Nga Skënder Minxhozi
Basti i radhës është ky: a do të mbledhë më shumë njerëz në shesh Sali Berisha i sotëm, sesa Lulzim Basha i djeshëm?! A peshon më tepër Partia Demokratike e dalë nga Rithemelimi, se PD e nëntë viteve të fundit, kur Basha mblidhte protestues në shesh, me Berishën, Kryemadhin dhe një dyzinë kryetarësh e VIP-ash të tjerë të opozitës në rreshtin e parë të foltores?!
Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare në 7 korrik në Tiranë, në një lloj inaugurimi të linjës së tij të re kundër qeverisë dhe në pritje që kuadratit t’i bashkohet pas njëzet ditësh edhe Ilir Meta që po mbledh orenditë e zyrës në Presidencë. Kjo e 7 korrikut është një sfidë që Berisha i bën të gjitha manualeve të protestave në Shqipëri, ku sezoni veror, vapa dhe pushuesit e shumtë plazheve, janë një kundër-indikacion i pastër për aktivitete politike. Përgjithësisht të menduarit politikisht venitet gjatë verës, kur opozitarë e votues të qeverisë miksohen nëpër plazhe me kostume banjoje. Por Berisha kërkon të hapë ciklin e tij të tretë politik në krye të PD, me një akt publik dhe të zhurmshëm. Dhe ku ka më të zhurmshme se një protestë para dritareve të Edi Ramës?!
Nëse në planin taktik idea e Berishës është normale dhe e kuptueshme, në realitetin përvëlues të verës shqiptare një ide e tillë ka më shumë sesa një risk brenda. Nuk janë të paktë këto orë deputetët dhe zyrtarët e PD të cilët privatish ngrenë supet kur i pyet sesi e ka menduar Doktori fabulën e 7 korrikut. Përtej frazeologjive hipokrite me primare, udhëheqje kolektive e respektim të mendimit alternativ brenda strukturave të partisë, Sali Berisha po bën edhe një herë të vetmen gjë që të di të bëjë: të vendosë e të vulosë ai vetë, pa asnjë sufler pas vetes!
Kështu e ka vendosur edhe shtatë korrikun, i bindur në instiktin dhe nuhatjen e tij, por edhe në vetëbesimin se është një organizëm politik i pashkatërrueshëm, inoksidabël dhe që nuk pyet as për vitet e as për konsumin e vet si lider politik.
Një përgjigje indirekte se cili mund të jetë rezutati i protestës së 7 korrikut, duket se e jep sondazhi i fundit i Eduart Zaloshnjës, në lidhje me pëlqyeshmërinë e liderëve politikë në momentin aktual. Mes Ramës dhe pjesës gri, Sali Berisha merr vetëm 27% të mbështetjes së personave të pyetur. Një përqindje që duket se përkon me të gjitha ato që janë pritshmëritë numerike të PD se Rithemelimit, pas ikjes së grupimit të Bashës dhe rrudhjes së buzëve të elektoratit gri, gjithnjë skeptik dhe të pakënaqur me rikthimin e përjetshëm të “kostumeve të vjetra” të politikës shqiptare.
E parë në këtë prizëm, protesta e 7 korrikut ka më shumë se një të panjohur brenda. E planifikuar si një gjest emocional, më shumë sesa si një lëvizje gjakftohtë dhe e bazuar mbi logjikë, kërcimi i Doktorit në meidanin e protestave mund të sjellë një impuls për opozitën nëse sheshi mbushet e Rama frikësohet, por mund të shënojë edhe një reagim të tipit “edhe ky si Luli…”, në rast se protestuesit e sjellë me autobusa do të jenë veçse një njollë e vogël në bulevard (dronët dhe Google s’të falin në këto raste).
Berisha ka zgjedhur të dalë në shesh pa Ilir Metën. Një akt nxitimi që duket se kërkon të afirmojë rolin drejtues të PD në opozitën e shtatorit. Pa Metën në shesh, Berisha do t’i llogarisë si të tijët pjesëmarrësit, e jo si “popullin e 2 marsit” që presidenti/kryetar i LSI, thotë se është garda e tij pretoriane!
Doktori i bën shumë mirë llogaritë e Edi Ramës, por duket se harron disi llogaritë e veta. Në parim momenti aktual është tejet i vështirë për qeverinë. Kriza e çmimeve ka futur në mendime të thella çdo shqiptar, tabelat e çmimeve të pikave të karburantit që duken më shumë mure pushkatimi për cilindo që ka një makinë.
Por kjo është llogaria e Ramës, jo e opozitës. Sepse ka dhe një të tillë për t’u bërë. A është PD e sotme mbartëse e besueshme e pakënaqësisë popullore për krizën, çmimet, korrupsionin dhe të këqiat e tjera të lidhura me qeverisjen?! Vështirë të thuash se po. Nëntë vjet ngjyrë rozë janë aty, me pluset dhe minuset e tyre, por pala përballë nuk vjen e virgjër dhe pa rekorde në këtë përballje.
Edi Ramën e rrezikojnë çmimet, konsumimi politik, korrupsioni i administratës dhe kriza, jo opozita aktuale e drejtuar nga politikanë me asteriks në fund të rreshtit. Berisha dhe Meta nuk janë varfanjakët që dolën nga hiçi për të sjellë një përmbysje politike dhe morale në këtë vend. Ata janë pjesa më e vjetër e sistemit dhe si të tillë do dalin në shesh edhe në 7 korrik. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh, para se të llogariten në ajër mijërat e militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë që do t’i përgjigjen thirrjes së Doktorit në piskun e vapës së korrikut, për të rrëzuar “Edvinin e zi”. Sepse në këtë vend të vogël dhe të ngratë ka shumë “të zinj”, e pak “të bardhë”!
Hahaahah foli ky i zgjuari botes …tka dhen mendime gj ai plakushi?
Per cmimet Rama nuk ka faj,se eshte krize boterore dhe nuk eshte vetem shqiperia.Ramen mund ta rrezoi vetem SPAK. Dihet nga te gjithe qe SPAK eshte ne hyqmin e Saliut dhe te Metes,te cilet do ngren akuza kundra Rames dhe qofshin apo jo te drejta apo te padrejta,SPAK do t'i ekzekutoi si te drejta dhe Rama do denohet si Fatos Nano. Ndryshe Rama nuk rrezohet se,nuk ka bere krime dhe ka elektorat te madh qe e duan dhe e votojn.
Hajde cerrat e Berishes hajde smerrni vesh
Nga protesta e salit nuk del asnje ne dreit si gjithmon ai mundohet per kerrigen e vet e jonper popullin
Puna e rames shihet qart me cdo kohe vertet cmimet jane rritur por kjo jo per faj te rames por per faj te luftes
Aman o zot ku i gjeni kto leshko gazetar qe sdin ca brockullisin e na bejn si analist te mdhenj pash zotin se ai shpifet
Nuk e ka fajin rama per cmimet pasi keto u rriten nga lufta ndersa per sa i oerket protestave nuk i plas ic per faktin qe ju te pd e thoni kete se ne sondazhin qe u be dukej qart qe ramen e donte popullin
Edhe nga sondazhi qe bet u duket qart se sa e duan Ramen dhe populli sdo nje nongrada si Berisha
Sigurisht qe Ramen keto protestat e opozites se rrezikojne fare por eshte kjo ceshtja e cmimeve qe na la pas lufta????
Me vjen vertet keq qe thoni per ramen qe e ulin cmimet fajin nuk e ka ai pasi kjo ka ndodhur ne gjjth boten
Edhe nga sondazhi ishte e dukshme se ke donte te votonte populli kshuqe PD te rrij urte
Rritja e cmimeve per pasoje te luftes do ndikoje ne kete proteste per sa i perket Berishes se tremb fare Ramen normalisht Por te gjithe duhet te kuptojme qe eshte nje krize qe po ndodh ne tegjithe boten,duhet te jemi me te mirekuptueshem e te bahskuar kalohet cdo pengese
Ju shifni veten sa te deshtuar jeni mos u merrni me Ramen se ai e di se ca ben dhe i ka gjerat per terezi
Rama eshte lider ju i qani hallin. Shifni veten iher qe keni marr fund
Asgje nuk e rrezikon ramen se ai eshte me i miri
nuk u rriten cmimet prej rames por sepse u rrit bursa boterore
Rritja e cmimeve ka ardhur si pasoje e krizes globale, dhe jo per shkak te Rames dhe kte gje duhet ta kuptojne te gjithe
Aman mos i qani hallin Edit amannn
Nuk ka faj Rama pse ka plas lufta dhe jane rrit cmimet
kupton me cfare ke te besh me disa te degjeneruar qe mendjen e kane se kush do mbledhi me shume njerez duke bo krahasime
nese njerzit do ishin te pakenaqur do dilnin si me saliun si me lulzimin , ju dhe ata qe merrni vijne me zor
Protesta i thencin se ato jane thjesht tubime kalamajsh qe i mbledh xhaxhi saliu me 10 mij leksh ahahhahah
Normale qe nje parti si pd vetem do te fajesoje ramen ne cdo hap qe Shqiperia hedh pa ta.
Po le t ngrihet perdit saliu se populli e ka treguar dhe po e tregon ke do
Duhet te kuptoni o popull qe nuk jua ka fajin Rama per cmimet po shikoni ne cfare situate ndodhet bota me kete kohe lufte
Po cmimet e tregut nuk kontrrollohen nga kryeministri o milet cata jane rritur ne gjithe boten jo vetem ne shqiperi
atij i ka mbaruar me kohe cikli i vet politik , ik o sali gjej shoket
Minxhoz minxhoz ke luajtur ndonjëherë bixhoz.Ti dukesh qartë që nuk ja ke haberin fare.
Per cmimet mire e bejne njerezit q dalin por mos ta bejn balte kot duke ofenduar qeverine se eshte me e mira nder vite
O ta bejm hallall cmimin e naftes vetem na fut ne be se shume mire po shkon puna
Rama dhe qeveria e tij kan menaxhuar cdo gje sic duhet. Puna e tij eshte pasqyruar ne vepra dhe cdo gje e kan rregulluar me se mir
Rama nuk rrezikohet fare. Ka zgjdihur cdo gje me se miri. Po te ishim ne doren e pd do kishim marr fund me koh
O Sali budallai te ka ngele sahati tete shko mblidhuni ne kuvend behuni bashke dhe ndryshoni ligjin per pensionet ate qe ngriti z. Luljeta Bozo sot tek gazeta panorama mos te kete pensione me poshte se 200 mije leke dhe lere rehat njehere te vetme kete popull sta ka ngene e halleve te tua apo te ortakut tend se vetem per qellimet e juaja beni zallamahi jo per ne popullin
Pervec shpellareve dhe gomereve per Sali non graten dhe Like floririn nuk del njeri tjeter per te mbeshtetur keta hajdute.
Per sa kohe te jete Non Grata ,Basha ,Noka ,Ndoka ,Duka ,Idrizi ,Dota ,Duma ,Paloka ,Kerici ,Meta ,Muniku ,Rama e PS do jete ne pushtet deri nga viti 2033
Minxhoz. Kur e personifikon emërin e Sali Beriahës disa herë me fjalën “doktor” m’i sjellë zorrët tek gryka. Çfar i k ngelur këtij krimineli për doktor? Pse e ul vetën në atë nivel duke u servilosu pa qenë nevoja?
Non Grata ka 32 vjet qe nuk ka ushtruar profesionin doktor ,ky di vetem te vrase do vetem gjak ,dhe t i nderuar Minxhozi si dhe shume te tjere nuk keni pse i thoni doktor ,ketij i ka ngelur si puna e Ngjeles ( avokat ) pa ushtrim profesioni