Nga Baton Haxhiu
Pas 12 vitesh në pushtet të Edi Ramës, demonstrata e fundit e opozitës në Tiranë dëshmoi dobësinë dhe pafuqinë e saj për të ofruar risi dhe ndryshim. Më 11 korrik 2024, disa mijëra qytetarë dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por protestës i mungoi qartësia, ideja dhe drejtimi konkret.
E organizuar për të rivendosur figurën e Sali Berishës si lider dhe për të konfirmuar atë në këtë rol, protesta u karakterizua nga një numër i madh pjesëmarrësish, por njëkohësisht, ajo dështoi të sjellë një vizion të ri dhe kreativ për të ardhmen e Shqipërisë.
Dobësitë e përgjithshme të protestave opozitare u bënë të dukshme edhe në këtë ngjarje: mungesa e një qëllimi të qartë, një diskurs i pafuqishëm dhe pa motivim, si edhe një retorikë polarizuese që ndan politikën në dy kampe të kundërta.
Tre folësit e parë nuk arritën të inspirojnë turmën, duke mbajtur fjalime të zbehta dhe pasive, që nuk ofruan asnjë ide konkrete për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi.
Fjalimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, edhe pse më të zëshme, mbetën të bazuara në retorikë populiste, që ndan politikën në tradhtarë, të përfaqësuar nga Rama dhe njerëzit që nuk e duan Shqipërinë, të cilët janë vartësit e tij. Ky diskurs polarizues, megjithëse mund të ngjallë emocione tek një pjesë e elektoratit, nuk ofroi zgjidhje konkrete dhe ide inovative për të ardhmen.
Një shembull ndërkombëtar i një proteste, që dështoi për shkak të mungesës së idesë dhe drejtimit, ishte lëvizja “Occupy Wall Street” në SHBA. Pavarësisht nga fillimi i fuqishëm dhe përkrahja masive, mungesa e një drejtimi të qartë dhe kërkesave specifike çoi në shpërbërjen dhe dështimin e saj për të sjellë ndryshime të prekshme.
Një tjetër aspekt i kritikueshëm i kësaj proteste ishte mungesa e një qëllimi të qartë. Demonstrata nuk pati as brutalitet, as hidhërim, dhe as një manifestim të qartë të pakënaqësisë. Ishte një aktivitet i kotë dhe i pakuptimtë, që vështirë mund të perceptohet si një protestë e mirëfilltë.
Rituali i të mbajturit protesta para Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës tregoi mungesën e një strategjie të qartë nga opozita. Kërkesa për një qeveri teknike, e cila në rast humbjeje mund të legjitimonte pushtetin aktual, nuk ishte asgjë më shumë se një përsëritje e asaj që ndodhi në vitin 2017, kur më 21 maj Rama i pranoi ministrat teknikë Bashës.
Kjo kërkesë tregoi se opozita nuk ka një plan të qartë për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë ndryshimin e dëshiruar. Ilir Meta, në fjalimin e tij, sulmoi Monika Kryemadhin si kalin e Trojës dhe SPAK-un si vegël të Edi Ramës, edhe pse ky institucion është i vetmi që ka ekspozuar korrupsionin.
Meta nuk arriti të kuptojë se beteja politike nuk mund të fitohet duke diskredituar institucione si SPAK-u, por duke gjetur njerëzit e duhur, gjuhën e përshtatshme, diskursin e motivuar dhe një vizion të qartë për ndryshim. Kjo demonstratë e vërtetoi edhe një herë se opozita shqiptare është e përkrahur dhe ekziston një ndjenjë e thellë pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale.
Megjithatë, liderët e saj, si Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk arritën të tregojnë as guxim, as vizion. Ata nuk janë as kërcënim dhe as me ide të reja. Nuk janë as revolucionarë dhe as manifestues të vërtetë. Janë thjesht shëtitës në bulevard me disa doza molotov që gjuajnë në zbrazëti.
Në përfundim, demonstrata e opozitës në Tiranë, përkundër numrit të madh të pjesëmarrësve, ishte një manifestim i padobishëm dhe pa ide. Ajo tregoi mungesën e një drejtimi të qartë dhe të një plani konkret për të ardhmen. Për opozitën, kjo është një thirrje për të reflektuar dhe për të gjetur rrugën drejt një ndryshimi të vërtetë, që nuk mbështetet vetëm në retorikë dhe populizëm, por në ide dhe veprime konkrete që mund të sjellin një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Protesta në Tiranë nxori në pah edhe një tjetër aspekt të rëndësishëm të dobësisë së opozitës: luftën e brendshme për lidership në Partinë Demokratike.
Pesë politikanë kryesorë që i prinin protestës, me gjuhën e trupit dhe sjelljet e tyre, treguan qartë ambicien e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Secili prej tyre kërkonte të dilte një hap para, duke e bërë të dukshme dëshirën e dominimit, që në ekran dukej si përçarje dhe mungesë e unitetit brenda PD-së. Kjo situatë i dha protestës një shije të keqe në ekran, duke treguar qartë se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një lider të ri dhe të fortë që mund të sjellë bashkim dhe drejtim të qartë.
Pasi doli në skenë Sali Berisha, duket se të rinjtë e partisë sikur u zhdukën nga skena. Megjithëse prania e tij ngjall gjithnjë nostalgji te disa mbështetës, ajo gjithashtu tregoi mungesën e përfaqësimit dhe fuqisë së të rinjve në partinë që pretendon të jetë forca kryesore opozitare.
Protesta, e cila fillimisht u paraqit si një lëvizje për ndryshim dhe rinovim, përfundoi duke konfirmuar edhe një herë status quo-në. Kjo tregoi se PD-ja nuk bëri asgjë për të avancuar kauzën e saj dhe nuk arriti të paraqesë një vizion të qartë për të ardhmen.
Kjo tregoi me fundin e saj para Bashkisë se Tiranës. Protestuesit, pas mbarimit të protestës para Kryeministrisë, u drejtuan drejt Bashkisë së Tiranës, por edhe ky veprim tregoi mungesën e një plani të qartë dhe vendosmërie.
Pa ndonjë ide konkrete ose kërkesë specifike për Bashkinë, protesta u shndërrua në një shëtitje pa rezultat. Kjo lëvizje dëshmoi edhe një herë mungesën e guximit dhe ideve kreative të opozitës. Në vend që të paraqisnin një strategji të qartë për ndryshim, ata përsëritën të njëjtat rituale boshe, duke humbur kështu mundësinë për të fituar mbështetjen e qytetarëve.
Përfundimisht, ky veprim konfirmoi se opozita aktuale nuk ka as vizionin dhe as mjetet për të sfiduar realisht pushtetin e Edi Ramës.
a u lodhe shume qe shkruajte kete shkrim? Me 2 fjale permblidhet: vendi nuk ka opozite! Pjesa e emacipuar e shoqerise duhet te inicjoje krijimin e nje opozite solide per te konkuruar poziten e sotme. Grupimi i bulevardit nuk eshte opozite, por bande terrori . Shume shpejt kreret e kesaj organizate do te perfundojne mbrapa hekurave ndaj delet qe i shkojne nga mbrapa duhet minimalisht te kuptojne qe bariu i tyre eshte nje ujk.
Tamam, humbje kohe duke perseritur vetveten ne cdo paragraf. Numer i madh nje mut per ta saktesuar se bulevardi ishte bosh. Pa ide, pa mbeshtetje, pa moral, barbare, ky ishte mesazhi qe la protesta.
Dmth e gjithë "analiza" jote përmblidhet në paaftësinë e Saliut dhe Ilir Metës për të aktruar e për t'u paraqitur ata që në thelb nuk janë. Por ti harron që pjesa më e madhe e publikut apo elektoratit i ka mbyllur llogaritë njëherë e përgjithmonë me t'a, edhe nëse ata i'a dalin të veprojnë sipas "këshillave" të tua????
Rama përmes Baton Haxhiut e shkatrroi dhpiunin e Serbisë Salih Berishën por vetëm duke u bërë vet më shpijun se Salihu.Nuk.është kontestuese se Batoni ishte dhe mbeti një nder agjentet serb më të mdhenjë të të gjitha kohërave.Ju kujtohet kur i tha Millosheviq në Hagë Batonit(deshitar) ti ke qenë njeri ynë do heshtësh apo do jap fakte.Batoni heshti,u ngrit dhe nuk dëshmoi.Në një forum nderkombtar ku merrnin pjesë politikan e pushtetar,Vuçiq u shkëput për të përshendet Batonin.Nuk po e përshkruaj takimin e Batonit gjatë luftës me shefin e UDB,Stanishiq në Brezovicë.
Rama përmes Baton Haxhiut e shkatrroi dhpiunin e Serbisë Salih Berishën por vetëm duke u bërë vet më shpijun se Salihu.Nuk.është kontestuese se Batoni ishte dhe mbeti një nder agjentet serb më të mdhenjë të të gjitha kohërave.Ju kujtohet kur i tha Millosheviq në Hagë Batonit(deshitar) ti ke qenë njeri ynë do heshtësh apo do jap fakte.Batoni heshti,u ngrit dhe nuk dëshmoi.Në një forum nderkombtar ku merrnin pjesë politikan e pushtetar,Vuçiq u shkëput për të përshendet Batonin.Nuk po e përshkruaj takimin e Batonit gjatë luftës me shefin e UDB,Stanishiq në Brezovicë.
O diskurs. Sa i madh paska qene ky numuri i protestuesve qe te paska bere pershtypje ty. Apo keshtu te tha Cim Pekja kur i shkon cdo nate ne studio
Vertet, Baton a e ke noi fie ide sa miliona protestues kishte protesta e 11 korrikut? Nese jo, mos shkruj ma.
O Batono paske pjerdh nga trute dhe ti o plako. E ke permend disa here se ishte pjesmarrje e madhe. Mos ke pare vetem mjekercjapicimpordhaqenefitv ti se aty jepet pershtypja se ka pjesmarrje me fotoshop. E dha qarte ABC news dhe Report tv me dron se sa pjesmarrje qesharake ishte. Njerzit ishin porositur te rrinin larg 6-8 metra qe dukesh qarte nga droni dhe nuk arrten dhe me ate ngjeshje qesharake as tek ura e Lanes. Beheshin me shume sforco afro 5000 vete me gjithe policet dhe gazetaret dhe nje tufe kureshtaresh nga dy anet e bulevardit qe rrinin per te pare gallaten e radhes. Ajo ishte nje pordheste qesharake e organizuar nga Muli molotovi qe na kujtoi Geringun ne djeg'jen e Rajshtagut ne 1933 me unifirmat kafe qe ketu ishin perbere nga trushplaret bushkola kokpalare norragjinj , llumi i kurbinit, mamurrasit Bathores . Keta trushplare me aktin fashist te hedhjes se molotovit ne deren e qeverise dhe djeg'jen e flamurit kombetar vulosen humbjen apokaliptike qe i pret pas 10 muajsh se hakmarrja popullore mbi foltoren e vicidolit ne zgjedhjet e 2025 do jete e fuqishme dhe gjigandi Edi Rama merr mandatin e 4t te sigurte.
Cfare mender gazetari,je mor bato,kur me logjiken tende e gjithe e verber, unifikon bandat e egra katundare te mesjetes aziatike shqiptare,qe kane sunduar, shkaterruar dhe vjedhur per tere keto dekada,kete vend europian,me parti politike.Por as ajo,qe quhet rilindje,qe te mban te ka afruar,nuk eshte parti politike,pasi ka rilindur,korrupsionin,diktaturen e njeshit,bashkepunimin ne menyre okulte me bandat e lokve dhe oligarket e tyre.Por banda socio-komuniste e Rames,eshte me rufjane,paisur me eksperiencen e baballareve,di ta dredhe,qe me udheheqsit islamiste terroriste,deri ne oborret e politikes perendimore.Kurse brenda vendit,me super borxhe te marra,ka hedhur fishekzare te medha turizmi dhe ndertimi,apo rritje rrogash,me te cilat u mjelin voten votuesve,i cili nuk ka dhe nga ja mban kur sheh mbas bandat e zbritura nga mali.Dhe mbas fishekzareve te vitrines,shqiptari,ndjen nje erresire,qe vazhdon ti ftohe trupin dhe shpirtin.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Krimineli me i mdh , Spiuni me madh , Anti Shqiptari me i madh , Ngatrrestari me i mdh nder Shqiptare ky quhet Baton Stanishic Haxhiu..Baton bej ADN - ne dhe do e marrish vesh c'fare do jesh ; me siguri absolute do te dale qe ADN - ja jote ska pike zero % gjak shqiptari.
Nuk besojne me shqiptaret as salen ,as edin aw me pak liken Dalin per jetesèn e paperballueshme we ofroñ kjo kaste pushtetaresh. Sekuestro pasurive maramèndese te ketyre kusareve , me te cilat clirohet shqiperia dhe rogat e pensioner riten dyfish. E vetmja shprese eshte aspaku .Burgu eshte sezon turistik per keto pirate we shkàteruan shqiperine. Pastaj batons, Bolling, baze, e Co Marin beneficent, si llapaqene pushteti, si matrPa,e ,genjeshtare dhe mashtrues te opinion it.
Koqevari i Kosoves ,per çfare ( guximi ) thua ! per shkaterime per djegeje per vrasje ,ket doni ju Koqevare per Shqiperine , ikni or funderina ne shtetin tuaj ,skeni pse rrini ne Shqiperi .
Dy gjera pata. Ti dhe te tjeret qe mundoheni te fyeni gjysmen e kombit duke i quajtur "koqevare". Padashje ju beni kompliment se ai qe i ka vare i ka te medha qe ne mileun ballkanik eshte goxha avantazh. Ndersa e dyta eshte Batoni eshte nje mbeturine qe eshte hedhur ne koshin e plehrave ne KS. Ju e keni marrur. Cfare ju duhet ju e dini me mire. Mirepo as nuk perfaqeson ai Kosoven as nuk jau kemi dergu ne ambasador keshtu qe ka keni i sqaroni me te pa na perfshire neve.
Koqevari i Kosoves ,per çfare ( guximi ) thua ! per shkaterime per djegeje per vrasje ,ket doni ju Koqevare per Shqiperine , ikni or funderina ne shtetin tuaj ,skeni pse rrini ne Shqiperi .
Llogaria doli. Foli dy fjale batoni dhe u leshuan patronazhistet...kurioz jam, keta jane ata qe administrojne spitalet? Kane frike se po ra ripjellesi keta do ngelen pa pune. Ndoshta dalin edhe para ligjit per maskaralleqet qe kane bere dhe bejne. Po cdo gje e ka nje fund.
Ti te qifsha rrobt jep leket qeke marre nga inceneratoret...shkerdhate pa skrrupuj...
Do te vije rradha e heqjes zvarre dhe ty, mos kujto se do limitohen turma vec te kokat e medhaja.
Ketij i do qiore pragu.Ky me nje shqipe cope cope merr ne nje nga 20 a 30 rrogat 200 000 dollare us...aty i gjeni parate e femijeve pa ngrohje ne shkolle ,parate e pensioneve e te rrugeve...te Batoni e Batonet.Lete pis e ndoqen me saze si hajdut e anti shqiptar nga Prishtina e e morrem ne te vjedhe femijet tane...zvarre qenin si te tjerret .
Jo , moj korbe e zeze qe s' dihet nga skute okulte ke dale e c' porosi ke marre Jo , S. Berisha , E. Rama dhe I. Meta nuk nuk mund te Bejne edhe poziten , edhe opoziten , sepse ata Jane I njejti stan , e njejta race , bije dhe misionaret te mizorise . Shume shume ata do te shqyhen Brenda llojit per kocka , Po nuk mund te ndahen sic thua ti personazhi misyerioz ae derdh vetem vrer .
Syfet serbi
E ke humbur besimin e publikut o Baton?Saliu e bere protesten per tu treguar demokrateve sa mbeshtetje ka dhe ti ja ploteson kete deshire kur thua pjesmarrja qe e madhe po nuk kish ide Hajde Baton hajde.Thone mire qe je nendetese.Po vetem nje gje te ka dale boja je bere shellire.
Qenit duhet ti hedhesh nje kocke, te afrohet, pastaj i fut nje comange kokes. Kjo eshte zgjuarsi e Batonit, ti afroje ne fillim kokboshet e Saliut, duke ju bere qejfin qe ishin mbledhur shume ne proteste. Por fjala "Shume" eshte relative, po ta pyesesh Batonin per hollesi sa shume ishin, ai do pergjigjet me shume se heren e parafundit, keshtu e dredh batoni, dhe i fut nje fshikull tjeter Saliut.