Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës

30 Qershor 2022, 18:30Blog TEMA

Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës

Nga Skënder Minxhozi

Në muajt që krijuan fabulën e sulmeve e më pas largimit të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, mori formë edhe një metodë krahasimore, e cila në thelb synonte të vinte në dukje sesa ndryshon Sali Berisha me hijen e tij të rëndë e zërin gjëmues, nga nxënësi i tij “bëseprerë” Lulzim Basha. Doktori e mban fjalën, Luli s’e njeh fare ç’është fjala e mbajtur, Berisha është burrë që i peshon ajo që thotë, Luli është një fluturak që sesi e paskemi duruar (pa e kuptuar as vetë!) nja tetë vjet në krye të partisë. Më tej krahasimi në fjalë thoshte se kur Doktori kap mikrofonin, socialistët fshihen si minj gjirizash, kurse Luli ndante paret me ta e pasurohej kur ne ishim pa punë (në fakt Berisha nuk është hiç i varfër, siç ja tha edhe ajo juristja e re që i vajti në takimin me shoqerine civile). Krahasimi shtyhej më tej tek postura, vështrimi, serioziteti dhe natyrisht tek refuzimi kategorik për të bërë çfarëdo pazari me Edvinin e zi (po Kushtetutën në 2008 me cilin e negocioi dhe e ndryshoi brenda 48 orësh)?!

Megjithatë ja që erdhi rasti që këtë metodën krahasuese mes Berishës dhe Bashës, ta vemë në një bankoprovë serioze në 7 korrik. Do kemi protestë kombëtare, të thirrur nga kreu i PD dhe e gjithë opozita pas tij! Siç protestonte Luli, do protestojë edhe Berisha. Do vijnë autobusat plot me njerëz, do gjëmojnë sheshet në mes të vapës, do turren gazetarët e operatorët me kamera në krah, do ngrihen në ajër dronët dhe do zgurdullojnë sytë nga habia turistët spanjollë e suedezë teksa vërtiten mes sheshit Skënderbej dhe bulevardit me akullore në dorë. Opozita do të bëjë sfilatën e rradhës para zyrës së armikut të saj më të betuar, të rrethuar nga një zinxhir policesh femra që duken si të zbritura nga Kozmosi në atë ambjent plot djersë, ulërima dhe sharje banale.

Përtej këtij përshkrimi gjysëm-artistik, 7 korriku ka brenda një mesazh dhe një sfidë të madhe njëherësh, të cilat sërish kanë të bëjnë të dyja me krahasimin Berisha-Basha: së pari PD-ja e re e Berishës (sa paradoks ka brenda kjo farzë), do të pagëzohet në një protestë publike, ku militantët do të kenë mundësi të shfryjnë dufin kundër qeverisë pa “tradhëtarë” në mes.

Së dyti, sfida qëndron në pezmin fatal se as kësaj rradhe opozita nuk do ta rrëzojë dot qeverinë, edhe pse e premton këtë gjë prej nëntë vjetësh. Do jetë një protestë si gjithë të tjerat, megjithë kreun e ri në podium. Kjo sfidë është makthi i vërtetë i Sali Berishës dhe Ilir Metës nga shtatori e tutje. Është sfida ku Lulzim Basha pati kapitulluar shumë e shumë herë bashkë me Berishën, Kryemadhin e të tjerët, që të gjithë në shesh duke yshtur radhët e protestuesve me gurë, heshta e gjithfarë sendesh të tjera, kundër godinës së qeverisë. Doktori e di shijen e kthimit në shtëpi me shijen e trenit të humbur në stacion. Sepse ka qenë vetë në të gjitha protestat e nëntë viteve të fundit.

Në 7 korrik Berisha vesh këpucët e Lulit. Ai hyn në sezonin e gjatë të përpjekjeve për të larguar Ramën nga pushteti, duke e ditur qysh në krye të herës se e ka kundër edhe historinë, edhe të tashmen. Do të jetë kryeopozitari i radhës që do të kërkojë rrëzimin e kësaj maxhorance. Stina e protestave që me gjasë do të vazhdojë më e dendur pas shtatorit, është korsia nëntëvjeçare ku shkeli dhe ku dështoi Lulzim Basha, me fushatat e tij të dështuara të Çadrës, mandateve e plot tentativave të tjera për marrjen e pushtetit përmes rrugës.

Ashtu si Lulzim Basha, por nga pozita dhe për arsye të ndryshme, rruga e Sali Berishës drejt pushtetit duket një mirazh në shkretëtirë. Dhe protestat do ta vërtetojnë indirekt këtë aksiomë të dekadës së fundit, pasi është shumë e vështirë që ta destabilizojnë Edi Ramën. Kur disa mijëra nxënës shkollash e studentë rrëzuan gjysmën e qeverisë Rama 2 te rruga e Durrësit, fuqia e atij akti qëndronte tek fakti se politika u mbajt relativisht larg dhe mesazhi i të rinjve goditi në shenjë. Dalja në rrugë e Berishës dhe Metës sjell me vete në shesin e protestave edhe interesat e tyre politike, të shkuarën e tyre si liderë 30 vjeçarë të këtij vendi, sjell dramat dhe ngjarjet e dhimbshme që lidhen me ta. Prandaj protesta e tyre është e mpakur qysh në krye të herës.

Zbritja në fushë e Berishës është në vetvete një zhvillim antihistorik për jetën politike shqiptare, e cili efektin më të parë ka bllokimin e procesit të rotacionit të elitave drejtuese. Me Berishën, politikan që nga viti i largët ’91 në shesh, Edi Rama që e sheh zallamahinë nga dritarja e zyrës së kryeministrit, ka të gjithë të drejtën e botës të mendojë se është ende herët që të ikë nga politika, ndërkohë që me 20 e kusur vitet karrierë pas vetes, normalisht edhe ai do të duhej të ishte duke menduar pensionin. Berisha në shesh duke protestuar kundër elitës politike, korrupsionit dhe krimit, është një goditje e madhe për të gjithë ata që nuk e duan këtë qeveri dhe këtë kryeministër, por që nuk duan as partitokracinë që po i merr frymë vendit. Elektorati gri ndjehet edhe më gri tani që një 78 vjeçar rrëmben stafetën e luftës kundër maxhorancës.

Shtatë korriku është sërish një protestë që mbart brenda vetëfrenim dhe skepticizëm. Sepse në gjenezë është një protestë që ka si shkak ndreqjen e biografisë “antiamerikane” të shefit të opozitës, e jo çmimet, krizën ekonomike, pagat, korrupsionin e qeverisjes. Nëse Lulzim Basha provokonte të njëjtin fund të protestave, pra dështimin e tyre, me apatinë dhe aneminë e vet të lindur politike, Sali Berisha do të çojë ujë në të njëjtin burim duke i rënë nga rruga e radikalizmit, egërsisë dhe mbi të gjitha raportit të prishur që ka me amerikanët. Është si të arrish në të njëjtin destinacion duke ndjekur dy rrugë të ndryshme.

8 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    ....dhe ne fund perseri salihi do kendoje , jo hymnin kombetar por te SHQUP-it

    1. B
      Butt plug

      Nuk ka veshur kepucet e Lulit, por "Butt plug" e Lulit! Luli sado i paafte, beri dalje mjeshtri nga gjithe PDne qe vrau, malin e deshtimeve dhe krimet me Sali baglen. E vetmja gje qe i la Berishes, eshte tapa e bythes, qe te mos i dhembi gerdalles plake, kur ti vij rradha trangullit.

      1. Z
        Zeka

        O njerz mos shkoni mbas Sali karagjozit Sali krimineli nuk e ka per popull por per bythen e vet Non grata i shpallur nga Amerika per vjedhje dhe krime bashk më familjen e tij gjysem serbe

        1. V
          Vlesht ka thene njona

          Hallin eshte Tek Nongrata. Sikur Amerikanet te supozojme I heq Nongraten, Jo vetem Partise I bene m... po rrezik edhe Lulin e bene Prape Krietar.

          1. a
            arqile

            Kot e ke edhr ti goja an....sala eshte krominel jo kryetar i pd te vet shpallet por sikur te gjitha leket e vjedhura ti fale nuk shpeton me.Mos harxhoni kohen me te vdekurin e pa kallur.Ata pak njerez perfshi ketu edhe gjithe prokurore e gjyqtare ne te gjitha instancat e larta te sotme i ka mekuar dhe mos prit nga ata Por do gjendet nje menyre qe edhe sala dhe i pjelli do e gjejne vendin.

            1. l
              lexuesi

              Minxhoz te respektoj per vendimin qe ke marre duke u ndare nga Sokol Palla!Ai vetem gazatar nuk eshte ose siç thote Edi "gazetar kazani"! Respekt per personalitetin qe mbart.

              1. N
                Nje qytetar

                7 KORRIK, PRESION I BERISHES MBI VENDIMIN E PRITSHEM TE GJYKATES ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ PER PRONESINE MBI PD. ------------------------------------ Protesta e Sali Berishes e dates 7 Korrik,sic thote nje batute ne filmin Kapedani, ka lidhje me qeverisjen e PS, aq sa mund te kete "Lufta ne Vietnam me nderzimin artifcial". Tere ndermarrja e Berishes konsiston ne dy gjera: 1- Ta paraqes publikisht perpara kundershtareve te tij Amerikane si te perfunduar procesin e bashkimit te PD nen thundren e tij, duke vene djallezisht cdo deputet kundershtar perballe alternatives: "nese nuk del ne proteste kunder qeverise, atehere perse te eshte dhene mandati nga zgjedhesit demokrate"? Kjo, jo vetem do te konfliktonte hapur cdo kundershtar te Berishes me zgjedhesit, por do te paraqiste si perkrahes te Berishen ne opinion ate pjese te popullit qe do u kunderviheshin deputeteve kundershtar te Berishes. Ne kete rast djallezia eshte vertete e shkalles siperore. 2. Berishes i intereson heshtja e PS per kete qe po bene. Dhe duket ja ka arritur. Po ajo qe bije ne sy, qendron ne faktin se po me kaq djallezi edhe PS i pergjigjet situates. Socialisteve ju intereson qe PD totalisht te bjere ne dore te Berishes. As qe u behet vone fare per vendin, atyre ju intereson nje PD e telendisur, e drejtuar nga dikush qe sot per lumturi ka ta pershendes edhe roja i PD, kjo i mban ne pushtet me gjate. Forcimi i grupit te Alibeajt dhe renia e PD ne dore te ketij krahu, shpejt do te rezultonite si nje rrezik potencial per sundimin e Edi Rames. Ndaj PS hesht, as qe e ze ne goje protesten, e kalon situaten me sportivitet, si nje shfaqje, rezultatin e se ciles e dine edhe femijet parashkollor. Kur ne fakt, edhe perkunder interesit te pushtetit ne fjale, ajo duhet te fliste hapur dhe te thoshte, qe Sali Berisha nuk e ka me ne, e ka me Gjykaten, ai me protesten bene presion mbi gjykate qe mos tja heq nga duart Partine Demokratike, parzmoren me te cilen ka siguruar mbrojtjen kurdohere. Pa u zgjatur, si zgjidhet situata? Fare thjesht. Nese Edi Rama, nje ose dy dite para se te zhvillohet protesta, del dhe deklaron hapur te verteten, qe Sali Berisha nuk po proteston kunder Partise Socialiste dhe keqsundimit te saj, ai kerkon me anen e demonstrimit te forces te ndikoj vendimin e gjykates ne favor te asaj pjese te PD besnike fanatike e tij. Nese Sali Berisha vertete do protestonte per mirqenien e Popullit, ashtu si ne cdo vend te botes se qyteteruar, nuk ka perse te grumbulloj nje turme sa me te madhe per te bere te qarta dobesite e PS, kjo do te arrihej edhe me 50-100 njerez. E drejta nuk varet nga madhesia e turmes protesuese, varet nga sa i vertete je ne mesazhin qe percjell. Doni te beheni pale me nje individ qe ju ka perdorur si mish per top per qellimet e tij tere jeten? Behuni, ju e dini. Doni qe te beheni pale me Berishen kunder mbrojtses se lirise dhe demokracise tone, Amerikes? Ju e dini se cdo beni! Per vehte lus vetem nje gje: uroj qe urrejtja per mua te mos ju erresoj shikimin, per te kujtuar jo vetem se cfare i ka bere vendit ky njeri, por sidomos per te pare se cfare do ti bente pasi ju ti jepnit me naivitet dhe verberi besimin tuaj.

                1. F
                  FCB

                  Poshte fashistat qe kane pushtuar PD!

                  Lini një Përgjigje