Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

23 Qershor 2022, 17:19Blog TEMA

Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Nga Andi Bushati

Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij, të shprehte të gjithë vrerin e mundshëm kundër Brukselit dhe mënyrës se si funksionon Bashkimi Europian. Për shumëkënd shpërthimi kryeministrit të një vendi që i mbyllin prej tetë vitesh derën në fytyrë, njëherë prej Francës apo Hollandës, një herë prej 15 kushteve të pazbatuara dhe së fundi, prej një sherri absurd mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, me të cilën na e kënë lidhur pazgjithshmërisht fatin, mund të konsiderohej mëse legjitim.

Edhe ata që fajësojnë qeverinë e Tiranës për instalimin e një demokracie iliberale dhe prishjen e regullave të ekonomisë së tregut edhe të tjerët që nuk i vënë asaj asnjë faj, në ngecjen e procesit të integrimit, bien të gjithë dakord në një pikë: BE, po tregohet hipokrite.

Prandaj shigjetat e kryeministrit të Shqipërisë, menjëherë pas përfundimit të samitit të vendeve anëtare me Ballkanin perendimor, talljet e tij me Bullgarinë, cinizmi me Maqedoninë që e detyruan të ndryshonte dhe emrin, denoncimi i zhbërjes së “frymës së zgjerimit të shndërruar në një pengmarrje”, veç e veç, ose së toku mund të kishin kuptim.  

Por, në të gjithë këtë sjellje të Ramës, një gjë është e pashpjegueshme deri në absurditet: Pse ky sulm ndaj Brukselit u bë në një koordinim të plotë me presidentin Serb? Pse ata duhet të shantazhonin, së bashku, në fillim me bojkotin e samitit dhe pse këtë të enjte duhet të shfaqeshin krah për krah, në një konferencë shtypi për tu ankuar për vendimarrjen e 27-shes?

Vështirë të ketë një shpjegim racional se përse ndodhi kështu.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas mund të dilnin të dy në një konferencë shtypi, për të komentuar lajmin e keq të moshapjes për të disatën herë të negociatave. Por ama përfaqësuesi i Serbisë nuk kishte asnjë lidhje me këtë hall, sepse vendi i tij është tashmë shumë më para nesh, në fazën e negocimit të kapitujve për tu antarësuar në BE.

Një format tjetër mund të qe ai ku kryeministri shqiptar të renditej në një konferencë të përbashkët, tok me të gjithë liderët e tjerë të gjashtë vendeve të rajonit (duke përfshirë edhe Kosovën).

Por as njëra as tjetra nuk ndodhi.

Dhe çudia më e madhe qe se në një ditë kur Shqipëria dhe Maqedonia kishin marrë sërish lajmin e hidhur të refuzimit të radhës, Edi Rama gjeti rastin të bëhet avokati i Serbisë para liderëve të BE-së, disa prej të cilëve ishin shumë të ashpër për refuzimin e Beogradit për ti vënë sanksione Rusisë.

Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë Vuçiçi duhe e falenderuar mikun e tij nga Tirana për mbrojtjen.

Ndërsa Rama vetë spjegoi për gazetarët atë që u kishte thënë në fytyrë udhëheqësve të kontinentit. Sipas tij një vendi ku 80% e popullsisë pëlqejnë Putinin, ku jo të gjithë e duan integrimin në BE, nuk i duhet vënë litari në fyt. Pasi lartësoi “sakrificat” që Beogradi kishte bërë kundër Moskës, kryeministri ynë kërcënoi se, nëse ndaj Serbisë do ushtrohej një trysni maksimaliste, kjo rrezikonte ti vinte sërish flakën fuçisë me barut të Ballkanit?

Pse e bëri Rama këtë? Pse vendosi të ketë në krah Vuçiçin kur foli për hallin tonë dhe pse i doli në mbrojtje atij, përballë udhëheqësve të Evropës, që ishin tejet të ashpër me rrefuzimin e Serbisë për ti’u bashkuar sanksioneve?

Këto pyetje bëhen edhe më legjitime atëherë kur dihet se vendi që sipas vetë fjalëve të tij admiron Putinin dhe nuk është i bindur për rrugën europiane, s’mund të përbëjë një atu që të ndihmon shumë për të përshpejtuar rrugën drejt Brukselit.

Të gjitha këto dilema, sado absurde që të duken e kanë në thelb një shpjegim racional.

Rama nuk u reshtua as vetëm përkrah Maqedonisë, as tok me gjithë liderët e tjerë të rajonit, sepse qëlllimi i tij ishte të shfrytëzonte samitin me BE, si një tribunë për Ballkanin e Hapur. Për ditë e më shumë, po bëhet e qartë se këtë nismë, që edhe diplomatët amerikanë të cilët e mbështesin, e kanë kushtëzuar si vetëm ekonomike, Rama dhe Vuçiç po e shohin si një trampolinë politike për forcimin e pushtetit të tyre autokratik.

Për autokratët është më e mirë lodra e tyre ku luajnë pa kontroll, sesa kostumi i ngushtë dhe plot llogaridhënie i BE-së. Prandaj përditë e më shumë “Open Balkan” po ravijëzohet si një alternativë ndaj integrimit europian. Prandaj Vuçiç kritikon Brukselin se s’hap negociatat me Shqipërinë, ndërsa Rama udhëheqësit evropianë se pse i bëjnë trysni Serbisë.  

16 Komente

  1. L
    Lenci bira

    Rrofte Rama poshte salihi jot mor njeri i degjeneruar, nuk oo ja harron nderen qe te derroi pampersa kur sa kishe dale nga satem, o kurve rama nuk pekulet para pleherave si pina e jote mor mi haleje Nuk te lexova por te komentova bq

    1. N
      Nuse Partie pa Parti

      Bravo bira e vockel e Pahartise....Ja bere mir ketij nipit e Hysnise!!!! Keshtu ju dua gjithmon ju "Birave/Vrima" te partise, te gatshem per Sulm.....Te Gatshem te Sulmoni cdo individ qe shfaq nje gjykim te Logjikshem dhe Patriot........Te gatshem te Sulmoni cdo individ qe na tregon Liderrin ton Si Lakuraç dhe Antishqiptar........Bravo bira/Vrime e Partise, hajde te marresh qoftet tek Selia e Tallash Palles........Mund te qellosh me Fat dhe ti lepish bothen, direkt Liderrrit!!! Me Shum Dashuurrrri nga nusja e Partise

    2. A
      Aron

      Doli ky pislleku, nuk rri dot pa dhjere perdite.

      1. T
        Taulant

        Nje politikan me keshilltaret e tij duhet qe te imagjinoj gjendjen politike e diplomatike te fqinjit (Maqedonis ne kete rast) por edhe atyre qe fshihen mbas saj. Rama duhet qysh ne muajin Prill/Maj qe te kishte kerkuar hapur shkeputjen nga Maqedonia. Pra diplomatikisht deshtim i plote.

        1. L
          Labi

          Je kaq shpirtit, kaq cinik, kaq idiot, kaq armik i Edi Ramës, sa rrëzon vetveten brënda një shkrimi. Tashmë njerëzit u mësuan me " analizat" e tua bastarde, me helmin që vjell, me amatorizmin "opozitar", sa ngjan me një limon u shtrydhur i hedhur në rrugë . Asgjë nuk i bën as kësaj qeverie, as këtij kryeministri, as kësaj Shpipërie, - pa ty, sigurisht, - veç i shton vetes jo vetëm paratë nga paguhesh, por hijen e errët të njeriut të keq

          1. R
            Roberto

            Po mor bythqire po. Ashtu sic thote haleja jote eshte. Paske qene me pleh se llumi Berisha. Normal qe Rama do mbroje Open Ballkan sepse eshte nismetar i saj edhe pse ju sherbetoret e Saliut nuk e gelltisni dot. Rama nuk e ka care trapin per asnje kur ka te drejte. Askush nuk ka bere me shume per Shqiperine dhe Kosoven se Rama dhe askush nuk eshte perballur kaq shume me Komunitetin Europian sa ai. Ti meriton te gjithe fjalorin e ndryre sepse i tille je. Eshte zotesi te mbash mardhenje te mira edhe me ata qe ju i konsideroni armiq per ti hedhur hi driteshkurterve qe akoma nuk e kuptojne poshtersine tende ne sherbim te karriges se Saliut por gjithmone do e merrni pergjigjen qe meritoni.

            1. A
              Angjelini

              Nuk te lexova fare o mi mbeturinash. Sado i degjeneruar te jete Rama, fakti qe ti shkon pas nje personi non-grada tregon se je kundra kohes.

              1. B
                Bardha

                Haleja e bllokut je mend tjerve,cfare mut gazetash jeni qe botoni se cfare hane mut perdite ky qen

                1. A
                  AGUSH

                  ore bole ne se me keni bllokuar mund te me shkruanit

                  1. z
                    zeneli

                    Je gjigand ne buthqimllikun tend o cuni spiunit te sigurimit e kelyshi i byrose politike.Mire ty te sajdisin kelyshet e sales po grate qe ke pas e te kane lene a ti kane sajdisur te pakten

                    1. A
                      Andi gjyshit Hysni

                      Ha nipi Hysni Kapo i ritur te blloku djali spiunit sot po bene patriotin u lodhe Rama Rama Rama tani e ka kthyere Vucici Vucici apo ne gjiluhen koqevareske Vuqiqi . Andush mer médicament se keq shoku jo qe nuk te lexone e besone njeri po je keq me shendetin .

                      1. F
                        Fisnik

                        Vucic = gabim Vuqiq = gabim Vuçiq = saktë. Pse? Vučić = serbisht, origjinali č = ç ć= q

                      2. L
                        Lepenica

                        Na moreeee ti nipi i Hisniut,po boll more mi halesh na çave bithën me këto përrallat e tua kazaniste që i shërbejnë vetëm nongratës salihiste dhe janë veç antishqiptare sikurse dhe ato të gjishit Hisni që na çau bithën për 40 vjet . Shko ore mut çobani mbaji uturakun Saliut ashtu si ai ja mbajti deri në minutën e fundit gjishit Hisnias.

                        1. V
                          Visi

                          Sado argumente që të sjellësh, për "Ramucat" është e kotë,këta janë të programuar t'i shkojnë "Udhëheqësit" mbrapa.

                          1. !
                            !!!!!!!!!!

                            EU kur sheh Andushin tone Anal - ist trembet. Nuk e pranon dot qe fytyra dhe shpirti I Zi te jene pjese e Saj.

                            1. A
                              Atdheu

                              Bushati, edhe ti rrobt e shpis ku ti kesh....

                              Lini një Përgjigje