
Nga Ben Andoni
A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon asnjëherë zgjedhjet PD-ja? Pse nuk kihet tashmë besim as tek numëruesit partiakë? Pse shqiptari nuk bën dot zgjedhje të mira?
Një varg pyetjesh qëndrojnë sot mbi publikun. Por PD-ja i ka dalë para dhe vazhdon të akuzojë për çdo ditë. Me imazh, video dhe përmes kryetarit Berisha, ajo nuk lë moment pa treguar të gjithë procesin e manipuluar, sipas tyre. Nga ana tjetër, nga PS-ja jo vetëm që nuk ka përgjigje, por shkohet një hap më tej: Po përgatiten për të bërë trajnimin e ligjvënësve të tyre! Një shkollë për njerëzit që do bëjnë dhe do kalojnë ligjet e shtetit shqiptar! Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar dhe atyre që tek PD-ja ngacmojnë votat e njëri-tjetrit?! Plot 35 vite pas rënies së Socializmit, Shqipëria haset me problematika të mëdha në të gjitha anët. Dhe, një pyetje që vjen në formë instiktive: Pse është kaq i vështirë normaliteti në Demokraci?!
Mbase përgjigja vjen me ndihmën e përhertë nga letërsia. Svevo thoshte se: “Besoj se jeta është shumë më origjinale sesa ajo që jam unë në gjendje të trilloj”. Kurse Melville shkonte një hap më parë “Jeta është më e çuditshme sesa trillimi”. Në fakt, jeta në Shqipëri dhe jo vetëm po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme në realitetin e hidhur, sesa ajo ç’mund të sajojë fantazia njerëzore.
Dhe, fantazia e politikanëve shpesh të bën të ndalesh dhe të kuptosh se çfarë po ndodh me vendin tonë me ligjet e reja që imponon maxhoranca, e cila si flamur mban tashmë integrimin dhe për fat era evropiane po ia hap Shqipërisë grupkapitujt një e nga një. E paimagjinueshme as ta çoje ndërmend këtë kohë më parë. Ashtu si e lodhshme dhe po aq e paparë, ajo që sjell opozita për ditë. A është jeta që shikojnë politikanët më e sofistikuar se trilli. Me sa duket po, përderisa, njëra palë i afrohet pareshtur në të gjithë rrëfimin e saj integrimit (me handikapët e pafund të shoqërisë), kurse tjera batërdisë së vendit, që e shikon me zgjedhjet, korrupsionin dhe banditizmin…, të cilat ajo i rendit të detajuara dhe të shkoqura, sikur të jenë krijuar enkas. A po jetojmë në realitet apo në trillin politik?! Kur shikon, se situata nuk ndryshon prej më shumë se një dekade, duhet të jemi në një trill, që e shikojmë ne të gjymtuarit, ose çyrykët… si realitet. (Javanews)
Ore, po ça thoni!!!??? Po dilni një herë nga zyrat, dilni nga Tirana.... . Kaq vështirë e keni të takoni njerëz të thjeshtë dhe ti bëni pyetje: -- Si votuat?..... Ju bëri kush presion?....... Ju premtoi kush vende pune apo para?...... A morët lekë dhe nga cila forcë?....... A keni vënë re njerëz të inkriminuar në zonën tuaj që ju kërkonin votën për x kandidat?....... . A keni dëgjuar për ndonjë bandë kriminale si ajo e Xhevdet Mustafës në fshatin apo njësinë tuaj?........ A patë polic me sy ditën e votimeve?....... . Kandidatët e cilës forcë shkelnin ligjin duke u afruar në qendrën e votimit?....... Ça kishit veshur ditën e votimit?........( Ishte ditë e ngrohtë, shumica me këmishë, ku fshihej fleta e votimit sa një çarçaf për realizimin e trenit bullgar). Treni bullgar u krye vetëm me burrat apo edhe me gratë?..... ku e fusnin gratë fletën e votimit?.... Treni bullgar u realizua me votuesit e bindur socialist, apo me votuesin e demokrat?...... . Pse u shitën demokratët?....... . Administrata u mor me autobuzë dhe të çohej nëpër mitingje..... . A u morën shkollat me autobuzë, siç u bë më 2013 dhe u dërguan nëpër mitingje?........ U hoq administrata nga orari i punës dhe kush e ndalon adinistratën të marë pjesë në takime elektorale jashtë orarit të punës?....... U fol se çdo punonjës administrate duhet të dorëzonte një listë me të paktën dhjetë emigrantë që do të votonin PS, por po të shumëzojmë 200 mijë punonjës herë 10 votues nga diaspora, duhej të votonin për PS 2 milionë emigrantë?.... . Pse nuk u pushuan nga puna gjithë punonjësit e administratës që gënjyen se kanë siguruar nga 10 vota, kur shumë prej tyre, nuk kanë siguruar asnjë votë?......... . Dilni pra nga zyra dhe mos u merni me hipoteza e me thashetheme politikanësh humbës apo gazetarë bulevardi...... . Dil o Ben, dhe ec me këmbë në fshatra e lagje qyteti. Dhe do bindesh se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë më të mira se në ShBA, ku Elon Musc hodhi 300 milionë dollarë duke thënë, shkoni shtëpi më shtëpi dhe bindni amerikanët të votojnë Trump..... . Dhe shih kronikat e zgjedhjeve në SHBA, zgjedhësit futen dy e nga dy apo tre në dhomën e votimit. Kaq!