Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s'na gezon xhani

2 Korrik 2022, 16:34Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s'na gezon xhani

Babo preu malin e Skerfices me shpatë!

Eh Babo, Babo ja mberrite dites së lezetit popullor. Si neper legjenda zbrite dhe malin e Skerfices godite! E pershkrove tunelin siç të ka hije me sqime e madheshti.
Dy ministrushet gojëarta e zëbilbil të rrefenin Shqiperinë e se nesermes që ti bërë hazer dhe atë të së djeshmes lëngatë e vaj.

Nga shpirti u dilte pasioni i rrefimit Babo, dhe ti i zymtë si xhind, degjoje. Ato nuk ndalonin llaf pas llafi pirg e bënin muhabenë.
Ecje ti ndanë udhes ku frynin shtrengatat e ato në anë me koken kthyer në këndin e drejtë deshmonin faqe njerzisë sa dritë bëjnë rrezet e tua.

Ti i lije të flisnin qerrateshat po ju thënë as mirë as keq, as ju lumtë e as ju marrtë, ato fol e ti ec si tufan Babo.
Veç kur tezja gjithnjë e më shumë e njehsuar me tabanin popullor nga magazja e saj kulturore nxorri metaforen e artë " shtepitë e Tepelenes dhe Permetit tani janë me pamje nga deti" ti Babo qeshe! Nuk e mbajtë më.

The me vete ja që edhe budallalleku shijon se ai lind nga servilizmi i pafre që lepin e fshin. I ke transformuar njerzit Babo. I bën të rrecitojnë. I bën të kendojnë. I bën të qeshin e të qajnë. Askush si ti Babo s'ja ka dalë që të realizosh njeriun e ri në liri.

E mendoje nga Fushë Kruja e siper le ta marrë Kosova e Mali i zi se unë atje as u jap perfaqësim e sikter i bëj në investime. As rrugë, as ura, as gjë prej gjëjë.
Dhe mirë jua bën o Babo duan rrugë ata, duan ujë ata, duan dritë pale! Madje edhe në Milot atë trafikun 14 km si grykë shisheje ashtu lerjua se atë s'të kendojnë këngë, s'te hellin valle , nuk ju mbushet dhe aq shpirti me llaftar kur të shohin , ndaj ti hakmerru punoju qindin !

Po le të kthehemi të udhetimi historik brënda tunelit Babo. Aty ku Belinda rrefente nurin tënd në investime, aty ku tezja bukurinë e mendimit tënd perkufizonte në ndertime, aty ku Damo dhe Termeti dukeshin njesoj në pamje e të folur, aty ku historia perseritej dhe udheheqesi pritej në mes të vapes me dajre, saze, kënge e valle! I perçmoje ti Babo keto dikur, talleshe si mendimtar allafrenga që je, me këtë akraballek e folklor politik! Perqeshje ti Babo atë qe e pranonte e qyqaret që e bënin të yshtur nga sejmenet lokal. Derdhje ti Babo fjalë të ndezura me shpoti për gjithë atë karrikaturë të historisë që perseritej.
Tani Babo të mungonte vetem Behar Zhudra në krah dhe ashtu siç enderron të jesh u shfaqe. "Dilni se erdhi Enveri" jehona nga tuneli vinte. Babo dhe ty s'të vjen fare keq kur me atë të krahasojnë! Njerzit mendojnë se merzitesh. Sa gabim e kanë. Pak më i ngrohtë Babo duhej të tregoheshe me valltaret e këngetaret se ata e qeronin zënë per ty, se ato vertiteshin per ty asaj gryke, per ty tundej shamia e vallja zjarr merrte.

Një rrugë që nisi goxha para se ti të vije në pushtet Babo ti pas 9 vitesh ja preve shiritnë, disafish ja rrite kostot po ani në Shqiperinë tënde ato nuk perbëjnë më lajm.

Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilen ndave historinë në dysh po aq sa Skarficen. Pret shpata jote Babo pret. Këngë të ngriti populli sot " Babo Babo o Kapedan në Skarficë sot e le nam/ me pallë malin godite gjithë kët popull në det e qite/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s'na gezon xhani !

22 Komente

  1. G
    Gogogout

    Shkrim pa krip. Mire tha ajo: nuk dine as te shkrujne, as te lexojne.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sigurisht që sensi juaj i rrafinuar estetik,sikur të ishit S.Bëvë ,do kënaqeshe plotësisht me sqimëtarë fisnikë si berisha dhe nuk ju hyn në sy një"qytetar" si Rama. Ironia shpellare,ngjan me dhinë si violinë e parë në orkestrën sinfonike të Berlinit.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bardha

      Sburrerò cjapi e vjen era perrc

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Kopjaci I pafte I Antenes te Mero Bazes, po na dhjet se qeshuri, u zberthyem!!!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gzimi

          Ky gjekmarkaj nje mercenar i vertet

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleks

            Nji shembull i vertet i shoqeris je nga nje lepires ne deputet ????????????????

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deso

              Nuk I lexoj shkrimet e Gjekl3shit me. Lexoj vetem komentet argetuese qe e denigrojne fare.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pokeristi

                Agron,t’a ngjiti sëmundjen Andi.Të shohim kujt do t’ja ngjitësh ti!Eshtë sëmundje virale.S’ka vaksinë që i bën derman.M.gj.a.ti bëj tënden.Shumë shumë mund të të rëndohet stomaku…,dhe të të rritet meraku.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roberto

                  O TEMA ! Thoni qe jane 8 komente por une shoh vetem 2.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I paduruari

                    Legen i cpuar !

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I paduruari

                      Legen i cpuar !

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fjala ime

                        Ka filluar profesor mavria te beje kara-gjozin!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          The truth

                          Nuk ka filluar te beje karagjozin profesori pas nuk eshte profesor por eshte komplet …ar; profesor e quajne ate karagjozat.

                          Përgjigjjuni
                        2. z
                          zgalem

                          Ky njeri perben problem te madh , per gjuhen shqipe dhe vecanerisht , per humorin shqiptar . Humoriu i ketij njeriu eshte krejt pa kripe he pa lyre . Shkrimi eshte dhe me per faqe te zeze , sepse inagurimi i kesaj rruge , perben suksese kombetar . Nuk ka asgje per humor , por kur i vishet dhe kjo proze menxyre , krijohet problem asfiksus . Meros , nuk i ka rene ne sy kjo menxyre e ketij te ashtuquajturi , profesor . Profesor eshte shume kollaj , krahasimisht me gazetarin humorist . Ketij njeriu i pelqen vetja . Mero ! lere te jetoi brenda narcizmit te vet . Zgalem

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tony.

                            Ogone cari qe duk pak i mençem por tani ke dale ne orbitë dhe nuk po din se çfar po nxjerr prej qenefit ok mos fol mē mbylle halene se qelbe dynjone me ere, ok mjaft u more me babon m por ai ste ka faj ty merry me gjyshin me salehun apo sta mban bitha ty dhe se çfar i bën gomarit i bie samarit je bo tamom si rrote cari.

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vang

                              jepi BIRBO po mos kopjo poezite e te tjereve dhe i kthen ne proze

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjate pa shkollë

                                Birbo është ky i gjati që vetëm vjedh por edhe bën ndonjë punë me trefishin e vleres fillesyare, ndersa Gjekmarkaj su ka vjedhë gjë dhe e sha i, popull dele,

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Muzaka i Ri

                                  Bravo Gonmari, e ke goditur Babain ne place,po pse I thua Baba aman, apo di ndonje gje. Sa per gryken e shishes qe thua e ke kujtim nga lideri historik S.Berishi , per nje takem si puna jote do ishte mire ta kishte me te trashe gryken. Gjynah qe je nipi I At Zef Pllumit, nqse je, me te holle penen mor evlat,me te holle.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bbb

                                    Kush student i shkon ketij dudukut ne leksion more aman .KY profesor pupupu !!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      em

                                      Na e bere edhe jaran o BIRBO por mos i msho penes shume se i thyhet maja .Vec kesaj kujdesu pak edhe per vehten dhe thirri pak mendjes per nivelin e shkrimeve te tua.JE per te qare hallin dhe nuk e kuptoj si mund te jesh kaq i trashe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. v
                                        vang

                                        BIRBO : Tani po e akuzon Ramen se ben per jugun e per veriun jo por ja qe ske te drejte sepse: do ndertohet rruga bregdetare nga veru ne jug.SHUME QYTETE TE VERIUT I KA NDRYSHUAR.Biles edhe ne Shkoder qe nuk pranonte ish kryetarja e bashkise shume gjera i ka bere dhe pa i marre doren por punet nuk behen ashtu.Ne rast se je i pafuqishem te gezohesh per ato qe behen qepe se del qe behesh edhe xhelos pa vend.Ky eshte shpirti yt intelektual qe percmon punen qe po bejne?Je per te qare hallin.Po nga kush pret ti ti bejne ato pune ? NGA SALIU?qe i kishte ne plan por si cdo gje i le ne rruge.Sa per njerzit qe manifestojne perse te mos e bejne kur u a do zemra por ata nuk e bejne per Ramen dhe ministreshat sic i thua ti qe nuk i arrin as ne gishtin e kembes,ata gezohen per vehten e tyre.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          I indinjuari nga veprimet e tipit qe nu

                                          Duke punuare dhe jetuare disa vite ne zona veriore mund te them se ky tipi i bere profesor mbas viteve 90-te perfaqson nje tipik malok shume orgjinal. Mos u mundoni qe me sjellje dhe edukate ta bindeni se nuk e ka mire ,ai kurre nuk do te riparohet se eshte nga rrenjet i tille, i trashe por dhe megalloman ekstrem.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje