Ditari i Mitro Çelës: Gafa e Filip Çakulit me kryeministrin e Greqisë Micotaqis

29 Qershor 2022, 10:42Blog Mitro Çela

Ditari i Mitro Çelës: Gafa e Filip Çakulit me kryeministrin e

Dimër 91.

Në Tiranë, për herë të parë, mbërriti kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis.

Në fuqi ishte ende Ramiz Alia. Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin.

Ishte ky sebepi, që Berisha parapëlqeu si përkthyes Filip Çakulin.

Për ta ndjekur sa më mirë debatin, duhet thënë se në atë mot, miku im, ende nuk ishte njohës i mirë i greqishtes edhe pse një ditë kishte shkëmbyer një replikë “me bereqet” me Abdi Baletën.

Abdiu: - Ti, Filip, je filo grek!

Filipi: - Jo i dashuri Baleta! Unë jam filo shqiptar dhe grek safi!

Por le të kthehemi te biseda mes liderit të PD-së dhe mikut nga Greqia.

Micotaqis: - Zoti Berisha! Duhet të tregoni një kujdes të veçantë për idhiotis?

Filipi, kur dëgjoi fjalën “idhiotis” ngurroi. Berisha e vështroi në dritë të syrit:

- Ç’pate?...

- Kryeministri grek më duket i lodhur nga politika. Thotë të kemi kujdes për idiotët?!...

- Meqë pyet, thuaji se kemi disa spitale për trajtimin e idiotëve. Një në Tiranë, një në Elbasan dhe një në Vlorë...

- Doktor! Pasi i numërova tre spitalet, ky më thotë, të të them se për idiotët duhet të krijoni kushte në të gjithë vendin...

- Thuaj: do ta vëmë si pikë të veçantë në programin elektoral të PD-së...

Kthehet Filipi në shtëpi. Gjënë e parë që bëri, hapi fjalorin. “Idhiot” në greqisht do të thotë pronarë!?...

10 Komente

  1. T
    Tironci

    Sa kom qesh ! Sala e ka mbajt "premtimin" ! Po ben cmos ti angazhoje dhe krijoje kushte per idiotet ne te gjithe vendin ! Tironci

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ura e tabakve

      Hahah.....e fort fare...!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenderbegasi

        Mitro ke lind orgjinal, pse kerkon te vdeses kopje. Eshte plagjatur humoristike, Tema mund ta gjeje kete shkrim ku ne fund te tij eshte shtuar : Vetem Filipi mund ta pergenjeshtroj kete histori komiko -politike.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti i paligjshem

          Nje koment qe e kemi degjuar e sterdegjuar nje 200 herë. Idhiotes ne greqisht do te thote privat. Pra fjala ishte qe te kthehemi tek prona private e jo me te prona shteterore. Por idiotet ate pune kane. Perserisin e perserisin komente qe besojne se po bejne per te qeshur. Sa te mjerë qe jeni mor aman.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kritiku

            Politikan i deshtuar, gazetar steril dhe humorist i shpelare. Skeni ndonje gje tjeter per te botuar???

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Idhiotis ne Greqine e Lashte ishte nje Term sic eshte vete Glosa (Gluhe Camce) e Pare Greke e Perendimit qe ka nenkuptime te ndryshme. Pervec qe ka kuptim Pronar ka edhe kuptimin qe shikon vetem interesin personal gje per Politikanet e quajture te tille ishte shume i Ulet. Tani,perse zoti Fil-Ipos (Mik i Kalit greq) nuk dinte mire Glosan e Tij Greke te Nenes dhe Babait ne Vorio Epirin e mohuar nga turkoallvanosat si Enveret, Abdullahet Qemalet Idrizet Sulejmanet, Mah-Mutet etj ishte se mbyllen Skoliot Greke neper Qytete sic ishin qe nga koha e Majmunit deri sa u hap Shkolla (Open Skolio) e Pare "Shqipe" me Alfa-Beta Latine zoti Dhi-Mitri (mitro). Mos te harrojme qe Perendeshes Greko-Ilyre e Dhi-Mitres,e Ema e Perse-Fonit nga vjen dhe Termi Mitra ishte dhe eshte Perendesha e Pjellorise,Tokes.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xha Gajduri

                Pse genjen o Mitro Xhani. Në vitin 1991 nuk "ishte ne fuqi Ramiz Alia dhe Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin" por "ne 1991 ishin ne fuqi Merua, Frrok, Filipi, ti e Saliu dhe Asfalia e UDB-ja benin ligjin dhe Jonanken e Eleftiqine.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Falje per fjalorin

                  Mosha e qenit . Lehje me zor me tregue se jam gjalle.

                  Përgjigjjuni
                  1. Lisi

                    Mitro Cela vazhdon te shkruaj" Idiotizma dhe miku I tij e BAZE vazhdon te ja botoje. Uroj te Mos jete I blere si miku I tije Cakuli. Lisi

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      19

                      Ky ala me humorin e viteve 70 80.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje