Albinlena

15 Qershor 2025, 16:40Blog Nga Indrit Vokshi

Kur Kosova u bë shtet u gëzuam e u lehtësuam. Aq e madhe sa sakrifica e luftës është edhe sakrifica e shtetit dhe shtetndërtimit; e institucioneve dhe ekonomisë.

Ka 30 seanca ku në Kosovë nuk po zgjidhet kryeparlamentari dhe partia e cila ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit ngul këmbë si mushka - në të vetën. Jemi parti e parë, thonë, na takon ne ta zgjedhim. Partia e parë ska veç privilegjin për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit por ka edhe detyrimin për të mos e lënë vendin pa institucione. Këta duan veç privilegjin, jo detyrimin që iu ngarkon vota.

Meqenëse përmendin fjalën republikë shumë shpesh, u duhet mësuar se republika është pakti, konsensusi, i palëve të kundërta për të pasur institucione të përbashkëta e inpersonale. Personalizimi i postit të kryeparlamentarit, o Albulena Haxhiu o ska, pra o teka e Albin Kurtit o ska, këta i nxjerr jashtë prej çdo parimi republikan. 

Institucionet e Kosovës na përkasin të gjithve, janë produkt i luftës 100 vjeçare për çlirim, janë produkt i angazhimit intelektual të qindra burrave e grave të Kosovës e të mbarë trojeve shqiptare. Nuk janë as çiflig i Albin Kurit apo çdo kryetari tjetër partie. Nuk mund të jenë as lojë playstation ku Kurti luan stage pa fund "deri në fitore", as janë eksperiment për revolucionin marksist-leninist, as janë stript-club mendor ku disa halabakë të Kosovës të veshur me kostum deputeti deklarojnë me arrogancë "nuk ja vlen as me i lexu propozimet e opozitës". Kush janë këta? Çfarë janë këta që i njihkan vetes të drejtën për ta degraduar jetën publike e për ta lënë shtetin pa institucione? 

Cilësia e politikanëve të Kosovës veç sa ka ardhur në përkeqësim. Dikur Rugova t'i ka fituar 60% të votave dhe për hir të shtetit e stabilitetit, gjithëpërfshirjes dhe perspektivës së Kosovës, ia ka dhënë kryeministrin një partie tjetër. Edhe Thaçi, edhe tjetri, edhe tjetri. Këta formulat e gjithëpërfshirjes i quajnë pazare, sepse këta mendojnë se gjithçka u takon këtyre.

Disa politikanë në pubertet mendor e politik. Dikur në vitet '20, kanë qenë në Shqipëri disa si këta. Krijuan moton "O neve në fuqi, o Shqipëria shkrum e hi". Mbi atë moto e kthyen parlamentin në sallë atentatesh me armë, organizuan grushtin e shtetit të qershorit '24 dhe nisën djegien e shtëpive të kundërshtarëve politikë. Sepse si mafiozë mendonin se Shqipëria u takon veç atyre, gjithkush tjetër është tradhëtar.

Albin Kurti, VV e çdo parti tjetër duhet të kuptojnë se Kosova siu takon atyre, nuk është pronë e tyre, ata janë kalimtarë. Nëse nuk duan konsensus dhe duan gjithçka për vete e siç e duan vetë, le të shkojnë në zgjedhje me ketë referendum: gjithçka veç për ne. Nëse Kosova nuk u jep gjithçka por voton edhe parti të tjera, siç ka votuar, atëherë ky quhet mesazh ku populli kërkon konsensus dhe gjithëpërfshirje.

Nuk mund të penalizohet e dëmtohet Kosova për axhenda banale pushteti të Albin Kurtit.

6 Komente

  1. N
    Nonen u qifsha

    Albin Kurti o eshte kelysh serbi o eshte rrot kari. Per te mos u lodh me u pergjigj dhe me diskutu per te se sja vle duhet te themi se i ka te dyja. Ja pafshi hajrin dhe o burra sa me shume konge per lexhenden Alpin kok karin.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca Bib

      Po t’i heqësh fjalët aspak të hijshme këtij komenti, mbeten dy mundësitë: Bibini është Zogu i gamorit ose hafije e Serbisë. Po të marrësh parasysh metodën e tij për t’i bërë budallët e Kosovës të kërcejnë përpjetë (dhe me të drejtë), duke u tundur para syve ashtu si u tundin copën e kuqe demave për t’i tërbuar, kjo tregon mençuri. Po të marrësh parasysh dëmet e mëdha që i ka bërë Kosovës në shumë fusha, kjo tregon se është udbash. Pra, po të shohim FJALËT, na del finok, po të shohim VEPRAT na del shpiun i Sebit.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      Konstituimi i institucioneve të një shteti nuk bëhet me anë të lutjeve. Duhen parashikuar e parandaluar në Kushtetutë të gjitha këto idiotësi kokëfortësh e idiotësh. Nuk ka parti të parë e të dytë, ka vetëm interesa të para për shtetasit e shtetin e tyre. Duhet parashikuar në Kushtetutë që, në qoftë se partia që ka e para të drejtën për të propozuar kryetarin e kuvendit, nuk arrin të ketë votat për ta zgjedhur pas tre raundesh, atëherë humbet të drejtën të ripropozojë të njëjtin kandidat dhe të urdhërohet (me kushtetutë) që zgjedhja të bëhet ose me konsensus, ose, në mungesë të tij, me short. Mund të ketë edhe mënyra të tjera, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që procedura të bëhet kaq qesharake e kaq e neveritshme. Ajo që po ndodh është e turpshme dhe fyese për zgjedhësit. Të zgjedhurit kështu paraqiten si disa njerëz pa pikë vlere, që nuk e meritojnë mandatin që u është dhënë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        Ky koment nuk ja ul vleren shkrimit ne fjale por perkundrazi hap debatin c'far duhej bere prej kohesh

        Përgjigjjuni
      2. z
        zgjedhje të reja urgjent

        Ajo lopa, Osmani, duhet të shpallë zgjedhje të reja. Dhe në rast se përsëritet i njëjti skenar, përsëri zgjedhje të reja. Kosova po bëhet qesharake nga kokëfortësia idiote e kokëkatrorit.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Albini është ai lloj politikani që, përballë dy të këqijave, i zgjedh të dyja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje