Ndërkohë që opozita shfaqet si një trup pa shpirt, pa ide dhe në vdekje klinike, e vetmja gjë që po ndodh përtej saj është debati midis gazetarëve Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu. Ky debat, edhe pse nuk lind brenda strukturave të një partie funksionale, ashtu siç do duhej të zhvillohej, është një nga pak proceset reale të mendimit kritik që po zhvillohen sot rreth së djathtës. Paradoksalisht nga dy të majtë.
Bushati, dikur një nga kritikët më të ashpër të Berishës dhe të Partisë Demokratike, është shndërruar sot në një mbrojtës të flaktë dhe tejet agresiv të po këtij konfigurimi politik. Ky transformim është i çuditshëm: si është e mundur që një figurë që për vite me radhë ka folur për “bandën e PD-së” sot e konsideron atë si alternativë të vetme ndaj pushtetit të Ramës, pa shpjeguar çfarë ndryshimesh thelbësore kanë ndodhur brenda saj? Kjo dilemë i jep një karakter kontradiktor qëndrimeve të tij aktuale.
Në krahun tjetër, Kajsiu, i cili ndryshe nga Bushati, ka ruajtur një konstante dhe kritik konstruktive ndaj opozitës, dhe i qartë në problematikat e pushtetit. Ai ka artikuluar prej kohësh idenë se për të pasur një opozitë të besueshme, PD-ja duhet të ndryshojë fytyrë, të modernizojë ligjërimin dhe të shkëputet qartë nga trashëgimia e saj autoritare. Ndryshe nga Bushati, Kajsiu nuk e ka ndërruar vijën e tij kritike, duke vazhduar të kërkojë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, duke mos u ngatërruar në mbrojtje personale apo emocionale ndaj figurave të vjetra politike.
Një detaj domethënës është fakti që Kajsiu, deri vonë në periferi të sulmeve politike, është sulmuar së fundmi si “analist i bandave dhe i krimit”, një gjuhë linçuese pikërisht kundër së cilës flet Kajsiu si një domosdoshmëri që i duhet PD-se për të qenë alternativë ndaj gjuhës së drujtë të pushtetit dhe të sistemeve autoritare në përgjithësi.
Sulmimi i Kajsiut me këtë lloj gjuhe tregon që PD-ja jo vetëm që nuk dëshiron të shkëputet nga e shkuara, por si pacienti i sëmurë, ka humbur edhe dëshirën për t’u shëruar.
Edhe pse të dy vijnë nga formime dhe bindje të majta, vlen të përmendet se pozicionet e tyre janë të qarta. Kajsiu artikulon një kritikë dhe vizion për ndryshim të opozitës, në mënyrë që të jetë alternativë reale dhe e besueshme, kurse Bushati, në të kundërt, është kapur pas një ligjërimi që duket më shumë si zgjatim i retorikës së Berishës dhe njerëzve të tij, gjë që, në fakt, nuk bën gjë tjetër vetëm se i jep edhe më shumë të drejtë tezave të Kajsiut rreth asaj që do duhet të bënte ndryshe opozita dhe PD.
Gjithsesi, edhe pse PD-ja nuk prodhon asnjë ide të re e as ndonjë alternativë të besueshme, është pozitive që dy analistë të majtë debatojnë dhe diskutojnë rreth saj. Në mungesë të politikës, kemi një përplasje idesh që ndriçon terrin e zhurmshëm të opozitës së sotme, e cila përgatitet të shkojë me pushimet e verës për t’u rikthyer sërish në shtator e për të përsëritur të njëjtat gabime të së shkuarës.
Pordhë me rigon qe vijnë nga Lapardhaja e Beratit, bash aty ku Namir Lapardhaja tenton te behet filozof por nuk shkon me shume se nje mi haleje!
Je ti Pordha me rigon. Nuk më besohet se ke bërë dy gëlasa shkollë. Shembulli i Namikut tregon shumë, kur njeiu shkëputet nga partia.
Kam nje ide se pse Bushati mban kete qendrim qe bie ndesh me te shkuaren e tij. Mund te jetē nje kurth per opoziten qe te vazhdoje ne rrugen e vet pa krye duke degjuar Bushatin dhe "bushatet" e tjerë... Ka shume mundesi te jetë kjo se nuk spjegohet ndryshe nje anetar I grupit te zjarrit I shpallur nga Berisha tani e mbron dhe jep udhezime...
Përveçse që je me anën e Kajsiut ,nuk kuptuam asgjë tjetër. Sa për konstatimin që bëjnë mirë që debatojnë ,mos u lodh kot,nuk të pyet njeri ty. E vërteta është se Andi Bushati është degjeneruar si gazetar,jo vetëm mos argumentat e tij por edhe fjalori e toni i tij i deklamimit janë të degjeneruar. Kajsiu është i fortë si merret me atë....
Bushatit dëshmon mungesën e shumë gjërave. I mungon formimi akademik, i mungon ekuilibri emotiv, i mungon aftësia për t'u ndeshur intelektualisht, pa degraduar në sjellje halabake, i mungon ndërgjegja politike, por fatkeqsisht i mungon edhe zotnillëku. Jo më kot gjerësisht në opinionin publik shihet si gjithollog tallavaje, ekstremist, antagonist, sharlatan, populist ordiner, gjobaxhi ndërsa nga kolegët e tij shihet edhe më keq, si një hajvan toksik dhe sharlatan i 100 konakëve, ku pjesëmarrja e tyre nëpër programe televizive kushtëzohet me mos pjesmarrjen e Bushatit. Gjuha denigruese, ekstremizmi, ofendimet personale, histeria por edhe egërsia me të cilën ju shërben atyre që e paguajnë dhe parafabrikatet absurde që sajon në shërbim të xhepit, e bëjnë të pamundur një ballafaqim televiziv politik me Bushatin në tavolinë, pa dalë nga vetja dhe pa degraduar në nivele mizerje
Namir na thuaj ndonje lajm te gezueshem nga koperativa e Lapardhase se eshte me interesante per lexuesit.