Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare

5 Qershor 2025, 19:08Blog TEMA
Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi

Nga Ervis Iljazaj

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij. Sipas llogarive kjo datë është data 8 korrik. Kështu që, deri më datë 8 korrik Kuvendi i Shqipërisë mund të aprovojë ligje dhe të kryejë çdo funksion që i takon sipas Kushtetutës. Pas kësaj periudhe, e deri në kostituimin e Kuvendit të ri, një i tillë mund të mblidhet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Edhe pustheti ekzekutiv kalon në një fazë tranzitore, dhe pushteti i tij reduktohet ndjeshëm dhe bën vetëm administrimin e punëve të zakonshme për një shoqëri.

Këtë periudhë tranzitore, si për Kuvendin, si për qeverinë e kanë parashikuar shumë kushtetuta të vendeve europiane që kanë një formë qeverisëse parlamentare si Shqipëria. Logjika e kësaj norme është fakti se presupozohet që përpara dy muajve janë organizuar zgjedhjet parlamentare të radhës, dhe duke qenë kështu, deputetët e legjislatuarës së vjetër nuk kanë më legjitimitet politik për të aprovuar ligje apo për të kryer funksionin e tyre sepse qytetarët kanë votuar dhe kanë zgjedhur përfaqësuesit e rinj. Prandaj, Kuvendi në periudhën dy mujore mund të mblidhet vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Madje, ka vende të caktuara që këtë periudhë e kanë edhe më shumë se dy muaj për t’i lënë hapësirë shtetit të organizojë zgjedhjet dhe të përgatitet për legjislaturën e re.
Në shumicën e rasteve, ose ndoshta në të gjitha rastet, në momentin që zhvillohen zgjedhjet parlamentare, parlamenti nuk mblidhet më. Kështu ka qenë edhe në Shqipëri kur zgjedhjet zhvilloheshin në periudhën e verës që korrespondonte me dy mujorin që parashikon Kushtetuta jonë.

Mirëpo kësaj here, duke qëne se zgjedhjet u zhvilluan në maj, pra shumë më herët se dy muaj përpara përfundimit të mandatit, Kuvendi i Shqipërisë po vazhdon punimet normalisht deri në 8 korrik. A është normale që deputetë në fundin e mandatit, ku shumë prejt tyre edhe nuk janë rizgjedhur nga qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të marrin vendime dhe të aprovojnë ligje që ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e vendit?

Sigurisht që këtu ka një anomali kushtetutese dhe demokratike për disa arsye.

E para, sepse në fund të mandatit Kuvendi nuk ka legjitimitet politik dhe moral të aprovojë ligje për të ardhmen duke qenë se qytetarët kanë mandatuar deputetë të rinj.

E dyta, shumë prej deputetëve aktualë nuk janë zgjedhur për legjislaturën e re dhe nuk kanë legjitimitet të vendosin për ligje dhe çështje që ndikojnë jetët tona.

E treta, duke qenë se shumë prej tyre nuk kanë mandat për legjislaturën e re nuk kanë asnjë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe mund të votojnë çfarë do lloj ligji pa dhënë asnjë llogari.

Dhe e fundit, në momentin që është votuar për legjislaturën e re nuk ka kuptim demokratik dhe kushtetutes që parlamenti i vjetër të vazhdojë të mbilidhet dhe të zhvillojë punimet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Jo më kot, shumë parlamente europiane kanë vendosur afatin tranzitor me momentin e zhvillimit të zgjedhjeve, madje që nga fillimi i fushatës dhe deri në kostituimin e parlamentit të ri.

Të kuptohemi, Kuvendi i Shqipërisë është duke zbatuar Kushtetutën dhe nuk po bën asnjë shkelje, por vazhdimi i punimeve të tij edhe pas zgjedhjve është një çështje që duhet adresuar në të ardhmen. Sepse kështu, nuk ka as kuptim politik dhe as demokratik.

6 Komente

  1. S
    Sqepari

    Konstatim perfekt! O sduhen te mblidhen fare ose mblidhen per ndonje gje urgjente e te dmd., por jo per t'u peshtyre!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dudushi

      Mund te jete normal o Sqeoari se nuk do shume mend per ta gjykuar por kur kjo thuhet nga ky fare kokpalari Ervis Iljazaj qe kur te del para duket si baldose misri, ska kurvatre vlere! Politologu i Henri Çilit qe ben si analist nuk eshte thjesht Ervis Iljazaj por nje shushunje e neveritshme si ato baldosa apo minjte e arave.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Keshilltari

      Dakort konstatim dhe I drejte bile por nga eksperienca we ke mun te hapesh nje propozim p.sh we zgjedhjet parlamentare te radhes te behen brenda 15 diteshit te dyte te muajit qershore e jo prill maj qe eshte tani.Shkak I vakumit qe ndodhe eshte se ligji nuk konsultohet me juriste por vetem me politikan te interesuar per pushtet etj..........!!???

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enigma

        Përderisa kushtetuta e shtetit Shqiptar e lejon një gjë të tillë, duhet shikuar Kushtetuta dhe jo cilët deputetë janë rizgjedhur apo jo, dhe a votojnë ata për njerëzit/mbështetësit e tyre që mbas 11 majit janë zvogëluar ose humbur totalisht. Deri më 8 Korrik janë këta deputetë të zgjedhur dhe kanë të drejtën të votojnë mbi ligjet që komisionet kanë përgatitur.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Deputete e rinjë nuk kanë marrë mandatin nga KQZ,mandati i deputetëve të vjetër mbaron me mandatin e atyre që fituan më 11 maj .Përcaktimin ligjor dhe komentet bëhen nga juristët dhe jo nga llaxhorët televiziv

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jari N

            Ky Iljazi një mender gazetar rr/k, faree ????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje