Një parti politike që nuk kap ritmin e kohës, ngelet pas

13 Qershor 2025, 17:09Blog Indrit Vokshi

Fatos Nano në intervistë me Fevziun pati thënë: I përjashtuam byroistët, e kishte fjalën për Pali Miskën e Muho Asllanin, Adil Çarçani.. tipat si këta dmth.

Po të shohësh KPD-në, elita socialiste nuk është ajo e para 10 vjetësh. Janë Nano, Ruçi, Meta, Majko, Bello, Agasi, Angjeli, Dade, Malaj, Dokle, Meksi etj. Përsëri në 2013, janë Rama, Tahiri, Veliaj, Xhaçka, Gjiknuri, Nikolla, Bushati etj. Në 2025, janë Rama, Hasani, Hoxha, Pirdeni, Denaj, Vengu, P. Malaj, Manastirlliu, Balluku etj. Pritet rinovim tjetër. Kjo lloj fryme ka shkuar kudo në PS, deri poshtë. Duke ndryshuar njerëzit janë ndryshuar rrjetet e interesave, ka ndryshuar edhe retorika e PS, nuk është gjuha e 1990, as gjuha e 2002, madje as gjuha e 2013. 

Vetë Rama ka ndryshuar gjuhën. Është një parti totalisht tjetër, veçse e transformuar nën logon e PS. Disa thonë nuk është mjaftueshëm e majtë, po shyqyr, pse a duhet të vazhdonte si partia e Adil Çarçanit? U iku Enver Hoxha, nuk trashëgoi pushtet, u iku Ramiz Alia, u iku Fatos Nano, asnjëri nuk trashëgoi asisoji. Tani janë te Rama. Rama ua mban partinë në pushtet, ndër të tjera, përveç të tjerave, përveç epërsisë organizative, përveç përdorjes së makinës shtetërore, edhe prej aftësisë transformuese dhe aftësisë për lidhje pas lidhjesh, si brenda, si jashtë. PS vetë ska pasur asnjëherë lidhje kaq të forta me jashtë; ka dalë Rama që ia di si dorovitet, sa me Erdoganin, sa me Macronin, sa me Tony Blair, sa me DAleman, sa në USA me liberalët, sa më dhëndrin e Trump që e ka takuar në jahtin e Rothschildëve.

Rivali formal, i supozuar, hap e mbyll konferenca e takime duke thënë, se kur u ngritëm ne përmbysëm Ramiz Alinë, do ngrihemi si në 1992, misioni im, lufta sapo ka nisur. Është njëlloj sikur ata të viteve 1980 në Shqipëri të cilët kur takonin delegacione të huaja marksiste-leniniste, iu tregonin mbi luftën nacional-çlirimtare, si mposhtën fashizmin.. a thua e mposhtën ata e nuk e mposhti USA e Bashkimi Sovjetik. Imagjinoni ta bëjë Rama atë, tiu rrëfejë për rolin e partisë së tij në luftën nacional-çlirimtare.

Një parti politike nëse nuk kap ritmin e vrapimit të shoqërisë, të interesave dhe realiteteve të reja, mbetet pas. Jo veç parti por edhe dyqan fruta-perimesh po të kesh e të mos dish të kapësh ritmin e kërkesë-ofertë, falimenton. Habiten pastaj pse përfundojnë në kanal të aksidentuar politikisht. Shohin shkaqe kudo, narko-diktatura, populli i keq që e jep votën për interes (pse duhet të ta japë ty pa interes, kush je ti?), te komploti ndërkombëtar, celulat e Soros që kanë mbetur ende atje, etj. Vetëm diku harrojnë ta kërkojnë shkakun, te vetja, te paaftësia për tu reformuar e për tiu përgjigjur interesave shoqërore e ekonomike të shqiptarëve. 

Ka ngelur farsë, farsë, farsë. E ironikisht farsa më e madhe janë ato proceset e statutet që miraton vetë e shkel vetë, sepse kushti sekret brenda sektit është besnikëria e verbër e deklaruar publikisht, me hir a me pahir. Gjithmonë ka qenë veç një kusht: besnikëria e verbër, jo ndaj idealeve politike, jo ndaj bazamenteve që mbajnë partinë konkuruese e fituese por, ndaj një personi të vetëm, ndaj nevojave tejet utilitare që ka ai. Shqipëria ka për ta zgjidhur vetë problemin, ndoshta e zgjidh ngadalë, ndoshta me çmim të lartë por do e zgjidhë. Nëse në 2025 munguan 200 vota, në 2027 e 2029 do mungojnë 400. E kështu me radhë.

Është si puna e atij tipit që nis bën si gangster te lagjja, bllokon parkime, zihet me të gjithë.. e përfundon duke mos i folur më askush. E ata që nuk i flasin quhen të shitur te lagjja përballë.

6 Komente

  1. a
    alb

    Mendoj se disa zëra si ju zoti Indrit,z Flamur Kuçi,Z Ilir Rusmali ,Znj Majlinda Bregu dhe te tjerë te ngjashem me ta ,jane te domosdoshem qe e djathta te fillojë te ripranohet nga opinioni I gjere si alternativë .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ja, shikoni si e mbyll shkrimin mbushur plot me "xhevahire" ky analist: "Është si puna e atij tipit që nis bën si gangster te lagjja, bllokon parkime, zihet me të gjithë.. e përfundon duke mos i folur më askush. E ata që nuk i flasin quhen të shitur te lagjja përballë." Zot, bëje mbarë! Shiko deri deri ku arritur injoranca!!!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Franz Kafka

      Cuditerisht koment I sakt nga dikush qe jo me larg se para 4 vitesh adhuronte si I verber berishen qe sot kritikon

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktorri

        E ke me hile ti zotni Vokshi.... . Mesa duket je zënë me kushërirën tënde Albanën, dhe do që të mos jetë më në Këshillin kombëtar të PD. Jeni zënë për trashëgiminë e Bije Vokshit, ëëë !!!???.... Si guxon ti të kërkosh largimin e Bacës nga drejtimi i PD? Apo kërkon largimin e zotit Paloka, apo Noka, apo Tritani. Po këta përbëjnë bërthamën intelektuale të PD.... Mos do që të largohet edhe Balliu i Fafriut. Apo Këlliçi? Apo do të largohet Ina Ina, si e ka ajo? Pastaj PD të sillet si dele e trembur në parlament, po ikën kta...... . Socialistat nga këta dhjesin në brekë..... Këta i rrahin socialistët 6 herë në ditë, para dhe mbas buke.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lanabregsi

          PD eshte organizat terroriste,dhe drejtohet nga nje terrorist si Saliu,po te bente makiazh duke zevendesuar Saliun me nje gjoja te "moderuar"si Tabakja do ishte me e rrezikshme. Saliu dihet kush eshte dhe shqiptaret e kan braktisur dhe po e braktisin cdo dite. Kjo bande me emrin pd duhet shperndar.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            O perendi, sa shkrim I dobet! Nuk arrij te kuptoj kujt u duhen kalemxhij te tille qe zhgarravisin pa thene asgje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje