
Nga Kreshnik Spahiu
Tërheqja zvarrë e ish-kryeministrit Meta ka hapur një debat të madh në Shqipëri.
4 kryeministra janë proçeduar penalisht në këto 30 vjet: Fatos Nano, Vilson Ahmeti, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Mjafton ky fakt pët të kuptuar se tërheqja zvarrë s’është pritur mirë as nga Edi Rama, i cili në të ardhmen mund hetohet për të njëjtat vepra penale.
Por a kishin hapësira ligjore Meta, Berisha, Rama të mos kishin lejuar të vinte kjo ditë?
Po Po ata kishin 100% mjetet ligjore të pengonin dhe mos vinte kjo ditë.
Kushtetuta parashikon në nenin 81 dhe 83 të drejtën e Kuvendit për të votuar Amnisti Penale.
Gjatë këtyre 34 viteve Berisha, Meta, Rama, Basha kanë miratuar me ligj disa Amnisti Penale.
Në disa Amnisti Penale janë falur me mijëra persona që kanë kryer vepra më të rënda se korrupsioni apo shpërdorimi detyrës.
Në disa amnisti janë falur persona për krime të jetës, plagosje, trafik lëndësh narkotike, vjedhje, kanosje, mashtrim etj etj.
A mundej Meta, Berisha, Rama të përfshinin në këto Amnisti me ligj edhe veprat penale:
- Korrupsion pasiv
- Shpërdorim detyre
- Fshehje pasurie
- Pastrim “parash” produkteve
- Mos deklarim pasurie
Përgjigjia është: Po, ata mund ti kishin votuar dhe sot nuk do ishin arrestuar sepse me ligj nuk hetohen veprat penale të amnistuara.
Ata nuk kanë pasur asnjë pengesë kushtetuese që nëse në vitin 2013, 2017, 2020 apo 2024 të kishin amnistuar këto vepra oenlale, askush që kishte kryer para momentit që do votohej ligji nuk do ishte subjekt i hetimit dhe gjykimit pasi prokuroria do detyrohej të pushonte çështjet penale sepse do ishin vepra të amnistuara dhe ligji ka efekt prapaveprues.
Dikush nga ju do pyes: Pse nuk e votuan?
Në vitin 2016 të 4 liderve politik një nga misionarët diplomatik i ngarkuar me reformën e drejtsisë ju bëri ofertën e fundit:
Votoni një Amnisti Penale ku të falni njëri-tjetrin për çfarë keni kryer në të shkuarën me kushtin që të largoheni nga politika.
Diplomati që ju kishte bërë ofertën, ishte një mik i Shqipërisë dhe e argumentinte propozimin me nevojën që Shqipëria do përfitonte më shumë të falte 4 qeveritarë që mbanin peng 4 milion shqiptarë.
Ai arsyetonte që nëse nuk falen sot, ata nga frika do e mbajnë peng 10 apo 20 vjet Shqipërinë deri sa drejtsia ti dënojë dhe largojë.
Atëherë nuk e mirkuptova dhe as nuk e besova.
Pas 10 vitesh ja vlen të pyesim:
Ja vjente të ishin larguar dhe Shqipëria të ishte çliruar 10 vjet më parë, apo 10 vjet që na morën zvarrë dhe të humbura nga jeta jonë?
Fakti që ata e refuzuan Amnistinë Penale dhe nuk e votuan faljen e njëri-tjetrit është tregues se ata kurrë s’kishin menduar që do vinte kjo ditë.
Erdhi dita, por sot ata janë penduar që nuk janë amnistuar me disa ligje që kanë votuar.
Tani është shumë vonë për ata dhe për popullin që u morr zvarrë disa dekada.
Askush nuk ja u kthen dot vitet e humbura, as videot me arrestime apo sekuestrime……
Z.Spahiu Perse duhet ta votonte Rama nje amnisti penale te tille? Dihet qe Berisha dhe Meta kishin gjithe sistemin e drejtesise ne dore ne ate kohe dhe nuk ja u merrte mendje se do ti denonte kush.Po Rama pse duhet ta votonte?
Ja ke fut kot për mendimin tim. Këta nuk e votuan se as nuk i shkonte në mënd që mund të vinte kjo ditë. Se ata edhe e votonin, edhe mund të qëndronin në politikë. Tani është vonë, shumë vonë…..
Me vjen krq, por ju jeni jurist dhe e keni drejtuar ate. E dini qe amnistia kerkon votim te cilesuar?!
Si kifini pas të vjeli ke qënë gjithon o Kreshnik po mirë që e ke kuptuar Dhe si gjithmon mos e botoni, se bëni mëkat
Boll botuat narrativa mitologjike!
Këto që thua ti o Spahi, janë komplet broçkulla.. Se pse po të kishtë ndodhë një gjë e tille, ose po të ndodhë një gjë e tille, i bie që të shembet i gjith shteti juridik dhe politike një her përgjimone në Shqiprie.. Se pse të njëjten gjë do bën edhe ca deputet dhe kyminister që do vinë pastaj. Do vidhni për ca muje ose vitë në menyrë të hapur dhe pastaj do të beni një amistie për vetën e tyrë dhe do largoheshin, çfarë janë këto broçkulla që thua. Po mundë të ishin largue siç ndodhi me disa gjygjtaret me kompromis, se ne nukë do ju hetome por jo me aministie , apo falje në menyrë kolegjale akoma pa u denuë. Këta psedoanalistat ,ja fusin kotë bën shkrime dhe emisone veç për klikime që nukë kanë as një vlër për njerzit që kanë dy palë mend në kokë. Shko dhe ha groshë tani në një restaurant Turk në Gjermanie,se për sot ke porrdhë bodhë. Po të kishe qëne jurist, I zoti dhe njeri i ndershëm do ishe akoma në sistemin e drejtesise në Shqiprie. Ramës, Saliut dhe Metës nukë ju falët të paktën nga populli Shqiptar se çfare i kanë bër Shqiprisë tashë 33 vitë rresht.
Po ç'thua, o Kreshnik, mos të kanë hyrë dhe ty pleshtat? Kam parë një video të 1998-ës; ishe mbi tarracën e vogël mbi derën hyrëse në RTV, kur rebelët e pushtuan atë, dukeshe mjaft i gëzuar me këmbët varur, si kreshnikët e maleve. Ishe në plan të parë... Më duket se ai veprim i ngjante grushtit të shtetit... Madje kështu u cilësua nga gjithë opinioni... harrove kaq shpejt. Ti je dhe jurist i "shquar" dhe e di si dënohen pjesëmarrësit në këto lloj veprimesh. U bë pa urdhër të Dajës Sem... Nuk harrojë ata. Mos kanë hapur gjë ndonjë fletë dhe u është ngatërruar gjë emri yt? Kush e dëgjon Dajën nuk e gjen gjë, mos kij hiç merak... shiko shëndetin tënd se të gjen Daja nëse je hasur diku në mosdija të tij.
E bukur, hajduti thot kapni hajdutin.
Jo at'here po edhe sot le te bejne c'fare do amnistije edhe ne si popull do ua falnim vetem me dy kushte te vogla . 1 ) terheqja zvarre ne mes te Tiranes nga sheshi Skenderbe e deri te universiteti dhe 2 ) Sekuesto deri tek breket qofte edhe veshura le ti djegi shteti , po sidomos vlera monetare FLORI , EURO , DOLLARE , LEK SHWIPTARE E C'DO LLOJ MONEDHE TJETER e te mblidhet populli ti pez peshyjme nga njehere , e at'here quhen te falur
Po te jete e vertete kjo oferte,atehere keta ose jane te cmendur,ose hajdute te pangopur dhe do vazhdonin te vidhnin pa gjemb ne kembe,ose nuk kame besuar tek nje " Rreforme ne Drejtesi", e cila do i shkulte forcerisht nga pushteti e t'i dregonte ne shtepite pa qira sic po ndodh... Ama,10 vjetet nuk kthehen me,florinjte,eurot,dollaret dhe pronat e vjedhura,sado te sekuestrohen,nuk mundet te rrikthehen plotesisht... Prandaj eshte nje kohe me humbje edhe me te medha,sepse mbas tyre jane edhe besniket e tyre,deputete,ministra dhe oligarke....
Une nuk jam dakort me amnisti te ketyre penale; atehere ç'kuptim ka e drejta e barabarte para ligjit, ç'kuptim ka demokracia, ç'kuptim ka liria per ca e jo per te gjithe. E, pra kesaj i thone si ajo shprehja e popullit: kush te qiu-e kadiu. Une nuk e kam ditur se ne demokraci (!) ndodhnin gjithe keto maskaralleqe, krime, imoralitet dhe ç'perberje fare njerezore e akoma te besh dhe ligje , amnisti' te falesh hajdutet , kriminelet dhe denon fshatarin e varfer se mbolli nje dore hashash, kur nena ime na jepte hashash per te na vene ne gjume kur ishim te vegjel dhe "diktatura" nuk e denonte. Konkyzion: ky eshte sistem kriminal i barabarte me kancerin qe te ha ngadale. Ne diktature po te mos ta gacmoje, jetoje per mrekulli. Fatkeqesi per njerezimin, por KADIUT sot ti rruash bolet !
Prandaj do 84 vota Rama per vete , Ballukun, Taon dhe Veliajn. Votojeni ne mase te kapi 100 deputetë.
Cfare po tregon Spahiu eshte fake. Nuk funksionon ne kete menyre politika. Kush kishte fuqine te perfaqsonte gjithe shtetet e botes ose qofte edhe vetem aleatet tane per nje propozim te tille? Garancia me e madhe per te akuzuarit e sotem eshte pushteti. Perseritni te njejten kerkese Rames dhe me siguri do qeshe.
Një gjë nuk kuptoj: Ata qe vjedhin dhe shkatërruan Shqipërinë te amnistojnë veten dhe populli qe vjedh 1000 leke energji elektrike, te kalbet ne burg. te bukur gjë po na thua o Niku. Atehere burgu qenka vetem per popullin e thjeshte....
Interesante si ide... une vete jam akoma i mendimit se nese do na duheshin ato 10 vite te lodhshme, por Sali Berisha dhe Ilir Meta do ndeshkoheshin ne fund, jam gati t'i sakrifikoj, pikerisht ashtu si beme ne fund... por vetem me kushtin qe te ndeshkohen. Nese dosjet e SPAK dalin fluska sapuni, atehere, dreqi le ta marre kete vend gjithsesi.
Po cjan keto amnistira idiote.. ata po marin ate qe meritojne, rane be qorrbatakun e tyre.. po drejtesia me ke do meret pastaj, me ato qe nuk paguajn dot uje e drita.. po cfar i keni kto. Kto amnisti penale as nuk duhet te ekzistojn as nuk duhet te permenden. Kjo eshte te abuzosh me ligjin. "Nese ikni, ju fal" pra ckeni vrar e prer ska gje, ckeni vjedhur behet e juaja, populli qe vuajti ska gje, ishte ne stervitje per nje dit te keqe. Te mos votohet asnje amnisti penale e ksaj natyre, gabim i madh dhe per amnistine penale qe paska nxjerre nga burgu njrez se botes se krimit. populli te ngrihet ne protesta nese votohet dicka e tille. Ligje harbutesh, si franca qe i votonte vone naten ne te gdhire si skuther. Vk.