Fjalor i paradokseve

15 Shtator 2024, 22:12Blog TEMA

Fjalor i paradokseve

Nga Nga Fatos Tarifa

Nuk kisha menduar ndonjëherë se, në morinë e punëve të mia dhe mes angazhimeve të shumta akademike e profesionale, do të gjeja kohë të shkruaja e të përgatisja për botim një libër si ky. Shtysë për të u bë një vëllim i vogël nga Gustave Flaubert, i titulluar Fjalori i ideve të pranuara (The Dictionary of Accepted Ideas), botuar pas vdekjes së tij, në frëngjisht, nën titullin Dictionnaire des Idées Reçues.

Para se të përfshihesha në këtë sipërmarrje intelektuale, më është dashur të marr një vendim. Hartimi dhe botimi i një vëllimi si ky kërkonte domosdoshmërisht që të bëja një zgjedhje: të shprehja hapur ato çfarë unë realisht mendoj dhe bindjet që mbroj, duke rrezikuar që fjalët e mia të shkëputen nga konteksti e të përdoren kundër meje nga njerëz të caktuar, apo ta censuroja veten dhe t’i modifikoja pikëpamjet e mia në atë mënyrë, që ato të bëheshin të pranueshme për mendësinë konservatore ende sunduese në shoqërinë tonë dhe për hipokrizinë morale të një pjese të madhe të saj?

Për mua, zgjedhja ishte e lehtë: të shprehja lirisht mendimet që kam, pa i burgosuar ato në dhomën obskure të autocensurës. Nëse nuk jemi të vërtetë me veten tonë, nuk mund të jemi të vërtetë as me të tjerët. Edhe nëse pjesë të veçanta të këtij vëllimi mund të duken të ngarkuara me emocione personale, kjo ka ndodhur për shkak të emocioneve intelektuale që më kanë shoqëruar gjatë hartimit të tij.

Forma në të cilën është përgatitur ky vëllim e bën atë një libër të hapur. Pavarësisht se sa i dobishëm mund të jetë për lexuesin, kujtdo që e merr në dorë i lutem të mbajë parasysh se një libër si ky mund të shkruhej vetëm nëse njerëzit janë ende relativisht të lirë të mendojnë e të shprehin mendimet e tyre siç dëshirojnë dhe, po kështu, janë të gatshëm e të lirë që të pranojnë mendimet e të tjerëve. Nëse e çmoni atë, ju duhet gjithashtu të çmoni lirinë e shprehjes.

AFERË. Asnjë martesë nuk është e imunizuar ndaj aferave jashtëmartesore.

AFTËSI. Asnjëherë nuk mund ta dimë se ç’jemi të aftë të bëjmë, nëse nuk përpiqemi e nuk provojmë të bëjmë diçka.

ALTRUIZËM. Pjesë e gjendjes sonë humane, ashtu si dhe e kundërta e tij, egoizmi. Empatia është një kusht i domosdoshëm, edhe pse jo i mjaftueshëm, për veprime altruiste.

AMERIKA. Një vend demiurg, në të cilin kushdo gjen mundësinë për të filluar sërish çdo gjë nga e para. Në Amerikë, thotë Fukuyama, “çdo individ mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të bëhet ai që dëshiron vetë ai dhe jo çfarë kanë pritur prindërit dhe paraardhësit e tij që ai të bëhet”. Shprehje klishe të tilla, si “ëndrra amerikane”, ose “tokë e njerëzve të lirë” dëshmojnë sensin e mundësive të pakufizuara, me të cilat ne e lidhim Amerikën në përfytyrimin tonë. Ndryshe nga Europa, e cila është “produkt i historisë”, “Amerika është produkt i filozofisë” (Margaret Thatcher).

AMNEZI. Njëfarë amnezie është e domosdoshme për çdo shoqëri që del nga traumat e së kaluarës, siç janë edhe traumat që shkaktuan Lufta e Dytë Botërore dhe regjimet komunistë. Pa dyshim që kujtesa për krimet e luftës dhe për ata që bashkëpunuan me pushtuesit, ashtu si dhe kujtesa për krimet e komunizmit duhet të mbeten gjallë, por kjo nuk duhet të justifikojë hapjen e plagëve të vjetra dhe rinisjen e një vale të re urrejtjeje e hakmarrjeje mbi bazën e asaj çka paraardhësit e dikujt mund të kenë bërë kundër dikujt tjetër. Një sjellje e tillë, karakteristike për trashëgimitë historike të popujve të Ballkanit, lipset të varroset bashkë me të kaluarën, së cilës ajo i përket; përndryshe, ajo do të helmojë e do të dëmtojë jetët e gjeneratave të sotme e atyre të ardhme dhe do të bëjë të vazhdojë, si në periudhën komuniste, lufta e klasave, apo një luftë hobesiane e të gjithëve kundër të gjithëve.

E ARDHMJA. Vjen ditë pas dite, çdo ditë nga pak.

ARKITEKT. Nuk njoh asnjë të tillë që të mos pretendojë se është origjinal.

ART. Përveçse një shumësi formash krijimtarie, edhe një formë terapie.

ARROGANCË. Tipar dallues i çdo pushteti.

ATEIST. Një ateist, ndryshe nga një besimtar, lind dhe vdes pa idenë e Zotit, pra lind dhe vdes ateist; një besimtar lind ateist por vdes besimtar.

ATEIZËM. Besimi në diçka më të madhe e më të përjetshme sesa Zoti.

AUTOBIOGRAFI. Një rrëfim që s’është kurrë tërësisht i vërtetë, pasi e vërteta nuk është kurrë e përshtatshme për t’u bërë publikisht e njohur.

AUTORITET. Pushtet i legjitimuar.

AVENTURË. E vetmja mënyrë për të kuptuar mundësitë që të ofron jeta dhe mundësitë e tua njerëzore, si individ. gazetadita

6 Komente

  1. P
    Populli

    Pordhe rigoni me embleme profesori

    Përgjigjjuni
    1. D
      Driloni

      VJEDHJE DIPLOMATIKE. Kur nje diplomat, apo punonjes ambasade ose ambasador, ne kete rast vete autori fjalorit, u kerkon ryshfet investitoreve qe do investojne ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pyetje

        Nuk ishte keq - kishte plot kuriozitrte. Ore kete pordhen me rigon e kam degjuar shume here. Ka njeri qe ia di kuptimi e vettete, duke filluar nga 'shija' e pordhes me rigon, dhe pastsaj simbolika ...

        Përgjigjjuni
        1. F
          FILOZOFIA

          Përshëndetje profersor. Urime për librin. A nuk mendoni se e keni tepruar pak me gjithë këto panegjerizma e glorifikime për Amerikën ? A nuk shihni ju kurrfarë të metash, gabimesh, fajesh e krimesh që ka pasur e ka qeverisja amerikane, faje dhe krime që i njeh gjithë bota ? A duhet që madhësia, forca dhe roli që dikush ka momentalisht në një vend apo në botë të na pengojë të shohim të vërtetën ? Cila qenka ajo " filozofi " mbi të cilën u ndërtua Amerika ? Pushtimi i territoreve të huaja nga evropianët e pasur e të armatosur ? Grabitja e territoreve e pasurive të tij dhe zhdukja thuajse e plotë e popullsive vendase ? përdorimi i skllevërve dhe skllavërisë për gati tre shekuj për të pastruar, bonifikuar e sistemuar territoret gjigante ? Aparteidi, racizmi, linçimi, heqja e së drejtës së votës për gratë, zezakët dhe kufizimi i saj për të varfërit ( për një kohë shumë të gjatë ), pushtimet, vrasjet dhe grabitjet e pasurice mbi e nëntokësore nëpër botë, ndjekja, persekutimi dhe burgosja e kundërshtarëve ideologjikë etj.etj. etj.?! A nuk do të ishte më fisnike të heshtej ose të përmendeshin të gjitha këto dhe pastaj meritat dhe " filozofitë "? E kam fjalën për njerëz të kalibrit tuaj dhe jo Mul Nokat e Nard Ndokat ?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andreas

            Vuan nga egoizmi i tepert, doni me per Belulin, me pak fjale ik pirdhu pofe...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Latif Dreqi

              Çuni i Sevos...gjithe jeten ne bllok. profesori i karit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje