Në fillim Trump erdhi për emigrantët

29 Tetor 2024, 21:20Blog TEMA
Në fillim Trump erdhi për emigrantët

Retorika elektorale gjithnjë e më e ashpër e Donald Trump mbart tiparet dalluese të një diktatori të rrezikshëm, i etur për të sunduar mbi një shoqëri të dobët, të ndarë dhe paranojake. Nëse lejohet të kryejë operacionin e dëbimit masiv që ka premtuar se do të zbatojë, emigrantët pa dokumente do të jenë thjesht të parët që do të vuajnë.

Nga Nina L. Khrushcheva

Parazitë. Përdhunues. Helm në gjakun e Amerikës. Këto janë vetëm disa nga epitetet çnjerëzore që Donald Trump ka përdorur për të përshkruar emigrantët hispanikë në Shtetet e Bashkuara. Tani, ai po premton “përpjekjen më të madhe të deportimit në historinë amerikane”. Vizioni i tij për grumbullimin e miliona njerëzve është ndryshe nga çdo gjë e parë ndonjëherë në një demokraci dhe tingëllon më shumë si Franca e pushtuar nga nazistët.

Përpiquni të imagjinoni se çfarë do të përfshinte plani i Trump. Agjentët e emigracionit bastisin ferma dhe fabrika për të larguar punëtorët. Mësues dhe administratorë shkollash detohen të spiunojnë nxënësit e tyre. Mbikëqyrje e fshehtë e kishave katolike romake, në mënyrë që adhuruesit hispanikë të mund të kapen pas marrjes së Kungimit të Shenjtë. Familje që ndahen, me prindërit që dëbohen dhe që me shumë gjasë humbasin kontaktin me fëmijët e tyre të mitur.

Trump thotë se vetëm emigrantët pa dokumente – të cilët republikanët pretendojnë se janë 20-30 milionë, një numër shumë më i lartë se vlerësimet autoritative prej rreth 12 milionë – do të jenë në shënjestër. Por me mbi 60 milionë njerëz me prejardhje hispanike që jetojnë në SHBA (që nga viti 2020), a e imagjinon dot njeri që në rrjetën e tij të emigrantëve nuk do të bien në grackë edhe qytetarë amerikanë? Emigracioni dhe Doganat e SHBA-së zor se kanë rekorde të pastra në këtë fushë dhe nuk kanë kryer kurrë depërtime masive në shkallën që parashikon Trump.

Trump do ta bënte legjitim operacionin e tij duke thirrur një ligj të vjetër dhe të errët: Aktin e armiqve të huaj të vitit 1798, i cili autorizon presidentin të “kapë, frenojë, sigurojë dhe largojë” joshtetas brenda SHBA-së që vijnë nga një vend “armiqësor”. Akti supozohet se ishte menduar për përdorim gjatë kohës së luftës, për të parandaluar spiunazhin dhe sabotimin, por kjo nuk është arsyeja pse presidenti John Adams e miratoi atë. Ai donte të intimidonte ndjekësit e zv/presidentit të tij, Thomas Jefferson, të cilët ai besonte se ishin të ndikuar së tepërmi nga revolucionarët francezë.

Meqenëse SHBA-ja nuk ishte në të vërtetë në luftë me Francën, Adams përfshiu një dispozitë që Akti mund të përdorej kundër shtetasve të një shteti të huaj që kërcënon një “pushtim” ose “inkursion grabitqar”. Por, në praktikë, ligji për armiqtë e huaj është vënë në përdorim vetëm tri herë, gjithmonë gjatë konflikteve të mëdha.

Gjatë Luftës së 1812, të gjithë shtetasve britanikë që jetonin në SHBA iu kërkua të raportonin statusin e tyre. Gjatë Luftës së Parë Botërore, presidenti Woodrow Wilson thirri aktin kundër shtetasve të perandorive Vilhelmiane, Austriake dhe Osmane, si dhe qytetarëve të aleatit të tyre Bullgarisë, duke pretenduar se këta të ashtuquajtur armiq të huaj mund të trajtoheshin si robër lufte.

Më famëkeqja, presidenti Franklin D. Roosevelt e përdori ligjin pas sulmit japonez në Pearl Harbor në dhjetor 1941, dhe shtetasit japonezë, gjermanë dhe italianë të gjithë u caktuan si armiq të huaj. Shumica dërrmuese e atyre që u grumbulluan në kampet e internimit ishin japonezë, por një numër hebrenjsh gjermanë – të cilët kishin shmangur kampet naziste të vdekjes duke emigruar në SHBA – u grumbulluan dhe u ndaluan gjithashtu.

Për Trump, vetë emigrantët – jo vendet nga vijnë – po pushtojnë SHBA-në. Dhe, siç paralajmëron Brennan Center for Justice, Akti i armiqve të huaj mund të “përdoret kundër emigrantëve që nuk kanë bërë asgjë të keqe, nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pabesie dhe janë të pranishëm ligjërisht” në SHBA. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se Trump nuk do të përfitojë plotësisht nga kjo, veçanërisht duke pasur parasysh vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë që presidentët aktualë dhe ish-presidentët gëzojnë imunitet pothuajse total nga ndjekja penale për aktet e tyre zyrtare gjatë kohës që janë në detyrë.

Diskutimet rreth politikave anti-imigruese të Trump janë fokusuar shpesh në ndikimin e tyre ekonomik, që, sipas Bloomberg, mund t’i kushtojë ekonomisë amerikane rreth 4.7 trilionë dollarë gjatë dhjetë viteve. Kush do të korrë prodhimet në Luginën Qendrore të Kalifornisë pas spastrimit të Trump? Kush do të ndërrojë çarçafët dhe do të pastrojë dyshemetë e spitaleve dhe shtëpive të të moshuarve? Kush do t’i varros të vdekurit dhe do t’i mirëmbajë varrezat?

Me spastrimin e emigrantëve të Trump që i kushton kaq shtrenjtë ekonomisë amerikane, çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera bazike mund të rriten ndjeshëm. Për më tepër, vetë dëbimi është i kushtueshëm. Sipas një vlerësimi, deportimi i një milion emigrantësh pa dokumente në vit – norma që ka sugjeruar kandidati për zv/president i Trump, J.D. Vance – mund të kushtojë 88 miliardë dollarë në vit.

Por kostot ekonomike të dëbimit masiv do të eklipsoheshin nga kostot për shpirtin e Amerikës. Kur u transferova në SHBA pothuajse 35 vjet më parë, mendova se përvoja që kisha kaluar gjatë rritjes sime në Bashkimin Sovjetik do të ishte shumë larg asaj që do të jetoja në këtë bastion të supozuar të lirisë dhe të sundimit të ligjit. Sot, dëgjoj në retorikën tronditëse të fushatës së Trump – fjalimin e tij kërcënues për “armiqtë brenda” dhe mungesën e plotë të respektit për të drejtat, normat dhe sundimin e ligjit – jehonën e diçkaje të njohur: një diktator të rrezikshëm, i etur për të sunduar mbi një shoqëri të dobët, të ndarë dhe paranojake.

Çfarë ndodh nëse “trokitja e vrazhdë në derë” – tmerri i atdheut tim gjatë viteve më të errëta të terrorit stalinist – bëhet pjesë e jetës amerikane? A do të bëjnë amerikanët një sy qorr ndaj kampeve të emigrantëve që do të hapen? A do të bëhen njerëzit spiunë, duke spiunuar fqinjët dhe bashkëpunëtorët e tyre te policia e emigracionit e Trump?

Amerika tashmë po terrorizohet nga Trump. Kjo është e qartë sa herë që liderët e fuqishëm ulin veten për ta favorizuar atë. Kardinali Kryepeshkop i Nju-Jorkut Timothy Dolan, i cili u zgërdhi dhe qeshi me të madhe ndërsa Trump thoshte vulgaritete të panumërta në një darkë ceremoniale, është vetëm një shembull i kohëve të fundit dhe i turpshëm.

Midis disa grupeve – jo më pak establishmenti republikan – një frikë e tillë pothuajse me siguri do të vazhdonte përballë dëbimeve masive. Por kushdo që tundohet të votojë për një njeri që planifikon të zbatojë një politikë terrori shtetëror duhet të kujtojë rrëfimin e famshëm të pas Luftës së Dytë Botërore të Pastor Martin Niemöller: “Në fillim ata erdhën për komunistët”, filloi ai, “dhe unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.” E njëjta gjë vlejti për socialistët, sindikalistët dhe hebrenjtë. Por më pas “ata erdhën për mua”, përfundon ai, dhe “nuk kishte mbetur askush” që mund të fliste.

First Trump Came for the Immigrants

6 Komente

  1. S
    Sara

    bije e nje babai... po trumpi kush dreqin eshte?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aldo philly

      Forca trump. Je nona

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biku

        Kjo gazetarja e partise harron qe Trumpi ishte president dhe nuk u be diktator.Bota ishte ne paqe,asnje lufte per kater vjet.Ekonomia dhe papunesia me e mira ne 50 vjet.Ata qe jane pa dokumenta kane thyer ligjin dhe ne çdo vend te botes kthen ne shtepite e tyre se u mashtruan nga te majtet ne pushtet.Se di ku I gjen tema keta plehra gazetare.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Po do ti çoje ne shtepite e tyre se kane thyer ligjin Amerikan thote nuk do ti vrasi moj kurve gazetare.Pse nuk mer ti ca ne shtepi meqe I do kaq shume po dhe te kaloni ne zonet e tyre keni frike.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Gojet e liga do vazhdojne te sajojne lloj lloj gjerash kundra Tramp-it. Une e degjova Tramp ne disa fjalime te tij dhe foli qarte per emigrantet qe hyjne ne menyre te paligjshme ne USA dhe midis tyre ka plot kriminele.Per keta te fundit foli shume qarte dhe tha qe tha:-"Te gjithe kriminelet do kthen mbrapsh neper vendet e origjines dhe nese hyjne perseri do denohen me 10 vite burg. Tramp foliper ekonomine qe ka rrenuar familjet amerikane kryesisht shtresen e mesme dhe te ulet.Ai do heqe disa taksa,do ndaloje luftrat ku shpenzohen miliarda $,do ule cmimin e e nergjise elektrike ne 50%,do hape ndermarrjet dhe bizneset qe jane mbyllur qe ne kohen e Covidit jane rreth 50.000 biznese dhe do gjalleroje ekonomine e vendit etj etj. Ne amerike jane te humbur ose te zhdukur 325.000 femije. A e di qeveria Amerikane kete gje??Keto dhe plot te tjera tha Tramp ne takimet e tij dhe normal qe gojet e liga nuk do pushojne se pellituri sic po flet kjo NIna Kruchova dhe jo vetem.Jane ngritur te gjithe ne kembe per ta luftuar Tramp por do i rruajne Carin.Ai do fitoje dhe Hi Make America Great Again.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na mbyten debilat

              Shoh ca komente te shqipove ketu o karra ju jeni amerikane? Po ska nevoje Tramp loqja per mbrojtjen tuaj o gomere keshtu duken gjithmone gjerat ne fillim cdo pretendent fillon nga propaganda per te mirat qe do te beje dhe me vone dalin kusuret. Po si mund te thoni burre i denje per nje qe thote per vajzen e vet ka bythe te mire por cti beje se eshte ime bije? Njeriu qe per nje dite e beri Usa si a Shqiperine?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje