Nuk kanë humbur vetëm zgjedhjet, kanë humbur edhe busullën

16 Qershor 2025, 14:38Blog Nga Simon Hadaj

Një parti politike pasi humbet zgjedhjet duhet të ulet dhe të reflektojë. Sigurisht të mos e ndalë aktivitetin e saj të denoncimeve, por, mbi të gjitha, duhet të shohë se çfarë ka bërë keq dhe se si do duhej të ishte bërë më mirë për të pasur rezultat pozitiv.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i PD-së, e cila nuk lë rast pa e dëshmuar një gjë të tillë.

Mjafton të shohësh seancën e kësaj të hëne për të kuptuar se kemi të bëjmë me një grupim politik që përveçse ka humbur bindshëm zgjedhjet, ka humbur njëkohësisht edhe busullën e orientimit.

Në mungesë të Berishës, zëvendësuesit e tij, Bardhi, Noka, Vokshi dhe Shehu dukeshin sikur kishin ardhur nga një tjetër planet dhe flisnin për gjëra që vetëm me realitetin politik nuk kishin lidhje.

Bardhi hakërrehej për shtyrje të seancës dhe i kërkonte llogari kryetares së Parlamentit pse kishte ngrënë drekë në Greqi dhe nuk kishte qenë në samitin në Ukrainë.

Noka i thoshte që do të zëvendësojë Rama me Sara Milen, ndërsa Vokshi i ulëriste që në mungesë të Ballukut nuk ka për të promovuar ty Kryeministri. Për të mos folur pastaj për Tritan Shehun, i cili, nga ana e tij, kërkonte që në Shqipëri të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. (Pse sa gjini njihen me ligj në Shqipëri?!).

Kur dëgjon ‘shqetësimet’ e tyre, ngre pyetjen: a i meritojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë përfaqësues të këtij niveli në parlament?

Duke pasur luks për të folur për kësi gjërash, këta nuk duken sikur janë rrahur keqazi në zgjedhjet e 11 Majit, por duket se votat e tyre i ka marrë kundërshtari dhe këta janë në qeveri, ndërsa Rama dhe Spiropali në opozitë.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe humbja e tyre, e cila, përveçse i ka dërrmuar në elektorat, u ka hequr edhe mundësinë për t’u orientuar drejt. Sigurisht, nëse e kanë pasur ndonjëherë atë mundësi./TEMA

6 Komente

  1. T
    Teo

    Po ne terezi e kane te gjithe keta qe permende....mjere Demokraten qe kane 12 vjet pa pune....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Kush o i qut t me hjeki ni pishmon t moth qy sun e hjek dot vet: Kush osh me t fertet Parti Demokratike????. Un, vallahi sun i nap dum me kta demokratet qe jon sot n pulitike. Ka naj rop me menje t hairit t me nap xhevap?

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berisha. e ka vendin ne burk. te perjetshem.

        flamur noka. mos. kini merak. se. e ka. vendin. te. ilir. meta. me gjith kermen kriminelin sali haleja berish

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari N

          Po ti sikur the " që në 12 Maj, do vijë era Shtet " o Muli o Koqe Kandari, sa të jenë në PD, Sali Non Grada, Muli, Paloqjaa, Albana B Kërriçi, Balliu, Nallbati, Gjekëmuti, Strazimiri, Kalaja, Xhozi, G Bsrdhi, T Shehu e disa MUTA të tjerë, do ta shihni pushtetin nga brima e gjilpërës o Flamuri pa shkop !

          Përgjigjjuni
          1. s
            sokrat

            Nuk kane humbur busullen, pasi nuk kane patur busull asnjehere. Deri tani kane ecur qorrazi, kuturu, te dali ku te dali. Tani qe u rrahen keq, nuk po ecin dot as qorrazi, por po rrotullohen ne vend si akrepi!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Sa te qetsohet Saliu pergjithnje , kuvendi do ta zevendesoje cirkun dhe estraden e Tiranes . Te gjithe ata qe Sala i ka zgjedhur per badiguarde , do te kthehen ne origjine si kllouna e humoriste karagjoze , po ne kete rast nuk do te kene komande dhe do ta çmendin fare Mamicen , nqse do te jete regjizorja e tyre . Shenjat e para i dha Albana e djerses dhe Muli i karrikes se Saliut .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje