Nga Ilir Metaj*
Ka mbi 30 vjet që shoqeria shqiptare është investuar me mish e me shpirt për të ndërtuar një shtet të së drejtës. Në një shtet të së drejtes, gjithkush që jeton e punon në respekt të ligjit dhe moralit ka të drejtë të kërkojë mbrojtje tek ligji dhe morali.
Shteti shqiptar sot, per meritë të fitores së demokracise, nuk eshte më diktaturë e proletariatit.
Por mesa duket, në nën-ndergjegjen e disave struken ende atavizma te saj. Jane keto atavizma që hera-heres tentojnë të kompleksojnë modelin e ekonomise se tregut.
Ne nje ekonomi tregu rolet ndahen sipas aftesise,situatave, zgjedhjeve dhe pse jo, fatit.
Në këtë ndarje dikujt i ka takuar te bëjë sipermarresin. Falë tij zhvillohen qytetet, fale tij punesohen qindra e mijera te tjere, falë tij shoqeria gjen arsye të arsimohet, të jetojë e punojë në ketë vend.
Në nje ekonomi tregu edhe shteti ka rol tjeter. Ai nuk eshte me pronar i mjeteve te prodhimit. Por ai financon pune publike permes prokurimit publik.
Duke fituar te drejten ligjore per te kryer nje pune publike, sipermarresi nuk ben tjeter, vecse perdor burimet e tij per te bere ate qe ai di te beje:
të prodhojë, të ndertojë, të krijojë.
Ben atë gjë per të cilen ekziston: punon.
Cdokush që punon sipas ligjeve, qoftë individ apo shoqeri, meriton të respektohet dhe mbrohet nga keto ligje.
Por falë opozites dhe retorikes se saj copy-paste, në menyrë destruktive, dhe me burim atavizmat e të shkuares, qe perpiqet te gjalloje permes manipulimit arkaik “punetoret kunder kapitalistit”, po tentohet fort cdo dite të behet pis emri i sipermarresit.
Cdo dite lexon deklatata se x oligark mori y milione per ketë tender.
A thua oligarku( po përdor termin oligark dhe po i vete pas avazit se oligarku ekziston)i mori keto y milionë e i futi në xhep pa dhenë gjë në kembim.
Zoterinj, nese dikush në administraten publike abuzon me ligjin, goditeni me fakte dhe arsye.
Nese dikush ofron të njejtin mall me shtrenjtë se dikush tjeter dhe gjen bleres, faji eshte i bleresit.
Nese dikush ka shkelur ligjin dhe të drejten, per të deformuar procesin dhe tregun, ky eshte nje faj i individit, jo klases së sipermarresve që aktivizohen në punë publike.
Nese një kompani eshte specializuar ne ndertim rrugesh, sigurisht qe ajo do te kete aktivitet vetem permes prokurimit publik. Rruget nuk i nderton privati.
Nese një kompani eshte e specializuar në ujesjelles-kanalizime, sigurisht që ajo ekziston vetem nga tregu i puneve publike. Se ujesjellesat janë pronë publike.
Por opozites, pavaresisht kesaj, i mjafton të citojë se x kompani e y individ eshte oligark i preferuar sepse ka fituar shumë tendera.
Kaq mjafton. Asnje analize e kostove, asnje analize e tregut. Dhe ketu e kam fjalen per analize te berë nga specialistë të fushes, jo të tipit 7x7=42.
Kosto e veprave te medha nuk llogaritet me gishta nga facebook. Se të ishte ashtu i benim petullat me ujë.
Por nuk eshte kjo qasja e qeverise socialiste.
Qeveria socialiste punon per mbrojtjen e punonjesve, kur dalin pa pune nga pandemia.
Punon per strehimin në kohë rekord të të prekurve nga termeti, kur natyra u demton shtepitë.
Qeveria socialiste eshte aty, prane hallit dhe zgjidhjes se hallit.
Dhe mos thoni pastaj broçkulla, të tipit se “mbeshtetja financiare e qeverise shqiptare ishte më e uleta aty apo ketu”.
Fakti, se efekti negativ i pandemise në rritjen ekonomike të Shqiperise ishte ndër më të ulëtat në rajon e më gjerë, tregon se nderhyrja e qeverise ishte ne masen dhe menyren e duhur.
Po me të njejten pergjegjesi dhe per te njejtat motive, qeveria qendron edhe prane sipermarresve, duke synuar të jetë e drejtë brenda të drejtes publike.
Askush nuk mund te mohoje se viti 2022 filloi me nje rritje te pazakonte ne nivelin e cmimeve. Madje, perpara Luftes në Ukraine, per arsye që lidheshin me post-pandemine.
Por, ndersa inflacioni qendron në nivelet e 6-7%, per zëra të caktuar, rritja e cmimit ka njohur nivele te 40% e me shume nëpër bursa. Këto zëra, si metalet, plastika, cimento e bitumi, për shkak të natyres së punes, zenë një peshë të konsiderueshme në punet publike.
Arsyet e rritjes se tille, jashte trendeve historike, burojne nga te ashtuquajturat forca madhore, sic jane lufta e pandemia. Ndaj perbejne perjashtime nga parashikimet e kontratave në kohë normale. Nje kontratë mund të ketë hapesirë plus-minus 5-10% te luhatjeve të cmimeve.
Por nuk mund te mbroje nga forcat madhore e as nga efektet e tyre që mund te jene falimentuese.
Per keto raste shteti duhet të jetë aty, i gatshem të ndajë rrezikun e i detyruar të tregohet i drejte. Barra nuk mund të mbetet e njeaneshme.
Sepse, nese ka njl menyrë per të dalë faqebardhë nga krizat, eshtë të mbrosh sa më shumë burimet prodhuese, të sigurosh që ato i mbijetojnë krizave dhe që ekonomia e vendit nuk humbet kapitalin e saj.
Kete synon te beje ky akt normativ : te lejojë shtetin të tregohet i drejtë brenda kufijve të mirepercaktuar, nën një monitorim të matur e dokumentuar në detaje.
Ashtu sic eshtë konturuar fusheveprimi i ketiij projektligji, veshtirë se mund të gjenden hapesira per keqperdorim. Por edhe nese te tilla perpjekje do te kete, auditoret publike i kanë të gjitha instrumentat në dispozicion per t’i gjurmuar.
Sepse ky i yni eshtë një shtet ligjor. Në një shtet ligjor eshtë ligji që ndan të drejten nga e gabuara, jane organet ligjore qe ndajne fajtoriin nga i pafaji, e të demtuarin nga demtuesi.
Cdo gjë tjeter eshtë propagandë.
Dhe propaganda e ka lodhur ketë popull. Me keq akoma, propaganda që perfshin kedo e cdo gjë në ketë vend, eshtë kthyer në një alibi per të korruptuarit e vertetë.
*Fjala e deputetit socialist mbajtur në Kuvend
Dhe ky eshte nje dëm shumë I madh që i behet virtytit.
Kolegë deputetë,
Ta miratojme ketë ligj dhe tí japim vetes rolin qe na takon: ate të miratimit të ligjeve të drejta e të mira dhe, paralelisht, ushtrimit të autoritetit që ligjvenesi ka mbi institucionet që duhet të garantojne mirezbatimin e tij.
OLIGARKET LUFTOHEN PER TRE ARESYE PER TI VENE GJOBE PER TE FITUAR PIKE NE OPINION PER ARESYE KONKURRENCE POR CDO GJE QE THUHET NE SHKRIM ESHTE E VERTETE. PA OLIGARKET QE NENKUPTON SHERBIM ME TE LIRE E ME TE MIRE SHTETI DO ISHTE I VDEKUR PO ASHTU EDHE SHUME TE VARFER E TE PAMUNDUR DO ISHIN NE KUFIJTE E VDEKJES GJITHMONE OLIGARKET DUHEN MBAJTUR NEN KONTROLL DUKE JU MBAJTUR ME SHUME TAKSA KUR FITOJNE SHUME POR EDHE DUKE KU DHENE KUR ATA DALIN ME HUMBJE OLIGARKET JANE PUNONJES TE SHTETI ATA E MBAJNE EDHE PESHEN ME TE MADHE TE BUXHETIT TE SHTETIT