Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza është kulturore

8 Qershor 2025, 17:40Blog TEMA

Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza është kulturore

Nga Fitim Zekthi

Është duke u diskutuar gjerësisht gjendja e opozitës në Shqipëri pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Gati çdo ditë diskutimi kryesor politik në vend është Partia Demokratike dhe opozita. Kjo është e drejtë për shkak se opozita shihet si mjeti krysor që ka shoqëria për të ndryshuar qeverisjen apo për të bërë presion qeverisjes. Një opozitë e dobët, jo alternativë pushteti, nuk e luan dot këtë rol dhe për këtë shkak debati do të jetë i fokusuar tek opozita.

Vetë opozita ka rënë në një kurth dhe sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë forcon pozicionin e saj në këtë kurth. Ajo mendon se zgjedhjet ishin një farsë, një masakër e vërtetë ku qeveria vodhi, bleu përdori krimin dhe çdo formë tjetër perverse për të fituar.

Ky arsyetim i opozitës nuk ka patur rezonancë në shoqëri. Të gjithë e kanë të qartë se opozita ka arsye të tjera, jo politike, për të mbajtur këtë qëndrim.

Ata që mendojnë se opozita humbi thellë kërkojnë që ajo të mbajë përgjegjësi, të reflektojë dhe ndryshojë duke nisur që nga largimi i kryetarit të saj Sali Berisha siç e thotë në fakt edhe vetë statuti i PD-së.

Largimi i Sali i Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike nuk sjell asgjë. Kriza e PD-sa ka rrënjë apo shkaqe shumë më të thella. Ato janë tërësisht kulturore. PD duhet të hyjë në nëj proces meditimi dhe reflektimi shumë të thellë. Duhet të analizojë antrologjinë e saj politike, sociologjinë e saj politike dhe madje edhe psikologjinë e saj politike të gjithë këtyre viteve dhe të sotmen. Shkurt duhet diçka shumë e thellë, duhet shkuar tek kultura.

Kultura është shtrati ku ngjizen dhe marrin jetë sjelljet, veprimet, qëndrimet dhe personaliteti i një njeriu, një organizate apo çdo entiteti tjetër.

Ekzistojnë të paktën tre lloj kulturash bazë mbi të cilat, ose prej të cilave, lindin sjellje dhe qëndrime të caktuara politike. Bradley Campbell dhe Jason Manning kanë përshkruar në mënyrë shumë të imtësishme kulturat mbi të cilat shumë parti, sulkbjekte, individë ndërtojnë qëndrimet dhe sjelljet e tyre politike. Ata kërkonin në fakt të shihnin përmasën dhe shkaqet e kulturës së gjerë të viktimizimit që po përhapej në botën e viteve 60-70 të shekullit të kaluar dhe për këtë shkak bënë kërkime të gjera. Ata panë se ekzistojnë tre kultura bazë prej të cilave viktimizimi.

Viktimizimi përdorej gjerësisht nga e majta, ishte përdorur nga e majta që në filimet e saj. E majta fliste dhe flet për të shtypurit si viktima, për gruan si viktimë, për të varfërit si viktima, për personat homoseksualë si viktima etj. E majta përpiqet që nëpërmjet kësaj qasjeje të ndërtojë sjelljen dhe qëndrimet e saj dhe të tërheqë vëmendjen e shoqërisë. Një kulturë tjetër ishte kultura e “nderit”. Edhe kjo është një kulturë e përhapur shumë. Në kulturën e nderit burrat janë shumë të ndjeshëm ndaj fyerjeve apo sjelljeve që duan t’i anashkalojnë ata. Ata përpiqen ta fitojnë vëmendjen për aftësitë e tyre ose për tiparet e tyre në fusha që bartin rrezik. Ata nuk e bëjnë këtë vetëm përmes akteve të trimërisë apo të burrërisë por edhe përmes akteve të kokëfortësisë, krenarisë ekstreme. Ata e bëjnë këtë duke vlerësuar edhe akte si kumari, pija, dhënia pas femrave (gjuajtës apo gjahtar femrash i quajanë autorët duke u mburrur si trofe-fitues), rrahja me grushta ose përdirmi i armëve etj.

Cambell dhe Manning thonë se ishte kjo lloj kulture që dikur i bënte të shkonin në duel apo të rrinin natën bareve dhe pubeve shumë njerëz duke pirë. Kjo lloj kulture e “nderit” kërkon ta tërheqë vëmendjen me mburrjet për trimëri, për burrni, për arritjet e mëdha, për frikësimin për vdekje të kundërshtarit, për dominimin e plotë të zonës, lagjes, apo krahinës etj. Kjo lloj kulture sjelljeje përdor një gjuhë që nuk pranon asnjë dështim, asnjë humbje, që nuk i njeh kundërshtarit asnjë vlerë njerëzore, që e sheh kundërshtarin si armik, si vegël, si të shitur, si të mbaruar, si të tmerruar.

Në politikë këtë sjellje e kanë patur parti të vjetra dhe politikanë të dikurshëm në Europë apo në Jugun e SHBA-së, e kanë sot në vende të ndryshme të Afrikës apo Amerikës së Jugut etj. Zakonisht ky lloj nderi ka qenë i lidhur më shumë me të djathtën ose dëshironte të quhej e djathtë por në fakt nuk ka ndonjë anësi politike.

Kultura e tretë është ajo e dinjitetit thonë Bradley dhe Manning e sheh individin dhe njeriun si qenie të artë të pajisur me të mirën e brendshme dhe të patjetërsueshme. Këtë të mirë të brendshme të patjetërsueshme të qenies njerëzore njeriu e ka prej Zotit dhe nuk ka nevojë ta pohojë siç kërkojnë të bëjnë njerëzit në kulturën e “nderit”. Në kultuën e dinjitetit nuk shahet, nuk bërtitet, nuk pretendohet zotërimi i së vërtetës absolute por predikohet vetëpërmabjajtja, maturia dhe respekti për këdo. Kjo kulturë që gjendet tek e djathta është kultura që ka promovuar shtetin e të drejtës, respektimin e lirive themelore dhe të drejtave natyrore të njeriut.

Partia Demokratike në Shqipëri krizën e ka pikërisht tek fakti që ajo në masën dërrmuese përkufizohet nga kultura e “nderit”, kultura e të fortit, kultura e atij që e “tmerron kundërshtarin”, kultura e konsiderimit të kundërshtarit si diçka e keqe, e poshtër, që i shërben armikut, kultura e mosnjohjes së gjuhës së maturisë, sjelljes së përunjur, pranimit të të vërtetave. Partia Demokratike në mjaft raste adopton edhe kulturën e viktimizimit. PD nuk duhet të largojë Sali Berishën, duhet të heqë dorë nga kultura e “nderit” dhe nga kultura e viktimizimit dhe të hyjë gradualisht në kulturën e dinjitetit. Kjo është në fakt edhe e djathta.

16 Komente

  1. d
    dori

    Te partia e Sali non gratës mbizotëron kultura e shpellarëve....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      PD=Parti Degjeneratash.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Balli Fariu

      Ky eshte filozof. Or ti shoqi filozof: kjo partia jote lindi e semure me shume semundje. Ju bashkuan lloj e soje robsh: spiune hajdute sigurimsa burgaxhinj ordinere e gjoja politike, servilat e regjimit, dmth cfare plehrash ka dhe nxjer nje shoqeri. Ra ne duart e nje njeriu te lig qe skishte si ta sheronte e ta riste se me mut nuk ben dot as hallve e as baklava. Prandaj pa ngordhur Saliu dhe nja minimumi nja 10 vjet pas pervjetorit te ngordhjes se tij partia juaj nuk behet ne mos Saliu e ka marre me vehte ne halene e gomareve edhe ate. Haj tung

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        Fikx fare, te lumte per komentin.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aron

        PD ka marre kulturen e Sali kermes dhe te gjithe pa perjashtim, edhe deri tek me te rinjte, kane te njejtin mentalitet, ndaj edhe ardhja e tyre ndonjehere ne pushtet do te jete shume e larget.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Morali

          O Zekth, nuk eshte kjo e djathta. Ose ben analize, ose mos shkruaj fare. Sepse po bere analize, e djathta nuk eshte PD-ja, per te gjitha aresyet. E djathta shqiptare eshte jashte PD-se, e shtypur pikerisht nga PD-ja, jo nga PS-ja. Merri nje per nje elementet e nje te djathte dhe do dalesh vete ne perfundim. Jo me filozofira Cambell dhe Manning, nga Afrika apo Amerika, por me emra e mbiemra, ketu. E tere PD-ja, jo thjesht Berisha, por e tere PD-ja qe ne momentin qe e krijoi Ramiz Alia, eshte cdo gje, edhe njesi ushtarako-policore eshte, por jo e djathte. Madje u krijua pikerisht per te mos lene te djathten te ngreje koke....

          Përgjigjjuni
          1. H
            Horri

            Po pra kete te ka thene, qe PD nuk eshte e djathte

            Përgjigjjuni
          2. N
            N

            Ok,po culturen nuk mund ta sjellin shpellar si puna e Flamur Nokes Dhe Gjekmutit,qe jan 100% Sali hele. PD ka vetem nje rruge,shperndarjen,dhe nje komision nismetar me kusht qe asnjeri te Mos ket qene deputet ose ne organet drejtuse te pd. Saliu duhet konsideruar e kaluara e keqe dhe duhet mbajtur larg.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te zuri zekthi o hajvan?!

              TI JE SHUME LEGEN, SHUME SHKERDHAT, THOTE POPULLI. LARGIMI I SALI BERISHES NUK SJELL GJE TE RE VETEM NESE VE SI PAUSES ARGITEN, NJE JUGOR, NJE SLLAV A KRIPTOSLLAV APO MINORITAR. SHKURT MUHABETI TI O SHKERDHAT NESE SALI BERISHA SJELL NJE.TE VETIN, SI VETEN APO ME TE KAPUR. PSH, RIKTHIMI I LUL BASHES PAS LARGIMIT TE SALI BERISHES SJELL GJE TE RE QE CKE ME TE! DO TE JETE QEVERISJE SHQIPTARE PER SHQIPTARET! Dhe PD PUSHON SE EKZISTUARI SI PARTI E DAMIR FAZLLICIT ME SHOKE!!!! TANI SALINE E KE SERBOBOAHNJAK NOKA GORAN BULLGAR CA ATY SPIUNE DHE AGJENTE!!!! PO MESA DUKET DHE TI OSE NUK JE SHQIPTAR OSE JE I KAPUR A TREDHUR. KAPITULLOVE???!! MIRE, IK PIRDHU NE HALENE E SALI BERISHES PENGMARRESIT TE SHQIPERISE SE RE DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE!!!!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiperi e shqiptareve

                JASHTE LIGJIT PS, si parti e MILADIN POPVICET DHE PD si parti e DAMIR FAZLLICIT....

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Si bëhet reformimi i PD?

                  Si mund të kuptojmë funksionimin e PD? A mund të ndryshojë PD vetëm me largimin e Berishës si kryetar? Ç'na mëson kultura organizative? Kultura organizative eshte nje nderthurrje e qendrimeve, besimeve, vlerave, normave dhe sjelljeve me simbolet dhe ritualet perkatese qe fitohen me kohe nga anetaret e saj, dhe qe perbejne identitetin baze te organizates. Ajo kthehet ne arsyen baze sesi do vepruar ne organizate. Eldrige

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Nuk e di se çkupton autori per "kulture" per nje pjese te shqiptareve. Amerikani Hytington librin e tij te famshem e titulloi "Perplasja e qytetrimeve" Shqiptaret nuk i mban kush per qyteterim ata historikisht kane qene midis dy qyteterimeve te rendesishme te botes qyteterimit grek e qyteterimit romak dhe pothuajse nuk kane mare asgje nga keto qyteterime. Thjesht ne jemi "barbare" qe nuk pranojme asgje e nuk japim asgje. Analizoni PD nga kendveshtimi i "barbarise" sone dhe do jeni shume afer te vertetes.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linza

                      PD lindi e vdekur ka thene me te drejte nje disident politik. Ajo u be dhe eshte tumor kancerogjen, as kimio as operimi nuk e shpetojne. Jane mbledhur gjithe llumi i shoqerise shqiptare. Edhe ata qe e votojne, jane tru shpelare, mos pagues dritash, vjedhes uji, mos pagues taksash, toke e xanun, me nje fjale llumi.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shqip

                        Shkurt dhe saktë , pa doreza , pa furçë. PD është qenef , ( metaforike) . Më bind arsyetimi i komentuesit Astrit . Jo se është gjë e pa njohur më parë . Ne kemi dy kultura brënda një kombi . Të dy keto kultura përqafojnë partitë sipas asaj ku e gjejnë veten Psh , masa e njerëzve me prirje shtet formues , në përqindje shumë të lartë e gjen tek PS . Kësaj mase i shtohet edhe një element tjetër . Ai i përqafimit të vlerave perëndimore. Po të hedhësh një vështrim në retrospektivë , vetëm në 91-92 kjo masë iu bashkua Pd . Nga ajo kohë shumica e intelektualëve shqiptarë iu largua kësaj force politike . Ngelën atje vetëm ajo kategori që lidhte interesat me karakterin individual . Pd iu bashkua pjesë e kombit që në kulturën dhe ndërgjegjen e tij kishte anti shtetin . Prishja dhe zaptimi janë parësore tek kjo masë njerëzish . Dhuna është në DNA e tyre . Tjetër element që i dallon është që nuk pajtohen me të bukurën . kulturën jo e jo . Mund të rreshtoj këtu 100 argumente të tjera . Por njerëzit i dinë, i kuptojnë edhe më mirë . Kjo ndarje nuk ka lindur sot . Kjo ka ekzistuar në etapa të ndryshme të historisë . Mos kujtoni se Sali Berisha është filli . Ndoshta mund të jetë fundi ose afër tij . Të tilla ka patur me rilindjen kombëtare . Me burrat shtet formues . Janë penguar edhe me grykën e pushkës njerëzit . Kujtoni dumbabistėt , ishin njësoj në filozofi me "çunat e Mulit" . Kujtoni edukatën dhe kulturën e njerëzve nëpër qytete para dyndjeve masive . Më pas Saliu solli kulturën e dhunës . Ekzistenca e tij është produkt i kësaj mase. Sa më shumë tkurret kjo masë , aq më i vogël behet Saliu dhe sekti që gabimisht e quajnë parti .

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shigjetari

                          Llafollogu rural i Elbasanit me me emerin Fitim , eshte pjelle e kesaj partie , po nuk doli dot mbi uje , se nuk e pelqente Berisha , po kishte pengese edhe nga Paloka e kompani , qe e shikonin se rival per postet qe kishin . Muli nuk para e kishte qejf , po ne kohen e Lulit ishte i shfryre dhe nuk kishte cfar te bente . Plasi per nje çike deputet , po nuk u be kurre Fitimi i shkrete qe e ndjek gjithandej Zekthi .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Simoni

                            Fitim më shkrive me këtë pasazh. “Kjo kulturë që gjendet tek e djathta është kultura që ka promovuar shtetin e të drejtës, respektimin e lirive themelore dhe të drejtave natyrore të njeriut”. Po si o filizof PD është e djathtë?PD është si një mejhane nga ato të kaubojsave, dikush hyn, dikush del dhe kur ulërin Saliu ju mblidhen pak rrypat. PD është e shpartalluar dhe e mban adaliu, ose dëshira kush do tijapi shelmin e fundit Sslës e ti zëre vendin, kaq është PD. Ju elbasandhinjt nuk shkëlqyet gjëkundi as ti dhe as Flutura Haçka,, nuk jeni për politikan.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje