Qytete që jetojnë dhe qytete në shitje

14 Qershor 2025, 11:21Blog Bjorn Runa

Qytete që jetojnë dhe qytete në shitje

Gjëja e parë që të bie në sy pasi ke lënë pas stacionin qendror të trenave në Bolonja janë muret. Jo edhe aq për shkak të arkitekturës dhe portikëve – ndonëse edhe këto nuk kanë të sharë – por vetë muret, të mbuluara nga shtresa grafitish. Disa prej tyre mesazhe proteste, të tjera fraza gjysmë poetike, sikur të kenë dalë nga gjoksi i ndonjë të alkoolizuari të dëshpëruar, për t’u ngjitur menjëherë në suvanë e plasaritur të mureve të vjetra të qytetit. Askush nuk duket se ngutet t’i fshijë.

Ky është një qytet ku ti e ndjen qysh në fillim se asgjë nuk është krijuar për ty. Njerëzit ende jetojnë, nxitojnë sepse iu duhet vërtet të jenë diku, shijojnë lirshëm pasditeve hijen e pakët të pemëve, apo ulur në shkallët e katedrales në qendër të qytetit. Një qytet ku nuk ka vetëm turistë apo gig workers, por banorë të vërtetë: studentë, mësues, shoferë autobusi, fëmijë. Një qytet ku darka është diçka që shijohet dhe jo një deklaratë e stilit të jetesës. Dhe kjo është ajo çfarë e bën atë në të vërtetë një vend interesant.

Bolonja nuk përpiqet të të joshë. Nuk i intereson aprovimi yt. Në fakt, mjaftojnë pak minuta për ta kuptuar se nuk je “i mirëpritur” aty. E shumta, ndihesh “i toleruar,” sikur t’i kesh hyrë dikujt në shtëpi në mes të bisedës.

Pastaj vjen Tirana.

Krahasimet nuk i bëjnë kurrë mirë askujt, aq më tepër kur janë të padrejta, por ky është një krahasim që nuk ka të bëjë me arkitekturën dhe as me mënyrën e jetesës, po me parehatinë; me trishtimin që përjeton kur kthehesh në qytetin tënd dhe ndihesh sikur nuk ke më vend aty. Me ankthin e heshtur të përpjekjes për të gjetur një vend për veten në një qytet, i cili është tepër i zënë duke marketuar veten; ku çdo hapësirë është e negociueshme për t’u dhënë ose marrë me qira.

Me kulla që dita-ditës konkurrojnë njëra tjetrën për nga lartësia dhe shkëlqimi, Tirana ngjan me një vend që kërkon me çdo kusht t’i ngjajë një qyteti, në vend që të funksionojë vërtet si një i tillë. Këtu, muret e ndërtesave të reja janë bosh, estetikisht të përsosura si slide Power Point-i. Grafitit janë zhdukur prej kohësh, për t’u zëvendësuar nga murale të financuara nga bashkia, ministria e kulturës, apo ambasadat. Çdo formë komunikimi publik, nëse nuk është reklamë, duhet aprovuar prej Tyre më parë. Hapësira publike është kthyer në hapësirë lobimi. Trotuaret ngushtohen për t’iu liruar vend ndërtesave të reja që prentedojnë se do të sjellin më shumë jetë, por që në shumicën e rasteve nuk sjellin tjetër veçse metra katrorë.

Këtu nuk mund të hedhësh më shumë se njëzetë hapa pa u përplasur me një tjetër kullë të mbështjellë me pelerinën e një posteri që premton “vizion,” “luks”, apo “të ardhme,” fjalë të koduara që zakonisht nënkuptojnë se as ti dhe askush që ti njeh nuk do të banojë ndonjëherë këtu.

Qytetet e jetueshme kanë nevojë për njerëz që të mund të funksionojnë, ndërsa qytetet spekulative jo. Në fakt, këto fundit e kanë shumë më të lehtë të funksionojnë pa ata sepse një qytet pa njerëz – ose ku njerëzit shndërrohen praktikisht në NPC (non playable characters) – do të thotë një qytet pa ankesa, pa grafiti, pa zhurmë, por me metra katrorë për shitje dhe regjistra transaksionesh. Një qytet perfekt për pamje me dron, por fatkeqësisht nuk jemi zogj që ta shijojmë.

Po, ky është një qytet në rritje, por rritet duke shmangur banorët e vet. Ata janë gjithnjë e më dytësorë, pasi një qytet me lagje funksionale, me zhurmën dhe rrëmujën e përditshme është më pak tërheqës se një shesh i kuruar me kujdes pëbri një kulle shumëkatëshe. Kështu, qyteti resht së qeni qytet, për t’u kthyer  gradualisht në portofol biznesi, ku njerëzit përbëjnë kërcënim për shkak të luhatshmërisë së tyre. Sa më i palëvizshëm që të jesh – me ligje tqë të mbrojnë nga rritja e pakontrolluar e qirasë, me ankesat e tua, protestat, nevojën për hapësira publile – aq më shumë fërkim krijon. Ndaj, qyteti fillon të ketë gjithnjë e më pak hapësirë për ty, duke të larguar jo me forcë, por përmes ridizenjimit, duke sjellë bashkë me të çmime më të larta dhe arkitekturë abstrakte, më pak stola, më shumë zona rezidenciale, më pak librari, më shumë banka, duke ruajtur pamjen e shtëpisë deri në momentin kur provon realisht të jetosh në të.

Në qytete si Bolonja – që në fakt sa vijnë e pakësohen sot në botë ti mund të zhdukesh midis turmës. Në qytete si Tirana – që fakteqësisht sa vijnë edhe shtohen – ndihesh i vëzhguar gjatë gjith kohës dhe njëkohësisht, çuditërisht i padukshëm. I pari thotë “ja ku jam”, ndërsa tjetri “ja çfarë mund të jem, nëse dikush investion edhe pak më shumë.”

Dhe më e keqja është se dalë-ngadalë, ti nis të harrosh se ç’është qyteti i vërtetë, me shpresën se rastësia do të përplasë sërish me një të tillë në të ardhmen. 

12 Komente

  1. T
    Tipi

    Mendoj qe eshte nje krahasim i gabuar. Si te krahasosh mollet me portokallet. Ka sh dallime midis dy qyteteve. Njeri eshte nje qytet i vjeter qe e ka kaluar kulmin e vet te zhvillimit. Tjetri eshte kryeqytet, qendra sociale dhe ekonomike e vendit, e i cili eshte ne zhvillim e siper. Te mos hyjme pastaj tek kultura, ligjet e ndertimit, etj. Klm!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anti

      Shkrim koti... Nuk do kulla të larta, ik jeto në Kamëz, në Vorë, ose në rrethinat e Kryeqytetit.. Sa për grafitet, i gjen më së shumti në lagjet e varfëra ose të ashtuquajtura "ghetto" e jo në lagjet ku jetojnë shtresa e kulturuar e qytetit. Në ato lagje ku droga përzihet me prostitucionin e ku ëndërrat vdesin. Kështu që mbaji në Bolonja ato grafitet, ne në Tiranë jemi të lumtur kështu siç jemi. Nëse nuk të pëlqen, je njeri i lirë, ik në Bolonja !

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Sikur e ka shkrujt Fatos Lubonja duket...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Të lumtë Ladi! Nuk do i kuptoj kurrë këta lloj robsh që shajnë atdheun e tyre. Dava tradhëtarësh e bij tradhëtarësh.

          Përgjigjjuni
        2. C
          Ccc

          Tirana e ndertuar pa filozofi Asgjë në shërbim të njerzve Publikja jo funksionale dhe stresuese Shikoni pastertinë e rrugve dhe autostrades ( unazes se madhe), si shenjë e mos kultures së mirëmbajtjes

          Përgjigjjuni
          1. g
            goon

            si i lindur e i rritur ne tirane e aprovoj kete shkrim,qyteti me kostot e larta qe krijon leku i zi i investuar i cili konkuron dhunshem dhe ne menyre hileqare biznesin e vogel e familjar po i largon njerezit dalengadale dhe qe te mundohen akoma me shume te qendrojne skllaverohen kundrejt punedhenesve e cdo gjeje tjeter,dikish thote ik largohu ,do e kisha bere me qejf nese ky shtet do i kishte zhvilluar qytetet e tij ne menyre homogjene por njekogesisht sdo kisha nevoje as te ikja sepse askuah nga fieri,vlora,lushnja etj sdo donte kurre te vinte ne tirane nese tregu i punes do ishte dhe ne qytetin e tij.Shumica e shqiptareve jane skllever te rroges duke pranuar cdo gje qe do punedhenesi por kjo krijon stres ,merzi ,semundje ......Shqiperia po perfundon si nje ghetto e madhe ku fiton tom doshi,mhill fufi ,pjerin ndreu,ymer lala,mark frroku etj e inyelektuali ,prifesionisti ose i perkulet vullnetit te tyre ose ky qytet e perze si te panevojshem......

            Përgjigjjuni
            1. G
              Go West

              Ti leme grafitet e qendres se Bolonjes qe te hapin barkun, por qytetet si Tirana, Durresi, Vlora etj, gradualisht po behen te pabanueshem.Trafik i çmendur, dyndje te panjohurish kalimtare, ndertime me kriter maksimalizmin e fitimit. Dhe ti ndjehesh i tepert. Interesi i komuniteteve shkelet me kembe sistematikisht. Nje "strategjik" apo ortak i Zenit ta ngul kullen fiks te ballkoni pa dashur t'ja dije per hapsiren tende. Ndersa ne Bolonje gjithçka ndertohet duke respektuar interesat e komuniteteve, hapsira, vend-parkime, ndertime te uleta, gjelberim. Ketu respektohen interesat e strategjikeve.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na mbyten idiotet

                C!eshte ky shkrim qarramani qe i dhembin syte nga zhvillimi. Po ik more idiot qe ke frike nga kullat jeto ne mal ose ne lagje me qerpic apo ne italy ku te pelqeka, se atje ka shume zezake, Indian mbase jane me intresant se sa shqiptaret dhe kullat e tyre.ke krahasuar dy qytete qe nuk krahasohen sepse kur injorant nuk di te krahasosh apple to apple

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hlikaj754@gmail .com

                  Krahasimi me Bolonjen eshte idiot.Sepse eshte mashtrim .Bolonja ka gjithecka te nje qyteti modern dhe tradicional,inteligjent dhe konservator.Eshte qyteti i mesem europian me standartin me te larte te jeteses,me industri High tech dhe klasike ,shumedegeshe,ku praktikisht nuk ka papunesi..ku te ardhurat per fryme jane pas Milanos ,me nje universitet te nivelit te larte dhe shendetesi cilesore .Kaq .Tirana eshte nje tjeter kategori,por gjithsesi pas tribalizmit primitive te eres Berisha ,ka ndrruar komplet per mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Shkrim pa nje baze krahasimi. Futja pordhes me nje fjale.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mehmet Ymeraj

                      Autori flet për shkarravinat në muret në Bolonja si nostalgjik I kohës së diktaturës dhe muret e asaj kohe. Kjo ndryshon nga kënd vështrimi dhe ajo çfarë kërkon të na paraqesin në mënyrën e tij. Pastaj çdo qytet ka të veçantat e veta qofshin të mira apo këqija. Do ti thoja autorit zbrit më poshtë në Rimini pastërti qyteti plazhi bjen ne sy ose më poshtë në Ankona rrugë të prishura që të kujton qytetet tona para disa vitesh. Kështu me shembuj të mirë apo të kqijë mund të vazhdojmë edhe në shtete të tjera në Gjermani po të doni apo Greqinë fqinje.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Admir

                        Autori po ben nje krahasim real. Nuk po shañ vendin e vet. Po akuzon te pandreqeshmen. Po akuzon paaritshmerine. Po akuzon pamundesine per te jetuar.po tregon pamundeßine per te blere. Po tregon betonimin e Tiranes tone. Po tregon se pòpullsia e ketij qyteti jeton me endrra me sy mbyllur. Po tregon se njerzit ne kete qytet ( krýe) I lidh puna dhe mashtrimi jo deshira per te jetuar.Po tregon se ketu jetojne hajdutet me shumice dhe fukarenjte per buken e gojes. Po tregon se pensionistet mezi marin ilacet dhe fusin koken ne ndonji peme te mbetur pa shkulur akoma nga nďertimet per tu freskuar , kur femijet e hajnave relaksohen lokaleve luksoze duke reklamuar màkimat e shtrenjta dhe buzefryrat e shumta qe enden neper sediljet e tyre te ndyra.Besoj ,nuk ka njeri ne bote qe eshte kunder zhvillimit ne te gjithe aspektet , por kur ky zhvillim nuk cenon jeten e qytetareve dhe qe nuk guaranton mirqenie sado ne perspektive, eshte mashtrim.Kush nuk do te shikoje realitetin shikon endra me symbyllur.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje