Gjak e dhjamë dreka me Ilir Metën profesor, por të paktën fshije lyrën nga buzët!

27 Qershor 2022, 10:04Blog TEMA

Gjak e dhjamë dreka me Ilir Metën profesor, por të paktën

Nga Altin Dangëllia

Kur nisa studimet për gazetari vite më parë, ekzistonte një mit me emrin Artan Fuga. Ishte koha kur profesori dilte çdo të premte mbrëma tek Arian Çani, që e prezantonte atë si të vetmin filozof në Shqipëri.

Ndaj dhe kurioziteti ishte i madh, aq më tepër që sapo të shkelte këmba aty, fjalia e parë që dëgjoje ishte se “do të japë mësim Artan Fuga”.

Madje dhe vetë Mark Marku, profesori dashamirës, jo ai nevriku që shikoni në TV duke kërcënuar me shishen me ujë në dorë, në përballjen e parë që patëm në korridor, fjalia e parë që nxorri ishte “jeni me fat, se këtu jep mësim profesor Fuga”. Dhe iku duke buzëqeshur ca nga thumbi që lëshoi e ca nga përgjigjia se, “nuk është vetëm Fuga i famshëm këtu, jeni edhe ju profesor”.

Pastaj kurioziteti u shua shumë shpejt dhe dy gjëra mendova atëhere, ose unë isha shumë i zgjuar, ose profesor Fuga kishte pak a shumë nivelin e mësuesit të Edukatës qytetare, atij të 8-vjeçares, jo të gjimnazit. Vetëm se ishte më i lexuar dhe dinte të luante me fjalët.

Pastaj me vonë, me kalimin e viteve kuptova se në fakt nuk isha dhe aq shumë i zgjuar!

Me profesorin, me të cilin kisha një marrëdhënie të mirë, pasi për hir të së vërtetës, ai është një person që nuk prish qejf me njeri, nuk u ndesha më pas mbarimit të Universitetit.

Thjesht tani e ndjek vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ai është teper aktiv dhe ku unë vazhdimisht konfirmoj atë që thashë më sipër, se nuk paskam qenë edhe aq i zgjuar sa pretendoja në fillim.

Për dreq mu shfaq edhe këtë të dielë, pak para se të bëja gjumin e drekës, pas një vakti të rëndë ushqimi, siç ne shqiptarët hamë në përgjithësi.

Ndryshe nga unë, profesori kishte ngrënë një drekë të lehtë me peshk e perime, me vetë presidentin e vendit, Ilir Metën.

Dhe këtë, profesori e lajmëronte me ngazëllim në FB, ku kishte postuar edhe një foto me presidentin, ky i fundit me xhaketë e këmishë, profesori sportiv e me zinxhir në qafë.

Epo mirë thashe me vete, njeri është edhe profesori, që njëkohësisht është edhe akademik, s’ka pse ta fshejë ngazëllimin që ka ngrënë drekë me Ilir Metën, se jo të gjithë e kanë këtë fat.

Veç atij, Fahri Balliun, Çim Pekën e Bes Kallakun njohim publikisht, që drekojnë me presidentin.

Por kur pashë pastaj tekstin që kishte shoqëruar foton, u hodha vërtik nga krevati dhe desh u rrëzova.

Si, si, profesori paska pasur “një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë”, me Ilir Metën?! Më bëjnë sytë apo e ka shkruajtur vërtet profesori këtë? E paska shkruajtur vërtet. Dhe ka edhe më.

Profesori paska folur me Metën edhe “për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë.”

Epo pikë e zezë me profesorin thashë dhe desh ulërita me të madhe, po ik o profesor, fshih atë lyrën që të ka mbetur në buzë dhe që e ke hedhur edhe në letër me shkronja, po e mbajta veten, se mirë profesori, po do mendonin komshinjtë se u çmenda edhe unë.

Se jo për gjë, po e kisha pak të vështirë të imagjinoja profesorin-akademik, duke biseduar këto temat e mëdha me Ilir Metën. Po po, Ilir Metën e Fahri-Çim-Bes Kallakut!

Po mirë mo profesor, akademik, filozof etj etj, e di ti kush është Ilir Meta, ai që socialistët na e bënë peshqesh për president, meqë Edi Rama donte të qeveriste i qetë, duke mos e pasur nëpër këmbë?

E di ti profesor, që vetëm këto ditët e fundit, se s’po dua të të përmend gjithë begraundin e bëmave të këtyre 30 viteve të presidentit, Ilir Meta është akuzuar nga gazeta më e madhe austriake për një aferë 700 mijë dollarë dhe nga killeri më i rrezikshëm shqiptar, se ka porositur vrasjen e vëllait të një ish-deputeti?

Mirë televizorin e ke futur në dollap, po gazeta lexon ti a jo?

Po si do iu shkosh studentëve ti tani në auditor, çfarë do t’ua thuash kur t’u flasësh për shembujt që duhet të ndjekin në jetë, që të bëhen si Ilir Meta, ai që shfaqej live në video duke bërë pazare me atë bllokun e zi, të cilin e lëpinte me atë gishtin që ti ia shtrëngove pasi u dënde me peshk e perime?

Apo do t’ua thuash edhe atyre se para pjatës dhe gotës, Ilir Meta është një njeri i këndëshëm, që bën muhabet edhe për tema të mëdha e nuk e ka mëndjen veç tek 7 përqindëshi?

Po mirë ja ua mbushe mëndjen për këtë, po LSI-në, kancerin e këtij vendi, fenomenin më të shëmtuar e të korruptuar politik, të krijuar pikërisht nga Ilir Meta, si do ua shpjegosh studentëve, apo si një e keqe e domosdoshme?

U pika që s’të bie o profesor! Të kemi dhe akademik pale!

24 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    Asnje popull normal sdo votonte as edhe 1% nje vampir vrases si Meta, mirepo shqipot I dhane 100,000 vota e do I japin me shume zgjedhjet e tjera. Prandaj jemi keta qe jemi sepse historikisht kete kemi bere, e prandaj te huajt na kane quajtur me te drejte si popull shtaz

    1. B
      Bureto

      S'kam ç'të them më shumë se: "Të lumtë Altin Dangëllia!". Por nuk mund të rri pa shtuar se plehrat e politikës shqiptare të demokraturës, nuk janë individë, qofshin këta president e ish presidentë, kryeministra e ish k/m, ministra, deputetë e ish. Joooo! E keqja qëndron tek një lukuni si puna e këtij albakut 'akademik', 'doktor' dhe 'profesor', që aq bukur ia ka qendisur ai që e njeh mirë. Po sa qindra, në mos mijra ka si ky? Shikoni tryezat që, me paratë e vjedhura, organizojnë për interesat e tyre, kryemafiozët Saleh Berisha dhe Ilir Meta, me cilët mbushen? Shikoni çdo natë nëpër studiot TV, se cilët janë "dishepujt" dhe apologjetët e tyre? Atëhere duke parë e dëgjuar "profesorët" tanë si duhet të sillen njerëzit e thjeshtë, në kushte mbijetese që gënjehen kollaj me indulgjencat e tyr, apo me arsimim e kulturë të mangët, që u shkojnë mbrapa këtyre?! Sipas mendimit tim, janë këta të vetquajtur "intelektualë" e "akademikë", apo specie bythlëpirëse të çdo kallëpi, që duhen cilësuar vërtet si e keqja më e madhe e këtij vendi, në misionin e tyre pervers për të manipuluar dhe shpëlarë trurin e njerëzve për interesa të neveritshme. Intelektuali, jo ai me diploma e tituj, shpesh të paqena apo të pamerituara, dallohet vetëm nga antikonformizmi i tyre konseguent, i papajtueshëm me të keqen, kudo dhe nga kushdo që ajo shfaqet. Të jesh dhe intelektual dhe konformist është si të krahasosh rrethin me katrorin, pra të pakrahasueshme.

      1. “ Njeriu i Ri”

        Z Bureto, mos u merzit, keta jane race Iriqi . Ju e dini qe Iriqi , do vetem ne Ferre, te jetoj. Keta , se kane problem ,te kthehen ne origjine.

        1. S
          SOPIQOTI

          z.Bureto,ketu ke shkruar edhe per mua.Faleminderit.

        2. G
          Gjovalin Dedaj

          Artan Fuga-Illir Meta.....sa poshtë ke rënë o Artan.....Jo politikisht. E pyete Liken cili është libri i fundit qe ka lexuar!!!!????Të garantoj se për Liken librat nuk janë për tu lexuar pooooor.......maximumi për t'u ngrënë.....e kur edhe ti o Fugë qe mendoja që librat i lexoje dhe jo i haje si Likja, quan sukses se ke drekuar me Liken oooooo zot me mirë mos ta kisha lexuar....thjesht nuk të lexoj më......Edhe Xhaferin e piramidave e rrethonin , këngëtarë, humoristë, shkrimtarë....akademike jo.....!

          1. B
            Besi shoku ilirit

            Jo vetem ky habitet me zgjuarsine e nje hajduti. Profesorve u pelqen politika dhe kur futen brenda gardhit te saj terbohen. Te gjorve profesore, ca njerez qe kane lexuar pese libra ne fushen e tyre dhe i marrim te afte per gjithcka, u mungon jeta aktive dhe me shume karakteri. Vitet e fundit tregojne sa koqe jane dhe sa dem i kane bere vendit profesoret si ky tipi.

          2. s
            shqip

            Këtyre nuk u del e keqja pa rrëzuar Ramen. Për ide, për anti simpati, për përbërje, quaje si të duash. Ndoshta edhe zili apo hatër mbetje. Dhe e gjitha përmblidhet me atë proverbin, : për inat te s'ime vjehrrë, shkoj e flë me mullixhine. Kur këtë e bëjnë "akademikë", profesorë apo artistë, atëherë kjo shoqëri ka rënë në hall të madh. Sepse njeriu nuk mendon më me ndërgjegje, por priret nga instinktet. Me dy fjalë, e ka shpjeguar në mënyrë të shkëlqyer edhe autori i artikullit. Edhe pasi Shqipëria digjet e vritet, edhe pasi shqiptarëve u jepen armë për të vrarë njeri tjetrin, edhe kur një kapet me zë e me figure duke vjelë taksën e Maliqit që bën ligjin. Edhe kur çmenduria kalon çdo cak të intelektit human, ku një njeri i mbyllur në bunkerin e tij si Hitleri , pret të qëllohet me raketa në malin me gropa. Edhe, edhe, edhe atëherë kur sjellja i ngjan një gastori ( kllouni), ti njeriu i gjithëditur kënaqesh me peshk e me sallatë. Mjafton të shkojë në fund të barkut, jo ushqimi, por kënaqësia e të sharit të " skuthit". Thjeshtë dhe shkurt. Ky vend ka deficit të theksuar të intelektualëve me integritet . Për sa kohë intelektuali merret me skutha, apo tjetri me shishe kokës, të tjerë me fjalorë nga më banalët, mjerë brezat që marrin leksione nga kjo kategori.

            1. P
              Pronari Lokalit

              keni shume te drejte per Fshirjen e Buzeve te Lyrasheve ,qe hanin si derra te uritur ,sikur te kishin nji shekull pa ngrene ,sa lan name me prorosite e tyre ,si kafshe te poangopura dhe sa i takon fshirjes se lyren nga turinjte e derrave , nuk i mjaftonte secilit as nji rrote Letra Higjenike ,aq shume hengren !

              1. O
                Opinion

                Edhe unë si shumë të tjerë kemi menduar e besuar se në Shqipëri nuk mungojnë njerëzit e zgjuar,pak më moderne intelektualë. Jam gabuar ose më mirë të them jam zhgënjyer.Ky profesori jo vetëm që është minus nga pikëpamja intelektuale por është dhe mangët nga trutë. Këtë gjete o profesor dhe akademik i leshit për të diskutuar për punët e Shqipërisë. Xhexh të pandehnim dhe ty.Po si ore të mori mëndtë ky zorzopi që veç për njeri normal nuk mund të jetë.Je dhe specialist i komunikimit.Ky është dru me pre në të gjitha pikpamjet.Dhe jo vetëm kaq por është i lig dhe hajdut. Përfundimi që del nga kjo histori është: Ty "profesor" të ka mbetur hatëri se nuk të kanë begendisur si "mëndje e ndritur"që mendon se je. Ty profesor nuk të pëlqen fakti që nipi juaj Endri punon me k/ministrin sepse ky vënd të takon ty si djali i M.Fugës.Kanë ndryshuar kohët profesor,jo nipi por dhe djali është më i mirë se paraardhësit.Kjo ty nuk të pëlqen. Konkluzioni,ke pjer..ur!

                1. N
                  Nari

                  Nuk eshte normale te perdoret termi "profesor" per Tanin e Fuges,nje budalla dhe delirant,i cili ashtu sic shkruan autori i shkrimit nuk eshte as ne nivelin e nje mesuesi te shkolles se mesme.Vini re si shkruante mender profesori.Beme nje bisede me shume humor te holle me Ilir Meten.O mender profesor,humori i holle,pale ai shume i holle, eshte privilegj i njerezve inteligjent e shume te zgjuar.Mendon ti mender profesor se Meta ben pjese ne kete kategori te shoqerise tone.

                  1. s
                    shelegura

                    Z. Altin nuk te njof por mbiemri tent tingellon ne thellesi te vendit. Ja ke thene nje pjes te ligesive ,poshtersive ,kriminale te nje njeriu shum negatif . Sa per Fugen ne opinjonin tim turp ti thuash profesor . Ndersa per Mark Markun idha vlera vetes me veprimet etij pamvaresisht se permendi fjalen (mut) ja utha atyre qe e meritonin.

                    1. S
                      Saluku

                      Bir selman i nenes ke te qaj me pare, njeri president hajdut, tjetri krejt gomar,,, O zot c'fare legenash pa fund !

                      1. F
                        Fjala ime

                        Nje shkrim shume i drejte dhe qellon ne shenje, por do kete nje dite Shqiperia qe dua dhe une, te qelloje ne shenje edhe "drejtesia" shqiptare me dy "kryekomandatet e Reformes" qe quhet prokurori dhe prokurori e posaçme ( pa saçme) te veproje apo jane te vdekur persegjalli Cela dhe Kraja qe populli im te qetesohet?! Prandaj s'ka faj as idioti Fuga dhe shoket e tij e as akademike e profesore te tjere te tredhur nga mendja per interesa meskine dhe injorante, por Ilir Meta eshte fajtori kriminel dhe bashkepuntoret e PROKURORISE qe po bejne drejtesi per kriminelet dhe hajdutet.

                        1. r
                          robi

                          Exelent, me le pa fjale. Mjafton qe Agushi drekon me Cim Peken , Faro pace pilafin, dhe Bes Kallakun njerez te urryer ne publik qe profesori Fuga ta kuptoje sa poshte ka rene, bile eshte me poshte se gazetari Lela. E dhjeve o Fuga nuk te ndjek me, skuthi flet per skuthat.

                          1. B
                            Berisha-Monument kulture i mbrojtur nga SPAKU-i i

                            Zorzopi Artan Fuga,qe i kane dhene dhe titullin profesor=mesues fshati ne 8 vjecare eshte nje delirant qe per shkak te urrejtjes per Edi Ramen eshte i gatshem te bashkohet e ti beje veri edhe vete djallit.Tashme s'besoj se do kete ndonje ne kete vend qe nuk e ka marre vesh "intelektualitetin " e ketij zorzopi,i cili pasi i ka bere veri Berishes,Bashes,Monikes,Mediut e lloj lloj te ngjashmeve me keta per te ndikuar ne opinionin shqipar e per ti "pastruar 'keta nga mekatet e tyre te ndyra 30 vjecare,vazhdon te perpiqet te beje shpelarjen e trurit te njerezve me deklaratat e tij te uleta,te pacipa e te shpelara dhe qe vetem me te verteten nuk kane lidhje.Zorzopi Fuga nuk ka merak as per kriminelet e as per te korruptuarit pasi i pelqen te bashkejetoje me kreret e perfaqesuesit e tyre dhe eshte vene prej kohesh ne sherbim si te Berishes Non Grata (nje hollesire kjo per te...) dhe se fundi eshte lidhur ngushte dhe me vrasesin miliarder e lobistin Leshelisht qe ka 5 vjete qe gris e perdor per leter jhigjenike fletet e kushtetutes me mbeshtetjen e Vitorise,xhaferllarit e te tjereve ne GJK (edhe kjo eshte nje hollesire e vogel per "akademikun e leshit" Fuga.Nuk i ka vene zjarrin vendit Espinoza Meta? Rendesi ka qe Ai dhe Fuga te bashkepunojne per te perzene Edi Ramen.Per Fugen pak rendesi ka se Ramen e pranojne dhe e duan shumica absolute e shqiptareve dhe sic jane punet edhe ne zgjedhjet e ardheshme lokale e kombetare do e votojne perseri.Fuga e Metaj 7%-esh,porositesi i vrasjeve me pagese... kane te njejtin mendim.Shqiptaret,sipas tyre jane kokepalare dhe nuk i afrohen kokes se shkences e intelektualizmit te pjerdhur te Fuges.Ky eshte "akademiku" Fuga,i cili ka ikur per lesh se bashku me kandidatin per tu nomimuar me titullin e larte nga DASH "Non Grata" se shpejti! Fatkeqesia eshte se mafiozi Metaj president ne ikje ka hedhur ne dore Spakun e Krajes,te cilin e ka gjiton ne Lalez,kurse Olsian Cela,ka qe diten qe eshte emeruar (turpi i zotit!)ne drejtim te paditur dhe paraqigtet ne detyre vetem kur paguhet me rrogen e tij te majme!Kjo eshte gjendja ne te cilen ndodhemi.Vendosja e Krajes ne krye te ketij organi ishte per te nxjerre syte e organit te drejtesise,pasi qe kur eshte zgjedhur merret me ordinere e fakire te droges,duke lene qellimisht neper sirtare dosjet e bujeshme 30 vjecare qe i perkasin Metes,Berishes e kamikazeve te tyre!Nuk e kuptoj se si Amerikanet e lejojne kete gjendje dhe tallet Kraja e u hedh hi syve me disa goditje bandash,ndersa shefat e ketyre bandave,Berisha e Meta vazhdojne te qete aktivitetin e tyre antishqiptar e antiamerikan,duke kryer krime pas krimesh e duke rritur shumen e llogarive te tyre bankare!

                            1. q
                              qazim

                              E ke qarë or mik.nuk të heq asnjë presje.Dy gomerë në një dereë por njëri pëllet nga zyra e tijë dhe nga mejhanet kur shkon me ca dordoleceë dhe tjetri për fat të keq pëllet me studentë dhe me vehten e tijë në rrjetet sociale.Njëri pëllet se ka hall të mbrojë pasuritë, kurse tjetri si Shvejku,por gjithsesi ku ta gjesh Shvejkun para tijë. Nuk di nëse ka thënë ndonjëherë ndonjë fjalë me mënd pasi mua më është dukur perherë i shkundur nga trutë.Është bërë si personazhi i famshëm i viteve 80',Shabon Qosja që rri e broçkullit veç budallallëqe.Mjerë studentët se ç'mund të mësojnë prej këtijë derdimeni të frustruar.

                              1. S
                                Soza

                                Kur nuk konkurrojnë dhe qarkullojnë elitat këtë ke për të pasur. Po të doni i shani, po të doni i përkrahni. Konkurrenca dhe jo monopoli e çon botën përpara.

                                1. B
                                  BABO

                                  Sa buzqeshje të bukur ka presidenti ynë! Mjafton ta shikosh dhe e shpartallon kapsllëkun...Pa le në këtë foto me akademikun, edhe majasëlli nuk gjenë vrimë ku të futet.

                                  1. B
                                    Balo

                                    Po për seksin a folët mo? Se thonë që ky Likja çoç bëka mo,që nga Mesila e deri te kjo Xhensila,thuhet se Agushi qenka i thekur! Edhe mbase mëson ndonjë gjë profesori se mbeti me vizor në dorë i ziu....

                                      1. U
                                        Unè

                                        Le tè vlejë ky shkrim pèr tè gjithë akademutët si Fuga, për tè gjithë anal istët e TV- ve që na neveritën me antivlerat që rekomandojnë. Por, edhe për gjithë syleshët që bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë.

                                        1. E
                                          ENTSOE

                                          Fuga si fuge, vertitet dhe nuk thote asgje!!

                                          1. A
                                            Arber iliri

                                            Tan Fuga,djali i ministrit komunist Myqerremit,eshte ne udhen e vet neokomuniste.

                                            1. S
                                              Sala

                                              Kombinim i bukur,nje rakitik,me nje epileptik

                                              Lini një Përgjigje