Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

10 Qershor 2025, 21:40Blog TEMA

Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

Nga Halil Matoshi

1.
Bujar Bukoshi âsht ndër ata burra trima që hyni në lëvizjen e rezistencës, (1989) ndonëse ishte ndër ekspertët më të mirë në urologji.
Ia nisi me Këshillin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për me iu bashku projektit të intelektualëve kosovarë, nën drejtimin e Brahim Rugovës, LDK-së, në dhetor, 1989.
Ai për aktivizmin e tina u kidnapue nga shërbimi sekret jugosllav më 1990 dhe u mbajt diku, duke e marrë në pyetje gjatë një dite, me një thes në kokë.
Padyshim ishte trim i rebeluem dhe nji politikan "pa politikë", i drejtpërdrejtë dhe idealist.
I njâjt met tân jetën.
2.
Në librin e tij "Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet - moje svedoćenje” Zoran Stijović, operativi i UDB-s që drejtoi shumë operacioneve kundër rezistencës shqiptare në Kosovë, tue folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse na, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)
3.
Bukoshi do të mbahet mend për intervistën e tij të parë për CCN, (1992) ku bënte thirrje për mbështetje të të drejtës për vetëvendosje të Kosovës.
Bukoshi me ministrat e tij u detyrua të vendosej në Gjermani për arsye të përndjekjes serbiane.
I shërbeu atdheut me devotshmëni për nji dekadë si Kryeministër në ekzil, e mas lufte ministër e zavendëskryeministër.
4.
I kishte thânë nji ditë Atdhe Gashit, mikut tonë të përbashkët se kishte qef me bâ muhabet me mue "por shtir që le Halili kân me folë" , dmth që jam nji digjues i keq!?
Ai saherë zateteshim për caffe më thojke me shpoti "te kush po rruhesh?" sepse unë pritojsha me u rru.
Ai sa herë shkonte tek vneshti i tina në Suharekë na bjente rrush me gajbe. E ka nda bereçetin gjithmonë me të tjerët, me këdo që i kujtohej.
5.
U shtri në mjesin e sotshëm për me u ngjitë në Pantheonin e Kosovës, për të cilën, nuk e kurseu mendjen dhe punën derisa trupin ia dërmoi smuja.
Kemi me e kujtu kit burrë të dheut deri në fundin e kohës!
Falemnerës për shërbimin, doktor!
Kosova duhet me qenë krenare që leu burra si Bujari.
U naltsoftë emni i tina.

6 Komente

  1. J
    Jimi

    Cili formacion ushtarak luftoi per clirimin e Kosoves, pa kompromis me serbet, UCK-ja e Hashim Thacit apo FARK-u i Bukoshit ? Cili formacion ushtarak nga Kosova u perzie ne punet e brendeshme te Shqiperise gjate trazirave te 97 -es, UCK-ja e Thacit, apo FARK-u i Bukoshit ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dukagjini nga Peja

      Aiii Halil, po shkruan një gjuhë të përzier, nuk është as nuk i ngjanë gegnishtes. Ktheju bre burrë gjuhës letrare që e njeh ti mirë, mos u bë i neveritshëm dhe i palexueshëm!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Bujar Bukoshi do mbahet mend si personi qe mbante nje formacion paramilitar ne Shqiperi dhe e perdorte per destabilizimin e Shqiperise ne 14 shtator 1998, nderkohe qe ne Kosove kishte filluar perpjekja me arme ne dore kunder Serbise. Do mbahet mend si Kryeministri qe vodhi. Buxhetin e Qeverise ne ekzil. Do mbahet mend si kundershtar i flakte i UÇK-se dhe mbi te gjitha i marreveshjes se Rambujesë, e cila ishte qarte ne favor te shqiptareve sepse ishte nje pretekst i Perendimit per te filluar bombardimin e Serbise. Do mbahet gjithashtu mend per ndryshimin e emrit te Fark ne UÇK duke krijuar keshtu nje UCK te dyte fallco qe dridhte zinxhirin ne Shqiperi nderkohe qe UCK e vertete derdhte gjak ne Kosove. A i beri keto per shkak te egos dhe sepse u ndje i lene menjane nga dalja ne skene e UCK-se, apo i beri sepse gjate atij « kidnapimit » ne 1990 ishte bere bashkpuntor i UDB-se kete nuk do ta marrim vesh kurre, ose te pakten jo brezi jone.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpendi

          Asht e vertete Parruca. Bujar Bukoshi ne Shqiperi do mbahet mend per keq. Ka lane nje njolle qe askush rashme nuk ja heq nga faqja e zeze e tij. Kjo nuk eshte nje thashethem, por eshte bisede e regjistruar aso kohe ne mes tij, pra Bukoshit dhe dhendrit te Milices se UDB, Sali Berisha, kur nisi grushti i shtetit qe Sali Berisha tentoi te rrezonte Qeverine Nano me 1998, qeveri qe ishte ne krah te UCK, ne krah te Kosoves, Bukoshi i thot Berishes po te dergoj ne ndihme forcat e mija, pra te FARk ut per kryerjen e grushtit te Shtetit. Kjo ishte thike kunder Shqiperise, thike ndaj Kosoves e cila ishte ne pragun e fitores perfundimtare, por qe Saliu e Bukoshi kerkonin ta sabotonin. Ndersa Rugova nuk u perzie kurre ne keto ndyresira antikombetare. Ndersa nje shume e madhe te parave qe Bukoshi kish grumullue nga refugjatet kosovare, nga 3 perqind, qe perbenin miliarda marka, nje pjese eshte shpenzuar nga Bukoshi per rrezimin sa here e majta shqiptare ka ardhur ne pushtet, ne bashkepunim me Berishen.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agjenti 007

            Halilit nuk eshte zor me i kthy pergjigje: 1. Të gjithe të “kidnapuarit nga shërbimi sekret jugosllav më 1990, si Bukoshi…”, kane qene argate te Serbise e Jugosllavise, sikurse Halil Matoshi, qe flert sikur ha samë qeni, sepse, te gjithe “patriotet shqiptare”, pa perjashtim, jane mbajte aty ku jane trajnu per pune antishqiptare dhe antikombetare dhe kjo po shihet boterisht, mediatikisht. 2. Tash, Halil zeza rren çka flet e çka i vjen ne mendje dhe shihet se nuk skuqet fare, si shoku i tij projugosllav, Blerim Shala me kompanite “patriotike” e “shqiptare”… Jane 80 mije, per t’i thene me emra. 3. Serbia dhe Jugosllavia, gjithmone i kane shpallur te “perndjekur” argatet e vet dhe i kane qite ne Evrope e bote per spiunazh antishqiptar, si B. Bukoshi, si H. Matoshi, si B. Shala, si V. Surroi, si… ushtria antishqiptare e UDB e KOS-it. 4. Halili eshte prej atyre qe ka mendue serbisht e jugosllavisht e ka fole shqip, por gjithmone eshte rruar serbçe, prandaj flet si me i nxjerre fjalet nga goja me darë lashtesie. 5. “Pantheoni i Kosoves”, me ne krye Rugoven, Bukoshin, Matoshin, Shalen, Surroin, Maliqin, Haxhiun etj., eshte panteon, kryekeput neotitist, antishqiptar… Lufta e tyre eshte bere e po behet edhe sot per me e ripushtua (trepushtua) “Republiken e Kosoves”, siç e kane pase pushtue ne kohen e Jugosllavise antishqiptare te Fadil Hoxhes!!!... Bujari, Halili, Blerimi e Vetoni… jane klysherit e Fadil Hoxhes, medet per Shqiperi e shtet!... Agjenti 007

              Lini një Përgjigje