Përgjigjie Andi Bushatit: Braktisja e berishizmit nga elektorati prodhoi rritjen spektakolare të socialistëve

10 Qershor 2025, 12:12Blog TEMA
Përgjigjie Andi Bushatit: Braktisja e berishizmit nga elektorati prodhoi

Nga Blendi Kajsiu

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar, justifikon anormalitetin kriminal të regjimit socialist.

Sipas këtij arësyetimi është e pamundur që dy të vërteta të bashkëjetojnë; 1. Berisha i humbi zgjedhjet dhe 2. krimi i organizuar dhe përdorimi i administratës e fryu fitoren elektorale të Ramës, por nuk e përcaktoi atë. 

Që krimi i organizuar luajti rol në zgjedhje mund të supozohet lehtë nga rezultatet e fryra elektorale të kandidatëve politikisht anonim të Partisë Socialiste në Elbasan dhe Durrës. Edhe rezultati spektakolar i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i përfolur për lidhje me krimin, hedh dyshime mbi rolin e krimit të organizuar në fryrjen e rezultatit elektoral të PD-së në Durrës.

Natyrisht mbetet për tu parë sa dhe si krimi i organizuar ndikoi në këto zgjedhje. Për mendimin tim, nuk ka dyshim që ai favorizoi partinë në pushtet, sepse krimi tenton të afrohet me pushtetin më shumë se me opozitën, aq më tepër kur kjo e fundit është tejet e dobët. Ama ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me blerje të votës, me kërcënim elektoral apo me klientelizëm politik, që janë fenomene shumë të ndryshme.

Nga ana tjetër është e qartë se shkaku kryesor i katastrofës elektorale të PD-së berishiste nuk ishte krimi dhe manipulimi por braktisja nga elektorati opozitar. Këtë e tregoi jo vetëm humbja e qartë në të gjitha njësitë urbane të Bashkisë së Tiranës por edhe rënia e thellë e votës së PD-së në raport me vitin 2021 në rang vendi, cka nuk mund të shpjegohet as me krimin e organizuar, as me përdorimin e administratës publike dhe as me emigracionin masiv.

Nivelet e emigracionit shqiptar kanë qenë të larta dhe pothuajse konstante gjatë dekadës së fundit. Megjithatë PD-ja arriti ta rriste votën e saj nga 456 mijë që ishte në zgjedhjet e vitit 2017 në 622 mijë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pavarësisht zbrazjes së Shqipërisë në periudhën 2017-2021.

Ishte braktisja e berishizmit nga elektorati që prodhoi rritjen spektakolare të mandateve socialiste në Kuvend edhe pse nuk pati një rritje spektakolare të votës socialiste. Ndaj është mëse e llogjikëshme të konkludosh se në zgjedhjet e fundit parlamentare më shumë se me fitore të Ramës (që natyrisht fitoi) kemi të bëjmë me humbje të Berishës (që natyrisht humbi).

Kjo është një e vërtetë e thjeshtë që kolegu Bushati dhe analistët e tjerë të rrjeshtuar përkrah Berishës e dinë mirë, por nuk e pranojnë për arësye politike dhe jo intelektuale apo morale.

Humbja e thellë elektorale e Berishës nxjerr zbuluar absurditetin e investimit të tyre mediatik për konsolidimin e berishizmit brenda PD-së me pretekstin fantastik se ai është opozita e vërtetë dhe demokratike dhe jo paterica legjitimuese e regjimit Rama, sikurse treguan zgjedhjet e fundit.

Sot ata vazhdojnë me të njëjtën përrallë edhe pse ndershmëria intelektuale nuk toleron mohimin apo injorimin e fakteve, sic janë rënia e thellë elektorale e berishizmit në zgjedhjet e fundit, humbja e thellë në të gjitha njësitë administrative urbane të Tiranës dhe të gjitha sondazhet ku PD-ja dhe Berisha dilnin humbës si në votë edhe në nivel popullariteti.  Asnjë nga evidencat e mësipërme të katastrofës elektorale berishiste nuk shpjegohet dot me krimin e organizuar.

E megjithatë i gjithë shpjegimi i kolegut Bushati në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve reduktohet tek denoncimi i farsës elektorale që u prodhua nga krimi i organizuar i Ramës. Kështu një e vërtetë e pjesëshme përdoret për të mbuluar të vërtetën e plotë, propaganda politike gllabëron analizën intelektuale.

Sipas kësaj propagande nuk ishte berishizmi, fushata e tij elektorale mjerane dhe listat skandaloze, por Troplinët, Evis Cela dhe Visi Pojës që e përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ndaj doktori duhet të vazhdojë në krye të PD-së deri në zgjedhjet e ardhëshme ku do denoncojë farsën elektorale të radhës. Neni Basha ishte për Bashën jo për Berishën. Doktori është mbi normat pasi ai është vetë norma.

Për mendimin tim, ky është anormaliteti më i madh me të cilin përballet demokracia jonë sot; shkatërrimi i cdo standarti dhe parimi demokratik si pasojë e transformimit të partive politike në zgjatime të kryetarit.

Askund nuk është më tronditës ky fenomen sesa tek Partia Demokratike ku përjetësimi i Berishës ka bllokuar reformimin dhe demokratizimin e saj duke e reduktuar në autoparlant të interesave të ngushta familjare dhe si pasojë në legjitimuese të pushtetit socialist.

Natyrisht kjo nuk i heq Ramës dhe PS-së përgjegjësinë për mungesën e transparencës në qeverisje, për korrupsionin, për lidhjet me krimin e organizuar dhe për transformimin e Shqipërisë në një republikë kryeministrore ku parlamenti është reduktuar në vulën e kryeministrit.

Por askush nuk ka argumentuar se anormaliteti Berisha justifikon anormalitetin Rama. Argumenti im, dhe i shumë analistëve të tjerë, është se anormaliteti Berisha legjitimon dhe mban në këmbë anormalitetin Rama.

Fatkeqësisht në gjuhën kopace të berishizmit nuk ka vend për nuancat dhe dallimet konceptuale sepse ajo është e ndërtuar për dajak dhe jo analizë. Kështu koncepti “legjitimon” lexohet “justifikon”. Argumenti “berishizmi legjitimon Ramën”, transformohet në “berishizmi justifikon regjimin Rama” për tu deformuar më pas në “fajin për korrupsionin e Ramës e ka Berisha.”

Në fakt nuk ekziston asnjë kritik i berishizmit, majtas apo djathtas, që ka argumentuar se fajin për korrupsionin dhe autoritarizmin e Ramës e ka Berisha dhe jo Rama, sikurse pretendojnë berishistët. Të vetmit që e kanë artikuluar këtë pseudo-argument janë berishistët, sepse është i vetmi argument me të cilin ata përballen me “sukses” në sferën publike duke u çjerrë se “nuk mund të fajësohet Berisha për gjithçka”.

Ama kritika ndaj berishizmit nuk e fajëson atë për deformimet e pushtetit. Ajo thjesht argumenton se berishizmi është i paaftë ti luftojë këto deformime sepse ofron një standart politik më të ulët se ai i pushtetit. Interpretimi i kësaj kritike si natyralizim i anormalitetit të pushtetit ramist është propagandë politike jo analizë intelektuale.

Të nxjerrësh në pah dhe të argumentosh paaftësinë e berishizmit për të përmbysur jo thjesht Ramën si individ, por fenomenet e korrupsionit, të kapjes së shtetit dhe të autoritarizmit që ka prodhuar qeverisja Rama nuk do të thotë të mohosh as korrupsionin, as autoritarizmin dhe as lidhjet e pushtetit aktual me krimin, përkundrazi.

Problemi është se këto anormalitete janë të pritëshme dhe të shpjegueshme, ndonëse jo të justifikueshme, tek një force politike që ka dymbëdhjet vite në pushtet. Shembuj të degjenerimit politik dhe korruptiv të një force politike që ka shumë vite në pushtet gjen pafund edhe në vende të zhvilluara demokratike.

Ajo që është vështirë të gjesh në historinë e sistemeve demokratike bipolare është përjetësimi i liderit në opozitë dhe jo në pushtet. Që pushteti korrupton dhe korruptohet e kishim të qartë.

Ama korruptimi i opozitës është një anomali politike superiore që hedh në erë të gjithë dialektikën demokratike ku reformimi, demokratizimi, pastrimi dhe anti-korrupsioni fillon në opozitë dhe mbaron në pushtet, dhe jo anasjelltas.

Ndaj farsa më e madhe në skenën tonë politike sot nuk është rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, por opozitarizmi berishist që synim kryesor nuk ka ndërtimin e një alternative politike përballë “regjimit” Rama por trashëgimin e PD-së nga babai tek fëmijët.

Të pretendosh që farsa e opozitarizmit berishist mund të përdoret si platformë politike për ti bërë moral shqiptarëve mbi domosdoshmërinë e parimeve politike, demokratike dhe intelektuale në sferën publike, është absurde.

Kjo është, ndoshta, anomalia e dytë më e madhe e skenës sonë politike “moralizimi berishist”, që denoncon shqiptarët sepse shiten tek Rama kur mund ti shërbenin familjes Berisha, siç bën PD-ja sot.

 

15 Komente

  1. m
    me

    Le nam, nderroje pllaken

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grizo

      Intelektual I mencure je or Kajsi! Ta kam zili! Eshte zbulim cilesore idea edhe opozita mund te degjeneroj, duke u pershtatur per interesa personale dhe familjare. Dhe kjo sigurishte eshte nje mbeshtetje e madhe per te mbrojtur degjenerimin e pushtetit ne 12 vjet. Nje opozite qe mbron interesa familjare dhe arguments nevojen per Rotacion eshte demi me I madh we po I behet ketij vendi. Shpreso te mos kaloj. Popui nuk eshte me ai I para 30 vjeteve.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        Ky Kajsia e prishur esht nje b.lepires i neveritshem,

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktorri

          Shumë analizë e saktë! Mirëpo nuk e ke kuptuar thelbin e mbrojtjes, që Bushati i bën Berishizmit...... . Nëse largohet Berisha nga drejtimi i PD, kush vallë do ta denoncojë farsën elektorale që po përgatitet të bëhet më 2029. Po më 2033, kush do të shkojë në Europë për të shpallur mosnjohjen e zgjedhjeve të financuara nga droga dhe krimi...... Ja pra pse duhet Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati pa parti

            Te lumte mendja por Bushatit I ka ngele ora ... tek SB ose tek miku I familjes .

            Përgjigjjuni
            1. A
              ABC

              Jane shume larg per nga niveli intelektual i bythelepirsit Bushati me Blendin

              Përgjigjjuni
            2. B
              Berishën e kanë braktisur të vetët

              E ka stërholluar shumë debatin sa është bërë lëmsh. Zakonisht ky Kajsiu shkruan thjesht dhe me llogjikë. Por tani duke dashur të spjegojë gjëra të thjeshta, që të gjithë i dinë, ka bërë një çorbë derri. Duhet të ishte më konçiz dhe i drejtpërdrejtë në replikën e tij. Nuk kishte pse t'i binte anës e anës. Berishën e kanë braktisur të vetët. Njerëzit e thjeshtë që janë lodhur me të. Që e shohin se ai po e përdor PD-në si çadër për tu mbrojtur nga drejtësia, që sidoqoftë, nuk do merret kurrë me të. Ndryshe ato që ka shkruajtur për PS-në, janë të gjitha të vërteta. Vetëm largimi i Berishës mund të sjellë largimin edhe të Ramës; Megjithëse janë të ngjashëm në metodat që përdorin, dihet se Berisha përbën thjesht një energji shkatërruese, ndërsa Rama është disi më pozitiv në qeverisjen e tij. Berisha nuk mbahet mend për mirë. Ata 30 për qind që ende e votojnë atë, dëshmojnë veç se sa thellë ka hyrë e keqja në vend.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Linza

                I ke rene shume gjate sa nuk besoj se e lxojne te gjithe artikullin. Gjerat jane te thjeshta por jane njerezit qe i nderlikojne. Ti Blendi je analist shume i mire cilesor. Ky Bushati eshte nje krimb ne krahasim me ty. Ai paguhet nga Beogradi, Moska, ndoshta dhe Athina. Lodhesh kot Blendi me teori.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari i Ilirisë

                  Këtë shkrim mjaft të mirë, ta kishe shkruar si një prej analizave që bën herë pas here dhe jo si përgjigje ndaj një personi negativ dhe interesaxhi si Bushati.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Ne mendimin tim,rezultati i zgjedhjeve eshte ky qe eshte publikuar PD-ja e "udhehequr" nga kupola Berisha,kerkon te justifikoj qendrimin ne krye te PD-s.Per mua analiza eshte e thjeshte dhe cfar thote Kajsiu qendrojne.PS-ja prej 12-vite ne pushtet eshte konsumuar duke pasur parasysh edhe rastet e korupsionit te ndeshkuara nga drejtesia.Atehere,pse PS-ja fiton?Qe te largosh "kuajt e lodhur "te pushtetit me "kuajt e ngordhur"te opozites eshte thjesht regres ,qe askush nuk e do.Po te krahasosh shifrat duket qarte se nga elektorati mungojne shume vota,te PS-s e PD-s.Ata qe votojne ne mase votojne kunder atij qe s'duan.PS-ja dhe Rama u treguan me te hapur.Ne listen e mbyllur te PS-s u vendosen pak te vjeter e ne masete rinj(natyrisht besnike te kryetarit).Te gjithe te vjetrit i vendosi ne listen e hapur per dy arsye.1-Te mund te mobilizonin elektoratin me pervojen dhe qendrimin e tyre.2-Tu thosh atyre qe nuk u votuan,se eshte populli qe nuk u votoj.Ndryshe ndodhi me PD-nqe ne lista te mbyllura vendosi besnike te tij dhe kryetar te partive te konsumuar.Ne qoftese ata do te ishin ne lista te hapura,sasia e votave te tyre do te ishte nje numur qe nuk do tu dilte per asnje deputet.Askush nuk ka thene se bandat e krimit nuk funksionojne por te kriminalizosh nje popull per ego personale dhe pa asnje prove nuk te beson njeri.Z.Rama,me gjithe te metat e tij,i konsumuar nga qendrimi i gjate ne pushtet,"skandalet" nuk ka pertuar tu thote te veteve,perballuni ne gjykate per pastertin tuaj.Ndryshe tek PD-ja qe sa here Berisha thiret ne prokurori apo gjykate falangat e PD-s protestojne.Kush eshte me i besueshem?E po keshtu per Salianin e Ilir Meten.Per keto pak gjera dhe shume te tjera PD-ja nuk ka fituar e nuk do te fitoj.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rolandi

                      Analize e sakte

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rolandi

                      Eshte analize reale e perfekte. Problemi eshte se ne PD asnje nuk ka durimin te lexoje dhe aq me teper te kuptoje problemet reale te shtruara me aq vertetesi e realizem nga Kajsiu. Ne PD shumica mendojne se per disfaten e ka fajin Rama, se i ka vjedh...i bien shkurt. Nje pyetje e thjeshte ju demokrateve: a keni pare ndonje te mete nga lidershipi i PD qe kur humbi ne vitin 2013 e mbrapa? Mos me thoni qe zgjedhjet e 2021 i shiti Luli.....po keto zgjedhje kush i shiti? Keni qe ne 2021 qe na i vodhi Rama, krimi, revolucioni, mosbindje civile, qeveri teknike....tani edhe 4 vjet do degjojme te njejten teze.... Vazhdoni keshtu dhe Rama do tu falenderoje fort edhe ne 2029. Por vertet qe eshte fatkeqesi per te gjithe shqiptaret sepse RROTACIONI eshte domosdoshmeri. Por rrotacioni ka sens dhe mund te behet vetem po te vije Alimehmeti, Tabaku, Kajsiu etj.etj.etj. qe jane te rinj, te paperfolur, te pergatitur, joservile, demokrate ne tere kuptimin e fjales. Rrotacion me Berishen? Mbajeni, mbajeni sa te doni por nje gje ta keni te sigurt: ne se alternativa do jete Berisha apo Rama, shqiptaret do votojne Ramen sikur 100 here te perseriten zgjedhjet.... Vazhdoni, por na moret me qafe vertet...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kostaqi

                        Më pelqeu pergjigja qe Prof. Blendi Kajsiu i ka dhene nje gazetari me mbiemrin Bushati. Ja ky eshte akademiku dhe intelektuali me integritet. Nepermjet pergjigjes, ne radhe te pare shperfill gazetarin pa identitet dhe sjell argumenta te sakta per analizen e thelle qe z. Kajsiu i ka bere humbjes nga njera ane te PD dhe fitores së merituar te PS nga ana tjeter. Bravo Profesor Kajsiu. Nje pergjigje asgjesuese ndaj nje njeriu pa identitet, pergjigje me sjellje qytetare, me qetesi, argumenta te palekundshme, me gjykim te thelle atdhetar, analiza qe i bejne njerez te ditur qe nuk sillen lart e poshte neper kazane plehrash duke shkruar e bertitur me skenare te diktuar nga boset qe i mbajne me buke keta zorraxhi. Nje vrejtje kam. Prof. Blendi gabon qe i dretohet ketij gazetari me fjalen " koleg". Jo, Bushati nuk eshte koleg i juaji. Ju jeni akademik, ju nuk jetoni me lemosha redaksishe, ju shkryani rralle por beni shkrime qe perpihen nga lexuesit me mend ne koke. Ju flisni rralle ne TV por ndiqeni me endje. Ju jetoni ndershmerisht me punet akademike per shkak te pergatitjes serioze e mireshkollimit dhe nuk i a mbani kalin asnje agai. Vendi ka nevoje per mendje te hapura edhe nga radhet e ju te rinjeve qe do merrni fatet e Atdheut ne dore. Suksese

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bieta

                          Te qifte pidhi syto o Kostaq dhe ver samarin heres tjeter!

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bero Maze

                          Vetëm shprehja e fundit fare është gabim,sipas meje.. "Jo siç bën PD sot" ... Por siç bën sot Bushati ,Shkullaku ,pordhaku e të tjerë të tredhur si Andi Krasta,Sonila Meço,Bledian Koka,Çim Peka,Basir Çollaku etj lëpirës të sahanit të ndyrë të Zeni Berishës

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje