
Protesta e 7 korrikut po paraqitet nga idhtarët e Sali Berishës që kanë uzurpuar PD-në, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës se cilat ndryshime statutuore do të regjistrojë, si një kauzë e opozitës.
Prej shumë kohësh e dëgjoj këtë klithmë gati ankuese se opozita nuk paragjykohet, se në opozitë të gjithë kanë të drejtë, opozita vetë si institucion është shpresa, është e vërteta e marrëzi të tilla.
Të gjithë ata që ndjekin Sali Berishën, në fakt, nuk janë opozita e këtij vendi, ata janë kundërshtarët dhe armiqtë e deklaruar të Edi Ramës dhe ka kohë që e kanë shpallur veten si një sekt që kanë vendosur të sakrifikojnë identitetin e tyre për t’u vënë në shërbim të mjerimit ekzistencial të Sali Berishës. Ky i fundit, pasi u shpall non grata familjarisht nga SHBA-të, rrëmbeu kauzën e opozitës duke sulmuar me qysqi e hekur, me dinamit e zjarr godinën e PD-së dhe u vu në krye të një pjesë të PD-së për t’u treguar SHBA-ve se ai nuk është një kufomë e pakallur politike, por një zjarrvënës që pretendon se ka mbështetës nga ata qëthirren « talebanë » të demokracisë dhe fanatikë të tij.
Protgonizmi i tij në këtë vapë të pazakontëështë qesharak dhe i pashpresë. Kjoështë e njëmijta provë e dëshpëruar për t’u faktorizuar politikisht që ka dështuar edhe atëhere kur opozita ishte e bashkuar e plotë dhe në të drejtën e saj.
Ajo që të bën përshtypje këtë radhëështë edhe narrativa e disa personazheve që vijnë nga zonat e errëta të frustrimit që u ka bërë Edi Rama dhe i janë ngjeshur në sqetullën me djersë Sali Berishës për ta bërë më të dukshëm kaosin mental dhe emocional në të cilin ndodhen.
E gjithë kjo protestë të kujton lëvizjet radikale islamike në Iran apo Afganistan, ato lëvizje që kanë shkatërruar sistemet e brishta laike në ato vende. Të kujton thirrjet e tyre të dëshpëruara që kërkojnë gjak dhe dhunë. Revolucionin islamik të Iranit e pat mbështetur dhe babai shpirtëror i Sali Berishës, Enver Hoxha.
Mirëpo, siç thonë të vjetrit, nuk mund të kalohet dy herë në të njëjtin ujë, sepse ai rrjedh.
Drama e madhe në këtë kohë nuk është ajo që do të ndodhë nesër. Ajo do të jetë një karikaturë e atyre protestave të lodhshme që kemi parë në gjithë këta vjet. Drama e madhe është dëshpërimi që të mbërthen kur sheh se opozita reale në këtë vend ka mbaruar, se sot është vështirë edhe të mendosh që mund të lindë një forcë opozitare e vërtetë që të përfaqësojë anën tjetër të qeverisjes.
Nesër Sali Berisha del në shesh që t’i zgjasë jetën politike Edi Ramës.
Fat të madh politik paska pasur Edi Rama !!!
Shkurt, Qartë dhe Saktë! Komunisti Sal Berisha vetëm i zgjat jetën politike Ramës. Kjo meritë i duhet njohur pasi është e pa mohueshme. Mjerë ne në duar të cilës qeveri jemi dhe më mjerë se në duar të ciles opozitë kemi ngelur!!!
E saktë analiza juaj z.Vangjeli! Një kufomë politike që kërkon të ringjallet si Krishti! Por tashti gjithkush me mënd në kokë e kupton se kjo kufomë ka vetëm një mundësi: të blejë një vënd andej nga Tufina...
Eshte Prof. Ilir Yzeiri z. Niazi, nuk eshte z. Vangjeli. Ti ben edhe nje gabim me fatal: e krahason gabimisht Kainin Sali Berisha me filozofin me jetegjate ne historine e njerezimit - shenjtorin Jezu Krisht.
Të lumtë !Gjithmon saktë !
Sot Berisha konstaton gabimet e qeveris Rama, por nuk ka stratégie zgjidhëse. Ndërsa protesta e nesërme është fals pasi Nafta u ul sot dhe rrogat e mjekëve dhe arsim it u konfirmuan për rritje 6%po sot.
ILIR PARIMISHT JAM DAKORT ME TY MIREPO DHE TI DUHET TE PRANOSH SE QEVERISJA PREJ EDI RAMES ESHTE KTHYER NE NJE LLOJ GJELLE TOKSIKE QE TE VDES ÇDO DITE E NGA PAK. E ÇVLEN KJO LLOJ GJELLE. TI DHE SHUM TE TJERE SI TI QE BENI GAM GAM NUK KE MENDERE TA DERDHNIN KETE KAZAN ME GJELLEN TOKSIKE TE RAMES. BERISHA KA. POPULLIT KJO I VLEN E NUK I PLAS FARE PER ATO QE FLET TI. SEPSE FUNDJS "MOS GJYKO RRUGEN QE PERDORE PER TE ARRITUR SUKSESIN, RENDESI KA SUKSESI", MESON MAKIAVELI. SALA TE ÇON TE FALA. "E KAM PAS USHTAR ILIRIN, E LARGUM SE JU FUT KEQ PIJES DHE ISH I SEMURE PAS KOLLTUKUT", THA SALA.