
Nga Denis Dyrnjaja
Vrasje ditën, vrasje natën, vrasje me porosi, vrasje pa porosi, me pagesë dhe pa pagesë, me maska, pa maska. Vrasje për hakmarrje e gjakmarrje. Vrasje me armë zjarri, vrasje me armë të ftohta, vrasje me eksploziv. Vrasje në rrugë, në lagje vrasje ngado, kurdo, si e do dhe nga kushdo. Dje u vra një burrë, sot një djalë i ri, nesër një vajzë e pasnesër një grua. Jemi de facto një shoqëri e tëra nën terrorin psikologjik dhe zotërimin e krimit.
Një shoqëri e mpirë nga vaniteti luksoz i sipërfaqshëm, që e bën t’i duket realiteti dramatik dhe tragjik, si ngjarje që i sheh në telenovelat që serviren nëpër televizione nga vendet e Amerikës Latine ku jetën gjithfarshme e dominojnë kartelet e drogës. Dhe ndërsa ndodhin këto vëmendja shkon për silikonin shoqëror, muhabetet e sexit, kush u nda dhe si u nda, a u lidh apo u zgjidh “rripi me kaishen” si dhe sallata bajate politike e ditës.
Po a ka emergjencë më të madhe shoqërore, publike madje dhe politike sesa kriminaliteti që ka shtrirë autoritetin e tij ngado? Në këtë vend kanë ndodhur e po ndodhin çdo ditë ngjarje kriminale që për nga mënyra sesi kryen janë përtej edhe imagjinatave kinematografike dhe gjithçka kalon si diçka rutinore. Flitet për krime me porosi e vrasje me pagesë sikur po sheh listen e çmimeve të shërbimeve në një berberhanë. Kjo është emergjencë kombëtare dhe duhet marrë seriozisht se po shkojmë drejt Meksikës e Kolumbisë së Pablo Escobarit.
Harxhohen orë ‘pa fund me llogje e raportime mediatike dhe askush nuk i jep përgjigje pyetjes si ka degraduar situata në këtë pikë, ku vrasja dhe krimi është familjarizuar kaq shumë me ne dhe përditshmërinë tonë sa nuk bën më asnjë përshtypje?! Kalojnë ngjarjet me epshin e sensacionit gazetaresk për te thithur audiencë dhe kaq. Gazetarët që raportojnë lajmet e kronikës së zezë janë bërë “Starët” e mbrëmjeve televizive sepse servirin copëza ngjarjesh apo hetimesh duke mbajtur ndezur kureshtjen publike, por në fund asnjë produkt, analizë apo orientim se si duhet reaguar ndaj kësaj situate kriminale? Policia është mbyllur në zyra, mbush statistika e letra dhe pa asnjë strategji parandaluese dhe vepruese.
Nuk flet asnjë zyrtar i saj pa lejen e eprorëve, eprorët vetë nuk flasin se duhet të përballen me realitetin që është më tragjik se vetë fjala. Krimi ose i ka vënë para nga paaftësia, ose nga pandershmëria ose nga pamundësia. Se një polic kur dëgjon nga mëngjesi deri në darkë sesi ndahen ‘miliona euro për çfarë do rrezikojë jetën? Do shkojë në punë për të marrë atë rrogën e shpërfillshme e do jetë spektator si gjithë ne të tjerët që presim mbrojtje e garanci nga kjo polici.
Vetëm njoftime nga këndi i vdekjes vijnë orë pas ore e ditë pas dite. Askush s’di të thotë përse po bëhemi një shoqëri gjithnjë e më e dhunshme, kultivojmë vrasjen dhe e pranojmë marrjen e jetës së tjetrit si gjënë më normale?! Ahhh po sigurisht që nga viti në vit me statistika jemi mirë. Por për të gjithë ata që krimet dhe sidomos vrasjet i matin me numra shtrohet pyyetja: Atentati me eksploziv të telekomanduar në kryeqytet në mes të një rruge kryesore, është thjeshtë një vrasje dhe një numër më shumë statistikor, apo është një krim me rezonancë 10, 50 apo dhe 100 fish.
Dikush mund të thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo. Po kur keni dëgjuar herën e fundit një lajm të tillë në Itali? Në Italinë e dominuar nga Mafia, para 30 apo 40 vitesh. Kur e keni dëgjuar në Spanjë, Austri, Francë apo Gjermani? Nuk dihet se kur, në mos nuk kanë ndodhur kurrë. Ato ndodhin vetëm në vende ku pushtetin nuk e ka shteti por kriminaliteti. Dhe mos kemi iluzione se nuk e kemi dënimin me vdekje. Ekziston dhe funksionon çdo ditë. Vetëm jo si pas ligjeve të drejtësisë, por sipas ligjeve të xhunglës, ku të fortët caktojnë kush jeton e kush vdes. Ky tanimë nuk është thjeshtë perceptim, por fakt që të ngërthen në dëshpërim!
Në fund për merak kujdes gjobat për parkingje të gabuara!
Kur ish kryeministri salih bin laden dhe presidenti i republikes Ilir Hajduti qe bejne vrasje me pagese po pastaj popullit cfare i ngelet??? Lufta do vazhdoj deri sa keta te dy mos te ekzistojn me si njerez kjo eshte
Ne vitet 1990-1991 isha i ngarkuar me pune per te shoqeruar nje gazetar te BBC qe kishte ardhur per te pasqyruar ngjarjet e nderrimit te sistemeve ne Shqiperi. Ndersa po pinim kafe po flisinim per ndrysimet e sistemeve politike ne bote. "Ne kohen e Diktatures Komuniste ka pasur shume vrasje," i thashe une. Gazetari anglez me pervoje qeshi dhe me habiti kur tha: "Ne Demokraci do te kete me shume vrasje, por nuk do t'i beje qeveria, do t'i bejne vete njerezit duke abuzuar me lirine e sistemit."
Një shtet që e bazon zhvillimin tek trafiku i drogës, prostitucionit, tek korrupsioni dhe krimi, do e ndjekë mallkimi i perhershëm i krimeve të kryera.
Ore kurv burre me thuaj nje te pafajshem qe kan vrare .le te vrasin njeri tjetrin me mire per vendin.
Drejte Denis. Ka shume arsye qe ndodhin keto krime. Mendoj se jemi nje shoqeri adoleshente, teresisht e papjekur. Ku paraja dhe fitimi i shpejte e i lehte i saj dominon jeten. Shteti ka pjesen e vet te fajit dhe familje e shoqeria ka te veten. Do vazhdojme derisa te ritemi e te piqemi.
Dhe dale ku jemi akoma, adoleshentet moshat e reja po kriminelazohe perdit, anglia belgjika spanja jan mbushur me te rinje shqiptare qe po punojne me droge dhe kjo tregone se cfare do ndodhin me pase dhe si do ti zgjidhin problemet qe po mbledhin tani. Ne shqiperi idhujte e adoleshenteve jan bere kriminelet de ata qe kan fituare pasuri ne menyre te pandershme.
Mos Denis ! Edhe këtë do tua heqësh shqiptarëve. Atëherë prit kur të rrahin e të vjedhin në mes të rrugës këdo që gjejnë përpara............. Le të vriten, të grihen, por me kujdes thuaj, të mos marin më qafë , pa dashje të pafajshmit........... I gjithë populli gëzon dhe thotë, hajt për hatër kotë, kur dëgjon një lajm se një kriminel u ekzekutua, ti thua të hiqet dhe ky dënim me vdekje....... . Po hoqëm dhe këtë, nuk na pranojnë në Evropë, sepse kriminelët do të shtohen pak si shumë........ . Vetëm se duhet të kenë kujdes, mos ti vrasin shumë të rinj. Por në moshën që ju kanë caktuar për tu vrarë, 35 - 40 vjeç.
Denis DAMLLAJA a ka vend ne bote qe te mos kete te tilla fenomene... Deri sa nuk ka ligj me vdekje mire bejne se nuk te vret njeri kot o damlla,vetem keshtu do pastrohet ky vend.
TI KE SHUM TE DREJT POR DUHET DENIMI ME VDEKJE SI NE KOHEN E ENVERIT VETEM AI E BENTE ZOT KETE MILET KU PASKEMI QEN LAN NAM NEPER BOT DROG , KRIME ,VRASJE ,RRINI PA ASNJE TE ARDHME VETEM TELEFON TIK TOK INSTAGRAM , DEGJENERIM I MADH , PO TE ISHTE DENIMI ME VDEKJE NUK DO LEVIZNIN BYTHEN ASNJE NGA KETA KRIMINEL , POR PER 30 VJET SHTETI ESHT ME KRIMINELAT ,NE TOK KA ZBRIT DJALLI ME BRIR.
Ineteresant se perdite po pormendim emrin e enver hoxhes,ah si ka qene rendi publik ne kohe te enverit nje mrekulli njerezit jetonin te sigurte,,po shendetesia,po arsimi kane pase seriozitet e shume vlera,po kultura akoma krenohemi ne bote me artistet e asaj periudhe,inva mula,kleidi kadiu,ilir shaqiri,ermonela jahaj,tedi papavrami,ismail kadare,rama,dhrami,paskali,daija,zadeja,zela e pambarim e ,nderkohe shijojme artin e qelbur qe na afrojne kengetarucet,balerinucet,piktorucet,tallavajucete kesaj kohe,po cilesia ushqimore,te fusnin ne burg ose dhe te ikte dhe koka po te beje pislleqe me ushqimet sic behet tani,mjeksia falas realisht dhe as qe behej fjale per korrupsion ne mjeksi e arsim etj,atehere paskemu qene me mire ne ate kohe?Ju lutemi mos na provokoni te levderjme ate kohe se do ishte katastrofe.
Hera pare qe me pelqen ti Dyrnjaja
Mire shume e ke shqetesimin Denis, por kjo fare eshte mbjelle qe ne fillim vitet '90, dhe vazhdon e rritet, qe kur u tha se gjerat zgjidhen ne KANUN dhe shoqeria heshti, u perforcuan me hapjen e depove te armeve, qe edhe Enveri te ringjallet, nuk i mbledh dot. Pastaj jeni edhe ju gazetaret (nuk te perfshij tek ata) qe me zell i kerkoni rrenjet sot, sikur jane ne siperfaqe e me nje sperkatje do te zhduken. Ka fajtore, por me te rrezikeshmit jane ata qe nuk duken, qe kane ushqyer e ushqejne krimin ne keto 30 vjet, e mbrojne ate, denoncohen, kane dosje, por nuk hetohen. Ne drejtesine e re kane hyre ata me pak te kapurit, por jane te kapur e nuk mund te bejne detyren. Keshtu, pamundur te ndikojme, "pajtohemi" me gjendjen dhe vertet nuk po na bejne pershtypje vrasjet e krimet e tjera. Lutemi qe kjo gjendje te mos zgjat edhe shume kohe.
Shqetesimi eshte me vend Denis. Por krimi eshte bashkeudhetar i ketij sistemi, sidomos i sistemit tone hibrid dhe pa eksperience ne demokraci.Kriminelet ne demokraci denohen shume pak ose as pak. Ka vetem llafe zhurme ne media se u arrestua ky apo ai. Askush nuk jep lajm se cfare ndodhi me kriminelin pasi u arrestua, se cfare denimi i dha gjykata. Vendimi i gjykates - krimineli prape ne rruge dhe i armatosur per te bere krim tjeter. Krimi ne fakt po behet fenomen boteror, po rrritet kudo edhe ne qytetet e medhenje ne perendim ku vrasjet nuk njiheshin tashme jane kthyer ne gje te zakonshme 3-4 vrashe ne jave dhe ne mes te rruges. Lere pastaj ameriken ku vrasjet masive nuk kane ndalur kurre, Vetem pak dite me pare nje prokurore ne Belgjike e pershkruante gjendjen e krimit ne Belgjike alarmante- njerzit kerjojne rruge te lehta per te bere shume para thoshte ai.
ABUZIM ME LIRINE TE CON ATJE. PROBLEM KA QENE DREJTESIA POR NUK ESHTE AQ E LEHTE. SADO MBESHTETJE POLITIKE TE KETE KRIMI E MBYT NJE DREJTESI E FORTE DHE E PAVARUR POR PER TE DENUAR EDHE NJE KRIMINEL DUHEN PROVA DERI. AHERE AI BEN NAMIN. DUHEN PROVA SEPSE EDHE NE DIKTATURE DIHESHIN PROVA E DESHMITARE JO ME NE DEMOKRACI. SHPESH SHTETI FERKON DUART ME TE DREJTE KUR KRIMINELI VRET SHOKET E TIJ KRIMINELE.
ABUZIM ME LIRINE TE CON ATJE. PROBLEM KA QENE DREJTESIA POR NUK ESHTE AQ E LEHTE. SADO MBESHTETJE POLITIKE TE KETE KRIMI E MBYT NJE DREJTESI E FORTE DHE E PAVARUR POR PER TE DENUAR EDHE NJE KRIMINEL DUHEN PROVA DERI. AHERE AI BEN NAMIN. DUHEN PROVA SEPSE EDHE NE DIKTATURE DIHESHIN PROVA E DESHMITARE JO ME NE DEMOKRACI. SHPESH SHTETI FERKON DUART ME TE DREJTE KUR KRIMINELI VRET SHOKET E TIJ KRIMINELE.
Duhet te filloj nga televizionet qe promovojn degjenerim, prostitucion, dhune. Duhet te ket gjoba per cdo akt qe cenon ligjet. Nuk promovohet puna e ndershme.