Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

9 Qershor 2025, 17:19Blog TEMA
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Nga Minella Aleksi

Sa herë lexoj apo shikoj zhvillime brënda PD-së aq herë imagjinata ime komunikon vizualisht me pikturën “Ulërima” të Edvard Munch. PD-ja Me Berishën në krye erdhi në shoqërinë shqiptare si figura e njeriut që ulërin pafundësisht, si imazh që e shqyen qiellin e pikturuar me ngjyrën e gjakut. Përfaqësim fizik i ankthit ekzistencial të shqiptarve që 35 vjet më parë ndiheshin në kundërshtim me botën që i rrethonte. Fytyra e PD-së që në fillimet e saj e deri më sot ka deformimin e fytyrës së “Ulërimës”, ku qëndrimet ekuilibruese kanë qënë dhe janë në një çoroditje të vërtetë. Këtyre deformimeve pdiste iu shtua së fundi deklarata e avokatit Gjokutaj, që na ringjalli fantazmat e komploteve enveriane, triumfin historik të Komandantit mbi armiqtë komplotistë që gjithmonë i zbulonte Udhëheqësi legjendar. Botëkuptimi berishist mbizotërues në PD vazhdon t'a mbajë këtë parti të burgosur në makthin e krizës ekzistenciale.

Mëndja e sëmurë e Berishës pjellë vetëm komplote, grupe armiqësore, rrethime dhe bllokada ndërkombëtare. Sabotime që i vijnë nga partia kundërshtare dhe udhëheqësi i saj E. K. Rama. Njëlloj si diktatori komunist që i kapur në burgun e mëndjes së vet nuk arrinte asnjëherë të dilte nga gjëndja e ëndrrave paranojake, me deformime psiqike të pa vetëdijëshme për veten e tij të vërtetë. Njëlloj edhe Saliu që nuk kërkoi asnjëherë të shohë brënda vetes për të arritur një kuptim më të thellë të vetes dhe, për të arritur një gjëndje më të zgjuar të vetëdijes.

Thonë se është dhe e mbajnë për shumë inteligjent, politikan race, i zgjuar, i vetmi shpëtimtar i partisë që mund t'a çojë në pushtet, etj.

Duke gjykuar punën dhe të bërat e tij mendoj ndryshe. Sali berisha është njeri inteligjent por jo i zgjuar apo i mënçur.

Natyrisht një mjek i kujdesshëm i ndan mirë këto dy nocione: inteligjencën dhe zgjuarsinë, të cilat sa të afërta me njëra tjetrën aq dhe të dallueshme nga një fill ndarës gjithashtu. Dallimi është fin, i sofistikuar, por me rëndësi jetike në jetën e përditëshme. Aq delikat ose i saktë saqë është i vështirë për t’u analizuar ose përshkruar. P.sh. Është e gabuar të thuash: Profesori është i zgjuar dhe ka botuar shumë punime kërkimore. Korrekte do ishte të thuhej: Profesori është inteligjent dhe ka botuar shumë punime kërkimore. Nuk është korrekte të thuhet: ai është shumë i zgjuar në matematikë. Korrekte do ishte: ai/ajo është shumë inteligjent/e në matematikë. Njëlloj do thonim: ajo është nxënëse inteligjente që gjithmonë merr notë maksimale.

Inteligjenca është më shumë një cilësi e brëndëshme, një aftësi njohëse e lindur, me aftësi mendore shumë të mira për të mësuar, kapacitet memorizimi të fuqishëm, të menduari abstrakt, i referohet një niveli të lartë të aftësisë mendore në kontekst akademik, një lloj “peshkopi” në zhargonin studentor. Nuk e ka intuitën e nevojshme për të vlerësuar ose peshuar në mënyrë kritike informacionin. Me kujtesë të fuqishme Berisha mban mënd shumë mirë rrjetet, emrat, bëmat, makinacionet e porosive vrasëse të kriminelëve, thashethemet “e mira dhe ato të ndyrat” e funksionarëve të shteti dhe të deputetëve, një njohës i shkëlqyer i botës së nëndheshme shqiptare që, i mundëson alibira shpifëse për familjet e kundërshtarëve të atilla që do turpëronin edhe rrugaçin më të fëlliqët të lagjes.

Por duhet të mbajmë mirë parasysh se nuk ka korelacion midis nivelit të IQ-së dhe suksesit. IQ e lartë mund të parashikojë suksesin akademik, por nuk lidhet domosdoshmërisht me rezultate të tjera të jetës së përditëshme. Ndërsa zgjuarsia është më shumë një cilësi e zhvilluar me përvojë, ka më shumë të bëjë me zbatimin praktik dhe gjykimin e shëndoshë. Një individ i zgjuar mund t'i vlerësojë situatat shpejt, t'i lexojë mirë njerëzit dhe të përdorë njohuritë e tij shumëdisiplinore për të arritur sukses. Të zgjuarit edhe nëse i mungon arsimimi formal, mënçuria i zhvillohet nga përvoja, vëzhgimi dhe të mësuarit nga gabimet e së kaluarës, më shumë sesa nga librat ose mësimet në klasë. Zgjuarsia siguron që të mos ndihesh kurrë shumë i sigurtë se di gjithëçka për një fushë të caktuar, sepse eksperienca të ka mësuar se në atë fushë përfshihen shumë faktorë jo stabël, të papritur, të ndryshueshëm, surprizues.

Berisha inteligjent tallet me “Bojaxhiun” Rama, por nuk ka arritur kurrë të kuptojë sesi bojaxhiu i zgjuar Rama “pa arsim tejet të avancuar akademik ose inteligjencë të jashtëzakonshme” si ai, ka arritur të ndërtojë një makineri të fuqishme, të “frikshme” në pathyeshmërinë e saj elektorale. Bojaxhiu Rama ka mësuar dhe pasuruar eksperiencën politike, ka zhvilluar instiktin improvizues dhe ka arritur të ketë një ekuilibër të drejtë inteligjence mendore dhe asaj emocionale. Gjë që në çdo dalje që bën dëshmon entusiazëm fshataresk se do vazhdoj t'i mungojë rivalit të tij anakronik.

Sigurisht shumë njerëz kanë bërë pyetjen: Si është e mundur që qysh në fillimet e tij në politikë dhe në vazhdim deri në situatën aktuale Sali Berisha vazhdon të ketë dështime fatale për vëndin, për veten e tij dhe për partinë që komandon? Edhe me IQ të lartë edhe një dështak kronik! Mentaliteti tribal berishist ka një armik të betuar :Meritokracinë. Që në ditët e para në krye të PD-së e ka luftuar me të gjitha mjetet, në të gjitha rastet e çfaqjes ka rrahur, vrarë, përndjekur dhe përjashtuar nga forumet bashkëpunëtorët njëlloj si Diktatori në konferencat dhe plenumet e partisë.

Nuk mund të gjej rrugëdaljen reformuese një parti opozitare ku ardhjet e reja bazohen në nepotizëm. Zëdhënësi i ri i PD-së është një i ri që vjen nga prind ish anëtar kryesie shumë pranë Berishës. Emrin e ka “X” dhe mbiemrin Mustafaj. Kështu kemi X Mustafaj, X Balliu e plot të tjerë më pak të dëgjuar. Në daljen e parë si zëdhëns X Mustafaj deklaroi me stil berishist: “Po punojmë për çarjen e rrethimit ndërkombëtarë të PD-së”. Mos, thashë me vete. Ky s'paska mendim të vetin dhe kurajon e duhur për të përballuar të vërtetën.Thonë me krenari që ka studjuar në Perëndim. Po atje të mësojnë se si të zhvillosh të menduarit kritik. Këtij i paska mbetur mëndja te paranojat me rrethime ndërkombëtare të E. Hoxhës, të babait të vet komunist dhe kryetarit komunist gjithashtu.. Mjerim për PD-në dhe zëdhënësin e saj të ri perëndimor që del dhe lexon gjithëçka që ia shkruan Kryetari..

E korigjoi ditën tjetër: “Po punojmë për njohjen ndërkombëtare të PD-së”. S'mund të ketë rrugë të hapur drejt pushtetit një parti ku gëlon mendësia kolektiviste komuniste. Streha partiake Pdiste është kthyer në “Rifugio peccatorum” ku plot të rinj e të reja krahas më të vjetërve ndjekin personin e gabuar duke rritur distancën e largimit nga “Të duhurit”.

34 Komente

  1. G
    Genti

    Fiks e ke thene njeriu i ulerimave. Vetem me ulerime, me shpifje, sharje e baltosje e ka filluar politiken ky kafshe e pa zbutur.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mark

      Me kete njeri mos tregoni mirsjellje. Mos kini tirp t’i thoni fjalet me te ndyra qe egzistojne ne gjuhen shqipe. Ky ndyresire ka shkuar pertej Esat Toptanit. Tani qe s’mundi t’a shese Sjqiperine dhe po i shtrengohet litari, ate pak fryme qe i ka mbetur e nxjerr vrer per kombin dhe token qe e rriti. Nga fundi i shpirtit te tij te zi dalin vetem mallkime andaresh e çetnikesh misheruar ne nje perbindesh qe e di qe do te pergjigjet per gjakun e sa e sa shqiptarve.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trap

        Po mef Mark çfare e di Esat Pashen ti apo ke lexuar historine e Partise se Enverit?!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sudja

          Trap! Mark ka fol si shqiptar duke qene se flitet shqip! Duhet te komentosh ne gazetat ruse apo arabe!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mark

            Pikerisht, ata qe mendojne se Esat Toptani nuk ishte "edhe aq i keq", jane po ata qe do t'a varrosin Berishen ne varrezat e ushtarve serb ne Paris. Keshtu eshte kur mundohesh te lash mu... me shu...! Shko lexo Edith Durhamin se c'mendon per Esat Pashen. Lexo edhe pse amerikanet qe shpallen Berishen "non grata". Asnje nga keta nuk lidhje me Partine a Enverin. Partia, Enveri, komunizmi, patriotizmi, t'a bejme si gjith evropa....jane monedhat me te ndyra per te shitur e blere tradhetite ndaj ketij kombi. Jane edhe foleja e fundit e maskarenjve. Mjaft me, nuk i ble njeri

            Përgjigjjuni
        2. A
          A keni turp o shqiptaret e sektit te Saliut?

          Gomari pellet, por punon e nderton. Saliu ulerin, por vetem shkaterron, vjedh dhe vret.

          Përgjigjjuni
        3. P
          Populli që paguan vetë

          Një njeriu të tillë si Berisha, populli i vë nofkën " shejtan budalla"!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Si një BISHË

            Unë mendoj se inteligjent dhe i zgjuar janë thjesht sinonime. Njëra në gjuhë të huaj, tjetra shqip. Ndryshe është puna me i zgjuar dhe i ditur. I ditur bëhesh gjatë jetës, nga përvoja, nga dështimet dhe sukseset. Inteligjent apo i zgjuar lind, nuk bëhesh. Zakonisht të diturit, ata me diploma, i tërheq nga hunda edhe një katundar dinak. Pra ta kesh kokën plot nuk do të thotë se je edhe i zgjuar. Ndryshe shkrimi e përshkuan shumë bukur psikologjikisht BerISHËN. Ulurin, shpif, urren, përbalt - kjo është fytyra e tij.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Kurse une,ne baze te cfare lexova ,mendoj qe autori e ka fjalen per intelligent vrs. wise.Jo intelligent vrs smart.Gjithsesi ,cfaredo te kete monstra vicidolit,nuk ka zot qe I mbulon krimet e ketij maskaria.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ermal

                Si një BISHË,..... pikes i ke rene

                Përgjigjjuni
              2. X
                Xhoni vlore

                Bravo Zoti Minella ulerim si ujku ne vicidol po NGA Gopi sheqere kurves CA pret njeri me norma apo intelligent malok multi ate Ka Ber dhe do bej sa te thyej qafen

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot USA

                  E lexoi per dite temen e gazetat e tjera per lajmet e dites te vendit tim te dashur atje ku kam lere e kam varret e te pareve te mij.Ptej 17 vjetesh ne emigrim mbas bombes si ajo e hiroshimes qe tranzmetuan tv per shperthimin e gerdecit 2008 kuptova se vendi im eshte ne rrezik ne doren qe e ka marre nje i marre.Per per te shpetuar femijte emigrova ne usa.E njjoh kete njeri qe kur ishte student nw mjeksi se kishte shoke disa te njohurit e mij dhe vinte shpesh me ta ne mehallen tone te qendres Tiranes.Ai eshte pa i hequr asnje presje ashtu si eshte thene ne shkrim por nuk jepet rruga pwr te shpetuar nga ky i marre qe ka mbyllur ne doren e tij te pergjakur prespektiven e sqiprise ai ka 35 vjet sikur shqioria eshte prone e tij dhe ky lejoget te bej cte doje.I marre i pandehur nga SPAK lejohet pas zgjedhjeve te shkoj ne bruksel e te genjeje e mashtroje e te thote cdo venjeshter kundra shqiprise.Deri kur do vazhdoi kjo tragjedi qe e ka gjetur vendin tone.Kesaj nuk i jep pergji shkrimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Qe ne vitin 90 Saliu ne mitingje dhe fjalime te ndryshme ne mimike,gjestikulacione dhe tonin e zerit me eshte asociuar me Hitlerin dhe mendoj se po te ishte ky ne vend te tij Hitleri do dukej engjell para Saliut

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shefkiu

                      Ne kete vend te ulerish eshte pak! Ketu eshte per te ikur naten nga syte kembet,dhe mos e kethesh me koken mbrapa. Ketu mbijetojn hajdutet,Servilet bythelepiresit e politikaneve e soj e sorollopi i tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Karmina

                        Doktor Mortja Prostituta Kombetare sali sali serbi! Nje emer me i “bukur’ se tjetri! Gjallesa e peshtire tragjikomike, po te njihej nga bota, do te hynte ne histori! Emri “saliberisha” do ishte sinonim i tragjikes, komikes, rrumpalles, prostitucionit, kriminalizimit, tallavase, shkaterrimit, çmendurise! Te gjitha ne nje trup te vetem! E pabesueshme! Akoma me e pabesueshme eshte mungesa e ndjenjes kombetare te shqipfolesit, te cilet lejojne ne politike gjallesa te tilla!

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                          sali kerma kryekrimineli i shqiperis. ka lindur. dhe do vdesi kriminel. me gjith flamur. nok e. shok

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Thjesht nje mendim .

                            Z. Aleks , I ke bere nje portret ekzakt , te argumentuar shkencerisht . E thene thjesht , sic dhe ti e ke thene , KY eshte portreti I nje komunisti safi , I cili eshte aty ku eshte fale inteligjences , sic ti e ke argumentuar . Ama per shmangien e ketij individi dhe ketij modeli , pengese shume serioze , nuk paske patur ndonje ide apo mire e Kemi aty si fatsjelles ....??

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              american23al

                              O zot kur do ta marresh kete ndyresire qe te shpetoje populli dhe Shqiperia, nderkohe dhe kete pederastin kryeminister qe duket se drejton shtet por harem…!!! Zot ruajt ate popull, mgjth kjo eshte kultura e pergjitheshme…..TURP…..

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                Faleminderit Mibella. Ke bere autopsine ketij mjerani, ketij vemje, ketij monstre, ketij perbindshi... Pyetni shoket ne shkolle qe mesonte permendesh. I mbanin librin para dhe permendte dhe shenjat e pikesimit. Nuk di si quhen e ku futen keta tipa. Po STOP. Se kam per te shkruar tere naten ne se nuk i them vetes STOP.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kafsha ngelet kafshe

                                  Po te ishte I zgjuar ky budalla kriminel,kishte ikur nga political qe ne 2013 kur vuri lulin kryetar dhe sot do shijonte jeten dhe nuk do e akuzonte njeri... Sa per ulurimat e ketij bastardi me kujtohet nje konference ne 91 ne nje salle te vogel ne biblioteken kombetare ku kafsha ulurinte njesoj sikur ishte ne sheshin qytet studenti,sa I habiti te gjithe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Karmina

                                    Kafsha nuk krahasohet me Doktor Mortjen! Prostituta Kombetare sali , po te ishte i mençur, nuk di i fuste ne probleme as femijet e as dhendrin! Jane te gjithe per burg, plus gjakmarrjen me shume njerez!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. G
                                    Gramoz

                                    Prokuroria Speciale. Gjykata Speciale dhe Komisioni i Zgjedhjeve qe drejtohet nga Ilirjan Qelibashi po japin Tableta Viagre Plakut Sali Berisha. Mjaft...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      STRUGA

                                      Sal- Mut Muti. Tik Tak, Ti Tak, Tik Tak……… Të erdhi fundi oj mortje, o derr i plakur pa tru në kokë. Salih derrkuci në biruc duhet të ngordhi si kafshë që është, se vetëm njerëzit vdesin e ai nuk është njeri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nik

                                        Sali Pyka ulërin si ujk apo çakall i tërbuar!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eno

                                          dava maloku eshte mesuar ne shpelle te bertasi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tironci

                                            Bastardi komunist nga Vicidoli nuk ka as intuite, as inteligjence e as mencuri e zgjuarsil. Eshte nje skile e poshter qe di vetem kulisa te poshtersise Eshte nje ndyresire qe te pret ne bese sipas interesit te momentit. Nuk u terhoq kot ky bastard malesh nga Vicidoli ne pragun e shtepise te vulhumburit Enver. Ja dinte poshtersine ustai see manifestonte ne te njejten menyre si ai vete. Por dhe atij nuk I doli I beses pavarsisht qe ai e beri kete kafshe njeri, mjek e me shtepi ne Tirane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              E kam faktur

                                              Po cfare IQ te larte ka ky maloku Vicidolit. Ku di ai cfare eshte IQ o gazetar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arber

                                                Shkrim i dobët.Anti teza jo reale.Krahasime të pakrahasueshme,jo reale.Nje bojaxhi me një " doktor profesor".I pari i suksesshëm dhe i dyti jo.Kur dihet nga të gjithë së si dhe me çfarë temet është bërë i tillë.Referuar edhe deklaratës së Kryetarit të Akademisë së Shkencave sot,ish Ministër i Arsimit në atë kohë që tregon se si e ka marrë ai këtë titull dhe me çfarë temet,duke bërë autokritikë në emër të komisionit Në një kohë kur te dy me shkollë të lartë në profile të ndryshme.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sudja

                                                  Çfare temet?!?! Shkruhet “teme” o dythundrak!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. A
                                                  Arber

                                                  Shkrim i dobët.Anti teza jo reale.Krahasime të pakrahasueshme,jo reale.Nje bojaxhi me një " doktor profesor".I pari i suksesshëm dhe i dyti jo.Kur dihet nga të gjithë së si dhe me çfarë temet është bërë i tillë.Referuar edhe deklaratës së Kryetarit të Akademisë së Shkencave sot,ish Ministër i Arsimit në atë kohë që tregon se si e ka marrë ai këtë titull dhe me çfarë temet,duke bërë autokritikë në emër të komisionit Në një kohë kur te dy me shkollë të lartë në profile të ndryshme.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    kitairda

                                                    Doli ujku ...ULERIU JO mor JO....nuk ishte Ujku por ishte ........

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptari

                                                      Ulerima https://en.wikipedia.org/wiki/Edvard_Munch#/media/File:Edvard_Munch,_1893,_The_Scream,_oil,_tempera_and_pastel_on_cardboard,_91_x_73_cm,_National_Gallery_of_Norway.jpg

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. prokurori

                                                        Një portret i rrallë psikoanalitik,ikomunistit të sëmurë enverist.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mjek ushtarak komunist

                                                          Lumi që mori Vunonë... Himarën e Qeparonë!

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje