Kronikë ëndrrash e darametesh!

7 Qershor 2025, 14:07Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu faneps kësaj nate e cila më yshti për të filluar lërimin e arave aty brenda!

Çudi e madhe! Ngado shihja parulla të shkruara në “trupin në pallat, kokën në Paskuqan ike ike Pandi o vigan”!

Si nga tavani zbriste një zukamë “të grinë Mimi të grinë ti re për Shqipërinë, të prenë Mimi të prenë të shtrinë për atdheun”!

Nga dritarja një uturimë e mbytur sillte kumtin “Ermo moj nafake shahit re në Laprakë”!

Nga dyshemeja e cila çahej, vërtiteshin sokëllima “Toni o Pastor nuk tund më këmborë”! Në ekranin e kompjuterit më dilte teksti “Gjylamet he medet ç’qe për ne ky kiamet ah ku ku gazep gazep”!

Djersët bënin të veten, etje e rënkim!

Tao, pasi kishte pushuar së rëni dafit, me një cigare mbi vesh, qylaf Librazhdi mbi kokë e takëme popullore ngjeshur si meit, shikonte Gjeneral Kollçakun dhe ja priste “ngrihu Kollçak hidh litarë” – ay ja kthente “dale Babo të dredh cigare, se s’jam çanaku me dhallë, po jam Gjeneral me pallë” ay!

Si përshpirtje vinte një fllad “ah Etilde, Etilde e gjorë pa ty Kuvendi s’ka kurorë”.

O Nënë o Nënë nuk kishte burrë dheu ta bënte gjumin terbiet!

Pas ecajakeve të gjata zura përsëri krevatin dhe dremita! Po qe natë e keqe! Shakatë e pavetëdijes janë të pafundme!

Në krye të korridorit ku kemi zyrat një skortë nga motrani e shoqeni u dukën. Bela me gjergjef, Mamica me petka arbëreshe, Ogi allafrënga dorë për dore dhe Bora me tabaka mbi të cilën gjendej një pergamenë me disa lutje!

Si më konfidenciale, Bora tha kemi shkruar një kërkesë kryesore e ndonjë më anësore!

E para: tani e tutje Babon ta thërrasim Baba Mbret e mos e lodhni, mos e plakni, se boll darametë ka për të shpënë vatanë në Europë.

E dyta: të bësh kërkesë publike te ministria e Ogit që fjalimet e Petro Koçit të futen në tekste shkollore si kulme oratorie e veneracioni.

E treta: Blendi Klosi të shpallet veteran i fitoreve socialiste.

E katërta: Damos t’i caktohet detyra që pat Laert Duro për të mbledhur lotët e Tezës dhe të tjerëve herë pas here me kushtin që të qajë dhe vetë sa herë Babua të flasë.

E pesta: Ditmir Bushatit t’i hiqet mundësia për autokritikë të paktën për 7-8 vjet.

E gjashta: Ismet Beqirit t’i bëhet një bust brënda në Kuvend.

E shtata: Ed Shalsi të emërohet kryeakçiu i mazhorancës.

E teta: Tezja dhe Termeja të këndojnë, t’ja marrin vënçe herë pas here gjatë seancave që të mbytet monotonia.
E nënta: Dilo Nasufi të rruajë mjekrrën në shenjë zie që iku Arben Pellumbi.

Dhe e fundit, e dhjeta: gjatë verës na mbaj të informuar për qeverinë e re, kush ikën e kush vjen dhe ç’do të bëhet me lezetin e hajrin e Tabir Sarait, Kosten e Gramozit, Linditës dhe 35% të Mamices?

Ashtu përçart më ngjau se thashë “prishur mos qoftë” dhe Bora po ngjitej lart në qiell si shenjtore nën admirimin e Belës dhe Mamices!

Niko Nikoqiri shfaqej prej dylli me tabiate lugati që herë ngurosej e herë shkrihej! Atentatin e fundit ndaj gjumit që ja pat zili atij të Makbethit ma bëri refreni që një zot e di nga vinte “make Jorushi great again”!
U zgjova jerm, dola një shëtitje dhe ç’të shoh – Ilir Babaramon që as jepte as merrte!

Ç’ke vëlla? – e pyes.

Lëre, lëre, po tani ç’të bëj, se kam qenë kritik me të Madhin!

I sugjerova: në katër-pesë daljet e para televizive mos thuaj asnjë fjalë, rrezoju barkas, vetëm qaj, qaj, qaj – se e qara merret për mirë – pastaj shih e bëj me një sërë qaramanllëqesh… nuk foli, iku më i hutuar nga ç’dukej!

8 Komente

  1. @
    @.

    Po s’jan te gjith si ty o Gone që kthen tytën nga fryn era. O te fshiftë mortja kur shkruan dhe ti o i pabyth

    Përgjigjjuni
    1. M
      MARKU

      ,Hapu dhe e zhduku ,filloj prap ky toorllaku i mirdites te shkruaj per dynjan shkrme pacavure qe as te ngrohin e as te ftohin..Shikoo vehten o legen dhe aty ku kolovitesh ne ate parti ,ku njerez si ti e kane marre dippllomen te vitrina duke tjerr lesh dhije.Shiko bveten ku je katandis o budallaku po te tallin e po te zvjerdhin si te dhier koleget e tuaj qe aas dhite sdine te leshojne per vathe e maksimumi qe flasin eshte qe sapo te shpallim zgjedhjet me 12 maj do tregojme qe dime te bejme shtet?.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vleshte ka thene J.

        Jam "dhie" tu qeshe me humorin alegorik fshataresk te Gonit!

        Përgjigjjuni
        1. s
          sulo permeti

          Gjithe jeten tende puthadores mbete o derezi!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Te jete profesor ky?! Mua nuk ma ha mendja. Ky nuk di nje rrefenje. Cfare boshi?! Nuk di as te talle!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dursakja

              Ky përfaqëson politikanin më karagjoz dhe të pavlerë në historinë e politikës shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kukesi

                Na thuaj ndonje gje edhe per baba bufin

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Floke llaku

                  Nje njeri pa moral e ktheu timonin per nje cope deputetlleku. Kjo me ben te mendoj qe ka qene nje pedagog medioker, se ai qe eshte I zoti ne profesion nuk lepihet. Shembulli I Mark Markut tregon shume. Mbajti dinjitetin e tij dhe vajti ne profesionin e tij

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje