
Mos imito femrat që fitojnë në rrjetet sociale. Janë të rralla, një në disa milionë. Të tjerat e kanë vetëm një vitrinë që të përfundojnë si Hale në Dubai.
Mos beso adoleshentët e vonuar që qarkullojnë me makina luksoze, që i shfaqin në Instagram. Janë vetëm shpërndarës droge dhe ky është hapi i fundit përpara se të përfundojnë të vrarë.
Mos zileps femijët e të pasurve që krenohen me pasurinë e babait, baba që më shumë se mend, ka pasur fat dhe kulturën mafioze të heshtjes dhe ndarjes së parave.
Një ditë do ja marrin pasurinë. Do ia marri dikush që sot nuk ka emër por po studion me bukë dhe pa bukë në bark, në shkolla pa emër e shpesh herë me bursë, që do ta filloje karierën duke u urdhëruar nga të gjithë.
Do ia marri sepse vetëm shkolla dhe puna e rëndë të bëjnë të njohësh ekonominë moderne dhe si funksionon ajo. Këtij përpiqu t’i ngjash pasi ky është shembulli si bëhesh njeri i madh dhe i pasur. E dëshmon historia!/dritare.net
Saktë, po pse i shkruan këto fjalë. Ata për të cilët shkruan, nuk lexojnë dhe nuk dinë të lexojnë. Thirr me zë të lartë në minaren e xhamisë këto fjalë shqip dhe jo arabisht.....
Jo jo kane fillu te degjojne dhe bile neper dhemb i nxjerrin fjalet, po na afrohet ujku,e kapen filanin, mjer ne thone shpejt do vine kosa.
Mos u lodhni kot se aty ka trimfuar me kohë e keqja dhe nuk ka predikator ti bindi.
Të dy të saktë . Fuqia dhe vlera fjalës dhe zërit ndihet vonë ,është si puna e fatit që është qeros ,dëgjojenizërin atëhere kur duhet
Ashtu eshte por far westin e krijon dhe e stimulon mungesa dhe zbatimi i ligjit. Para viteve 90-te konsiderohej gje e turpshme vjedhja dhe mos respektimi i rregullave. Tragjike per Shqiptaret eshte edhe fenomeni i kanabizmit ne Shqiperi . Sidomos ai i 2016 qe u stimulua nga shteti per te fituar zgjedhjet e 2017.
Te lumte dora!
Mjaft emocionuese dhe e vertete .Haka Tek i zoti,Te pergezoj per kete esence te shkruajtur me te verteta
Fiks fare...
Me ne fund nje shkrim I sakte .
Shkurt, sakte. Bravo
Shume sakte.
patronazhist, ke harru te nderrosh emrin se e ke perdor dhe pak me siper. Spo e justifikon rrogen sic duhet
Bravo Dritan, super sinteze!
Jeni i madh dhe objektiv!
Keta qe besojne theniet e Tanit ne kete shkrim , jane "idealiste"!Kjo kohe nuk vjen kurre or Tan Hila pa u rrezuar ky sistem i kalbur dhe i degjeneruar kapitalist! Ndaj mos u trego utopist se je me kembe ne toke.Ky rend eshte rendi i droges,i vrasjeve, i pasurse se paigjeshme i kapitalit te vene me metoda mafioze,i te jetuarit ne menyre perallore me fitimet marramendese. Edhe ata qe eleminohen ,i eleminon kokurenca brenda llojit te tyre ,por jetojne nje vit a dhjet vite e nuk lindin te vdekur!
Keto Jane pasojat e rrumpalles dhe anarkis berishjane, duhet shum pun nga Organet ligjzbatuese, drejtesia etj. Peshkut I esht kalbur gjysma e kokes. Shum prinder kan edukimin e hijenes, grabit, shqyej, vrit ne pabesi, rro sot deri neser. Por karma ose Zoti do godas pameshirshem.
Shkrim qe pasqyron pikè pèr pikè realitetin. Por pa pèrmendur Ramèn,strumbullarin e kèsaj ndasie te pariparueshme. Si duket pèrfundoi èndrra pèr bashkim. Pèrfundimisht eshtè krijuar identitetit kosovar qè forcohet çdo ditè e mè shumè,mund ti shihni mbishkrimet e reklamave ne autostradè tè shkruara nè njè gjuhè tè re,ndryshe nga ajo e unifikuar. Mjafton tè shkosh nè ndeshje futbolli kur luan Kosova,ti shohèsh me mijèra tè rinjè komplet tè veshur me ngjyra blu e verdhè dhe simbole te Kosovès.Flamur tè Shqipèrisè kishte vetèm njè tè vogèl pas portès nè ndeshjen e fundit ku isha edhe vet prezent. Megalomania pa mbulesè e qarqeve tè Tiranès,sjellja paternaliste dhe nènqmuese e ketyre kastave ndaj kosovarève si dhe qarqe tè caktuara kosovacentriste qè nè fillim dukeshin te papèrfillshme e sollèn kete realitet te pakthyeshèm. Shpejt do jemi ne nivelet Serbi - Mal i Zi apo edhe mè keq Maqedoni - Bullgari
Shume sakte Zoti Hila, komplimente per shkrimin. Sado pak ai ka ndikim tek te rinjte, te cilet ne fakt po e kuptojne kete gje, pavaresisht se nuk duan ta besojne. Do kohe kjo pune por do te triumfoje.
Shkrim i saktë.Të gjithë jemi dëshmitar,se si vriten po thuajse përdit mafiozët.