Tradhtia e Parë

21 Qershor 2022, 19:56Blog TEMA

Tradhtia e Parë

Nga Baton Haxhiu

Vetëm akti i parë i tradhtisë u përket përmasave të tmerrit ekzistencial, sepse tradhtitë e tjera pastaj vijnë gjithnjë e më shpesh sa të duken përherë e më të zakonshme. Pra, tani pasi që Albin Kurti e kreu aktin e parë të tradhtisë ndaj vendit me marrëveshjen për energjetikë, kemi për të parë gjithnjë e më shpesh marrëveshje në funksion të krijimit të autonomisë serbe në Kosovë.

Rreth para një jave, një prej njerëzve më të pandershëm në kontinentin tonë, sa i përket aftësisë për të gënjyer ndër sy dhe shërbyer shefit pa asnjë princip, Besnik Bislimi, paralajmëroi se marrëveshja me Serbinë për energjetikë është shumë afër.

Si fillim, kjo tregoi se Kurti e Bislimi kishin zhvilluar biseda të fshehta, me thika mbi sistemin energjetik të Kosovës, me Vuçiçin e Petkoviçin. Lidhur me këtë marrëveshje, e cila, me siguri nuk është lidhur brenda një nate, ata nuk kanë dhënë llogari as para opinionit publik, as para Kuvendit të Kosovës.

Tufa e mashtruesve të pacipë të VV-së, që kanë çuar njerëz në varr e nëpër burgje me idenë e demokracisë së drejtpërdrejtë, ia punuan prapa shpine një Kosove duke e vendosur para aktit të kryer me marrëveshjen për energjetikë.

Për më shumë, ata bënë një gabim të tmerrshëm strategjik, duke e rikthyer dialogun nga faza përfundimtare për njohje të ndërsjellët, në biseda teknike, siç është rasti për targa dhe energjetikë. Emëruesi i përbashkët i këtyre dy marrëveshjeve është trajtimi i privilegjuar i Veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e Republikës së Kosovës.

Pra, me çdo standard të VV-së, aktivistët e të cilës deri dje i kanë thyer dhëmbët nëpër rrugë gjoja se për çlirim të Kosovës e sot janë shndërruar në nënpunës të nënshtruar për një rrogë mujore duke arsyetuar çdo vendim kundër vendit të tyre, nga sot e tutje, Besnik Bislimi e Albin Kurti janë tradhtarë të kombit shqiptar.

Ata kanë tradhtuar popullin, i cili ua dha mbi 50% të votave duke ia thyer premtimin se do t’i rivlerësojnë marrëveshjet e Brukselit nga dialogu i dëmshëm. Sot, ndërkaq, për një grusht pushtet, ata me një mburravecëri të paparë zgërdhihen teksa e shesin marrëveshjen për energjetikë si sukses madhor të qeverisë së tyre.

Po, pikërisht të njëjtën marrëveshje nga ana përmbajtësore, të cilën Albin Kurti e quante që e gjymton shtetësinë, dëmton ekonominë dhe dezintegron energjetikën e Kosovës.

Asgjë nuk ka ndryshuar sot vetëm faktit që Albin Kurtit i është përmbushur epshi i papërmbajtshëm për pushtet dhe po i pëlqen hajnia e paskaj në bashkëpunim me Xhelal Sveçlen, Haki Abazin (këtë hajdut të përmasave botërore), Liburn Aliun, Hysen Durmishin, mes shumë të tjerëve.

Janë pikërisht kjo bandë kriminale që kanë manipuluar veçanërisht të rinjtë e Kosovës me fushata: bojkotoni produktet e Serbisë, rezoluta kundër importit të prodhimeve serbe, vendosje të reciprocitetit me Serbi, që sot nuk e përmendin fare faktin se kanë thyer çdo rekord sa i përket vëllimit tregtar dhe ekonomik me Serbinë.

Sot, pas kësaj marrëveshjeje, unë as nuk mund ta përfytyroj se si një aktivist i ndershëm i VV-së me ideale të shëndosha (nëse ka mbetur ndonjë i tillë) ndihet, pasi shefi i tij ka nënshkruar një marrëveshje ku kompania shtetërore serbe, JP Elektroprivreda Srbij Beograd, e udhëhequr nga mafiozi çetnik, Milorad Grçiç, nëpërmjet Elektroserver, përfaqësuar nga një prej kuadrove më të vyer kriminal të strukturave paralele, Boban Novakoviç, do të bëhet hisedare në sistemin energjetik të Kosovës. Kjo është politikisht ndarje e sovranitetit e funksionalisht ndarje e sistemit energjetik me Serbinë.

Ata, që kanë një grimcë moral, duhet të largohen menjëherë, të tjerët normalisht do të vazhdojnë duke i thurur lavde e elozhe, i cili me recitale patriotike i futi nën sqetull të Aleksandër Vuçiçit e Milorad Grçiçit.

Mafiozi Martin Berishaj, i cili ka një përvojë të madhe ndërmjetësimesh në marrëveshjet mes Albin Kurtit e pinjollëve të Rankoviçit e Stanishiçit në sektorin e energjisë, duhet të ketë edhe informacion të holluar për këtë çështje.

Prandaj, ai duhet ftuar urgjentisht nga prokuroria si pjesë e një hetimi kriminal lidhur me motivet dhe interesat që kanë shtyrë Qeverinë për ta ndarë sistemin energjetik të Kosovës si me thikë.

Nga ana tjetër, njeriu që deri dje refuzoi Ballkanin e Hapur me idenë se Serbia nuk e njeh Kosovën, sot ia fali Serbisë një pjesë vitale të energjetikës me një marrëveshje ku nuk përmendet fare fjala “Republikë” kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kjo, megjithatë, nuk është më e keqja. Kushdo që bën lexim teknik të kësaj marrëveshjeje nuk e ka kuptuar thelbin e gjësë. Pak a shumë, lajmi më i rëndësishëm është se Albini, sikurse ka thyer çdo besë të dhënë deri më sot, ka filluar t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Serbinë nga fillimi i dialogut e këndej.

Kjo i bie që marrëveshja për energjetikë është vetëm përgatitje e terrenit për zbatim të asociacionit të komunave me shumicë serbe në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo, edhe më tutje, i bie se ai ka filluar ndarjen e resurseve me Serbinë për t’i vënë nën ombrellën e autonomisë së Serbisë nëpërmjet Asociacionit.

Kjo do të jetë pjella më e shëmtuar e kumarisë së tij me Aleksandër Vuçiç, me të cilin shahen në media kohë pas kohe për t’iu hedhur hi syve njerëzve të këtij vendi, e ndajnë resurset e sistemit të energjisë së Kosovës me marrëveshje gjentëllmenësh.

Sa për të përmbushur zellin e tij sadist, ai ua hedh shqiptarëve para syve, një deputete të papjekur, mendjelehtë e që s’merr gjë vesh nga puna e saj, Jeta Statovci, për ta përshëndetur përzemërsisht arritjen e marrëveshjes për autonominë energjetike të Serbisë në Kosovë.

Kjo tregon se deri në ç’shkallë ka arritur degradimi politik në Kosovë, kur marrëveshja e ndarjes së energjetikës së vendit, duhet të arsyetohet nga një kërkushhiçe.

Pjesa tjetër, ndërkaq, është punë e njohur.

Lumiri kur vjen puna te çështjet e mëdha me Serbinë zakonisht e mbyll gojën, sepse e di shumë më mirë se ne me çfarë punë merret një pjesë e familjes së tij. Ndërkohë, Memli Krasniqi nuk u ndje i gjallë, për shkak të shumë kusureve të tij që ia ka zbuluar Faton Peci e Albin Kurti, edhe për shkak të përcaktimit të tij të prerë për ta tjetërsuar PDK-në në një klub të përdalë gastronomësh.

Si ka mundësi, Partia Demokratike e Kosovës, pasardhësja e UCK-së, të shitet deri në këtë ditë e të tmerrohet deri në palcë nga një Albin Kurt, i cili ua ndau sistemin energjetik të Kosovës ndër sy?

Këto janë pasoja kur braktisen idealet e partia në emër të qytetarisë u besohet pijanecëve, narkomanëve dhe tenderomanëve profesionistë.

Sot ka filluar praktikisht hyrja e kompanive shtetërore të Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës.

Hapi i radhës është formalizimi i autonomisë së serbëve – kush e di me çfarë emërimi të gjetur nga Petkoviç dhe bashkëpunëtori i tij në Kosovë, Bislim Bislimi – në Republikën e Kosovës.

Kjo pra nuk është veç tradhti, sepse nuk është një akt. S’janë as veç bashkëpunëtorë të Serbisë, sepse bashkëpunimi është një proces me ndërmarrje të përbashkët të të dy palëve. Kjo ftesë e një pjese të Serbisë në territorin e Kosovës është tëhuajsim i krejtësishëm.

Kjo është të mos ekzistosh si palë fare dhe dorëzim total i vetes.

Shënim: Kështu do të shkruante sot Albin Kurti nëse kryeministri s’do ishte ai.

33 Komente

  1. A
    Aron

    Albinin dhe partine e tij duhet ta flakin krejt ne zgjedhjet e ardhshme.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mero mero

      gjykuesja fut kot aron

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pashai

        Ja pafshi hajrin vëllezër të Kosovës.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        Deroi ne zgjedhjet e arshshme gjoja "ekstremisti I Vetevendosjes" Al Bini i Kurteve do t'ia kete shitur pavaresine Kosoves Martire!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Si p.sh.?? Se me sa di une Albini dikur dha doreheqjen pasi nuk ishte dakort me inisitivat e Shteteve te Bashkuara , ku dihet boterisht se c'sakrifice ben ato per pavaresine e Kosoves , ato inisitiva nuk shkonin kaq larg sa c'shkon po tani Qeveria e Albinit me pelivanlleqet e saj .....dhe populli i Kosovese ate e zgjodhi prap per Kryeminister .....duke e ditur fare mire qe perdredhjet e Albinit ishin nje populizem i rendomte .....keshtu qe zoteri me inicialin "Aron " mos e kerko gabimin te Albini , por gjetke ....Albini ai qe, eshte , dhe do te jete ,asgje ska ndryshuar ......vend tjeter eshte gabimi ......

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            Franci "Se me sa di une Albini dikur dha doreheqjen pasi nuk ishte dakort me inisitivat e Shteteve te Bashkuara ,"nëse e ke fjalën për periudhën e fundit tramp?! mo na çaj trapin!! "ku dihet boterisht se c'sakrifice ben ato per pavaresine e Kosoves",dhe nuk kishte të bënte fare me bastardin tramp!! nëse do të ishte ai,në atë kohë,kosova do të ishte e populluar me sërbë!! nuk kishte për të lëvizur as një qime bythe!! kot nuk thonë trapistët me cako e gomaricën e kokalarëve"trampi nuk ka bërë asnjë lufë"! dhe atë nuk kishte për ta bërë!!

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sheqerja e penduar qe polli Non Grata

          Vv,je,eshte formuar nga sherbimi intelegjent,ushtarak-Rus. Kurti,eshte version i Kadyrovit antarsia dhe votusit e vv,je,jan Qeqenet e Ballkanit. Pa ndimen e Amerikes nuk rrezohet Kadyrovi i Kosoves.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            Sheqerja e penduar qe polli Non Grata përfytyro sikur të kishte pas të njëjtën kokë saliu si tokaievi i kazakistanit!? tirana do të quhej "sheqere"!! përfytyro kur të thoshe "do shkoj të kaloj fundjavën te sheqerja"!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gheg

              Une jam votues i VV, shqiptar katolik e patriot. Nese don ta jap adresen e takohemi o propagandues i UDBse nga Beogradi (i punesuar si ish-shkja i Kosoves)

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjinekologu Popullor

                Nuk me duhet adresa jote. Me jep Sheqeren:)

                Përgjigjjuni
            2. I
              Ilir

              Mbeturin me te madhe se baton haxhiun ne kombin shqiptar nuk ka po mer shkerdhat keto marrveshje jan pasoja te tuat se i keni nenshkruar me mutin thaqi

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zzzzzzzzzzzzzzz

                Je thjeshte nje QELBESIRE qe ushqehesh me mutin e Albinit dhe qe nuk ke asnje ndyshim me ato laviret e Dubait qe ushqehen me mutin e sheikeve.

                Përgjigjjuni
              2. l
                lui

                Baton a ta dha kete shkrese shefi yt i moqem Stanishiqi apo i riu Vuqiqi

                Përgjigjjuni
                1. f
                  faruk

                  Kjo qeveri qe sundon ne Kosove quhet qeveria e kafsheve bashke dhe me gomaricen Osmani...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spak

                    Me shkurt Baton,me koncis! Keta jemi ne shqiptaret! Keta kemi qene! Skllever te Romakeve,te Turqise,te Greqise dhe Serbeve! Edhe tash Albini ushqehet me mall serb dhe nuk pranon bashkepunimin! A eshte Kurti ne sherbim te Serbeve si Saliu? Tradita veriore dhe kosovare tregon se pjesa dermuese duan akoma Serbine!

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      e verteta

                      Pa dyshim ne kete grup futesh edhe ti. Kjo eshte 100 per qind.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mustafa

                      Duhet me ja qi nanen albinit me krejt verfundosjen analfabetasg isisa taliban lejsbika gay pedera

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lenka Cuko

                        O Baton lodhesh kot me mbush mendjen ndokujt.Kosovaret ne cdo 7 vete ,8-te punojne per baba Serbin e gjysh Turkun.Jeni mercenare te lindur dhe rrace e tredhur qysh ne djep

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Daut

                          https://www.evropaelire.org/a/marreveshje-e-re-per-zbatim-te-marreveshjes-ekzistuese/31906658.html

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Klajdi

                            Ky shkrim kuptohet me se miri nese perkthehet ne alfabetin cirilik, ashtu sic e ka shkru fillimisht Batoni dhe editu Sandri

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Ministria e KomshiKulturës

                              Druzhe Bython, Të njëjtët muskuj që përdor për të mbajtur pordhët janë po ata që do ju ndihmojnë të formuloni "mendimet". Ndërprisni përdorimin e botoxit në modelimin e rektusit tuaj i cili ju eshte konsumuar përfundimish nga perdorimi pa kriter. Eunukët e racës tënde çfarë do të bëjnë nuk influencojnë dot figurën e Albin Kurtit si shtetar. Lëpi anusin e (ed)Vin Ramës dhe sekreto pështymë Legen Funksional.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emigranti i paligjshem

                                Keshtu ndodh kur na jep leksione kundër tradhëtisë baton haxhiu. Nje njeri pa moral e pa atdhe. Nje njeri qe tradhetinë ndaj popullit dhe ndaj kombit te tij e quan arritje. Nje njeri pa integritet. Nje njeri i kompletuar me te gjitha veçorite e nje antishqiptari. Shyqyr qe letren higjenike me mbishkrimin tema nuk e lexojnë shqiptarët e kosoves sepse do ta kishin denuar me vdekje

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alban

                                  shqiptaret e kosoves te rruajne bythen dhe te hane mutin o serb i ndyre

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Ilir

                                  Baton hajni

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Made in KS

                                    Per 14800 euro rroge nga takasapaguesit e Shqiperise,artikulli shume i dobet.Ky ishte pushkatuar njehere,pastaj kishte kercyer nga helikopteri si James Bondi...tash shet pallavra per rroge te majme :) Per bese, gjynah mileti dhe fukaraja e Shqiperise.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Indignados

                                      Qënie e pështirë ky BH!! Albin Kurtit i hani mutin te gjithe ju!! Eshte shtetar i vertete. Atehere kur duhej dha doreheqjen. Kush e ben ne politiken Shqiptare? Dhe fitoi perseri! Mund edhe te jete Marksist, por sot ai eshte i duhuri per te ç’bere politiken e establishmentit ne Kosove. Krahasoni seriozitetin e tij me palaçolleqet e KM sonë dhe me hajduterite e bandes se ripjelljes

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        anti25642654censurë

                                        Indignados "Mund edhe te jete Marksist," të siguroj se nuk është aspak marksist!! erdoganist i pastër!!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. I
                                        Insider

                                        Nje shkrim koti i dedikuar audiences ne Shqiperi qe i merr keto infornata si te mireqena. Marreveshja per telekom e nenshkruar nga patroni i Batonit fut ne Kosove telekomin e Serbise dhe Batoni llogarite ne ate se lexuesi i zakonshem shqiptar nuk e din kete. Si na qenka marreveshja per energjetike ndarje e sistemit energjetik te Kosoves ndersa marreveshja per telekom nuk qenka. Per me shume marreveshja per energjetike eshte nenshkruar nga patroni i Batonit ndersa tani eshte nenshkruar vetem udherrefyesi per plan dinamik te implementimit. Permendet edhe marreveshja per targat. Marreveshja e arritur nga qeveria aktuale eshte reciprocitet 100% ndersa marreveshja e meparshme e patronit te Batonit nenshtrim. Shkrim 100% dezinfirmues qe si target ka lexuesin e painformuar te Shqiperise ndersa ne Kosove nje shkrim i tille nuk kalon. Shkrim me te cilin autori deshiron te sheroj komplekset dhe shfryen mllefin e akumuluar. Per fatin e tij te keq, do ta semure kjo gjelozi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          populli

                                          Bshkepunimi i Al Binit me Serbet eshte padyshim i vjeter dhe i kamufluar!Nje nga aresyet se perse Al Bini nuk heq traun per kalimin e shqipetareve nga ana tjeter e kufirit eshte pikerisht kjo marreveshje!Ai pasi tentoi qe te fuste edhe Shqiperine nen kthetrat e Serbise duke thyer nje rekord "Gines-i" kur nje kryeminister i nje vendi nen fuksion , hedh kandidaturen per deputet ne nje vend tjeter te pavarur! E megjithate nje gje eshte krejt e qarte si drita e diellit qe populli eshte per bashkim me trojet e tokes Ame e jo per ribashkim me Serbine ,ndaj jam i binur qe ky trangull i zverdhun prej diellit Serb , shume shpejt ka me i thy hundet pavaresisht se po pergatisin nje trazire me dyshen e pertejme Berisha-Meta!Te jene te bindur qe kane per te thyer hundet e mbase ka me kenun rasti ku te ndahet njehere e pergjithmone çapi prej sheqerit! Edi Rama duhet me patun kujdes se ç'ka i thote Al Binit e merr vesh edhe Vuqiqi. Gjithkush e ka vene re qe Al Bini Kurtoviçi nuk ka gjak ne fytyre karakteristike kjo e te gjithe tradhetareve te ketij kombi! Qeveria e nje vendi eshte gjithnje pasqyra e nje populli ,ndaj nuk ka faj Vjosa e Al Bini por krejt Shqiptarizmi!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Raja sezonal

                                            Ky bubureci,haxhiu,paguhet vec per lehjet e veta,te cfardo lloji qofshin ato,dhe nuk i interesojne aspak,bile i quan dhe tradheti e larte,mareveshjet me interes te perbashket midis dy popujve. I gjori haxhi,qe vazhdon te mos e shikoje veten,ashtu sic e shikojne te tjeret ate.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sigmund

                                              T'hika t'hika. Keq e më keq, pa kthim të mundshëm, deri në pafundësi dhe pa asnjë të mirë rastësore e cila do ta ndërronte trendin. Keq se vini në fantazitë e gogolëve të Edi Ramës.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. i
                                                ish VV

                                                Këta që në gojë kanë kanë "...përdorimin e botoxit në modelimin e rektusiti" dhe "...hani mutin te gjithe ju!! , trgeon nivelin e kulturës të këtij subjekti politik. Fyerjet mbani për veti sepse në munges të argumenteve për të diskutuar ssi i ka hije një njeriu ju po flisni banalitete prandaj fjalori juaj që ju del nga goja është shndërrua në gropë septike.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Ministria e KomshiKulturës

                                                  Nuk argumentohet as me tradhetarin as me budallën. Bie ne nivelin e tyre, dhe ne nivelin e tradhetarit apo budallës, ata jane padyshim me te pregatitur se ty. Bython-i jot do te infuencoje nje shtetar nepermjet medias te shkruar, qe te perfitoje interesa te ulta meskine financiare nga kontrata publike. O ish bën mirë te kontrollosh nr e neuroneve - jo testosteroneve.

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje