
Nga Ilir Yzeiri
Qysh prej kohës që Albin Kurti shfaqi protagonizmin e tij primitiv dhe fshataresk për t’iu imponuar skenës politike shqiptare të Shqipërisë me marshimet e tij qesharake dhe karikaturore, me profilin fizik prej studenti të ardhur nga vise që nuk e njohin qytetin si vend ku jetojnë njerëz të lirë, pra, qysh prej marshimeve të tij nëpër rrugët e Tiranës apo në Lezhë e në Gjirokastër për të mbledhur vota në 25 prill kundër qeverisë dhe PS-së së Edi Ramës, e kuptova se Shqipëria dhe Kosova po hynin, për fat të keq, në një gjendje konflikti dhe konkurence joprogramore, por etnike.
Albin Kurti i frustruar nga shpërfillja e përgjithshme e qytetarëve të Shqipërisë e projektoi mendësinë e tij katundareske në një përplasje me Shqipërinë duke dashur me këtë rast të ridimensionojë mitologjinë tonë kombëtare ku Shqipëria shihej gjithnjë si dheu amë. Albini e çmontoi këtë mitologji dhe këtë imazh kolektiv mbarëshqiptar dhe tani ka rindërtuar një mit tjetër: atë të Shqipërisë tradhtare dhe të Edi Ramës si kryetradhtar. Kjo narrativë e tij që mbështetet nga llumi më i zi dhe më i ndyrë i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, është çmimi i pamerituar për faktorin shqiptar në Ballkan. Mirëpo Albinit kjo nuk i intereson.
Ai nuk e sheh faktorin shqiptar si një rezultante të historisë dhe të traditës së gjatë në të cilën traditë Shqipëria përfaqëson trupin dhe Kosova dhe vise të tjera pjesë të këtij trupi. Albini e ka varrosur idealin kombëtar dhe në vend të tij ka rindërtuar kinse mitin e rishkrimit të historisë apo e bërjes së historisë me forcat e veta. Pasi i mashtroi shqiptarët e Kosovës se ai do ta bënte Kosovën të pavarur nga të gjithë, se do të vendoste reciprocitetin me Serbinë, se do ta ngrinte dinjitetin e Kosovës në rangun e një vendi të pavaruar, ai nuk bëri tjetër por veçse ndërtoi dy identitete.
Në njërën anë ka lejuar që gjithçka në marrëdhëniet tregtare të shkojë si më parë mes Kosovës e Serbisë, dhe në anën tjetër jo vetëm që nuk e ka ulur me këmbë në tokë Vuçiçin, por është ulur vetë me brekë ndër këmbë në tavolina në Berlin dhe ka nënshkruar marrëveshje me të, si ajo e energjisë që janë katastrofike për Kosovën.
Albini përfaqëson kështu anën më të errët të shqiptarëve që kanë qenë ndonjëherë në krye të punëve qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.
Këto ditë, pas gjestit prej një cuce instagrami të Vjosës presidente, të gjithë ia kanë përmendur Albinit se askush në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës nuk i ka katandisur më keq këto se ti Albin.
Mirëpo, këtu, është rasti të kujtohemi edhe për diçka tjetër. Ky njeri ka qenë politikani më i zellshëm që në platformën e tij kishte bashkimin kombëtar dhe si simbol flamurin kuq e zi. Këtë narrativë që përdorte atëhere kur hiqej si revolucionar tani jo vetëm që e ka harruar, por unë dua të mendoj se ai e ka përdorur për ta diskredituar atë ideal. Sepse duke e bërë mall për tregun e politikës së ditës ai e konsumoi veten si një tregtar i keq. Nëse kujtohemi sot se çfarë bënë gjermanët kur u bashkuan, mund të sjellim në vëmendje se ata kurrë nuk folën për bashkim kombëtar, thjesht u bashkuan.
Sot avioni Air Albania do të udhëtojë drejt Kievit dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të takohen me presidentin martir të Ukrahinës Volodimir Zelenskyi. Albini do të tregojë përralla në Prishtinë për miqtë e mëdhenj dhe rritjen ekonomike, por do ta ketë të vështirë të harrojë peshën që ka ai fluturim. Unë e di që Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, e di që ndoshta ai vend nuk ka qenë ashtu siç do të donim ne të ishte me të, por, ama, ai vend po lufotn me armikun historik të shqiptarëve që janë rusët.
Ata shqiptarë të ndërkryer në Kosovë që shqyejnë rrjetin duke sharë e fyer cilindo që u prek Albinin apo Vjosën, si nuk u kujtuan të krijojnë një formacion dhe të shkojnë të luftojnë rusin, atë armik që ka shenjuar e shenjon në mitologjinë tonë burimin e fatkeqësive etnike. Si ka mundësi që shqiptarët jo vetëm në Kosovë se ka pasur edhe nga Shqipëria, u bënë të famshëm duke luftuar në krah të ISISI-it si ai Muhaxhiri që u priste kokat anglezëve dhe nuk u «ndezën» nga zjarri patriotik për të luftuar kundër rusëve siç kanë bërë amerikanë, anglezë e plot banorë të tjerë të Europës?
Këta patriotë të mëdhenj që kanë shpallur Shqipërinë armike dhe Edi Ramën tradhtar a e dinë se janë bërë qesharakë, provincialë dhe të pabesueshëm? A e kuptojnë ata se kështu një ditë Albini do ta shpallë si platformë dhe si synim politik që me Shqipërinë vetëm marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, se ne nuk jemi Shqipëria, jemi … e di Albini se çfarë
Bravo Profesor Iliri ,ke thene per Kosoven ,per Kurtin ,per Osmanin ,te vertetat qe kane keta ,shumica e Shqiptareve po te njejtin mendim kane per keta anti -Shqipetare ,por une per gjithe ato qe Kosova e ka bere Shqiperise ,duke filluar me mercenaret e Bujar Bukoshit qe vinin per te shtypur protestat e socialisteve ne Tirane ,me mercenaret e Albin Kurtit me djege parlamentin e Shqiptareve ,me VV per te votuar ne Shqiperi ,per rezimin e Rames dhe qeverise se tij ,dhe e fundit me fjalimin e Osmanit ne parlamentin Shqiptare duke share Ramen ,jam qe me Kosoven te mos kemi as edhe nje gje bashkpunimi ,e di qe do me shajne zagaret e Kurtit ,por te thone ata ose ato ,a i ka bere ndonje gje te keqe populli i Shqiperise ,Kosovareve
100% sakte!
Po ckeni me Koqoven e Maqedonine e Malin e Zi , vende te pavarur dhe sovrane … qe skane asnje lidhje sot me Gjirizin Shqiperi, pishtar ne brigjet e detit Grek …lol
Jam pro ballkanit te hapur por mos e ngaterroni kosoven...nuk eshte thare gjaku Ende atje....ju analistet flisni qesim....nuk keni pasur familjare te vrare perdhunuar...Shqiperi ben mire qe ka hyre ...Kurti nuk mund te vendose vete me 98% te popullit kunder...shkoni e pyetini.....
Per ate gjak, Kosova duhet te jete e para ne cdo aktivitet, duhet oatjeter te jete ne tavoline..si shtet i pavarur, keshtu terbohen serbet o Poli, a ka gje me te urtyet pet serbet sesa Kosova e shtet be tavoline e barabarte me te gjithe...per ate gjak Kosova duhet te heqe politikanet idiote Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Ilir sa I zi je...ne fytyre e shpirt...bythelepires.....bytha jote kerkon luftetare per ne Ukraine...po ti o Ilir pse nuk vajte te luftoje ne Kosove ne 99 po rrije petagog ke filoqyli ......
KA THENE NJE TE VERTET TE MADHE
I ke bërë përcaktimin më merituar,ai është vërtet një vemje politike dhe mashtrues i vërtetë,prandaj e quajnë dhe Albin Kurthi. E.Ramës ai nuk i arrin as tek Maja e k...t!
I ke bërë përcaktimin më të merituar,ai është një vemje politike dhe mashtrues,prandaj e quajnë dhe Albin Kurthi ose skuthi.E.Ramës ai nuk i arrin as në majë të k...t!
O idiot ska pune asnje shqiptar te vej te luftoj ne ukraine kta gjat lufrave tona qen te gjithe me serbine e ne luften e maqdonise dhe ndimonin ata me arme e mira esht qe sllavet te zhduken fare duke luftuar njeri tjetrin dhe ti bejn nje nder njerezimit.kurti smund te vej te takoj nje qe se njeh shtetin e tija vet zelensky se pranon te vej.boll i lepive bythen rames
........armikun historik të shqiptarëve, që janë rusët. Këtu gabon Ilir. Në vitin 1919, ishte rusi Lenin që dënoi traktatin e Londrës, i cili copëtonte Shqipërinë midis Serbisë, Greqisë dhe Italisë....... Hazreti Lenin, hazreti Lenin, Shqipëria vuan, Shqipëria ngrin..... i shkruante në atë kohë, Bajram Curri, Leninit.---------- Por edhe 15 vjet në komunizëm ndihma ruse nuk ka qenë e vogël deri në vitin 1961. Dhe kur jugosllavët më 1947 doni të vendosnin dy divizione ushtarake në Korçë, ishte Stalini ai që i ndaloi......... Pra ka pasur periudha historike që rusët kanë qenë miqtë tanë. Pra nuk qënkan armiqtë historik të shqiptarëve. Sepse po ta njohësh historinë, ajo flet ndryshe......jo si të duan njerëzit....
Shkrim Exelent.Bravo Ilir me le pa fjale.Ky Albin kurt kundrapedali qe emeroi te derguarin e tij hunderrin Bojken Abazi ne Tirane per te marre pak fame dhe ketu se nuk i mjaftonte Kosova dhe Bojken hunderr mustaqemut Abazi nuk mori asnje vote dhe iku per lesh. Pastaj Albin kurt kundrapedali solli Vjosa baldozen ne kuvendin e Shqiperise per te mbajtur fjalimin me te poshter, me te turpshem, me te urryer kunder qeverise Shqiptare dhe Edi Rames ne 110 vjet shtet. Dhe kjo baldoza sot eshte militante e Albinit, njeri i urryer ketu dhe atje, karizma zero, nuk flet dot dy fjale pa leter se eshte pa nivel, njeri i fryre dhe aksidentalisht presidente e kosoves shume poshte ne performance krahesuar me Presidenten legjendare Kitarovic te Kroacise apo Jahjaga e kosoves.Ka percare maredhenjet mes dy shteteve si asnjehere tjeter
Albin Kurti se gomar qe eshte sigurisht qe ben dallim...
Shkrim shum i spikatur, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe qeveria e kafsheve po e tregojne veten si percares te kombit, idjot dhe injoant shpellare.
E the mor Ilir vellai, por kujt ja the. Dhe ketu nuk ka rendesi fare se si është Edi Rama. Ai mund të jetë kokrra e hajdutit, por ketu nuk po flasim per çeshtje të brendeshme të qeverisë shqipëtare. Ketu po flasim per çeshtjen kombetare shqipetare. Ne kete pike kemi dy lloj ekstremistesh: - Nja pale idiote qe shkojnë qorrazi mbas Albinit, Dhe nje pale tjeter idiotesh qe e konsuderojnevRamen si të derguarin e Zotit mbi tokë. Të dy palet jane kllufa komplet, por duhet sqaruar diçka. Rama mbeshtetet nga fuqite perendimore dhe po e perdor kete mbeshtetje ne të mire të Kosoves, burrë i mire apo i keq. Po mundohet ta ule ne tavoline Albinin me Vuçiçin si të barabarte, por Albini perdridhet si kurve e keqe dhe nuk qendron si burrë perpara armikut. Me kujton ata frikacaket qe I'm in me vrap dhe thoshin "do vish nga lagjja ime". Ndersa Rama e ka bere Shqiperine faktor ballkanik dhe partner Europian. A i sherben kjo të mbuloje korrupsionin e brendshem? Dakord, por kjo nuk e ben antiahqipetar. Ashtu si Erdogani nuk mund te quhet anti-turk. Quake diktatori ose sultan, por jo anti-turk. Ndersa Albin Kurti nuk dihet çfare është. Një perzjerje Enveristo-Berishisto-Islamiko- Katunare, sic e quan Ilir Yzeiri.
Respekt per pershkrimin ideal z.Yzeiri.Do te shtoja " si nje konviktor "qe pasi ka mesuar rrugen nga qyteti Studenti deri ne fakultet , mendon se eshte bere qyetar!
Llukeeeeeeeeeee !!!!!!!!!!! Te gjithe nga Q. Stutendi e kane filluar. Nuk e di nga e ke filluar ti !!!???? Edhe saliu i Madherishem aty e ka filluar !!!!!!!!!!!!! prsh. lluke
Rrnofte Hashim Thaqi, poshte Saleh Ramoviç Brrriiisshhhaaaa!
Mirë shkrimi Ilir Mirë!
Të lumtë mëndja dhe pena Ilir. Shkrim me të vërtetë i goditur për ata që kanë dy pare mend dhe i papranueshëm për karrieristët dhe antishqiptaret që në këto kohë të trazuara nuk janë të pakët. Fatkeqësisht ndodhen me shumicë në qeverinë më të keqe dhe më të papërgjegjshme të Kosovës.
Ore Ilir Yzeiri -"miku" si me shume vrap dhe inat e ke marre , mbaj pak frenat se nuk mund te jesh ti aq i qute qe te deklarosh me kaq kopetence rreth ketyre problemeve vertete te komplikuara e te rendesishme per kombin tone. Nuk mbroje e nuk me duken te drejta as veprimet e Albinit dhe as te Edushit, por nuk gjeta asnje mungese te Edushit ne shkrimin tend (duhej ta gjeje nje fjali edhe per te) I kam perqyer shkrimet e tua pergjithesisht megjithese pak te zgjatura, por ky shkrim eshte per mua teper banal per menyren vetem denigruese te nje personi ( dhe ti e di qe ai nuk eshte vetem} Aranitasi, Philadelphi PA 19125
Para Albinit ishte Ramushi... e sa ishte ende Hashimi, Albini ishte i preferuari i Edit. Sa për "mishin e topit", më duket që vazhdon të ndalohet ligjërisht shkuarja për të luftuar jashtë vendit edhe në Kosovë. Por gjithashtu edhe nxitja... Në dallim me ata të Kosovës, mbrojtësit e liderit në Shqipëri vetëquhen edhe gazetarë, por nuk shkojnë Ukrainë sepse nuk kërkohen... mercenarë?
Besoj ate punen e luftes e kishte lidhur me faktin qe shume shqiptare shkuan e luftuan me organizata terroriste islamike, ne luftra qe nuk iu perkisnin dhe nuk na lidhte asgje me ta, ne si komb dhe as me vlerat qe kemi mbajtur deri tani, Nderkohe Ukraina po ben nje lufte te drejte, nuk kane nevoje dhe nuk duhet te shkojne as atje por mund te kishin nje perkrahje morale dhe mund ta perdornin momentin edhe per te bere politika per njohjen me tej te me shume vendeve per Kosoven, ne kete rast nga Ukraina, Ki parasysh qe Serbia vazhdon me politikat e saj per te korruptuar apo bindur vende te ndryshme ne Aftike e kudo qe te c'njohin Kosoven. Rama me duket arrogant ne pergjithesi por per politikat e tij ndaj Kosoves nuk me duket se ka bere ndonje gje te keqe (mbase ka bere dhe nuk e di) per aq sa di eshte perpjekur te ndihmoje ne shume aspekte. Sa per Albinin me duket i sherben me shume nje axhende antishqiptare.
Saliu ne Shqiperi dhe Albini ne Kosove po e shkaterojne ndergjegjen Kombetare.
Çdo zhabë duhet ta dijë pellgun e saj!
Me vjen shume mire qe te pakten keto ditet e fundit te gjithe po flasin per fytyren e ndyre te Albin Kurtit. Qe kur ky pleh vuri kemben ne Shqiperi per te konkuruar me Edi Ramen pasi po fluturonte me pras ne bythe prej kohesh per tu bere Kryeministri i Shqiperise se Madhe une e kam theksuar me dhjetra e dhjetra here ketu ne kete portal te Temes qe Albin Kurti nuk duhet te rrije asnje minute ne ate post qe ka pasi eshte i pa-afte dhe nje mendjemadh i jashtezakonshem dhe qe ben veprime prej idioti. Bashke me baldosen e ballcamosur Vjosa Osmani sistematikisht jane munduar ti fusin shkopinj ne rrota Shqiperise por na i kane rruajtur trapin dhe kane dale skifo te pakten ne Shqiperi por edhe Kosova besoj se do e kuptoje dhe do e ndryshoje qeverisjen e tij duke larguar keto dy vemje te qelbura qe vetem minojne rrugen e tyre dhe une them se largimi i tyre do jete i sigurt.Kosova ka nevoje per njerez bashkepunues per vendin e tyre se ne nuk na prishin asnje pune.Kemi nje jete qe jetojme "pa telashe" por ja qe tani duhet te merremi ti mbushim mendjen nje debili dhe ti tregojme se c'do te thote te bashkepunosh ne fqinjet e perjetshem,te mire apo te keqinj. Ne jemi laj- thaj dhe ne duhet te bashkepunojme ne te gjitha fushat me njeri-tjetri. Open Ballkan eshte hapi i pare. Pas ketij hapi do vijne edhe hapat e tjera qe i interesojne Kosoves dhe Shqiperise por keto hapa do vijne gradualisht prandaj se pari Albini dhe Vjosa te bejne kthese te menjehershme sepse vetem keshtu do normalizohen mardheniet ne Ballkan e sidomos Kosove-Serbi.
Shkrim qe pasqyron pikè pèr pikè realitetin. Por pa pèrmendur Ramèn,strumbullarin e kèsaj ndasie te pariparueshme. Si duket pèrfundoi èndrra pèr bashkim. Pèrfundimisht eshtè krijuar identitetit kosovar qè forcohet çdo ditè e mè shumè,mund ti shihni mbishkrimet e reklamave ne autostradè tè shkruara nè njè gjuhè tè re,ndryshe nga ajo e unifikuar. Mjafton tè shkosh nè ndeshje futbolli kur luan Kosova,ti shohèsh me mijèra tè rinjè komplet tè veshur me ngjyra blu e verdhè dhe simbole te Kosovès.Flamur tè Shqipèrisè kishte vetèm njè tè vogèl pas portès nè ndeshjen e fundit ku isha edhe vet prezent. Megalomania pa mbulesè e qarqeve tè Tiranès,sjellja paternaliste dhe nènqmuese e ketyre kastave ndaj kosovarève si dhe qarqe tè caktuara kosovacentriste qè nè fillim dukeshin te papèrfillshme e sollèn kete realitet te pakthyeshèm. Shpejt do jemi ne nivelet Serbi - Mal i Zi apo edhe mè keq Maqedoni - Bullgari
shume mire Ate duhet te beni ju kosovaret Te shifni punet tuaja dhe mos te na cani bythen shume Krijoni identitetin tuaj dhe vazhdoni rrisni importet nga Serbia Hani marrmallate dhe buke serbe ,merrni energjine nga Serbia dhe kendoni o Kosove o nana ime ...vetem rrini larg nga Shqiperia
alban ! koment pa shtese.
E po Al Bin kurt kundrapedali nuk ka kohe te merret me bashkepunimin rajonal se eshte i zene me genocidin serb te 1878, 1897, 1913, 1934 1981 , 1989 dhe kur ti zgjidhe keto genocide me Serbine atehere ta po i kthehet bahkepunimit me Ruanden, Sierra Leonen, Namibine dhe Kamboxhian
Mos e shani kete gazetar se nuk eshte gazetar ...as coban dhish nuk ben...shume injorant...shume trap...shume idiot...shume servil...shume legen...shume idiot...nuk ke se cfare ti thuash ndryshe ketij njeriu te manget nga truri ...turp per gazetarine shqiptare qe perbehet nga kesisoj injorantesh....TURP..
sigurisht qe eshte e veshtire per nje trupeshk si ty te kuptosh nje artikull te tille prandaj sulmon me sharje dhe ofendime
sigurisht qe eshte e veshtire per nje trupeshk si ty te kuptosh nje artikull te tille prandaj sulmon me sharje dhe ofendime
sigurisht qe eshte e veshtire per nje trupeshk si ty te kuptosh nje artikull te tille prandaj sulmon me sharje dhe ofendime
Tek lexon shkrimin dhe komentet e kupton se sa te percare, sa egoiste, sa fodulle jemi. Nuk gjejme dot gjuhe mirekupuese, te perbashket, gjuhe vellazerore, gjuhe e mendim fisnik te pakten ne ceshtjet kombetare dhe te progresit. Pse kjo marrezi mes nesh si shqipetare?! Me shume respekt per veten, per njeri-tjetrin dhe le te flasim me zemer si vellai-vellait, o vellezer shqiptare. Dhe te veme para pergjegjesise morale e qytetare cdo politikan hileqar, qe ja ka me pabese ketij kombi e ketij populli te mrekullueshem. Percarja i intereson vetem armiqve dhe politikaneve tane te ligj. Nje komb, nje gjuhe, nje flamur!
Ilir, asnje shqiptar nuk duhet te shkoje te luftoje ne Ukraine me formacione qe sugjeron ti. Ata mund te shkonin vetem ne kuadrin e NATO-s, nese NATO-ja i shpall zyrtarisht lufte Rusise. Mos u kerko shqiptareve te behen mish per top per interesat e tjeterkujt dhe te vene atje per dhjame qeni.
Albin Kurti dhe Vjollca Osmani janë dy monstrat dhe perversat më të mëdhenj të historisë së Kosovës pas çlirimit. Idjotësia e 50% a më shumë kosovarëve, brenda e jashtë Kosovës, që i kapi dalldia dhe votuan pasardhësen më direkte të Vetë-Administrimit Jugosllav (VAJ), Lëvizjen Vetë-Vendosja (LVV). Pra; VAJ = LVV. Mbajini për vete Titistët e rinj o vllazën kosovar dhe mos fusni hundët në punët dhe emrat e Shqipërisë. Jeni shtet me vete, me kufinjë zyrtarë, flamur, himn dhe institucione totalisht tuajat, ndaj skeni pse fusni hundët nëpërmjet Albinit e Vjosës, në punët e Shqipërisë. Shtetin tuaj të liruar e të pavarur deshët që në Rambuje, këtë ju dha SHBA, NATO dhe BE, prandaj shikoni shtetin tuaj dhe jo të tjerët. Shikoni Gjermaninë dhe Austrinë, një komb janë me gjuhë e zakone të njëllojta, që kanë dhe kufi të përbashkët, por janë shtete më vete në çdo element dhe nuk pretendojnë kurrë asgjë ndaj njëri-tjetrit.
Shqipfoles dhe Shqiptare ka nje diference