Pushteti i shumtë prodhon Qeverinë më të keqe!

17 Qershor 2022, 18:41Blog TEMA

Pushteti i shumtë prodhon Qeverinë më të keqe!

Nga Namir Lapardhaja

Kriza nuk është rrufe në qiell të hapur. Burimi kryesor i saj është pushteti i pakufishëm në dorë të një force politike dhe të një personi dhe mungesa e nervit qytetar për të reaguar.

Siç thotë Balzaku tek “Lëkura e shagrenit”, ‘pushteti, sado i madh që të jetë, nuk të mëson se si ta përdorësh atë’.

Çfarë ka ndodhur me pushtetin e Edi Ramës?

Prej vitit 2017 ai zotëron i vetëm pushtetin ekzekutiv dhe prej vitit 2019, thuajse, të gjitha bashkitë, gjë që nuk do duhej të linte vend për asnjë hamendësim se cili është burimi i krizës në Shqipëri.

Edhe kur mbledh, siç bëri sot, kryetarët e bashkive dhe i trajton sikur t’i ketë vartës të institucionit të tij, duke shkelur haptazi ligjin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore, ai nuk bën gjë tjetër vetëm se konfirmon se qeverisja vendore vetëm nga një parti politike, mungesa e opozitës dhe e debateve në këshillat bashkiak, duke miratuar verbazi gjithçka që çojnë drejtuesit e tyre, ka prodhuar një gropë të zezë ekonomike, taksa dhe tarifa më të larta dhe shërbime më të këqia për qytetarët.

Për ta qartësuar më tepër këtë çështje, do të ndalem shkurtimisht në bashkinë e Beratit.

Kur në vitin 2019 drejtimin e Bashkisë e mori Partia Socialiste, u rritën të gjitha tarifat dhe taksat vendore, për qytetarët dhe për biznesin, ndërsa disa të tjera, që nuk kishin qenë më parë, u shtuan. Vendimi në këshillin bashkiak u mor nga një këshill njëngjyrësh, nuk u respektua asnjë procedurë ligjore, nuk u konsultua me qytetarët dhe me biznesin, nuk pati asnjë diskutim, qoftë edhe formal, në këshill.

Argumentet që dhanë në atë kohë institucioni i bashkisë ishin dy: 1. Rrisim tarifat për t’i barazuar me koston e shërbimit; 2. Rrisim tarifat për të shlyer borxhin që ka lënë paraardhësi.

Ajo që ndodhi më pas ishte kjo: me rritjen e tarifave dhe të taksave lokale, borxhi, në vend që të ulej, siç u premtua, u rrit edhe më shumë.

Siç raporton Ministria e Financave dhe Ekonomisë, deri në 30 qershor 2019, borxhi i bashkisë së Beratit ka qenë 26.493 635 lekë. Në qershor 2020 borxhi ka shkuar në 169 042 089 lekë (pra, për një vit është thelluar me 142 548 454 lekë), ndërsa në mbyllje të vitit 2021 bashkia Berat rezultoi me detyrime të prapambetura (sipas shifrave të saj) në 143 347 084 lekë (ndërsa sipas shifrave të Ministrisë së Financave: 170 600 000 lekë). Diferencën me vitin 2019 bëjeni vetë.

Pra, qytetarët në Berat sot mund të kenë foto më të bukura në rrjetet sociale, por taksa dhe tarifa më të larta për të paguar ndaj të zgjedhurve vendorë; mund të kenë koncerte dhe muzikë më shumë në pedonale, por gropë më të madhe financiare, që do të rëndojë në xhepat e tyre në të ardhmen; mund të kenë propagandë më të kuruar vizualisht, por realitet të trishtë me të cilin, herët a vonë, do të përballen; mund të kenë letra bakalli me ëndërritje për arritje dhe realizime financiare, por pragu i falimentit mund të trokasi nga çasti në çast, sepse këmbët e dëshirave janë shtrirë më shumë se sa është jorgani i mundësive.

Sigurisht që në kushtet ku ndodhet sot vendi, pushteti ekzekutiv dhe ai lokal vijojnë të qeverisin të pashqetësuar. Kjo do të ndodhë edhe për shumë kohë, fatkeqësisht.

Ata kanë të gjithë të “drejtën” për të rritur taksat dhe tarifat, për të thelluar borxhin, për t’u mbledhur me njëri-tjetrin dhe për t’i kërkuar llogari vetvetes: ore, çfarë duhet t’i bëjmë më shumë këtij populli që të reagojë?!

3 Komente

  1. k
    kur japin ene kta Banda e Lalzit -Lexione Pushteti

    hik mer zagare te pafytyre , PD e LSI sa ishte ne Pushtet jo qe i kishte ven nen presion te gjitha institucionet e kush nuk i shkonte pas avazit , largohej nga puna ose püse jo Vritej nga sali berisha e ilir meta ,por ju funderina nuk lat poshtersi pa i bo ktij populli dhe ktij Shteti sa ishit ne Pushtet ! Vrate shqiptaret ,vodhet joetem Shtetin por cfar mundet , Tradhetuat Shqiperine duke i dhuruar Detin - Greqise si prostituta te lindura qe jeni , dhe gjate gjithe kohes , si afruat asgje Shqiperise ,nuk ndertuar asigjo vetem Vilat kudo bregdetit shqiptare . Ju nuk jeni politikane por banda shkerdhatash qe nuk ju intereson kurr ky vend . Mbylleni Halene dhe hidheni kucin ne fund te halese - kerma

    1. B
      Bardha

      Ky ashte pordha e pd

      1. N
        Nertil

        Ok, por pushteti fitohet me vote. Ju luftoni dhe fitoni, se po krijoni pershtypjen sikur doni qe tjua falin pushtetin.

        Lini një Përgjigje