Ansambli i Shakaxhinjve të Berishës

5 Qershor 2025, 21:20Blog TEMA

Ansambli i Shakaxhinjve të Berishës

Nga Namir Lapardhaja

Këta që mburren se kanë rrëzuar Enverin, kanë mundur Ramizin dhe kanë dënuar Nexhmijen, ankohen se i ka vjedhur Rama, i ka manipuluar Balla dhe i ka telendisur Zegjineja

Mjafton të shihje seancën e kësaj të enjteje, për të kuptuar se zhvillimet politike që pritet të ndodhin në parlamentin e ri të shtatorit, do të jenë sikur të kesh parë disa herë se si do përfundojë « Titaniku » e të kesh shpresë se kësaj radhe do të ketë fund tjetër, edhe pse ti e di si mbyllet ngjarja.

Përballë një mazhorance obeze si pasojë e skandaleve korruptive të mëdha, do kemi një parti që është mburrur dikur se ka rrëzuar komunizmin e egër, ndërkohë që do vijojë qurravitjen se e ka vjedh Edi Rama.

Domethënë, këta që thonë se kanë rrëzuar një ndër regjimet më të egra të Evropës, munden vazhdimisht si gomari në duhan nga Taulanti nga Librazhdi dhe shokët e tij.

E thënë me fjalë të tjera, partia që dikur ‘i tregoi’ vendin « Zonjës së Zezë » Nexhmije Hoxha, u tall dhe u leqendisë fushatën e 11 Majit nga Zegjineja e Roskovecit aq sa u harrua rezultati i zgjedhjeve (se ai e mori rrugën).

E për të vijuar me këta që pretendojnë se kanë sjellë demokracinë, ndërkohë që e kanë kthyer partinë e tyre në një repart ushtarak, ku kapteri i parë të kërkon llogari pse nuk e ke mbërthyer qaforen, ndërsa ti sa hap gojën për t’iu përgjigjur, ai të ulëret : Mooos foool!!!

Ose-ose, këta që mburren se kanë luftuar krimin dhe bandat, sot po thonë se krimi dhe bandat iu vodhën zgjedhjet, mirëpo e tregojnë të vërtetën e gotës përgjysmë, sepse, një pjesë e madhe e këtyre që akuzojnë se u kanë vjedhur zgjedhjet, ishin po të njëjtët që tre vite më parë organizuan ‘Foltoren’.

E që të mos e lëmë edhe këtë pa e thënë, partia që do duhej të ishte shpresa e shqiptarëve, është shndërruar në një ansambël shakaxhinjsh, ku është shpallur konkursi i barsaletës më të bukur. Edhe pse ata duket se thonë gjëra serioze, aq më shumë qeshin njerëzit nga humori i tyre i arrirë.

8 Komente

  1. L
    L.Xh

    Vetëm për humor nuk shquhen shqupistat, sepse dijnë vetëm humor prej vuqidolmunokarësh, pra, dijnë vetëm humor prej muti.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prit Gazo, po tvje Zengjineja

      I paska ardh zani Gazit? Ja deri ne shtator, kur ti vjen Zengjineja ne Kuven dhe te futet Gazi poshte tavolines.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DEMOKLEU

        humori nuk eshte virtyt i budallenjeve .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marseli.

          Nuk e rrezoi kjo psrti regjimin e kaluar jo dge jo.kjo shprehje eshte per ti dhen p.d.ate qe si takon.Sistemi kaluar ndryshoi vet veten.E ndyshoi sepse 98% e shqiptareve ushin per ndryshim..Ato istitucione e lejysn ndrydhimin oa gjak,kurse pd.tuaj e gjakosi shqiperin,e shhaterroi e dogji dhe e vrau.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agjenti 007

            Loja me popullin dhe Atdheun nuk është virtyt i mirë, këtë e kemi provuar edhe në “Republikën e Kosovës” me shakaxhinjtë e pavarësisë së Kosovës, me në krye LDK-në e Dr. Ibrahim Rugovës… Agjenti 007

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agjenti 007

              Loja me popullin dhe Atdheun nuk është virtyt i mirë, këtë e kemi provuar edhe në “Republikën e Kosovës” me shakaxhinjtë e pavarësisë së Kosovës, me në krye LDK-në e Dr. Ibrahim Rugovës… Agjenti 007

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Përfaqësuesit e PD në parlament janë një llum _milet duke filluar nga palaçot politikanë dhe duke përfunduar tek të kollarisurit "intelektualë" karagjozë në gjykime dhe formalë në veprime. Me këtë bandë të hardallosur qesharake dhe të degraduar ke siguruar kaos dhe anarshi totale, këta nuk janë gjë tjetër veçse politikanë banditë (me disa përjashtime).

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Azgani

                  O Zot. Si mund te veri në rresht ky tipi disa deputete te PDqe i a dergoi Berishes, nje njeri qe çdo darke shkon e futet ne krevate burrash luan bythet ne rolin e nje femre? E .bajtshi me shendet.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje