Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një vërejtje se sa të pasigurta ishin akoma rrethanat, sa të paparashikueshme janë Rusia dhe Perëndimi më nuk ishte i sigurt se kush vendos në emër të Rusisë në Moskë. Sepse nga Ministria e Jashtme ruse, amerikanëve dhe NATO-s u thuhej se “ky ka qenë një gabim” ose “një moskuptim” dhe ato forca do të tërhiqen menjëherë. Por në të njëjtën kohë, forcave ruse që tashmë ishin në Aeroportin e Prishtinës po përgatiteshin t’u vinin në ndihmë mijëra pjesëtarë të njësive speciale nga Moska. Kjo do t’i forconte ata dhe do ta detyronte NATO-n në një negocim për ndarje të zonave dhe territorit të Kosovës
Nga Agustin Palokaj
Para 26 vjetësh dikur në këtë kohë, kur NATO-ja po bëhej gati të niste dislokimin në Kosovë, pasi ajo u çlirua dhe ushtarakët e lartë të NATO-s me ata të Serbisë kishin arritur pajtimin për largimin e forcave serbe dhe hyrjen e NATO-s në Prishtinë, befas u shfaqen forcat ushtarake të Rusisë. Të lodhur dhe të rraskapitur, me disa mjete të vjetra ushtarake, kishin bërë qindra kilometra nga Bosnjë-Hercegvoina, ku ndodheshin në misionin paqeruajtës të SFOR-it, ndërsa në Prishtinë kishin nxitur euforinë e serbëve që dolën t’i prisnin, me flamuj, këngë e valle, duke vallëzuar edhe mbi tanket ruse.
Në atë kohë në Shkup prisnin që NATO-ja, sipas planit të përgatitur mirë, me besimin se edhe rusët dhe serbët ishin pajtuar me të, të niste hyrjen në Kosovë. Lajmi se rusët më 11 qershor kishin hyrë në Prishtinë, shtangu NATO-n, befasoi dhe shokoi shumë kryeqytete të mëdha perëndimore dhe nxiti dyshimin nëse përpjekjet disajavore për të pasur Moskën në anën e tyre nga SHBA-ja, Britania, Gjermania dhe të tjerët kishin arritur vërtet sukses. Apo Moska ka një “politikë të dyfishtë” për t’u konfrontuar me Perëndimin. Një ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë u vë në dyshim zbatimi i parimit dhe qëllimit “Forcat serbe jashtë, NATO-ja brenda dhe refugjatët kosovarë prapë në shtëpitë e tyre”. Këto tri qëllime ishin parimi nga i cili NATO nuk lëshoi pe për 78 ditë, prandaj edhe operacioni i sulmeve ajrore ishte aq i gjatë.
NATO me Rusinë kishte kontakte të vazhdueshme, me gjithë zemërimin e Moskës me sulmet ajrore ndaj Serbisë. Për shkak se disa vende të NATO-s insistonin se prania tokësore në Kosovë duhej të bëhej me lejen e OKB-së, duhej fituar edhe Rusinë. Rusët kërkonin së pari që pjesë e marrëveshjes të ishte mbetja në Kosovë e një numri të konsiderueshëm të ushtarëve të Serbisë. Kur kjo u refuzua, kërkuan që rusët të kenë një sektor në veri ku do të vendoseshin forcat e tyre. Kjo po ashtu u refuzua por me premtimin se do të gjendet një modalitet për praninë e ushtarëve të Rusisë në një mision ushtarak ndërkombëtar. Dhe Rusia si rezultat i këtyre diskutimeve do të mbështeste Rezolutën për vendosjen e Kosovës nën një administrim civil të OKB-së, me rol të OSBE-së në krijimin e institucioneve demokratike vendore dhe me prani ushtarake të udhëhequr nga NATO-ja. Pjesë e pajtimit ishte edhe çarmatimi i UÇK-së. Por hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një vërejtje se sa të pasigurta ishin akoma rrethanat, sa të paparashikueshme janë Rusia dhe Perëndimi më nuk ishte i sigurt se kush vendos në emër të Rusisë në Moskë. Sepse nga Ministria e Jashtme Ruse amerikanëve dhe NATO-s u thuhej se “ky ka qenë një gabim” ose “një moskuptim” dhe se ato forca do të tërhiqen menjëherë.
Por në të njëjtën kohë forcave ruse që tashmë ishin në Aeroportin e Prishtinës po përgatiteshin t’u vinin në ndihmë mijëra pjesëtarë të njësive speciale nga Moska . Kjo do t’i forconte ata dhe do ta detyronte NATO-n në një negocim për ndarje të zonave dhe territorit të Kosovës.
Ka shumë tregime për atë ngjarje për të cilën edhe sot e kësaj dite flitet si momenti më i ndjeshëm në të cilin ka mundur të niste lufta e tretë botërore. Gjenerali Wesley Clark, atëherë komandant i forcave të NATO-s për Evropën, që kishte komanduar edhe operacionin e sulmeve ajrore, kishte kërkuar që KFOR-it të merrte me forcë kontrollin e Aeroportit të Prishtinës, ku ishin vendosur forcat ruse. Komandanti i parë i KFOR-it, Michael Jackson, kishte refuzuar. Citohet të ketë thënë madje se “nuk dëshiron të nisë luftën e tretë botërore”. Jackson citohet t’u ketë thënë miqve se ishte ndier shumë rëndë sepse, si ushtarak, kjo ishte hera e parë në karrierën e tij kur ai kishte refuzuar zbatimin e një urdhri nga një epror superior i tij. Diçka që për ushtarakët është e paimagjinueshme.
Në skenë, në favor të NATO-s dolën dy shtete të cilat akoma nuk ishin pjesë e kësaj aleance. Rumania dhe Bullgaria. Ato refuzuan të jepnin leje për avionët rusë që të përdornin hapësirën e tyre ajrore për të përforcuar kontingjentin ushtarak që kishte hyrë në Prishtinë, në aeroport. Kjo kishte ndihmuar shumë që këto shtete, pa qenë gati sipas kritereve objektive, të bëheshin anëtare të NATO-s në vitin 2004 dhe të BE-së në vitin 2007. “Nuk mund të paramendojmë çfarë do të ndodhte në Ballkan sikur Bullgaria dhe Rumania në atë moment kritik të mos ishin në anën tonë”, kishte thënë njëherë ish-komisioneri i zgjerimit Gunther Verheugen, i cili edhe dha lejen për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE edhe pse të gjithë mendonin se ishin larg nga përmbushja e kushteve në atë kohë.
Gjithçka përfundoi mirë më vonë. NATO-ja nuk pati nevojë të luftojë kundër forcave ruse në Kosovë, por t’u ndihmonte me ushqim dhe pajisje. Pastaj edhe forcat ruse u vunë në shërbim të misionit të KFOR-it nën komandën e NATO-s.
Për një kohë pati raporte të mira mes NATO-s dhe Rusisë dhe bashkëpunimi në Kosovë përmendej si shembull për këtë. Partneriteti dhe bashkëpunimi vazhduan edhe përmes një këshilli të përbashkët NATO-Rusi deri kur nisi invazioni gjithëpërfshirës i Rusisë ndaj Ukrainës, prej kur Rusia përsëri u definua si një rrezik kryesor për sigurinë e NATO-s.
Sot, kur shënohet 26-vjetori i çlirimit të Kosovës, që praktikisht ndodhi me vendosjen e forcave të NATO-s dhe largimin e forcave të Serbisë, episodi i qershorit të vitit 1999 shërben si dëshmi se sa shpesh ngjarjet me rëndësi historike varen nga disa incidente të vogla që kanë mundur lehtë të shkonin në ndonjë drejtim tjetër.
Idiotizmat ... krahine kosoves kerrthiza e botes ... Na mbyten budallenjte qe e konsiderojn vehten per gazetar. Krahina kosoves territoire Serbe nen rrezoluten 1244 çfare fituan ! . Hidhni syte nga Nagorni Karadak te kuptoni . Ja mori Arménie kete territoire Azerbaïdjanit mbas 30 vitesh mbasi Azerbaïdjani u armatos e rimori per dy jave , ky eshte fundi ...... Nuk ka shtete unilatérale eshte utopie . Duhet référendum nese palet kuptohen megjithese kjo krahine shqipfolese eshte proserbe 70 % e tregetise behet me Serbin perdorin rruget Serbe per te levizur , energjia elektrike meret ne Serbi , perdorin gjuhen Serbe nese vazhdojet me kete llogjike edhe Vojvodina qe eshte Hungareze ka te drejte te shpallet shtete , qe eshte me e madhe se Shqiperia. Corsa ti shkepuet frances , Cataonja ti shkeputet Espagne . Pays Basque te shkeputet. Moldavie ti bashkohet Roumanie. E shume e shume levizje territoresh.
Kosova nuk eshte proserbe. Po te ishte proserbe nuk do te luftonte kunder Serbise. Shqiptaret e Kosoves prej vitit 1912 nuk e ndalen luften kunder Serbise, deri ne fitoren perfundimgtafre.
Eshte serbogrek,flet shqip..'Kosova serbe' Ku ne pilling e satame e ke mesuar...pyet po pillinesatame kur erdhen serbet e hungarezet me brigjet e Danubit..bashke me endacaket Indian ??? Trushperlare frikacak
Ik o mongol, meso te shkruash gjuhen e shenjte shqipe. Po na ben edhe analistin, kur nuk di te shkruash dy fraza. Ah c´na bene me kete internetin, ngelen delet pa cobane, se cobenjte u bene analiste.
Duhet ta tregoje historine si ka ndodhur ne te vertete biseda mē intersante e gjeneralit Amerikan ne arerortin e Prishtines me gjeneralin rus , ok Amerikani i dha urdher rusit se brenda 15 minutave duhet te largoheni nga aeroporti dhe ruset pa llafe u larguan si te dhjerr duke ja lene areoportin forcave te Natos qe komandonte gjenerali Amerikan okk
Po thuaja more toni si eshte e verteta. Se ti ke qene bashke me gjeneralin amerikane duke ngrene dreke e duke pire raki kur mori ruset e u dha ultimatum. VK cdegjojme ketu. Tani do fillojne te tjeret te thone qe UCK dha ultimatum pasi munden serbet
O ku je ti o bith perdredhur kete histori e kane treguar md dhjetra here por ti paske fjetur shume okk
Ne tere kete perpjekje te Amerikes per te mevetesuar Kosoven, te ben pershtypje se si Kurti sabotonte dhe saboton Ameriken me planet e saj. Ben sikur eshte me i mencur dhe me i forte se Amerika! Per Shqiperine as qe pjerth fare! Bile nuk pranon fare qe banoret e Kosoves jane shqiptare, por ata jane dardane dhe Kosova eshte Dardani, qe ne lashtesi banohej nga nje popullsi serbe....O qen i terbuar, te hengert tenja, se e ke te keqen brenda brenda!....Albini qe nuk pranon bisedimet dhe nuk pranon "shkembimin e territoreve", me ushtrine e tij do e thermoje Serbine! Pune spiunesh....
Personi nën petkun 'ëndëra me shkop, dunhet të shkojë në sbhkollë dhe të mësojj HISTORIN E SHQIPËRIS dhemë pas po është i sëmurë mendor të çohet nga familjarët ose po është në azilnga kujdestarët.
Serbët dhe shqiptarët janë të dënuar me të qënurit komshinj. Po të jenë të zgjuar nuk bëhen të përdorshëm për interesin e superfuqive . Të fryn në vesh për interesin e tijë dikush dhe t'i kujton se , meqë ke të drejtë, mundesh caktosh kushte . Fuqia dhe e drejta nuk janë e njëjta gjë. Rruga për të fituar të drejtat e tua nuk kalon domosdo nga forca e armëve . Historia e lashtësisë na tregon se mendja është arm më e fuqishme sesa forca bruto. Udhiseu ( ai që mbeti udhëve) ishte modeli I mëndjes së mprehtë për të fituar luftën.