Përpara, për para!

6 Korrik 2022, 18:03Blog TEMA

Përpara, për para!

Nga Namir Lapardhaja

Një nga këta akademikët e shquar, dikur me PD-në e pastaj me LSI-në, qenka shprehur në një takim me Doktorin se "mënyra se si po vidhet sot është shumë trashanike dhe shumë e shëmtuar... dhe duket sikur pushteti e ka hequr fare maskën".

Ky zotëria akademik ka drejtuar për një kohë të gjatë një institucion të rëndësishëm qendror të trashëgimisë kulturore, ku ka bërë dëme kolosale në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e mbrojtura, dhe, siç më thoshte dikur një i njohuri im, nuk mjaftohej me pazarin dhe llogaritë e përqindjes me mend dhe me fjalë.

Në fund të bisedës të nxirrte edhe makinën llogaritëse nga poshtë sirtarit për të vërtetuar që e gjithë shuma ishte dhënë në rregull sipas pazarit dhe sigurohej të mos bëhej ndonjë gabim, që asnjë palë të mos ngelej e pakënaqur.

Ndaj populli duhet të protestojë: që të mos vidhet në mënyrë trashanike dhe të shëmtuar, por në fund të bëhet, për estetikë kulturore, edhe një përllogaritje me makinë llogaritëse.

Përpara, për para!

7 Komente

  1. r
    robert

    Mblidhuni shpellare te shpetojme komandantin legjendar..... Sali Enver jemi gati kurdoher..... Sali Enver jemi gati kurdoher.... Te pushtojme Ameriken.... Te shpetojme komandantin....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Eksperienc e madhe politike do të bëjë që Berisha të qetsoj gjakërat e atyre që mendojn se politika është shkaktare e jetës miserje të tyre.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Sic thashe, thuthuqi Bace, si edhe Neritan Ceka nuk kane shume goje te flasin, sepse kane pasur vend per te drejtuar dhe nuk kane bere pune me te mire.

        Përgjigjjuni
        1. d
          daja

          Keshtu e kishte stilin Napoleoni flori

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati 12

            Dhe ai “akademiku” neser do dali ne proteste per te rikthyer dinjitetin (qe nuk e ka pasur kurre ) qe ia kane neperkembur . A kane turp keta lloj njerezish , se deri dje i sherbente pushtetit edhe si informator ?

            Përgjigjjuni
            1. h
              hë për hë...

              Apollon Baçe figuron ne listat e sigurimit te shtetit. Kerkojeni dosjen e tij te mesoni se kush e ka rekrutuar qe ne kohen e studentllekut te tij.... Kaq per kete lloj specie qe realisht as ka qene kurre ne jeten e tij nje historian....Heren tjeter do te them edhe emrin e shefit te tij... Cao nga italia.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Graden e perjeteshme "Akademik" Apollon Bace e ka nga kontributi qe ka dhene per cimentimin e pushtetit te Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes; ia ka borxh.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje