Albin Kurti dhe aleanca e pafytyrësisë

16 Shtator 2024, 09:34Blog TEMA
Albin Kurti dhe aleanca e pafytyrësisë

Nga Baton Haxhiu

Pafytyrësia politike e Albin Kurtit është skandal historik në skenën e Kosovës, ku njeriu që dikur sulmonte Ibrahim Rugovën tani përdor monumentin e tij për të shitur gënjeshtrat dhe hipokrizinë e tij politike.

Dikur kritik i ashpër, tani shfaqet në zbulimin e monumenteve të Rugovës së bashku me përfaqësuesit e tij politikë. Ky është një shembull i transformimeve politike hipokrite dhe të motivuara nga interesat elektorale.

Kjo edhe do të tolerohej deri diku, nën arsyetime për ndryshime pozicionesh si lëvizje taktike brenda nevojës së pragmatikut për ta mbajtur vetën në pushtet mbështetur mbi supe të kujt të mundet, edhe të Rugovës në këtë rast.

Por, në rastin e Kurtit është shumë më ndryshe. Dy janë arsyet kryesore, mes shumë të tjerave.

E para, Albin Kurti ishte kundër Ibrahim Rugovës para luftës në Kosovë jo se vetë nuk dëshironte rezistencë paqësore, por luftë. Ai ishte kundër Rugovës sepse deklaronte se Rugova nuk di ta bëjë rezistencën fare.

Ndryshe nga krahu i luftës që e vlerësonte se rezultatet e rezistencës së Rugovës janë vjelur dhe tash duhet zgjatim e shkallëzim drejt rezistencës së armatosur, Kurti sulmonte brenda oborrit paqësor, meqë edhe vetë i takon idesë së joviolencës.

E dyta, Albin Kurti nuk ka vendosur të bëjë një pol kundërshtues me Rugovën dhe të matet me të, rrjedhimisht me partinë e tij. Ai, përmes kuajve të Trojës si Vjosa Osmani e Shpejtim Bulliqi, ka provuar – në një shkallë të suksesshme do thosha – ta gërryejë LDK-në nga brenda.

Albin Kurti nuk e do Rugovën asi si trashëgimi e as si moment politik i shqiptarëve dhe çfarë mënyrë më të mirë do të gjente për të provuar zhbërjen e kësaj trashëgimie përveçse ta copëtonte LDK-në deri në 100 mijë vota, rezultati më i dobët në histori të kësaj organizate të rëndësishme politike.

Normalisht, Kurti është ekstremi i ndyrësisë së luftës politike, por nuk qëndron i vetëm në baltën e madhe nëpër të cilën notojnë politikanët e Kosovës.

Vjosa Osmani për shembull, dikur kritike ndaj Albin Kurtit, bashkohet me të për të fituar zgjedhjet.

Njëherë e reklamuar si djathtiste e përbetuar që bënë luftë kundër Hugo Chavez-it të Kosovës, ajo kapërceu në anën tjetër në momentin e parë që kuptoi se andej ka më shumë për të ngrën (pushtet kuptohet).

Ky fenomen i ndryshimit të  aleancave tregon se në politikën e Kosovës, koherenca ideologjike është e dorës së dytë krahasuar me interesat personale dhe qëllimet e përbashkëta momentale.

Përplasjet dhe akuzat e rënda që bëhen mes palëve për shkak të trashëgimisë së Rugovës, tregojnë një mungesë thelbësore të respektit për historinë dhe parimet politike të tij, dhe më tepër ndjekjen e interesave të ngushta partiake.

Në politikën moderne të Kosovës, po na ndodh një fenomen i përhershëm: mungesa e moralit politik, ku aleancat dhe qëndrimet politike ndryshojnë në varësi të interesave të ditës, si në ceremoninë e zbulimit të monumentit të Ibrahim Rugovës në Podujevë ku figura kryesore e tij u përdor brutalisht në prag fushate për qëllime politike.

Këtu kemi një shembull të asaj që mund të quhet “moral politik i pamoralshëm”, ku ndjenjat dhe qëndrimet ndaj simboleve kombëtare shiten për përfitime elektorale.

Kurti, dikur kundërshtar i ashpër i filozofisë rugoviane, qëndron përkrah monumentit të tij në një veprim të pastër politik për të tërhequr simpatinë e atyre që ndjehen të lidhur me figurën e Rugovës, derisa krijesën e tij, LDK-në, e shkatërron ngadal.

Fenomeni i ndryshimit të vazhdueshëm të aleancave politike pa ndonjë reflektim mbi historinë dhe parimet politike është një simptomë e një problemi më të thellë në shoqërinë tonë. Kjo mungesë morale tregon sesi politika në Kosovë nuk udhëhiqet nga parimet apo vlerat, por nga oportunizmi. Në një skenë politike ku morali përdoret si një mjet për të arritur qëllimet e momentit, dëmtimi i besimit te udhëheqësit politikë është i pashmangshëm.

Pyetja që duhet të shtrohet është: A mund të kemi një shoqëri me politike të pashëndetshme kur udhëheqësit e saj nuk kanë ndonjë parim moral për të qëndruar të përhershëm? Pa ndjenjë të fortë të moralit politik, çdo udhëheqës mund të bëhet i ndërrueshëm, dhe rruga drejt drejtësisë dhe zhvillimit mund të humbasë në pragmatizmin e pamoralshëm.

Për të kuptuar pse votuesi shpesh nuk e vëren këtë shkarje të rëndë morale, duhet parë përmes prizmit të ndikimit socio-politik dhe dinamikave që udhëheqin vendimet elektorale. Në shumë raste, votuesit janë të kapur në ciklin e përditshëm të mbijetesës dhe sfidave ekonomike, duke mos pasur hapësirë për të reflektuar mbi moralin politik të udhëheqësve të tyre.

Gjithashtu, diskursi politik në Kosovë ka krijuar një klimë ku retorika populiste dhe premtimet e mëdha i përmbysin vlerësimet morale. Shpesh votuesi ndjehet i manipuluar nga premtimet që i ofrojnë një zgjidhje të shpejtë për problemet konkrete dhe të prekshme, ndërsa nuk vë re degradimin moral dhe mungesën e koherencës në veprimet e liderëve.

Për më tepër, politika shpesh bëhet një lojë e perceptimeve. Liderët krijojnë imazhe të forta për të fituar mbështetjen e votuesve, dhe media, për shkak të ndikimeve të shumta, rrallë ndihmon për të zbuluar këto kontradikta morale. Përballë këtij realiteti, votuesi bëhet indiferent ndaj moralit dhe shpesh ndjek atë që duket si më e sigurta për interesin personal apo të komunitetit.

Në këtë kuptim, votuesi mund të mos e ndjejë shkarjen morale, sepse sistemi është i dizajnuar për të shpërqendruar dhe për të vendosur mbi prioritete afatshkurtra në vend të parimeve afatgjata.

Politika e Albin Kurtit po bëhet një treg i transaksioneve ku morali është një mall që mund të ndërrohet dhe zëvendësohet sipas nevojës. Kjo krijon një klimë ku zgjedhjet nuk janë më reflektim i vlerave, por të udhëhequra nga perceptimet dhe interesat momentale, duke shkaktuar humbjen e një ndjenje të përbashkët të drejtësisë dhe etikës në politikë.

Kur politika mbështetet te njerëz pa ndërgjegje, fundi i tyre është i pashmangshëm: një rënie e turpshme që do të mbahet mend si një dështim i përhershëm i njerëzve të cilët shkelën çdo parim për pushtet të përkohshëm.

18 Komente

  1. z
    zigur

    Qeveri më të ndyrë se kjo e plerës Kurti Kosova nuk ka për të pasur kurrë....ky UDB-ash bëri realitet përçarjen kombëtare qe po reflektohet çdo ditë me deklarata dhe urrejtje mes popullit që dikur thonin JENA VLLAZËN....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frat

      na rrujtet k ju te temes me kete shkrimin, e keni hedh pra njehere para nje jave

      Përgjigjjuni
      1. B
        Blanco

        Kanë filluar dhe prostitutat kohët e fundit, kërkojnë moral

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Skam asnje preference per A . Kurtin , por fytyra e Derrkucit , spiunit me te madh nder Shqiotare e Baton Qen Haxhiut eshte e neveriteshme shume. Ky poli agjent si miu i haleve ( qenefeve ) nuk le gjiriz pa u futur.......Si mundet dhe ku e gjen kurajon ky njeri qe vetem njeri z'duhet te jete.....!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Endri

            Mimoza kusari ,anetare e kabinetit te kurtit,u kap duke komunikuar fshehurazi me serbet.Kuptohet,me dijenine e kurtit perderisa nuk u ndje fare per kete skandal.I bie qe udb ashet I keni ne qeveri.Ngaqe votuesit jane debila ose te shitur si ty qe u prish pune nje si ky qe nuk eshte fare ne qeveri.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Afrimi

              Respekt per komentin tuaj dhe Pershendetje.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Cen Dymi

              Skam asnje preference per A . Kurtin , por fytyra e Derrkucit , spiunit me te madh nder Shqiotare e Baton Qen Haxhiut eshte e neveriteshme shume. Ky poli agjent si miu i haleve ( qenefeve ) nuk le gjiriz pa u futur.......Si mundet dhe ku e gjen kurajon ky njeri qe vetem njeri z'duhet te jete.....!

              Përgjigjjuni
              1. O
                O tempora o mores

                Shkrim i dobet paqavure i nje spiuni deshtak qe kamuflohet si "gazetar". Apo si do te thonin padronet e tij "Kush humb ka drejte te hidherohet". Ju cmontoj Bini dhe doni me plas prej marazi. Plasni masi jeni kaq te poshter e kaq te lig.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Peter

                  Ky e Rana e urrejne Albinin se i pengon ta vene RAMEN shef te shqiperise se BASHKUAR dhe se USA nese do ta beje kete shpejt do vere Albinin provizorisht shef te shqiperise se BASHKUAR. Ketu e ka hallin kjo neperke si Baton Haxhiovic!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Amerike ci bere vetes,Amerike

                    Kurvi eshte si babe rexhepi i vet, qe prezantohet para portreteve dhe muzeve te Ataturkut dhe me sundimin e vet prej kalifi, ka shkaterruar gjithe vepren e turqise europiane te Mustafa Qemalit. Nje gje duhet thene,qe si ky proletari islamist al-bin, jane dhe grupimet e tjera te ashtuquajtura, parti ne kosove.Te hurit dhe litarit , per interesat e brenda pragut te shtepise vet. Se po te ish ndryshe, megjithse tere kohen lehin ne mbrojtje te Perendimit, por asnje thirrje nuk kane bere per zgjedhje te parakoheshme, per ti dhene shqelmin bytheve kopese se al-binit, por vec duan te vazhdojne te shqyejne kosoven per hesap te vet. Osmania, si kanibale brenda ldk-es nuk do ta kish zene ora ne ate post, qe e shkerdhen keq prej shume vitesh, po te ish ne nje vend tjeter.Dhe kryeteri i tanishem i ldk, qe nga tonacioni i te folurit, prezantohet si nje rob teper i trashe, ku nuk mban me, po ashtu ka dhe veprimet. Prandaj mor Haxhiu, je druajtur te thuash kryesorin: Qe ato kope, me barinj te ndryshem, qe ne nje vend te civilizuar do te quheshin Parti, ne kosove e perfaqesojne me se mire mentalitetin me se te prapambetur dhe te erret oriental mesjetar aziatik.Prandaj cdo dore Perendimore, per ta ndihmuar qe te dale nga ky batak, qe atyre i pelqen, ata do te vazhdojne ta kafshojne keq dhe do ti lepihen asaj dore perendimore, vec nqse vazhdon ti hedhe ndonje cope kocke, dhe te vazhdoje Perndimi ti mbroje, qofte dhe me arme si dikur nga paudhesite e saj, qe nuk kane te mbaruar.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sonja

                      Bashkohem me Cenin.... moral nga Baton Haxhiu dhe koncepti i ndergjegjes politike te elaboruar nga ai ben per te vjelle... Kurti si kushdo ka te meta por personalitet politik me ndergjegje politike me te larte se ai, zor se do te gjindet ne trojet shqiptare edhe per minimumi 30 vitet e ardhshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humiristi

                        Ky spiuni i Udb-se,qe paguhet 20 mije ero ne muaj,nga Spitali Amerikan,pa asnje anerikan brenda,pse duhet te botohet be gazetat shqiptare!?

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Flamur Struga

                          Batoni,monstra qe i mbetet besnik deri ne vdekje xhelateve te kombit tone.Keshtu desha ta titulloj reagimin tim per nje kolaboracionalist te cmendur qe me besnikeri te rralle po i sherben armikut chelatit te njerezimit rusoserb.Por jo vetem ky.Armiku ka aftesuar pregatitur edhe batone te tjere ne moske dhe beograd,qe luften e tyre kunder Republikes se Kosoves,Kryetares te shtetit Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti,ta vazhdojne me emra shqiptar.Nukeshte per tu besuar se jane bijt bijat e nenave shqiptare zuzaret te cilet e hedhin vallen e turpit dore per dore me kete pjelle te ndyre ,i lindur nga nena qe nuk di si ti them se nuk e di,por qe sperma,pa as me te voglin dyshim eshte nga moska beogradi.Te jesh shqiptar i Republikes se Kosoves,duhet te te vrasi ndergjegjja te harrojsh cfare te kane pare syte neper televizor(per mua gjeneraten time qe gjate viteve 1998-99) ishim kalamaj ose per ata te cilet e kane perjetuar ,deshmitar te vrasjeve ,masakrave ,djegieve ,perdhunimeve,,kjo eshte se vetem i cmenduri te cmendurit,punijne akoma per armikun.Si nje mjeshter i percarjes,batonivici ,u shkon gjerave ne menyre kronologjike me qellim qe ti bindi drite shkurterit se ,; verte Kryetarja ose Kryeministri i kane ato veti qe i thote ky lloj bishe.Te tentojsh te diskreditojsh figura te shquara ,eminente te kombit tone ,do te thote se ti nuk ke ndjenja,nuk perjeton dhimbje dhe gezim,por i je ambientuar vdekjes te trurit.Si kjo kuader intelektual,guximtar qe nuk shkelin parimin qe nuk u tremben kercenimeve qe duan te mbrojne Lirine pavaresine ,integritetin e Republikes se Kosoves,ne nuk kemi patur.Ne nuk e kuptojme se cfare presioni u behet perfaqesuesve te Republikes se Kosoves,nga borellet ,lajcaket grenellet stanot ramot..kjo eshte nje turp dhe eshte per ti vajtuar keto kufima hienash.Batonovici eshte i perbetuar ai deshiron te mbesi armik dhe armik do ti mbesi edhe tere fisi ...kjo eshte vlera qe preferon dhe e meriton tradhetari...

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Noci

                            Merre me mend naivitetin e ketij populli.Rama dhe Haxhiu nuk e duan Kurtin,se Rama desheron te behet i pari i Shqiperise se madhe,por amerikanet qe do t'a bejne Shqiperine e madhe duan Kurtin.E para vete Kurti nuk e permend me bashkimin.E dyta Rama me kohe ka deklaruar qe bashkimi do te vije kur te hyjme ne BE,se atehere nuk ka kufij dhe e fundit maredhenjet e Kurtit me amerikanet pothuaj,jane shume te ulta njelloj si i ka me Ramen.Shqiptaret e Shqiperise nuk votojne me asnje kandidat qe nuk ka maredhenje me perëndimin dhe amerikanet

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aleko

                              Peshku ne det ,tigani ne zjarre..o Noci…ku e ke kete shqiperi te madhe e ku amerika dashka kurtin dhe jo Raman…?????cfare jane keto perralla aman se na hapet barkun…

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sapa

                                A e vjedh popullin e vet Albin Kurti?JO.Por shqiptaret i duan hajdutet udheheqes se i lejojne te vjedhin!

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  RAIFI

                                  A ka hipokrizi më të madhe se për leket e Serbisë të dhpiunosh,tradhtohet e dëmtohet vendin tënd o Baton Haxhiu.Për më keq pasi e dëmtove Kosovën dhe e ndihmave Serbin u fute në Shqipëri ku ke arrit rezultate spektakulare duke e fut UDB-në në tërë sistemin shtetëror të Shqipërisë.Heret apo von do dënohesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    MH

                                    I dashur RAIFI. Mos je ngateruar dhe ne vend te emrit te Kurtit ke vene emrin e Batonit?!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje