Çfarë po kërkon Saliu? Një aspirinë

11 Qershor 2025, 16:05Blog Nga Frrok Çupi

Në fund të fundit, vetëm kaq, një aspirinë. Por nuk mund të thuash ‘asgjë më tepër’. Sepse pas ‘aspirinës’ qëndron një makth i tërë.

Njësoj si në ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, vite më parë. Më tregonte sot Njazi Jaho, juristi i famshëm, mbrojtës i të Drejtës së individit dhe të shtetit.

-Ai burri në rrugicën tonë paralele, po vdiste, tregon Njaziu. Sëmurë prej kohësh. Të gjithë familjarët rreth e rrotull. Ja tani, ja pastaj… Ende nuk kishte thënë asnjë fjalë për trashëgiminë. Palët e të njëjtës familje prisnin e shikonin njëri tjetrin.

Ja, më në fund, bëri me shenjë…, të shoqes: ‘Pa eja pak…’. Ajo u afrua. Të tjerët shqyen sytë dhe menduan se do të fliste. Po, foli: Një aspirinë!, kërkoi mes të gjithëve që prisnin trashëgiminë.

Çfarë kërkon tani Sali Berisha? Edhe ky është në vdekje politike. Imiton njëpërnjë burrin me trashëgimi. Saliu foli… Ata prisnin që ai të ikte, por ai kërkon aspirinë. U krijua një sagë e tërë me ikjen apo mos- ikjen, menjëherë pas zgjedhjeve të 11 Majit ku Berisha me PD humbën thellë. Fatmirësisht humbën thellë, sepse populli shqiptar nuk e do më trashëgiminë e të keqes.

Disa prisnin që të largohej Saliu e të vinte e bija. Kjo duket si e pamundur, por nuk është; veçse ua ka fshehur Saliu të tijve. Tani ai po kërkon ‘aspirinën’ e kutive të votimit. Të hapen kutitë e votimit!, ka kërkuar; dhe kjo po ndodh. Po hapen në Tiranë, Fier, Durrës…

Ai e di se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim. S’ka gjë, ai ka kërkuar aspirinën, këtë po merr. Me këtë Saliu shtyn kohën edhe ca. Ai nuk shikon për lart, shikon për teposhte, ku po rrëshqet vrikthi. Megjithatë shtyn pak kohë me një ‘aspirinë’ deri në katakombe.

Rinumërimi mund t’i sjellë fatin e ndonjë katastrofe në vend; kështu shpreson. O vapa e madhe, o ndonjë stuhi pas vapës, o ndonjë epidemi, o ndonjë tërmet… Kushedi!, mendon Berisha. Ngjarja e Kosovës ku nuk po ngrenë dot qeveri e Parlament, është një model i mirë për Berishën; edhe këtu po tenton ta marrë shtetin zvarrë.

Burri në Gjirokastër me ‘dorëheqje’ konsideronte ‘vdekjen’. Prandaj kërkoi aspirinë. Aspirina politike për Berishën është ‘mosnjohja e zgjedhjeve’. Mosnjohja është pasaporta për ta paraqitur te të tijtë.

“Çfarë?, të jap dorëheqjen? Dorëheqja jepet kur humb zgjedhjet, por ne nuk kishim zgjedhje, kishim farsë!’ Ja, prisni kur Berisha të thotë tamam kështu.

Edhe ‘të moderuarit’ e PD i përdor si aspirinë. Këta si ‘të moderuar’ i ‘kref’ media, por realisht janë po aq ‘Sali’ sa edhe Saliu. Shiko çfarë bëri me Joridën! E mori me vete në Bruksel ku do të shpallte se ‘Shqipëria nuk e meriton të hyjë në BE’… S’ka rëndësi sa vetë e dëgjuan; rëndësi që Jorida e ‘Integrimit’ të instalohet kundër Integrimit. Do t’i thotë gjithë botës për ‘Joridën kundër’. ‘Se nuk jam i vetëm kundër!’, thotë Saliu.

Alimehmeti e Kalaja janë akoma më të lakueshëm. Sa një aspirinë për Berishën. Kur del jashtë ‘familjes’ së tij, shpëtimin e kërkon në mënyrë të dhunshme, jo thjesht ‘një aspirinë, grua!’. Në SPAK dhe Gjykatën Speciale e kërkon me shantazh dhe me joshje. Bën si trim, por në fakt jep mesazhe pule. Në Bruksel shkon kot e kthehet kot, por në fund të fundit bën një udhëtim.

Te Gjiri i Lalëzit nuk shkon dot më dhe kjo e bën nervoz. Ndërsa në televizione e ka vendin përnatë e përditë… Nuk është pak. Për më gjatë as ka ‘sy për qape’.

9 Komente

  1. F
    Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

    Sa here ka ikur e kthyer Frrocko nga prehri Saliut? Kete nuk e mba mend as ai vete. Ajo qe Frrocko mund te thote me siguri eshte se i ka ulur mollaqet ne c'do preher pushteti nga 1991 der sot...(duke patur te ngjashem vetem drejtorin e TemA's..)

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akoma nuk e ka gjet lopen Sali dordoleci

      Saliu po kerkon nje mut, do gjeje qenin e ngordhur te Likes. Po ta dinte Saliu se cfare kerkon, do ta kish gjetur. Mos harroni qe Saliu ka mbi 70 vite qe vazhdon te kerkoje lopen e humbur ne malin afer Vicidolit. E mbani mend qe kete na e tregoi i madhi Dritero Agolli ne fillimin e viteve '90.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baftjari

      Pse nuk shkon dot te gjiri i Lalzit , Z.Çupi a ka mundesi tna i thuash

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bukurosh

        Eh more Frrok Cupi Sa bukur I shkruan vargjet te pergezojme je ma I miri por ne kete pike te kam thene e sterthen disa here qe edhe ti Frrok, edhe Martin Leka , wou like twins brothers , per ate te shkrete mendje dhe pene por ama aspirin em e pare ja dhate juve Sali Berishes , komunistit ideal te PPSH , Miku ma I mire I familjes Se Enver Hoxhes , Nuk Di si ndodh I sepse Atij vresesi , shkaterruesi dhe hajduti te pabese I duheshe ti Frrok me shoke, dhe e cuar deri ne majat me te larta , u ba president me shtetrrethim dhe ushtri , Po shyqyr , shyqyr qe u kthyet dhe ju u mbush mendja Kur nisi ushtrine dhe simpatizantet e PD nga veriu per te shtypuar vloren e Ismail Qemalit , thote populli I nderuar Frrok ma mire vone Se kurre, si I biri I Mirdites qe krenohem me ty keshilloje ate Gjekmarkajn more Aman Se paska qene shume I trashe , Se vetem Mirditor Nuk eshte u ba deputet me Sali Berishen dhe shkeli varret e te pareve qe luftuan Kundera rregjimit dhe I vrane dhe degdisen ne burgjet dhe kampet me te tmershme ane e mbane shqiperise, .Saliu qe njeriu me I gabuar per te qene ne krye te Partise Demokratike Shqiptare por them Se u katapultua nga maja e isbergut te ish pushtetit komunist Se Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. suksese I nderuar dhe pac jeten e gjate dhe qofsh mendje kthjellet.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fat man

          "Rrofsh" o Mero Gelbza nuk le bythe qire dhe plehre pa botuar ku i gjen, apo ka me shumice majtiste, gay, transgender e me rradhe nga e majta.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Saliu ka per te fituar Noc Rrokun se ka kundershtar Noc Frrokun

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Këtu nuk është puna se po hapen kutitë,por atë po hapen me paratë e popullit.Saliu me shokë tallen dhe populli paguan.Të hapen të gjitha por të numërohen pa para dhe të shikoni që nuk do shkojë askush.Turp një jetë hap e mball kutitë vetëm për karike....Të dhjefsha demokracinë e leshit të dhjeva...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Nje plak shpellare hajdut gjakatar qe vodhi dhe vrau shqipetare nder dekada mbare i rrofte Sudja. Ky hale antishqiptare Bisturia e rralle e Sllobos gjakatar. Si u be me miliarda dollare ky hale i zbritur me valixhe druri dhe opinga lope nga shpellat...Ky lloj kafshe qe nuk shpalos kulture dhe dije kujt i lypset? Ky monster plak shpellare antishqiptare eshte fatkeqesi shqipetare..Historia i vjen nga pas antishqiptarit non grada....

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dursakja

                  Ky është armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve në të gjithë kohërat. Ai e shkatërroi ekonominë shqiptare, dinjitetin e tij, e grabiti dhe e përçau sa mundi dhe me të gjitha mënyrat qytetarin, përmbysi dhe poshtëroi vlerat dhe ngriti në piedestal antivlerat njerëzore më në fund persekutoi dhe vrau cilindo që doli nga rreshti dhe e kundërshtoi atë. Ky, Njeriu i Zi mbolli farën e së keqes dhe e kultivoi në çdo skaj të vendit. Mallkuar do të jetë brez pas brezi si dhe i padëshiruar nga shqiptarët si Gjyshi i tij që e përzunë nga Gjakova për vrasje.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje