Nga Andi Bushati
Blendi Kajsiu me ka hedhur dorashkën në një replikë nominale për një polemike që vijon prej kohësh në distancë.
Thelbi i saj gjendet brenda debatit të gjërë, se cili është fajtori më i madh për situatën ku ndodhemi sot e nëse përgjegjësia për këtë peshon më shumë mbi ata që kritikojnë Ramën, apo mbi të tjerët që tregojnë me gisht Berishën.
Në përgjigjen time do i injoroj insinuatat si “berishist” apo “ramofobik”, pasi ata që do marrin mundimin të na lexojnë, nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër sa të harrojnë se nuk mund të jesh i tillë pas qëndrimeve që ke mbajtur për 21 janarin, vjedhjen e atyre 10 votave të famshme në Tiranë, apo për nevojën e rotacionit në 2013. Këtu si’a vlen të ndalesh.
E rëndësishme është që të testojmë të vërtetat tona në sytë e publikut dhe koherencën e tyre me bindjet dhe qëndrimet tona të përhershme. Prandaj të merremi më mirë me thelbin.
Le të fillojmë me ato që më ndajnë nga Kajsiu, i cili mbron idenë se këtu nuk fiton Rama, por humbet Berisha dhe se Shqipëria nuk përmirësohet për faj të këtij të fundit. Në përçapje për të mbështetur këtë tezë të sforcuar ai shkon deri në absurd. Ai thotë se me këtë PD dhe me këtë Sali, kryeministri nuk ka nevojë ti manipulojë zgjedhjet, pasi ato i ka të fituara, për shkak të opozitës së dobët e të pabesueshme! Pra, e para, Kajsiu nuk e vë fare në diskutim debatin nëse 11 maji apo 25 prilli i katër viteve më parë, ishin ose jo gara elektorale normale. Ai e merr të mirqenë se Rama është fitues.
Por që të thuash këtë duhet ti përgjigjesh më parë disa pyetjeve.
Po mirë, kur e ka të sigurtë garën me kufomën berishiste, pse ndryshon çdo herë rregullat e lojës? Pse kërcënon administratën? Pse shantazhon mësuesit që, siç dëgjuam në përgjime, u thuhet: “po s’treguat votën për PS-në, mos u paraqisni të henën në punë”? Pse blen me para në dorë, si në Elbasan, kartat e votuesve që i ka kundër, në mënyrë që mos shkojnë në zgjedhje? Pse grabit të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, për tu’a shpërndarë patronazhistëve? Pse fal gjoba dhe shpërndan pensione para zgjedhjeve? Pse përdor bandat e Troplinëve, Çelave, Bajrave të cilëve u bën edhe favore me firmën e vet?
Ti injorosh këto fakte dhe të thuash që PS-ja nuk ka nevojë të vjedhë, pasi përballë ka gogolin, do të thotë ti trajtosh socialistët si të sëmurë mendorë. Ti shohësh ata si njerëz që vjedhin pa shkak dhe manipulojnë për hobi. Kjo është e vetmja alibi që të mundëson t’i integrosh këto gjëra të provuara brenda teorisë se pushteti s’ka nevojë të rrëmbejë.
Por unë nuk di, që deri më sot, Kajsiu ti ketë denoncuar ndonjherë ata si kleptomanë. Prandaj ai duhet të ketë një përgjigje për të gjitha këto anomali që ndodhin vetëm në vendet ku ka votime dhe jo garë të lirë.
Pika e dytë ku nuk pajtohem është ajo që në përpjekjen për të vërtetuar se, në arsenalin e tij të humbësit, Berishës i numërohet një gjuhë e ekzagjeruar goditëse, Kajsiu hedh poshtë edhe termin narko-shtet, që përveçse në Shqipëri është rimarë edhe nga media të rëndësishme ndërkombëtare për të përshkruar regjimin e Tiranës. Ai pretendon se ekzistenca e ketij përcaktimi vlen vetëm kur zyrtarë të lartë janë të përfshirë në trafikun e drogave dhe kur të ardhurat prej saj shërbejnë për mbajtjen e shtetit.
Po a ishte i përfshirë direkt ministri i Brendshëm, Tahiri, në trafikun e kanabisit? A u përgjuan trafikanët e tij, Habilajt, duke thënë se duheshin 6 milionë për zgjedhjet? A thotë ish zv Kryeministri Ahmetaj që Rama mblodhi qeverinë në ritrit për planin e kanabizimit të vendit? Po ta zëmë se ky i fundit gënjen, a nuk e provojnë thënien e tij faktet se shumë shefa komisariatesh u urdhëruan të merren me këtë punë? Po a nuk zihej Rama me këdo që denonconte knabizimin e Shqipërisë, duke e mohuar atë? A nuk gënjente ai publikisht se avionët e drogës ishin për spërkatjen e mushkonjave?
Po radarët e ushtrisë, në gjirin e Vlorës, kush i urdhëronte të fikeshin për të kaluar skafet e trafikantëve? Po kur areoplani ra në mes të plazhit, a nuk tha kryeministri ynë se e ky ishte një kurth i opozitës për të provuar akuzat e saj? Kujt i shërbente kjo alibi? Mos vallë mbarëvajtjes së biznesit të planifikuar?
E njëjta logjikë vlen dhe dhe për ushqimin e regjimit me paratë e drogës. E ardhura nga trafiqet që pastrojnë paratë këtu me lejet e betonizimit, që shefi i qeverisë firmos drjetpërdrejt në bregdet dhe Tiranë, është një nga lumejtë kryesorë që mbajnë gjallë ekonominë vendase. Prandaj dhe SPAK-u nuk guxon të trokasë aty ku të gjithë e dinë se po ngrihet grtaciela e atij të Ekuadorit, apo atij të Dubait. Po të shkonte drejt tyre, flluska do shpërthente dhe sistemi do tronditej pakthyeshmërisht.
Unë nuk kam ekspertizën e nevojshme për të konkluduar nëse këto dy kushte që vë Kajsiu, pra përfshirja e zyrtarëve tejet të lartë dhe mbajtja në këmbë e pushtetit me paranë e zezë, mjaftojnë për përcaktimin si narko shtet. Por ama jam i sigurtë se gjithçka po shofim dhe jetojmë nuk nuk na lejon që ta mohojmë me kaq lehtësi një hipotezë të tillë.
I veçova këto dy shembuj, ndoshta më flagrantët në artikullin e gjatë të kolegut tim, për të treguar se në ç’konkluzione mund të mbërish kur ke marrë vendim të injorosh ato që ke para syve. Janë pikërisht këto dy teza: “Rama nuk ka nevojë të vjedhë zgjedhjet” dhe “relativizimi i narko shteit”, që do t’i rimar në fund të shkrimit për të ilusruar fotografimin e shtrembëruar që mund ti bëhet gjendjes ku ndodhemi.
Ndërsa tani do ndalem tek pjesa më thelbësore e ndoshta tek ajo që më tërhoqi më shumë në replikën që më adresohej. Në stërmundimin për ti gjetur të gjithë fajet tek berishizmi, Kajsiu e kritikon atë për një gjuhë të drunjtë, për një ligjërim të varfër që nuk shërben për të dekriptuar realitetin. Ai thotë se kjo lloj sjelljeje, thjeshtë denoncuese, nuk shërbën për ndriçimin e mjedisit, për përgatitjen e tij për ndryshim, se ajo vret mendimin kritik dhe imagjinatën politike, si të vetmit faktorë që mund të prodhojnë një transformim shoqëror.
Po, këtu ka 100% të drejtë. PD-ja është e tillë. Madje ndoshta edhe shumë më keq sesa kaq. Si një idhtar dhe lexues i vëmendëshëm i Antonio Gramshit edhe unë besoj fort tek ideja se asnjë betejë nuk mund të ketë sukses, nëse atë nuk e fiton më parë në rrafshin e ideve. Se nuk mund të ndodhë kurrë një ndryshim politik, pa u paraprirë nga një ndërgjegjësim kulturor. Pra, në këtë pikë jam plotësisht dakord se pa ndodhur një revolucion i tillë, -hiq mënjëanë ndonjë mrekulli-, regjimi i Ramës do e kishte të pamundur të shembej.
Dhe këtë ëndër- le të biem dakord- opozita e sotme, e pabesueshme moralisht dhe e pa pajisur intelektualisht, nuk e përkund dot më. Ajo është e paaftë të mëkojë imagjinatën e një shumice njerëzish se një botë e ndryshme është e mundur.
Por le të mbetemi tek fletoret nga burgu të Gramshit, doktrinën e hegjemonisë kulturore të cilit e kanë adaptuar sot si majtas po ashtu edhe djathtas. Ai shtjellon aty se si një kastë e caktuar nuk e ruan dominimin e saj vetëm përmes mjeteve të represionit shtetëror, por gjithëashtu me ndihmën e intelektualëve dhe institucioneve që i shërbejnë, të cilët e paraqesin gjendjen e krijuar si “natyrale”, “normale”, “të pranueshme”.
E pikërisht këtu në mend më vjen Kajsiu, që duket sikur bën fiks këtë gjë. Duke qëmtuar çdo të zezë tek PD-ja, Saliu, berishizmi, ngjan se ai reket të normalizojë situatën ku ndodhemi.
Ndërsa unë mendoj se përpara se të shqetësohet nga gjuha e drunjtë, paaftësia për të ngjallur imagjinatë politike, apo demokracia e brendshme e partive të opozitës, një intelektual i ndershëm duhet të preokupohet nga anormaliteti i zgjedhjeve, ndikimi i karteleve të drogës mbi pushtetin politik, mungesa e demokracisë në shkallë vendi.
Pa vënë gishtin mbi këto plagë, duke e paraqitur gjendjen si natyrale vetëm vritet fantazia e atyre që kërkojnë alternativa për ndryshim. Pra, Kajsiu bie vetë në impotencën për të cilën kritikon opozitën. “Pse të sforcohesh për më të mirën dhe idealen kur nuk je dhe aq keq”- do ta pyeste atë dikush qe e ka lexuar.
Ndërsa unë mendoj ndryshe. I bindur se PD-ja e Berishës ka të gjitha difektet që i përmend replikuesi im, unë preferoj ta vë theksin diku tjetër: Jo në faktin se përse opozita nuk sublimohet dot deri në ekstrem, por për atë se përse pushteti është kriminalizuar deri në këtë derexhe. Ky këndvështrim do të qe i mjaftueshëm qoftë edhe për faktin se në gjendjen aktuale, influenca e Berishës dhe PD-së mbi jetët tona është zero. Ai që ndikon me gjithë forcën e tij është ai që ka fuqinë absolute mbi taksimin, pensionet, lejet e ndërtimit, mbrojtjen nga krimi, rugën drejt BE.
Por, ekziston edhe një arsye më e fortë që më bën të vendos se nga duhen drejtuar projektorët. Ajo ka të bëje me parimin volterian për të “dhënë jetën për të mbrojtur të drejtat e atij me të cilit nuk je dakord”. Pra, mund që të mos e duash Berishën sot, Ramën në 2011-në, apo qoftë Tom Doshin, Ilir Metën, Fredi Belerin, në kohë të ndryshme, por ti je intelektualisht i ndershëm vetëm kur nuk pranon që atyre ti cënohet e drejta. Pikërisht nga kjo premisë jam nisur personalisht kur këtë radhë fokusin e kam vënë tek ata që shkatërojnë zgjedhjet dhe jo tek të tjerët që s’janë në perfeksionin e duhur për ti fituar ato, apo kur fajësoj Ramën për regjimin që ka ngritur dhe jo Berishën që është i paaftë ta përmbysë.
Kjo është ndarja ime thelbësore me Kajsiun që ka zgjedhur të bëjë të kundërtën, me riskun për ta vizatuar, ashtu si në dy shembujt e analizuar më sipër, anormalitetin si natyral, duke djegur në këtë mënyrë, ndoshta pa vetëdije, tokën ku mund të mbijnë filizat e një transformimi kulturor që provokon ndryshimin.
Natyrisht qe gjendja eshte normale e s'ka perse te flitet ndryshe Ne se po hane kokat putanat e bordellit te Shqupit, nuk po I kercet askujt. I vetmi shqetesim I njerezve eshte se deri kur drejtesia do vazhdoje te mbaje ne mbrojtje opoziten fashiste qe eshte gati ta nxjerre Shqiperine ne ankand.
Mos i kushto vemendje kesaj bajges pjellë komunistash e sigurimsash. Ky eshte thjesht nje mizontrop.
Ky idioti i nxire nga urrejtja lodhet te na mbushe mendjen me idiotizmat e tij. Ne nuk jetojm ne hene por ketu mes njerezve te thjesht. Kemi edhe ne njerez qe punojn ne administrate dhe ne aresim dhe nuk kemi pare keto qe thot ky nipi i Hisniut te partise. Askush nuk na ka kercenuar, nuk na ka dhen kush leke se po te na jepnin do ti merrnim dhe voten do ta hidhnim atje ku deshironim. Po keshtu eshte kur jeton ne realitetin e banaqeve televizive dhe informacionin e merr neper kafene. Pjesa me e madhe juaja jeni sherbetore te se keqes dhe b... lepires te padroneve qe u sherbeni. Mendoni ju se u besojn shqiptaret?
Jo zoti komentues, kete nipin e Hisniu do t'a keshilloja qe te shkruante sa me shume, mbasi aq me shume rritet edhe urrejtja e miletit kunder ketyre plehrave!
Halucinant! Ben si idiot te fitoje klikime ne Web! Thote Saliu bandat e I numuron sikur ti kishte ne vathe, e thote dhe ky idioti I dobishem! Turp per keta lloj analistesh qe mbushin dynjane me lloj lloj trillime! Fatmiresisht gjithcka po del.ne drite dhe njerezit megjithse e kane kuptuar me kohe kush dhe cfare perfaqeson berishizmi I degjojne ,tundin koken dhe thone : cfare opozite idiote me analiste me idiote kemi ! Edhe ne 2029 e njejta situate do jete !
Ja dhe Andi replikon me Kajsiun koke miun! Blendi Kajsiu eshte nje pabuks qe per te mos fjetur rrugeve ben ndonje paçavure per gazetat e Tirones.
A e lexon njeri kete mut muti?!!!!
Lexon 3 rreshtat e parë dhe kuptohet çfarë muti je kur të kapin mat mundohesh të justifikohesh dikur unë kamë dhënë karamele kamë mbajtur tjetër qëndrim
Na ke car karin ti o pederast po mos dil me se do ta qim ate mamin dhe grun se ti se qi se ste punon bibilja or bure kurv stu mbyll bucja ty mor rrace komunistesh te poshter .
Po çi jepni hapsirë pseudoanalistëve si bushati?! Ky analist është mishërim i mungesës së integritetit në diskursin publik. I njëanshëm në analizë, arrogant në ton, hipokrit në qëndrime dhe shpesh i paedukatë në sjellje, ai i përdor platformat publike më shumë për të ulur të tjerët apo për të mbrojtur “kauza” inekzistente, sesa për të ndërtuar debat të shëndetshëm. Thjesht i “padobishëm”, i pakorigjueshëm, i dëmshëm, MODELI më i keq shoqëror..
Ky na thote se Saliu ne jetet tona ka 0 influence dhe ka te drejte, por jo per veten e vete. Se nga paguhet ky Andi apo nga ufot??
O funderrine agjent ruso-serb-grek, o antishqiptar. Ti ke mbi 10 vjet qe vetem shan Ramen, ne çdo shkrim, TV, rrezik edhe ne krevat me tet shoqe bertet RAMA!
Bandat qe permed e di dhe gomari I fshatit qe jane te pd
Një replikë e duhur për të kuptuar se si vetë PD ashtu dhe përkrahësit e saj analistë gazetar politikanë intelektual të kastruar si nipi që po na çuditë me ketë përgjigje ndaj një intelektuali tjetër si Kajsiu, janë bunkerizuar në koliben e Saliut dhe nuk ka zot nëe ti bëjë të arsyetojnë me realizëm Kajsiu e vë theksin tek domosdoshmëria e ndryshimit të Pdhe nëveçanti duhet të ndryshojë lidërshipi i saj.Dhe arsyeton se, Qëndrimi asyetimi deklarimi nëpër kanceleritë Evropiane nuk ndihëmon Saliun por i rritë kredencialet Ramës dhe sfumon tërë propogandën anti qeveri anti demokraci etj .Mirëpo nipi Andi për tu treguar ekzigjent në mbrojtjen e Saliut e nis anti analizën që nga viti 2013duke i bërë tok çdo kritikë fenomen probleme kriminale për dukuri të drogës vjedhje e tje .Mirë këto dukuri janë evidentuar por pyetj shtohet?? Po mirë more nipçe këto nisën fiks kur në pushtet erdhi Edi Rama apo këto ishn prezent por në disa drejtime ato u agravuan Pse more nipçë pse e harron se kur u çfaq fenomeni i drogës i krimeve vjedhjeve hedhja e shtyllave të tensionit në erë ,kur u bë Gërdeci ,kur u vranë demostruesi në bulevardin e Tiranës , kur u sulmuan institucionet nga 1996 dhe vazhdon dhe sot kur vetë PD sulmojë selinë e Pd , për të mos përsëritur me qindra protesta ku kanë bërë vetëm djegje shkatërrime dëmtime deri dhe brënda në Parlament wë përdorën mjete deri dhe lënde gazlotësjellës Ka aq shumë poshtërsi që ka bërë kjo opozitë në këta 34 vjetë sa një intelektual si ju nuk duhet ti shkëputëni ngarjet para dhe pas Saliut .Jo Andi jo ,ne që e kemi jetur këtë periudhë nuk na hedh dotë hi syve. Gabimet e qeverisë Rama nuk i mbulon askush gjatë 12 vjetëve . Por ato të kohës që ka drejtuar opzita janë ulëritëse dhe nuk i justifikon me ndonjë analizë tënde që kërkon të bësh shërbimin e radhës ndaj padronit tënd . A ja vlen ti pasqyrojmë të gjitha për të të bindur se ka shumë të tilla??Jo spse ju i dini por jua do puna që të shumëzoni çdo gjë me xero .Po po more zotëri ka mungesa dhe gabime në këto 12 vjet. Më konkratishtë.Për zgjedhjet mundet të ketë probleme ,deformime ,shkelje të ligjit për zgjedhje dhe të kodit zgjedhor por këto nuk e sfumojnë fitoren dërmuese të PS ndaj Opozitës dhe kjo fitore përveç se populli i besojë PS ,një meritë ka dhe vetë Saliu që e çojë opozitën në këtë humbje katastrofale. . Po pse Andi nuk del nga perzevativi që të ka vënë në kokë Saliu dhe të mendosh më realisht dhe ta thuash me zë të lartë që është shumë von por Saliu duhet të largohet dhe jo të jargavitesh në studio duke justifikuar humbjen me ca argumente të dalë boje .Pse e ke të vështirë tu vëshë emërin që kanë këto humbje të vazhdueshme .Nga dita në ditë nga një analizë në tjetrën po e demostron deformimin moral politik ,intelektual dhe shpirtëror tëndin .Mundet ta them pa droje se në ndërgjegjen tënde ka shumë pikëpyetje .Por ligësia shpirtërore është bashkëudhëtare e jotja për këto 34 vjet I pafshë hajrin !!!!!! Por dotë desha të të lexoja ndryshe por sqënka e thënë sepse miza nuk bënë mjalt.!!!!!
Ti Bushat ke ngrënë ndonjë shkelm bythëve prej Ramës, ose nuk ke marrë llokmën që prisje. Kaq mjafton të flesh me millonanë.
Nuk je ne nivelin e z. Kajsiut sepse qelbesh era smire dhe inat qe te ka pushtuar prej vitesh dhe je I pabesueshem edhe nese ke raste kir ke te drejte.
Ti Bushat je tipiku i gazetarit të pasuruar nëpërmjet shërbimeve ndaj pushteteteve dhe shantazheve ndaj pushteteteve, kur ata nuk kanë plotësuar tërësisht interesat e tua. Ti i shërbeve Berishës si k/ ministër dhe pastaj u prishe me të kur ai nuk ti plotësoi të gjitha.Ti u armiqësove me të kur Berisha me marrëzinë e 21 Janarit të shpalli dhe ty puçist. Ti fillove ti shërbejë Ramës dhe u prishe sepse Rama nuk anulloi ndërtimin e pallatit të Aleksandër Frangajt në Golem, pranë vilës tënde dhe të pasanikëve si ty.Pallat që u ndërtua me Lejën e dhënë në ditët e fundit nga Berisha. Të gjitha këto pisllëqe që thua për qeverisjen e Ramës dhe manipulimin e zgjedhjeve janë vetëm broçkulla prapë së cilës ti kërkon të fshehësh perversitetin tënd,mjerimin tënd që buron nga inferioriteti që të ka pllakosur dhe që do të gërryejë duke ta nxirë jetën sa të jesh gjallë. Sa për Kajsiun,ti nuk i qasesh dot as në kulturë dhe as në intelekt! Ti e kalon Kajsiun vetëm në të shkuarën komunisto-kriminale të familjes tënde dhe në pasurinë që ke vënë si gazetar shërbëtor dhe gjobvënës!
Përfundimisht, o nipi i Hysniut dhe djalka i Mehdiut, o intelektuhal “i ndershëm dhe “i paanshëm”, që na sugjeron që t’i mbajmë prozhektorët mbi Ramë Ziun, kush do ta rrëzojë “Narko regjimin”, Tik Lapaj apo Arlind Qorri që “ja merr bukën nga duart” një birbo si Redi Muçki???
Ti vërtet Bushat dikur ke folur për 21 janarin e për zgjedhjet e vitit2013 . Por gjërat ndryshuan që kur ti që para 5 viteve u fute në borderonë e familjes mafioze nongrada duke u paguar me shuma të majme nga Shkëlzen Berisha. Bushat më duket se ke dhe një vilë 1 milion eurosh pas TEG- ut.
JE TURPI I SHQIPËRIS O A.B.JEJASHTËQITJE E TËRBAÇIT,QË N.Q.SE SE DI KU BIE HAP MAPS-sin . A.B. NË KRAH TË KA MBAJTUR S.B. JE TURPI I MBIEMRIT JO I ATIJ BUSHATI QË DHE SI YT ATË ISHTE MEDIOKËR DHE NUK BËRI GJË NË ORG.KU PUNOJ PËR HATËR TË FAMILJES SË NËNËS TËNDE.
Nuk e njoh as Prof. Blendi Kajsiun, as kete Bushatin. Dij dicka nga ato qe shkruajne apo kur rastesisht i shoh ne ndonje perballje televiyive. Shkrimin e Bushatit nuk e lexova teresisht. Ishte teper i gjate. Bera nje lexim diagonal dhe e mora vesh pse ishte munduar te shkruante. Po jap nje opinion per sa kerkon kz Bushati. Nuk e dij cfar shkolle ka Bushati, por nuk kane te krahasuar, Prof. Blendi Kajsiu nga njera ane dhe Bushati nga ana tjeter. Yoti Kajsiu, eshte nje intelektual i ri dhe me perspektive. Njihet per integritetin e tij intelek, serioyitetin ne trajtimin e ceshtjeve sidomos te politikes aktuale dhe nevojat per daljen nga qerthulli ku eshte zhytur ajo pjese e politikes qe mban peng integrimin e vendit. Zoti Kajsiu, dallohet per etiken e artikulimit te problemeve, edukaten qe pershkojne gjithnje sjelljet e tij. Eshte nje atdhetar i mire pasi ngre me shqetesim ato problematika qe pengojne integrimin real te Shqiperise ne BE. Te them te drejten ndjek me shume vemendje analizat e Prof Kajsiut. Ndersa per kete Bushatin, kryesisht e shoh tek flet ne debate televizive dhe qe shkryan korr e mos lidh neper gazeta. Ky sa dihet eshte rritur ne famekeqin Bllok te udheheqies komuniste. Len me kuptue se ka nivel te ulet arsimor, ben artikuj gjith mllefe ndaj atyre qe permbysen komunizmin dhe gjithmRamiz Alia krijoi, me te derguarin e tij Berisha per t ua grabitur partine PD qe krijuan studentet e ndershem te dhjetorit. Bushati, njer i rritur me gjith te mirat ne nje kohe qe populli i mjere nuk kishte te hante, eshte i pameshireshem ndaj atyre qe kundershtuan regjimin komunist, qe i u bashkuan grupimit socialist. Ky nyk di te beje nje editorial, llokocitet me nje fjalor te varfer dhe cinik ndaj atyre qe nuk e pelqejne. Ky dhe te tjere si ky te kujtojne ato vajtojcat qe me pagese qanin te vdekurit dikur neper Shqiperi. Ky eshte nje punetor me meditje, paguhet per tre thene genjeshtra kunder qeverise, per ti thurur lavde komunistit te fundit ne europe, Berishes, shantazhon, shpif, merr kedo neper goje me porosi te paguesit. Pra nuk i a vlen te merret njeri me te. Por, do te haje buke edhe ky njeri. Keshtu erdhen kohet. Perrndryshe do i duhej te dilte te shiste babane.
Ha mut Bythqir Bushati, ha mut. Rama do te jete kryeminister i ketij vendi i perhershem, sepse perball ka mutrat qe vijne era bashke me ty.
Mosni bre! E cmendet Andin! Ai eshte ne borderon e duhur. Pastaj lereni rehat! Eshte ne linje! Deri ne fund me Berishen, paveresisht opinioneve dhe bemave Berisha ka bere. Por ....A duhet Andi duhet te mbroj Berishen? Demokracia e gjeti Andin rreth 20 vjec, medioker blloku, i pasigurte. Ben Blushi e fut ne udhen e gazetarise ..dhe ne krye te PD ne kete per fat te tij vjen SB mjek I familjes se nga Nena,Kapo. Ketu fillon edhe konflikti I intersit te Andit me Berishen. Pavaresishte mbiemrit Bushati. Berisha ishte mjek edhe per Andin. Nese Andi do e deklaronte kete gje, sot sigurishte do ishte me komod. Sot ai eshte nje egoist I peshtire qe turperon gjyshin e tij te famshem komunist sh. Hysni por edhe ishe komunistin fanatik S. Berisha. Per Andin eshte ceshtje morali. Deri tani ai duket person I pamoralshem dhe egoist, I dhenene mbas parase. Eshte e kot ti thuash qe turperon vehten. Duhet te jete person perverse dhe I paafte.
Po mire mo lepurushi i gjyshit, si e shpjegon ti qe te gjitha sontazhet dolen me te njejtin rezultat si votimi me 11 maj? Disa nga ata qe kan publikuar keto sontazhe jane plotesisht te paanshem dhe shume te besuar.
Megjithese nuk ia vlen te komentosh shkrimet e ketij kuazi analisti, po i them dhe une nja dy fjale. Se pari, vete pozicionimi i tij stoik, per ta mbrojtur me cdo kusht plakun Sali, i heq atij cdo mundesi qe te jete "intelektual i ndershem, i paanshem e objektv". Vetem i tille nuk eshte, pavaresisht se c'mund te kete thene vite me pare per bema te xha Saliut, qe kane tronditur vendin dhe nuk harrohen kollaj nga njerezit. Pra, nuk mund te jesh njeheresh edhe intelektual i ndershem (te tille mund ta quaje veten z. Kajsiu), edhe partizan qe mbron me thonj e me dhembe istikamin qe te kane caktuar (sic eshte ky analist), aq me teper kur ky istikam (plaku Sali) ka vite e vite qe therrmohet dhe nuk ngjall asnje shprese per shqiptaret. Perkundrazi, vetem sa pengon, per interesat e veta, riorganizimin e nje opozite te forte e konstruktive per te realizuar rotacionin e nevojshem. Per kete qellim e ndihmojne edhe disa kamikaze, ku ben pjese dhe analisti Bushati, qe mbase ia ben pyetjen vetes "ku jane tani udheheqesit e proceseve demokratike te vendeve te tjera te Eurpoes qendrore e lindore, qe dolen ne skene ne nje kohe me Berishen, si Les Valesa, Haveli, Zhelju Zhelevi etj., , ndersa plaku Sali nuk na shqitet ende?". Te marresh persiper te mbrosh dike qe nuk mund te mbrohet, do te thote se ke detyrime ndaj tij, me troc, paguhesh prej tij. Se dyti, qofsha i gabuar, por nga menyra si shkruan e si flet ky njeri, me krijohet pershtypja qe ka dhe defekte karakteri, ka nje ligesi ne shpirt, qe nuk e lejon t'i shohe gjerat "me paanesi e me ndershmeri". Ndersa urrejtja patologjike qe ka per Ramen bie ne sy menjehere. Dhe kritikat qe i ben Rames jane te njejtat sulme e akuza qe ben plaku Sali nga mengjesi ne darke, brenda e jashte vendit. Se fundi, me duket, o Bushat, se e ke lidhor veten pas qerres se gabuar dhe, me dashje a pa dashje, pengon organizimin dhe fuqizimin e nje opozite te vertete ne kete vend.
- " Përse pushteti është kriminalizuar në këtë derexhe " - thotë Bushati? Ta them unë o Busht atë që ti se kupton.Ka 35 vjet që në krye të shtetit dhe në opozitë qëndron me mbështetje.të UDB -së. dhe tuajën k/ krimineli i Sërbisë Sali tradhëtari,prandaj o dallkaut i nxirë nga smira ndaj RAMËS është kështu.Është fat që Rama erdhi në kohën dhe vënin e duhur tani ,për të ç'rënjosur përfundimisht këtë bandë tradhëtarësh që kryesohet nga Sali Berosha.Bushat shiko pak me kujdes nga vjen mushku i Kuksit Noka,Albin Kurti në kosovë e të tjerë ,vijnë nga burgjet Sërbe,o dallkauk.Ke vrarë mëndjen ndonjëherë pse Mul Mushku u bë Ministër i brëndshëm ti ? Jo,sepse s'të lë smira që ke në barkë për sukseset që RAMA po arinë e do të vazhdojë në të ardhmen.Unë jam një qytetar i thjeshtë që e dua vëndin tim pa hile dhe dua më shumë ti japë se sa ti marë ,kurse ti e di që nga RAMA nuk do të marësh kurë a'sgjë dhe kjo është arsyja që je tërbuar fare e ke delë në mejdan me atë fytyrën tënde prej hipokriti dhe të nxirë nga mllefi.Ke dhe hundën toidhio me gjyshin mos haro.
Plase o i zi, plase…………Vera mire eshte mo?
Daord mor Bushat, po si ka mundesi qe nuk e kupton dhe nuk e shikon qe Saliu yt, opsionin e pare dhe pothuaj te vetem per kundershtarin (qe ai e konsideron armik) ka vrasjen, zhdukjen ose perdhunimin ?
Bushat jo berishist dhe ramafobik por nderro vendet e retorikes,he ramafobik dhe je bere berishist! Bashke me kusheririn tend thuthuq dhe pede(A.N). Ne diskurin,opinionet dhe komentet e ju te dyve nuk ka asgje parimore,eshte mllef dhe paranoje! Ju konsideroni se nuk jeni vleresuar ne pushtetin e majte! Duke perfituar nga fakti qe jeni publik edhe historikisht nga origjina beni balte cdo gje qe nuk ploteson pretendimet tuaja! Shfrytezoni cdo ekran,koment dhe opinion per te treguar egoizmin dhe meskinitetin tuaj pervers! Rezultati jeni te pabesueshem dhe pervers ne ate c'ka thoni dhe kerkoni!