
Nga Bledi Lumani
Po dëgjoja Oerd Bylykbashin dje, që me qetësinë më të madhe, deklaronte se opozita e vërtetë në Shqipëri do të fillojë më 7 korrik, pasi këto 9 vite ishte marrë peng nga Lulzim Basha.
Bylykbashi, një drej drejtuesve më të lartë të PD-së së Bashës, pohonte si pa të keq se Lulzim Basha nuk i kishte lejuar të bënin opozitë, sepse ishte i shitur.
Është një argument që po e përdorin të gjithë në PD këto kohët e fundit, duke thënë se tashmë që u rikthye Sali Berisha në krye të PD, kemi një opozitë të vërtetë.
Do të kishte sens, nëse këtë e thotë dikush i jashtëm p.sh, por kur e dëgjon nga goja e drejtuesve më të lartë të PD-së së Bashës, kupton se ose këta janë idiotë politik që përdorin këtë argument, ose mendojnë se njerëzit janë budallenj dhe e besojnë vërtetë këtë gjë.
Po ja e marrim si të mirëqenë se Basha ka qenë i “kapur” nga Rama dhe përdorej nga ky i fundit për të dëmtuar opozitën, po Oerdin e të tjerët çfarë i ka penguar gjithë këto vite të bënin opozitë, se me këtë që thonë, i bie që për 9 vjet me radhë kanë bërë sikur bënin opozitë, duke u talluar kështu me ata që i kanë votuar.
Vallë Lulzim Basha e urdhëroi Flamur Nokën fjala vjen, që sot është numri dy i PD-së së Berishës, të shkonte e të prishte protestën e qytetarëve tek trau në “Rrugën e Kombit”?
Lulzim Basha e ka fajin, që këta edhe sot e kësaj dite, nuk përmendin dot asnjë oligark me emër e mbiemër, të cilët përfitojnë jo vetëm të gjitha tenderat e Qeverisë, por po pasurohen në kohë krize edhe nëpërmjet Bordeve qeveritare?
Lulzim Basha e ka fajin, që këta shkojnë e votojnë në Kuvend, kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për investimet strategjike, duke marrë urdhër me SMS nga Doktori të tërheqin firmat?
Po pse, Lulzim Basha e ka fajin, që këta më duart e tyre i mbushnin kutitë kur rizgjidhej kryetar i PD-së, siç dhe e ka pohuar vetë me gojën e tij Edi Paloka?
Nëse do të ishte kaq i keq, pse bënë kamikazin duke u përdorur nga ai për vite me radhë, jo vetëm për ta mbajtur në krye të PD, ndërsa ai spastronte partinë nga kundërshtarët e vet, por dhe duke e ndjekur në marrëzira të tilla si djegia e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve? Apo i rrihte Luli dhe këta kishin frikë të reagonin?
Po mirë, si do të mund të sfidojnë Edi Ramën dhe ta rrëzojnë më 7 korrik, siç po mburren me të madhe, kur këta thonë se i ka tredhur për 9 vite me radhë Lulzim Basha?
Nëse këta rrinin sus para Lulit, ku do e gjejnë guximin të përballen me Edi Ramën? Apo tek plaku “non grata”, që thotë se Rama është tmerruar e do marrë rrugët më 7 korrik?
Se jo për gjë, po këto kohë po ua “dredh” dhe Like Meta!
Ne te PD, nuk kemi memorie, ne kemi busull urdherat e kapedanit "3 pellembe trup e 7 pellembe mjeker", legjionarit te rekordeve GINNES, ne rezstencen e notit ne gropen e halese, Saleh Ram Berisha dhe familjes monster te tij.
Më mirë ,se më 7 korrik do i pohojnë gjithë botës,edhe vetes ,se nuk i ndjek më askush!
Lul Basha gaboi shume qe i besoi policit te katundit,ku ne cdo tryeze,ne menyre absurde,vinte vija te kuqe per narreveshjet.Ky veprim eshte ne humbje si te bisnesmeneve dhe politikaneve.Per te paret malli mbet pa shitur.Per te dytet sjell vetem bojkot..
Byk-bashi eshte nje marionete e Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes, i cili per hir te se vertetes i ka shpartallluar te gjithe kundershtaret e tij personale. Ne Shqiperi nuk funksionon opinioni publik por opinioni personal.
Jo more qenush i Edit . Kta po thone qe ne keto vite Basha i TRADHTOI demokratet! Dhe kte e beri ne menyren me te mire te mundshme , me kamiflazh perfekt, diku se ja futen e diku se u shperblye. Tani Iku , seshte me kllouni politikan!
"Raqi"! I beson keto qe ke shkruar te zeza mbi te bardhe? Vertet mendon more qenush i Saleh Halese se Basha i merte vet vendimet? Po ku kish kellqe Basha te merte vendime? Ai çdo fjale qe thoshte, e kish te porositur nga "kumbari" monster Saleh. Pak po te dilte nga teksti, Salehu me Argiten e ribenin synet per te mos thene qe ja prisnin bibilushin fare. Ata (Salehu me Argiten) i kishin dhene liri veprimi ne PD qe te bente çte donte me kedo dhe kudo, te bente mareveshje me Ramen, te merte vila te reja, vetem te mos kalonte "vijen e zjarrit" dmth te mos dilte kunder "kumbarit". Edhe vendimin per perjashtimin e monstres nga grupi parlamentar i PD, Lulushi e mori nene mbrojtjen e USA dhe sapo e mori kete vendim, Lulushi fluturoi sikur nuk ka qene kurre ne PD. Nga kanakar u be ne djalli i zi, se keshtu do babi yt shpirteror, o "Raqke" o qenush i Salehut.
Nëntë vite për të paedukuarin në krahasim me të edukuarin duhet njehur në vite të qenit. Dy dekada diferencë moshe por duken bashkëmoshatarë.
Po si u sfiduaka Rama me njerez te tredhun?
Ti o Bledush Lumancja qe shkruan per te tredhur, je per vehte nje nga eunuket e tredhur ne sherbim te pushtetit Rama.