korigjim zoteri ne Gerdec nuk u vrane 21 njerez po 26 veta plus Trebicka plus nja 300 te plagosur plus demi ekonomik se sa miliona euro qe pagoi ky popull per keto banda kriminelash e gjakpirsish .
Bravo Yzeiri, po për kujtesë familja solidare kriminale e Berishës në Gërdec vrau 26 vetë jo 21.
Miu b.q. Ilir Yzeiri! Bën analiza sociale ky posiiii....
Ka shkruar sakte, por ajo qe me vjen ne mendje eshte ngadalsia e drejtesise. Prokuroria italiane te merr e tenplas ne burg per 24 ore dhe te bejne procesin nderkohe qe je ne burg. Ky ndyresira, pasi ka vjedhur me kembe, me duar, me koke e me cdo grep tjeter qa ka ne trup vazhdon te jape deklarata. Drejtesia jone eshte e zverdhur ne fytyre dhe pa gjak ne trup.