Nga Frrok Çupi
Në artikullin e tij më thotë se e ka fjalën për gazetarë ose analistë… Asnjëri nga nocionet nuk është i saktë…
Nuk kam zakon të bëj polemika me njerëz të veçantë, siç bëjnë disa nga një breg i lumit në tjetrin. Kjo me Fitimin mund të jetë e vetmja.
Ai sapo ka guxuar të shkruajë një artikull ku pyet me nerv: ‘A kanë moral analistët që mbrojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar?’.
Fitimi mund të kishte bërë disa punë të tjera me rrezik të lartë, por këtë që bëri- jo. Për shembull, mund të kishte parë Saliun duke grabitur, që në fillim, edhe dhuratat në dollarë që i vinin PD-së; por nuk do të ishte me kaq shumë rrezik.
Fitimi mund të kishte qenë edhe në vilën e Ilirit në Lalëz; aty do të kishte parë lemerinë e luksit, si çdo gazetar?
Një gazetare pro- Ilir - Sali, filmoi aty pamje sheikësh të derdhur në flori, e solli filmimin në publik si presion se ‘e shikoni me kë keni të bëni o kokëpalarë’; por u bëri edhe shërbimin tjetër: E fshiu. Shërbejnë ‘analistët’, siç i quan Fitimi.
A kanë moral analistët?
Kjo është pyetja më e rrezikshme, Fitim! Mafia e analistëve dhe e mediave në vendin tonë është mafia më gjakatare dhe ndotëse. Ajo ka një fytyrë të lëmuar gati të lyrshme, ka një zë që nuk i merret vesh asnjë fjalë si në lëmsh; ka edhe shkopin magjik që thotë ‘mos më prek se jam media!’
Të sulmon, të shpif, ta shpif, të okupon hapësirat jetike, zë radhë para njerëzve të pa zhvilluar e thotë ‘jam unë’. Këta shumëzohen përditë sepse ‘jemi demokraci’, këta kanë mbledhur ‘të gjithë qelbësirat’ dhe ia kanë futur në tru një populli të tërë, e jomë ty Fitim…
Po ç’deshe, mik, që u more me pocaqinë e Mafies?
Pastaj, Fitimi bëri një gabim tjetër. Ai sjell pasazhe se si qytetarë të mëdhenj në Perëndim jetojnë thjesht dhe me punën e tyre; kinse po thotë se analistët tanë jetojnë në luks të pamatë.
Po ç’më thua kështu, Fitim? Të jenë edhe analistë, edhe pa pasuri të madhe?! Do të zhdukesh, o miku im, Fitim; pas kësaj do të zhdukesh. Do të të mblidhen qelbësirat që janë ushtria e vjetër e analistëve.
Ose do të pësosh harresën. Do të të thonë, siç më thanë mua: ‘Ç’ne ore na thua për kode!’, dhe ikën.
Kështu më ndodhi në një leksion me studentë të gazetarisë, pak vite të shkuar. Mes të tjerash iu them se sipas kodit të etikës në Britani ‘nëse një gazetar kapet në shoqërinë e një politikani, ai nuk vlen më për këtë punë, sepse medias i bie besimi’ (po ku paskam qenë unë, hane shan e hane Bagdat. Lidhja po bëhej me mafiozët, jo thjesht politikanë)
Tre a katër syresh brofën më këmbë:
-Ohu, çfarë na thua ti, ore!? Të mos pi kafe me deputetin! E kam për nder…
Tjetri e ngriti zërin më shumë:
– Po nuk hëngrëm një drekë në javë me politikanët, çfarë jemi ne, koti?!
Dhe u ngritën e ikën.
Një tjetër, analist i rritur, i ardhur nga Kosova, kërcënoi gjithë ligjin dhe njerëzit e ‘Shqipërisë që nuk di’: ‘Ju që burgosët Ilir Metën, ju jeni ‘banditë’.
Dhe një tjetër analist, po dje, kërcënoi se ‘ç’do të bëni o të mjerë kur Ilir Meta do të dalë i pafajshëm!? Kosto të lartë do të paguajë populli- tha- paguan populli para hajdutit, jo hajduti para popullit’.
Këta të sotmit që i janë sulur SPAK-ut dhe vetë shtetit, këta janë ata ‘zogjtë e vegjël të fakultetit, po rriten për nesër. Nuk kemi për të shpëtuar prej tyre, nëse nuk sillemi si populli- me mençuri: Populli as i përfill, as i dëgjon, as i lexon. Analistët në vendin tonë mbijetojnë edhe qëndruar në ‘bregun e kundërt’ të popullit. Kjo është për t’u studiuar.
Por për t’u studiuar me këtë rast mbeten dy kolona të tjera:
E para, duhet zbatuar demokracia, me qëllim ajo të vendosë edhe median në karrigen e ligjit.
E dyta, kodi tradicional kombëtar:
Duan të thonë, pa edhe e thonë, se ‘lajmësi nuk ka faj’; pra as ai që mban anën kundër popullit- nuk paska faj. Jo, këta nuk janë lajmësa. Lajmësi zgjidhet mes njerëzve më të ndershëm.
Në kodet tona kombëtare këta janë quajtur ‘argatë të së keqes’, miku im, Fitim. Edhe në Kanunin e Lekës kështu quhen.
Kot I bie ne qafe o Frrok. Ky ishte niveli me I larte qe mund te arrinte Fitimi, I cili dukej sikur fliste per mua, se te tjeret qe jane ne pranga, s'guxonte ti permendete
Ka me te neverishem se ty Frrok. Je sherbetor i shume padroneve prandaj nuk je i respektuar por i neveritshem. Boll te nxjerresh dy videot tuaja duke poshtruar Ramen dhe te atin kur ne pushtet ishte Berisha dhe me pas pa pike turpi duke i vleresuar me superlativa kur ne pushtet erdhi Rama. Je i njejti plak pa karakter si lugati non grata i katit te 8.
Karagjoz luan mos u kruaj sepse dielli nuk mbulohet me shishe o corbellupites i pandershem!
O Tiranas meso te shkruash more burre.
FEZIUT. DUHET TI VEREFIKOHET PASURIA. KU I GJEN PARAT QE GJEZDIS TER BOTEN
Me Mafioz Se FEVZIU NUKA. LEH SI QEN ZARBE . CDO DIT VETEN LEH
Te limte pena Frrok. Jane lajmes te se keqes per Shqiperine dhe shqiptaret. Ska me te ndyre me kerma. Nje pordhe te beje Saliu nje muaj diskutojne per pordhen e Saliut. Dhe per ke pa per pjellen e djallit per shqiperine e per shqiptaret. Mallkuar qofshin
Kjo qendodhi me burgosjen e ketyre hajduteve ,zbuloi nje pusete te qelbur qe po kuterbon.Keta nuk kane as norma as nder.Kane gelltitur kazanin me corbe te prishur dhe do ta vjellin gjithe jeten .Ata jane askushi.Jane jashqitje e nje populli te vjedhur dhe poshteruar
Μafja shpifëse (gazetarë, analistë, që i gjen pothuajse në çdo kanal, biles nga njëherë më të dendur në të njëjtën orë i gjen në dy tre kanale që flasin që nga shtëpia. Kaq të rëndësishëm janë. Na mbeti gishti tek pulti i komandimit teksa i ndërrojmë kanalet të nervozuar. Më vonë e mbyllim ose shohim ndonjë dokumentar. Shkrimi brilant. Urime Frrok.
MAFIA E KRIMINEL ANALISTAVE ESHTE FATEKEQESIJA ME E MADHE E SHQIPERISE,ATYRY TU KONTROLLOHEN TE ARDHURAT E PASURITE QE KANE FORMUAR,
Frrok, je pjese e asaj qe shan, nje vemje pa shtylle kurrizore qe e dredh si te te leverdise. Kerko njehere falje publike per cfare ke thene per Ramen me vite te tera. Ose mbroji ato qe ke thene. Po ju kurvat edhe kur e merrni kthesen, s'doni te mbani mend cfare keni thene.
Bravo Frok, je analist model.
Bukur
KY ESHTE RROT K...I JEP NDONJE ZARF I GJATI CDO MUAJ DHE KY BEN SI PAPAGALL. TURP
E gjete Fiqo,
Fiqo, je robot apo zombi? Se njeri me dy pare mend jo e jo. Ha mune e Saliut se te bon mire.
Frook je pjese e kazanit dikur shaje Ramën dhe mbroje saliun sot bën të kundërtën se saliu s'ka më pushtet se pjerdh njeri perveç mulit dhe ca servilave që duan të bëhen prapë deputetë
Kancrri .
Të përshëndes për analizën Z.F.Çupi. Dihet se SALI MAFIA kapi 99 % MEDJER në 2005,PËR RRJEDHOI EDHE ANALISTËT PJESË E MEDJEVE QË PAGUHEN PREJ TYRE..SI
Nuk me intereson asgje tjeter pervec titullit , nje perkufizim qe nuk I leviz dot asnje fonem . Duke qene se gjate gjithe ketij tranzicioni Kam qene I bindur se , te gjithe kalemxhinj e analiste , Kane qene pjese e MAFIES , KY titull , KY perkufizim , me duket me I sakti , me I vertete . Ndersa per Fitimin , nese eshte fjala per Fitim Zekthin , them se eshte njeriu -simbol I pastertise , moralitetit , ndershmerise , besimtarit ne Zot dhe Njeriut me formim ekselent kulturor , mendimi dhe vleresimi im .
Analistat tane duhet te hetoen per pasurite e tyre si i kane vene vetem duke llapur, se gje tjeter nuk kane prodhuar.
Respekt z.Çupi,të ashtuquajturit analistë e opinionistë janë edhe më shumë se aq,janë fatkeqsi kombtare , janë minues të demokracisë për sa mbështetin ata që demokracia më e konsoliduar botë,ajo amerikane dhe evropiane i ka shpallë nongrata e u ka mbyllur derën,luftojnë e duan të përdhosin drejtësinë e re të cilën 80 % e shqiptarve e mbështesin e për rrjedhojë ç'mut analistësh janë këta,demokracia është populli e jo ju o bythë lëpirës të fatkeqësisë kombëtare Sali
Të lumtë frrok. Shikoj këtu që edhe kur kritikon të keqen, i keq është ai që të keqes ja thotë në sy. Kjo ndodh sepse të keqen këta e kënë në gjak, dhe ashtu krahl të keqes këta do bëjnë gjumin e vdekjes, duke thënë ne, vdiq ai i keqi. Këta frikacakë, gazarucë dhe gjithologë mediash, tregojnë se sa të ngordhur janë në jetë, po nuk shpifln, po nuk u bënë opurtunist, po nuk morën në mbrojtje mortjen që duket me sy. Frrok, kanë aksione të përbashkëta, prandaj i mbrojnë, se bie kursi ose marzhi i fitimit, prandaj nuk duan të arrestohet e keqja, sepse janë shumë mirë me të keqen.
edi rama ne pushtet 20 vjet,po thoni i paster, kurse opozita e korruptuar,mire ne regull,lerjani drejtesise kete pune mos e pengoni. Instutucionet nderkombetare thone se nga buxheti i shtetit Shqiptar ne vite vidhen 1 miljard Euro,ku shkojn keto pare ne durat e kujt pos ne durat e personave te afert me pushtetin dhe vete pushtetin.Nga kjo hise sa ndan edi rama per veten e tij,si e nderrtoj vilen ne surel e qe shihet e dihet po ajo qe nuk shihet e nuk dihet ,me pagen e tije sigurisht jo.Si eshte e mundur nje llafazan dhe mashtrues parekselance t'ju hipnotizoj deri ne kete mase.E pa besueshme sa miljarda Euro hyn e dalin nga gjitha anet ne Shqiperi,njejt ashtu si hyne edhe dalin nga gjitha anet vidhen sikur te jen molle nga baheqja e babes.Kujt ti besohet analistve te blere me nje kaqik pule,politikave te deshtuar si ky kreshnik spahiu,apo te pajtohemi se jemi popull kusar,ndoshta edhe jemi te tille,se durojm drejtisin dhe barabarsin..
Flitet shume e veprohet aspak Jane skalioni mbeshtetes i te pa udheve Hajna dhe askuush nuk eshte marre me Ta edhe pse jetojne si ne perralle ne saje te gjese se vjedhur nga ustallaret e tyre .Dita e gjykimit per ta eshte fare afer
Unë si popull e di që medjat duhet të informojnë popullin realisht pa ngjyra politike . Dhe e dyta që desha të sqaroj është ajo që medjat duhet të jenë kombëtare dhe jo antikombëtare sepse shoh medja plotësisht dhe hapur antikombëtare dhe A. M. A flen gjum . Ka medja që paguhen nga qarqe shoviniste dhe Sh. I. Sh -i flen gjum , parlamenti flen gjum . Duhet një mega reformë në medja duke i hetuar si u krijuan , kush i krijoj dhe veprimtarija e tyre deri sot .
Bravo Frrok
Para disa vitesh, ne Shqiperi u nderruan decodeur-et e TV (aparati me te cilin mund te shihen kanalet e televizionit publik shqiptar si dhe disa kanale te tjera). Edhe une bleva nje, por te nesermen vura re se dy kanale nuk kishin zë, me duket Vizion Plus dhe RTSH 2. Pas disa perpjekjesh per te gjetur difektin, dhe pasi mora pergjigjen se difekti ishte aplikacioni i instaluar aty, dyqani ku e bleva me njoftoi se mund ta ktheja kete pajisje. Kur shkova ne dyqan gjeta nje klient qe po fliste me shitesin dhe qe bleu nje aparat si ai qe po ktheja une. Mbasi klienti u largua, e pyeta shitesin: "po mire, a nuk ka kliente te tjere qe jane ankuar?" Ky i fundit qeshi dhe m'u pergjigj: " Ketu zoteri, njerezit duan te kene vetem KLAN dhe TOP Chanel, per te tjerat nuk u bie ndermend, sepse shohin vetem ketu dy stacione televizive ku jepen emisione, ku opinionistet japin "shfaqje!." E keqja eshte se kanalet ku jepen te tilla "shfaqje" jane shtuar si barishtet e keqia mbas shiut.
Sakte
Veting medias, ANAL-istëve, etj. Jane me te rezikshem se gjyqesori i plepave. Te ardumentojne luksin dhe pasurinë. Te deklarojne pagat dhe sigurimet shoqerore qe paguajne.
Je shume i sakte Z.Frrok nje analize prefekte.
Cfar analisti eshte artan Hoxha(jo gazetari) qe e fton cdo nate blendi fevziu ????.kte pusht e propozoji doktorri per te tall menderen si president dhe sa vajti garda ta merrte,i thane kthehu se je pak spiun i sigurimit shtetit,sic eshte edhe fevziu.Si ky eshte full neper ekrane TV
Eh mor frok eke identifikuar veten tende mjeft mire