
Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku ndër të tjera, të anketuarit (banorë të rritur, 18 vjeç e sipër) u pyetën edhe për të ardhurat e tyre personale mujore dhe se për kë kishin votuar vjet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke i kryqëzuar përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, mund të krahasohet mënyra e votimit të gjysmës më të varfër dhe gjysmës më të pasur të elektoratit.
Mesorja e të ardhurave personale ishte 270 euro në muaj ose 9 euro në ditë. Me fjalë të tjera, gjysma e të anketuarve kishin të ardhura personale nga 0 deri në 9 euro në ditë, ndërsa gjysma tjetër mbi 9 euro në ditë.
Te gjysma më e varfër e elektoratit, pjesëmarrja në zgjedhjet e vjetshme ishte më e lartë (vetëm 19% nuk votuan vjet). Ndërsa te gjysma më e pasur, pjesëmarrja ishte më e ulët (pothuaj 23% nuk votuan vjet). Votimi për PS-në ishte identik në të dyja gjysmat e elektoratit, ndërsa PD-AN pati rezultat disi më të mirë në gjysmën më të varfër.
Meqënëse shumica dërrmuese e pensionistëve kanë të ardhura personale më të vogla se 9 euro në ditë (325 mijë lekë të vjetra në muaj), analizova në mënyrë të veçantë sesi kishin votuar vjet të anketuarit 65 vjeç e sipër. Në këtë grupmoshë, PS-ja kishte një përqindje votimi shumë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë dhe niveli i pjesëmarrjes ishte goxha i lartë – vetëm 13% e pensionistëve nuk votuan vjet (shihni 3 grafikët e mëposhtëm).
Keto lloje sondazhes që bën ti ose të pakten që pretendone që bën nuke vlen as për në banjo. Kët lloje sondazhi që ke puplikue më shume duket hamedje se sa sondazhi. Po Ku kane Shqiptaret kulture për sondazhe a mundet me tregue njeri mua? Dhe të paskan teregue Ty se sa lek marrin në Telefone? Ne akoma vritemi dhe rrahemi nëpër araportet e botes se pse më shikone shtrembet ose pse më shikone mu a po familen dhe si do mose po pati me veti gruane a po vajzen vaj medet si do vej puna. Ne akoma si shoqri kemi mentalitet mes jetare Turko, Otomane. Ti flet për sondazhe elektronike hahaha e foret kjo
PD eshte partia e njerezve pa shkolle (prandaj i ka votuesit me te varfer). PS eshte partia e njerezve me njefare shkolle. Sidoqofte, kush pati tru u largua nga ai vend pas 97-s.