17% më pak vdekje dhe 6% më pak plagosje të rënda nga aksidentet rrugore në 5-mujorin e parë

16 Qershor 2022, 16:56Blog Nga Eduard Zaloshnja

17% më pak vdekje dhe 6% më pak plagosje të rënda nga

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, humbën jetën nga aksidentet rrugore 75 qytetarë. Në të njëjtën periudhë pesë-mujore të një viti më parë humbën jetën 90 qytetarë nga aksidentet rrugore – një reduktim prej 17% brenda një viti.

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, nga aksidentet rrugore u plagosën rëndë 76 qytetarë. Në të njëjtën periudhë 5-mujore të një viti më parë u plagosën rëndë 81 qytetarë nga aksidentet rrugore – një reduktim prej 6% brenda një viti.

Ndërkohë, ka patur një reduktim prej 12% të numrit të aksidenteve të regjistruara zyrtarisht gjatë 5- mujorit të parë.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Po a s'me thua o njeri sa % me pak ka patur makina ne rruge per 5 mujorin e ketij viti krahasuar me ate te vitit te kaluar per shkak te rritjes se cmimit te naftes, gazit dhe benzines? Do me thuash qe eshte e pamateshme ? Jo, por ti je katunar si Mitat Tola dhe jepni shifra qe te perkedhelni drejtuesit dhe te justifikoni ti donacionet qe merr dhe katunari Mitat karriken qe mban. Qe ta kuptosh kete qe them eshte njelloj si te krahasosh shifrat me ato te vitit 2020. Ku nuk qarkullonte asnje makine per shkak te pandemise.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Vito je vërtet mashtrues ordiner! Meqë si çdo herë është zakon që për çdo gjë pozitive të gjënden bishta dhe në këtë rast i referohesh Mitat Tolës, (me siguri do kesh patur ndonjë kunj me të), duke mos ditur që Mitat Tola ka muaj që nuk është më më krye të Policisë Rrugore. Gjithsesi, nëse treguesit e më sipërm janë ulur, (unë e besoj) në të influencojnë shumë faktorë të tjerë si, ndërgjegjësimi qytetar, cilësia e edukimit të drejtuesve të mjeteve në autoshkolla, cilësia e mjeteve, përmirësimi i rrugëve dhe sinjalistikës rrugore dhe sidomos, theksoj sidomos, ashpërsimi i masave administrative. Mëso se në përmirësimin e sigurisë rrugore, si kudo në botë Policia Rrugore është një faktor, por jo më i rëndësishmi. Ka shumë shtete në Europë, ku në rrugë rrallë sheh policë rrugorë. Po ku mor qyp, merr vesh ti nga këto!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        O Mitat katnari, une nuk po tregoj shifra por po mundohem t'u bej pak qartesi numrave te Zaloshnjes , sepse te te dyfishohet nr i mjeteve ne qarkullim dhe te te ulet numri i aksidenteve kur asnje tregues cilesor nuk shfaqet seriozisht kete vetem nje katnar si puna jote mund ta thote. Dhe qe je katnar ate mbaje, se per me shume eshte ajo historia e 7 lekureve.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje