Disa zyrtarë të qeverisë të zgjohen nga gjumi!

24 Qershor 2022, 17:00Blog Enver Robelli

Disa zyrtarë të qeverisë të zgjohen nga gjumi!

Dihet tashmë se refuzimi i Francës për t'ia hequr vizat qytetarëve të Kosovës është padrejtësi.

Por si përherë e vërteta ka shumë shtresa.

Në dekadën e fundit mijëra shtetas të Kosovës kanë kërkuar azil në Francë.

Ka të tillë që kanë ikur në Francë për trajtim shëndetësor.

Ka të tillë që punojnë ilegalisht.

Ka të tillë që qëndrojnë ilegalisht.

Ka të tillë që me histori të shpikura përpiqen të marrin azil në Francë.

Ka të tillë që thonë se kanë ikur për arsye politike, por në fakt janë refugjatë ekonomikë, pa të drejtë për azil.
Ka të tillë që janë barrë e sistemit social francez.

Ministria e Brendshme e Francës thotë se ka shifra alarmante. Dhe ankohet se autoritetet e Kosovës prej vitesh nuk po bashkëpunojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Së paku jo sa duhet. Ka ankesa që shifrat që kanë ardhur nga Ministria e Brendshme në Prishtinë nuk përputhen askund me shifrat e palës franceze.

Çka duhet të bëhet?

Qeveria do të duhej të emëronte një të ngarkuar të posaçëm, i cili merret me skenimin e situatës, detektimin e problemeve dhe përpilimin e një programi për zgjidhjen urgjente të krejt kërkesave franceze.

Ministri i Brendshëm duhet të kryejë punë konkrete në këtë drejtim.

Kryeministri duhet të bëjë çmos të heq rezervat që i ka Franca.

Si bëhet kjo? Duke iu përgjigjur çdo kërkese franceze dhe duke u kujdesur që ato kërkesa, për aq sa janë të arsyeshme, të zbatohen menjëherë nga burokracia kosovare.

Gatishmëria e Kosovës për të kthyer qytetarët e saj që nuk kanë marrë azil në Francë duhet të jetë e përhershme, madje duhet të punohet 24 orë për këtë.

Prej asnjë zyrtari të qeverisë dhe të VV-së askush nuk pret që ta lumturojnë botën me fjalime për Revolucionin Francez. Thjeshtë prej tyre kërkohet PUNË. Dhe jo fjalime!


5 Komente

  1. M
    Miradije Hoti

    Ja hongsh bolet pejgamerit Albin Kurti.

    1. Y
      Ylli

      Pejgamer????E cuditshme arabi ka mesuar shqip,Edhe emrin e paska shqiptar,Miradije?

    2. R
      Robtkutikesh

      Rrefugjat koqevare njeri pa identitet as koqevare as Shqiptare as Zvcerian thjeshte nje indéterminée sans patries

      1. K
        Ku fle Lepuri

        Padyshym që "detyrat e shtëpisë" duhen bërë përditë dhe gjithmonë. Por nuk besoj Robell se janë ato arsyet...

        1. N
          Non Carkaxhiu

          Ose e thjesht fare : Franca mos ti pranoje si azilante, mos ti marre per trajtim mjekesor dhe problemi nuk do ekzistonte

          Lini një Përgjigje